Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Diplomacia shqiptare

    RD

    -----

    Taksat qė ushqejnė diplomacinė


    Nga Mitro Ēela


    Sipas zakonit, njė herė nė vit, nė vjeshtėn e parė, diplomatėt shqiptarė, tė gjithė sė bashku, kthehen nė atdhe. Me blloqe ndėr duar, me kollare nė qafė, pėr tre ditė me radhė dėgjojnė me "gojė hapur" leksione nga Presidenti, kryeministri, ministra dhe pėrfaqėsues tė shquar tė shoqėrisė civile. Duke ndjekur kronikat televizive pėr seminarin, pyeta veten: A ėshtė diplomacia shqiptare njė barrė e rėndė pėr buxhetin e shtetit? (Lexo taksapaguesit.) Nuk mora pėrgjigje, sepse nė seminar nuk flitet pėr problemet e mėrzitshme tė financave. Diplomatėt "ngrejnė veshėt pėrpjetė", duke imituar dilemėn e tė ndjerit Hamlet: "Do tė jemi apo nuk do tė jemi pėrsėri diplomatė nėn qeverinė Nano?!"


    1.


    Nė gjashtė vjet tė qeverisė socialiste, diplomacia ka "ngrėnė" rreth 70 milionė dollarė. Nė vitin 1996, Ministria e Punėve tė Jashtme e kishte fondin 552 milionė lekė. Kėtė vit buxheti i ministrisė ėshtė 1,7 miliardė lekė. Tre herė mė shumė?! Ku derdhet i gjithė ky "lumė" me para? Sipas raporteve tė Kontrollit tė Lartė tė Shtetit, ēdo vit pėr ambasadėn nė Uashington shpenzohen rreth 320 mijė dollarė. Dikush mund tė thotė: ja vlen tė harxhohen dollarėt me kokė tė madhe pėr diplomacinė tonė nė Amerikė. Tek e fundit, po tė mos paguhej diplomacia jonė nė Amerikė, si do tė botonte zoti Nano artikullin e famshėm, nė gazetėn e Bostonit, ku i kujtonte Shrėderit dhe Shirakut, sa ushtarėt amerikanė u vranė fushave tė Normandisė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore?!

    Me argumente tė tilla, populli vihet me shpatulla pėr muri dhe "zbras xhepat". Mirėpo raporti i Kontrollit tė Lartė tė Shtetit tregon edhe fakte tė tjera. Nė Vjenė, ambasada "ha" ēdo vit rreth 175 mijė dollarė. Diplomatėt nė Romė harxhojnė 242 mijė dollarė. Vetėm pėr shtėpitė me qira tė diplomatėve tė shpėrndarė nė shumė vende tė botės, shkruan i Larti Kontroll i Shtetit, (lexohet ēdo vit edhe nė Parlament) harxhohen ēdo vit 2 milionė dollarė. Nė 7 vjet bėjnė 14 milionė dollarė. Ka rrugėzgjidhje pėr tė kursyer fondet e diplomacisė? Po tė kėrkohet mes arshivave tė Ministrisė sė Jashtme do tė dali se ėshtė vendosur qė tė blihen ndėrtesat e ambasadave. Bile qė nė vitin 1994, nė njė bankė tė Romės u vendosėn 5 milionė dollarė pėr tė blerė njė ambasadė tė re. (Nuk dihet se si vajtėn punėt. Njė gjė ėshtė e saktė. Ende nė Romė paguhet qera pėr ambasadėn!) Kjo punė do tė bėhej gradualisht, sepse paratė e qerave janė dollarė tė hedhura nė erė! Godina e blerė kthehet nė pronė tė shtetit shqiptar… Disa thonė se jemi shtet i varfėr: nuk ka "kllėqka" buxheti tė blejė apartamente nė Perėndim! Po milionat e dollarėve qė paguajmė ēdo vit, nuk dalin po nga paratė e taksapaguesve?…Nuk ka pėrgjigje, sepse vendimin pėr tė blerė ambasada e ka marrė njė qeveri e PD-sė…


    2.


    Nė vitet e fundit '70-'80 diplomatė socialistė kanė kėrkuar strehim politik nė vende tė ndryshe tė botės. ( Nė kėtė numėr nuk pėrfshihen shoferėt, kafazėt a nėnpunėsit e thjeshtė qė e kanė bėrė mode, tash 10 vjet, mosrikthimin nė atdhe kur pėrfundojnė mandatin nė ambasada.) Po tė shtojmė kėtu edhe diplomatėt demokratė qė kanė vite qė jetojnė e punojnė jashtė Shqipėrisė, numri i kėtij "takėmi" diplomatėsh nė emigracion shtohen si "kėrpudhat pas shiut"! Preferencat pėr diplomatėt-emigrantė janė Anglia, Belgjika, Franca, Italia. Por mos u habisni tė nderuar kėndonjės: ish-diplomatėt shqiptarė punojnė edhe nė Kinė a Kubė. Pėrjashtim bėn vetėm Koreja e Veriut!

    Fakti qė "arratisje" tė tilla vazhdojnė si nė rastet qė kemi rrotacion tė pushtetit nga demokratėt tek socialistėt, edhe nė "epoka" kur qeveritė nuk kėmbejnė ngjyrimet politike, tregon se kemi tė bėjmė me njė problem serioz qė nuk duhet tė kalojė pa lėnė "gjurmė" nė debatet qė bėjnė qeveritarėt tanė. Diplomati nuk ėshtė njė qytetar i thjeshtė, tė cilit nuk i privohet e drejta e qarkullimit dhe punėsimit nė ēdo vend tė botės, sipas tė drejtės ndėrkombėtare. Diplomati ėshtė njė person zyrtar i njė lloji tė veēantė. Shoqėria, mes taksave tė qytetarėve, shpenzon miliona pėr kualifikim dhe specializimin e diplomatėve. Kjo do tė thotė se e drejta e diplomatit pėr t'u "arratisur" ėshtė e kufizuar, tė paktėn nė kohė. Nė statusin e diplomatit duhet tė pėrcaktohet edhe njė periudhė kohe e detyruar pėr tė shėrbyer nė Shqipėri, kur pėrfundon koha e punės jashtė shtetit.


    3.


    Pasi informuam se diplomacia ushqen emigrancionin me kuadro tė kualifikuara dhe punonjės tė thjeshtė, do tė investigojmė tė kundėrtėn. A shėrben emigracioni si "ushqim" pėr diplomacinė shqitare? Sipas defterėve tė shtetit nė Greqi ka rreth 600-700 mijė emigrantė. Nė Itali 200-300 mijė. Qindra mijra jetojnė nė Angli, Francė, Belgjikė, Gjermani, Amerikė, Suedi a Hollandė. Vetėm nė Kanada kanė shkuar tė punojnė rreth 20 mijė intelektualė. A nuk mund tė gjenden mes emigrantėve nėnpunės diplomatė, shoferė a kafazė? Dikush mund tė thotė se ky veprim bie nė kundėrshtim me tė drejtėn e diplomatit. Faktet tregojnė tė kundėrtėn. Nė vitin 1997 ambasador i Shqipėrisė nė Belgjikė u emėrua Idriz Basha, njė emigrant i kulluar shqiptar! Nė vitin 1994, qeveria Meksi vendosi qė nė disa ambasada shoferėt tė ishin me kombėsi tė huaj. Dhe nė Pekin, u zgjodh njė shofer kinez. Nė Budapest u gjet njė shofer hungares. Po nė Tiranė? Njė pjesė e mirė e diplomatėve tė huaj qarkullojnė rrugėve me shoferė shqiptarė. Nė ambasadėn e Italisė, SHBA-sė, Greqisė a Ēekisė, punojnė mė shumė nėnpunės shqiptarė se sa tė huaj.

    Nė se themi se jemi shtet i varfėr; nė se shtrohet problemi pėr tė kursyer paratė e taksapaguesve; nė qoftė se kemi njė eksperiencė shqiptare nė diplomaci pėr tė punėsuar emigrantė; nė qoftė se edhe tė huajt nė Tiranė punėsojnė shqiptarė, kush pengon qė mos tė pėrzgjidhen mes emigrantėve nėpunėsit dhe shoferėt e ambasadave? Zoti Nano hesht, sepse ashtu ia kėrkon zanati i dyfishtė: kryeministėr dhe kryetar partie. Me emėrimet nė diplomaci "peshkohen" vota nė KPD dhe nė Grupin parlamentar Socialist. Enigmatik ėshtė qėndrimi i Presidentit. Sipas ligjit, propozimet pėr diplomatė tė lartė i bėn kryeministri. Por pa firmėn e Presidentit, askush nuk mund tė largohet nga Tirana. Kur zoti Moisiu vendos firmėn e "rėndė" mbi listat e ambasadorėve, si nuk kujtohet se diplomacia kushton mė lirė kur pėrzgjedhja bėhet edhe mes emigrantėve?!

    Mos vallė mungon kualifikimi i emigrantėve pėr tė punuar si diplomatė? Sigurisht qė jo. Alma Kanani dhe Niko Hobdari punojnė pėr llogari tė FMN-sė; Kristaq Luniku, punon nė Bankėn Botėrore; Gjergji Kondo, nė njė institut amerikan; Albina Karamitro nė njė bankė kanadeze; me dhjetra mbushin radhėt e orkestrave sinfonike nė Athinė, Milano, Romė a Vjenė; me mijėra punojnė si shoferė taksish rrugėve tė Greqisė, Italisė, Belgjikės a SHBA-sė; qindra punojnė si matematicienė, ekonomistė, shkencėtarė nė institucione e kompani nga mė tė njohura tė botės…

    --
    RD

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Shkrim i persosur larg demagogjise politike. Mitroja ka harruar pa ripermendur nje fakt tjeter, qe ne jemi vendi i pare ne bote ne raportin ambasada/popullsi. Nje veshtrim i tille praktik i duhet opozites ne pergjithesi por per fat te keq deri tani i ka munguar.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    A mo Mitro, po cfare thua ti, ti pakesojme buxhetin perfaqesive tona diplomatike dhe te perfaqesomi si shtet zulu, me dy diplomate ketu e nje shofer e guzhinier atje? Truthare dreqi, nuk jep as alternative as nuk heton nese jane shpedoruar fondet padrejtesisht, vetem aludon humbshem.

  4. #4
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Artikulli i Mitros ishte i perkryer, ai kap vertet ca probleme te prekshme dhe jep edhe alternativa realiste. Sa keq qe ca brekegrisur ketu jane "edhe qerose edhe fodulle" apo "dhi te zgjebosura me bishtin perpjete", tangerllek firauni! Se tangerlleku na ngeli ne meqe jemi si Suedia e Norvegjia (me siguri kemi me shume ambasada se keto shtete!) dhe do krekosemi edhe me shoferet e guzhinieret tane neper bote!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,931

    diplomacia shqiptare

    Islami “perfundon” ne Burkina Faso

    E Merkure, 24 Nentor 2004


    Ministri i Puneve te Jashtme, Kastriot Islami eshte nisur dje, per ne Uagadudu te Burkina Fasos per te marre pjese ne Samitin e dhjete te Frankofonise, i cili do te zhvillohet per tre dite rradhazi, duke filluar qe nga dita e sotme. Ne kete Samit pritet qe te marrin pjese kryetaret dhe perfaqesuesit e shteteve dhe qeverive te mbi 50 vendeve frankofone nga e gjithe bota, me status anatari apo vezhguesi. Ne fokus te zhvillimeve te Samitit te dhjete te Frankofonise do te jene ceshtje, te cilat lidhen me frankofonine si nje hapesire solide per nje zhvillim te qendrueshem boteror.


    Marre nga gazeta Korrieri, 24.11.2004

  6. #6
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202

    edhe nje here per rivendosjen e marredhenjeve te mira me Lindjen:

    Ministri i Jashtem rus, vizite ne Tirane
    E Merkure, 24 Nentor 2004
    Ministri i Jashtem rus, Sergej Lavrov, pritet te vizitoje Shqiperine ne fillim te dhjetorit, ne perpjekje per te ringjallur marredheniet mes Tiranes dhe Moskes. Marredhenie te karaterizuara nga ulje-ngritje te konsiderueshme ne historine e tyre shumevjecare. Sipas zv/ministrit te Jashtem rus, Vladimir Shizov, te cilit i referohet agjencia ruse e lajmeve “Itar-Tass”, Ministri i Jashtem, Sergej Lavrov pritet te zhvilloje nje vizite ne rajonin e Ballkanit. Shizov mesohet te kete deklaruar se shefi i diplomacise ruse do te vizitoje rajonin e Ballkanit ndermjet takimit ministerial te OSBE-se, qe do te mbahet ne Sofje nga 6-7 dhjetor dhe sesionit NATO-Rusi, qe do te zhvillohet me 9 dhjetor ne Bruksel. Periudhen e ndermjeteme, Lavrov pritet ta shfrytezoje per te zhvilluar vizita ne disa kryeqytete ballkanike, perfshire Tiranen.

    Ne kete tur, Ministri i Jashtem rus do te kete takime dypaleshe me koleget e tij ne Bullgari, Shqiperi, Maqedoni dhe Kroaci. Agjencia “Itar Tass” njoftoi se ministri rus ka marre ftesa te vazhdueshme per te vizituar rajonin nga homologet e tij.

    Shqiperia dhe Rusia pritet te firmosin ne muajt e ardhshem edhe Traktatin e Miqesise dhe Bashkepunimit, shoqeruar me 10 marreveshje te rendesishme ne fushat e arsimit, bujqesise, doganave, per bashkepunimin e biznesit te vogel dhe te mesem, kultures dhe shkences. Nderkohe Mosken, jane ne gare per ta vizituar gjate vitit te ardhshem Presidenti Alfred Moisiu dhe Kryeministri Fatos Nano. Marredheniet mes dy vendeve njohen ngritje gjate drejtimit te Ministrise se Puneve te Jashtme nga Ilir Meta, i cili vizitoi Mosken dhe disa kryeqytete te tjera lindore, si Kievin, ne perpjekje per te ringjallur edhe kontaktet ekonomike. Marredheniet ekonomike shqiptaro-ruse kane kaluar shifren e 20 milione USD ne vit.

    E.Metaj

    .................................................. .................................................. ...............................

    Kine-Shqiperi, festohet 55 vjetori i marredhenieve
    E Merkure, 24 Nentor 2004
    Presidenti Alfred Moisiu, ka marre nje mesazh urimi nga Presidenti i Republikes Popullore te Kines Hu Xhin Tao, me rastin e 55 vjetorit te vendosjes se marredhenieve diplomatike mes dy vendeve. Nderkohe, dje ambasada kineze ka organizuar nje pritje. Ne mesazhin e tij, Presidenti kinez Hu Xhin Tao i shpreh ne emer te popullit kinez dhe tijin, pergezimet e ngrohta dhe urimet me te mira, Moisiut dhe nepermjet Kreut te Shtetit edhe mbare popullit shqiptar. “Shqiperia ishte nga te parat vende qe vendosi marredhenie diplomatike me Republiken Popullore te Kines dhe dha kontribute historike per rivendosjen e Kines ne vendin e saj legjitim ne Kombet e Bashkuara”, shkruan Hu Xhin Tao. Sipas tij, “gjate pesedhjete e pese viteve te shkuara te marredhenieve tona diplomatike, marredheniet shqiptaro-kineze jane zhvilluar qetesisht nepermjet mirekuptimit te perbashket, trajtimit te barabarte dhe bashkepunimit te ngushte”. “Faktet kane treguar se zhvillimi i metejshem i marredhenieve dhe bashkepunimit tone ne te gjitha fushat te bazuar mbi parimet e respektit te perbashket, barazise dhe perfitimit te ndersjellte si edhe te mosperzierjes ne punet e brendshme te njeri-tjetrit i sherben interesave thelbesore te te dy kombeve dhe popujve tane. Kina i vlereson marredheniet e saj me Shqiperine dhe eshte gati qe se bashku me Shqiperine, te perdore mundesite e krijuara nga pesedhjete e pese vjetori i marredhenieve tona diplomatike te ndertoje nje te ardhme akoma me te mire per marredheniet tona bilaterale”, thote ne mesazhin e tij, Presidenti Hu Xhin Tao.

    S.P


    Korrieri

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,931

    edhe njehere per diplomacine e turpshme shqiptare

    Delegacioni shqiptar, qė merr pjesė nė punimet e Takimit tė Dhjetė tė Frankofonisė (Uagadudu-Burkina Faso), vizitoi dje muzeumet gjuhėsore afrikane nė qytetet e mirėnjohura Kudugu dhe Tenkodo.

    Nė konferencėn pėr shtyp qė pasoi, z. Zhani Valzhani, Drejtori i porsaemėruar pranė Departamentit tė frankofonisė pranė MPJ tė Shqipėrisė, u shpreh se “gjuha eshte nje konvencion, nje marreveshje mes njerezve dhe se frėngjishtja, nė kėtė rast, konvencionohet edhe mė shumė, nė tė mirė tė vendeve, qė marrin pjesė si nga pikėpamja ideore ashtu edhe nga ajo paradigmatike”.

    Pyetjes sė njė gazetari nga Togo, lidhur me protestat qė po zhvillohen anembanė Burkina Fasos nga ana e pėrfaqėsuesve tė gjuhėve e/o etnive tradicionale si Mosi, Gurunsi, Senufo, Lobi, Bobo, Mande, Fulani, etj., z. Zhanvalzhani iu pėrgjigj: “It's not your business”.



    © OBOBO NEWS

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    korrieri

    ---


    Ambasadores Ris i hapet puna shtese


    E Shtune, 27 Nentor 2004

    Nga Fatos LUBONJA

    Gjate ketyre viteve kam pasur rastin te njoh e te bisedoj me shume ambasadore euro- amerikane, nga ata qe kane qene ne Shqiperi kryesisht, por qe kane sherbyer edhe ne vende te tjera. Kam biseduar me ta lloj-lloj temash, duke shuar edhe ndoca kuriozitete, nder te cilat edhe mbi fenomenin "ambasadorokraci" ne Shqiperi.

    Perfundimi qe kam nxjerre, edhe me ndihmen e tyre, eshte se, kur vijne ne Shqiperi ne krye te heres, ata jane te pergatitur te kryejne punen e perfaqesuesit te vendit te tyre, te kqyrjes se interesave te vendit te tyre, gjithashtu, ne menyre diplomatike, sic thuhet, cka nenkupton, duke treguar respektin per vendin ku shkojne te sherbejne dhe per njerezit e tij, e po ashtu edhe per politikanet apo intelektualet qe e perfaqesojne kete vend. Me nje fjale, ashtu sic sillen ambasadoret ne cdo vend te botes, dhe nuk e kam fjalen vetem per ata qe sherbejne ne Europe, por edhe ne Azi, ne Afrike, madje edhe ne vende te tjera te Ballkanit.

    Me fjale te tjera kete qe po them mund ta shpreh duke treguar faktin se rralle here, shume rralle, i sheh ata te dalin ne faqet e para te gazetave vendase apo ne emisionet televizive, pervec ndonje rasti kur ka ndonje incident midis vendit te tyre dhe atij ku sherbejne apo ndonje ngjarje shume te rendesishme ne vendin e tyre (jo ne vendin ku sherbejne). Madje edhe atje ku ambasadoret (vecanerisht amerikane) jane shume aktive per shkak interesash te rendesishme strategjike te vendit te tyre, do te thoja edhe ne Irak psh., ata e kryejne kete aktivitet duke ruajtur profilin diskret te diplomatit.

    Me kete nuk dua te them se nuk kane asnje njohje mbi vendin ku shkojne, madje per raste si ky i yni, qe njihet per brishtesine e demokracise se tij, pa dyshim kane edhe disa njohuri specifike, ndoshta edhe per rolin specifik qe luajne ambasadoret ketu. E ne kete kontekst, meqe ambasadorja e porsaardhur amerikane Ris vjen nga Kosova, duhet te jete edhe me pergatitur, Por, them se gjithsesi, keto njohuri aspak nuk u mjaftojne,- pa vene kemben ne vendin e shqipeve- per t'u ballafaquar me realitetin qe i pret ne administraten e ambasadorokracise shqiptare, sepse, ne kete aspekt, ky vendi yne i shqipeve krenare perben nje perjashtim aspak krenar.

    Ambasadori apo ambasadorja vjen ketu me formimin dhe eksperiencen e diplomatit kur, befas, sapo ve kemben ne Rinas, sidomos nese eshte amerikane, e sheh veten ne faqet e para te gazetave. Ne fillim edhe mund te cuditet, (pale kur i mberrin ndonje kurore me lule nga ato qe ambasades i duhet te hape te dy portat per ta futur brenda), por pastaj perpiqet ta mirekuptoje kete dashamiresi te vendasve me marredheniet e mira, me rolin e Presidentit Uillson me 1917 per njohjen e Shqiperise, me doren amerikane per Kosoven, apo edhe me ca interesa me pak ideale, per shembull me kujdesin e disave per ruajtjen e shperndarjes se thesit me dollare.

    Mirepo puna nuk mjafton me kaq. Nuk kalon shume dhe ambasadori/ja me hir apo me pahir, nepermjet telefonatash e kerkesash per takim nga politikane, e gazetaresh qe i rrine ne beft, e komentesh, e intrerpretimesh gjithfareshe te deklaratave qe ben, e gjen veten shume shpejt ne faqe te pare si arbiter ne corben e sherreve mes shqiptareve. Ne fillim ndoshta heziton, por nuk kalon shume dhe e shohim megjithmend ta luaje kete rol duke u bere jo rralle pale ne gjykime e vendime qe merren. Te pakten keshtu ka ndodhur me te tere, qe nga paraardhesi i ambasadores Ris, deri tek i mirenjohuri Rajerson.

    E pra jane te shumte ambasadoret qe me kane bindur se nuk e marrin kete rol me deshire, por sepse jemi ne qe kemi deshperimisht nevoje te na e luaje kete rol ne menyre qe te clirohemi nga nje ankth qe nuk mund ta perballojme dot. Duke iu referuar edhe nje here terapise se grupit do te thoja se nje psikoterapeut menjehere do te thoshte se ne thelb kemi te bejme me rolin e prindit (patriarkut), qe i japin femijet e rritur te grupit dikujt qe ka nje fuqi me te madhe se ata; se ky lloj fenomeni flet per nje grup/shoqeri te traumatizuar, individet e se ciles kane pesuar traumatizime te renda infantile, traumatizime qe u riaktivohen, duke gjeneruar ankth, sa here u ndodh ndonje konflikt midis tyre apo sa here u iken prindi- derisa vjen nje prind (ambasador amerikan vecanerisht) tjeter. Ne kete loje/raport me patriarkun keta femije te rritur si puna e shejtan budallait, jo vetem i japin ambasadorit/es rolin e patriarkut te klanit, por edhe kerkojne pastaj te luajne perpara tij rolin e vellait te mire kunder vellait te keq e te kerkojne t'i mbushin mendjen grupit se ambasadori eshte me ta.

    Mirepo, nderkaq, per dreq, ndodh qe ambasadoret nuk e shohin kaq thelle kete pune, dmth ne te miren e grupit te semure, qe t'u thone vendasve se nuk mund te luajne rolin e patriarkut te klanit, aq me teper ne nje grup ne te cilin, as nuk bejne pjese; se ata, perkundrazi, duhet te kurohen nga kjo semundje, e per kete kane nevoje per psikoterapi kolektive, nga e cila do te mesojne se nje shoqeri adultesh te shendoshe, eshte ajo ku pjesetaret e saj jane ne gjendje te luajne te gjitha rolet sipas nevojave dhe detyrave qe u caktohen, kurse po mbeten ne role te ngrira, si ato kur disa luajne gjithmone patriarkun e disa gjithmone femijen, disa bosin e disa sherbetorin, kemi te bejme me nje shoqeri te semure.

    Me fjale te tjera t'u thone se roli qe u kerkohet te luajne shpesh eshte roli qe duhet te luaje Parlamenti i tyre i rradhes, apo Presidenti i tyre i rradhes, apo prokuroi i tyre i rradhes, apo kryetari i tyre i rradhes se Gjykates Kushtetuese e jo ambasadori amerikan i tyre i rradhes. Po pse nuk ndodh keshtu? Sepse ambasadoret, amerikanet vecanerisht, jane edhe pragmatike cka do te thote se, mes tjerash, e dine mires se interesat afatgjata dhe ato afatshkurtera rralle here perputhen, vecanerisht kur behet politike, e aq me teper ne kohe krizash; e, po ashtu, se interesi i vendit te tyre qendron gjithmone mbi interesin e vendit ku sherbejne.

    Ndonje keshilltar u thote se sa te merreni ju me psikoterapi grupi, keta femije te rritur na kane destabilizuar rajonin, apo na jane bere strofke per terroristet; e kemi provuar ne kur i pandehem te rritur ne ato vitet e para, e per pak sa nuk na hyri Bin Ladeni ketu, prandaj interesat tona e duan qe ta luajni kete rol qe ata e kerkojne deshperimisht.

    Jam i bindur qe nje skenar i ngjashem po zhvillohet keto dite me ambasadoren amerikane qe u shfaq ne faqet e para te shtypit e ne lajmet e para te gazetave, sapo plasi skandali "Lesi". "Ambasadorja Ris del nga prokuroria", "Berisha takon ambasadoren Ris". "Heshtje mbi skandalin 'Lesi' pas vizites ne prokurori te ambasadores amerikane", ishin disa nga komentet e gazetave keto dite. Tani po duket se duan t'i japin ne dore edhe pergatitjen dhe arbitrimin e zgjedhjeve.

    Qe nje ambasador/e te shkoje ne Prokurorine e nje vendi per t'i thene kesaj te hetoje apo te mos hetoje per nje ceshtje per te cilen pret pergjigje i gjithe opinioni, kete nuk ta do mendja. Nuk ta do mendja, as qe nje ambasador/e te filloje te punoje per pergatitjen dhe arbitrimin e zgjedhjeve te atij vendi. Por ne nje vend femijet e rritur te te cilit nuk jane ne gjendje te marrin pergjegjesite per fatet e tyre, madje qe sapo ndodh ndonje trazire qe e krijojne vete, (si ajo e '97-s), fillojne e bejne thirrje: ejani na pushtoni, ejani na kolonizoni qe te shpetojme nga njeri - tjetri, kjo nuk eshte aspak cudi. Dhe sa kohe qe do te vazhdojme keshtu nuk ka ambasador e ambasadorokraci qe na ben derman. Por problemi tjeter eshte: a e kane kuptuar disa ambasadore kete, apo u pelqen te na shohin ne rolin e femijeve te rritur?

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,931

    diplomacia shqiptare, turpi alla arnauti

    E katandisen vendin ne kete gjendje derisa vetem Moldavia apo Burkina Faso kane mbetur per te zhvilluar shkembime te rangut te lart qeveritar. De facto sot jemi si Kuba apo Iraku ne vitet 90-te ngaqe sot te gjitha vendet Evropjane jane te integruara me njera tjetren ndersa Shqiperia nuk ftohet ne asnje takim Evropjan jemi komplet te izoluar. Ekonomikisht mendoj se jemi edhe me te izoluar sesa gjate kohes se URSS-se sepse ne ate kohe zhvilloheshin maredhenie tregtare me vendet e KNERIT . Sot ato vende jane integruar ne BE apo jane kandidate ndersa Shqiperia nuk figuron fare prandaj ka mbetur vetem varianti i Moldavis apo Burkina Fasos.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,931

    Diplomatja vrasese

    Kush eshte Imelda Tasho, punonjesja e ministrise se Jashtme, e akuzuar si pjesmarrese ne nje krim si ai i vrasjes se shoferit te Kryeprokurorit. Aventura 10 vjecare e dashurise me killerin e Organizates Hakmarrja per Drejtesi, Altin Arapi. Dita e ngjarjes se bujshme, muaji i ankthit, oret e arrestimit dhe jeta e re ne qelite e Burgut 313 ne Tirane

    Nga Alfred Peza


    Imelda tasho ne mes te toges se shoqerimit duke dale nga gjykata e Tiranes

    Te premten e 31 tetorit, shoferi i taksise eshte shqetesuar setepermi kur akrepat e ores se Mercedes Benzit te tij te vjeter, po shenonin dalengadale 08. 00. Jo se ate dite, ai kishte per te marre 3000 lekeshin e kontrates mujore, nga klientja 27 vjecare, qe e merte cdo dite nga shtepia, ne nje pallat prapa Klines se Keshillit te Zojes se Mire ne Rrugen e Kavajes, per ta cuar ne godinen e ministrise se Puneve te Jashtme. Por, se Imelda Tasho, per 15 muaj me radhe, kishte qene gjithnje shume korrekte ne orarin me te.

    Por, vetem kur ka gjetur stacionin e tij te preferuar ne radion e makines, per te degjuar lajmet e mengjesit, ai eshte tronditur kur nga zeri i spikeres, ka degjuar lajmin e pare: Imelda Tasho, specialiste e Drejtorise se Analizave dhe Prognozes ne diplomacine shqiptare, eshte arrestuar mbreme rreth ores 21. 00 nen akuzen e vrasjes se shoferit te familjes se Prokurorit te Pergjithshem, ne bashkepunim me te dashurin e saj Altin Arapi, i njohur si pjestar i Organizates Hakmarrja per Drejtesi Shqiptare. Ky lajm i ka prishur keqas humorin e asaj dite, kur deri ne mbrembje, nuk kishte degjuar te flitej per gje tjeter ne Tirane.

    Te njejten ndjesi kane perjetuar koleget e saj te Drejtorise se Analizave dhe Prognozes, por edhe punonjesit e tjere te ministrise se Puneve te Jashtme. Vetem tani, ata po kuptonin se perse nje grup njerezish te panjohur, te gjithe te veshur me kostume e te kollarisur, ia kishin behur nje dite me pare, ne oren 14.00 te 30 tetorit, ne zyren e saj ne katin e dyte te godines, perballe zyres se SHBA. Megjithe kundershtimin e Imeldes, ata kishin marre disa kaseta filmike te punes dhe e kishin ftuar te shkonte me ta per nje sqarim, ne Prokurorine e Pergjithshme.

    Vetem tani vone, ajo i ka sqaruar perfaqesuesve te Avokatit te Popullit, se ka qendruar aty per 7 ore, ne shoqerine e shakave tere kripe te hetuesve. Dhe vetem ne oren 21. 00, ata i kane komunikuar se nga ai moment, ndodhej aty, e akuzuar zyrtarisht per vrasjen me 29 shtator, ne qender te Tiranes, te Genci Sines, shoferit te Prokurorit Sollaku dhe per moskallezim te krimit te bujshem. Ate dite rreth mesdites, djali plangprishes, ishte arrestuar ne Burksel.

    Zbulimi

    Por, kjo akuze, nuk eshte se ishte e papritur per Imelden, se ciles ne canten e punes, vec te tjerave, iu gjet edhe nje tekst i Kodit te Procedures Penale. Sipas nenes se Altinit, Bukurie Arapit, ato e dinin se dyshoheshin, se dolen gjerat ne gazete. Ku shkruhej se nuk dyshohej njeri tjeter, pervec atij qe kishte nje telefon me numrin aq e kaq. Pavaresisht qetesise qe tregonte dhe fjaleve qetesuese qe me thoshte, duke me garantuar se nuk kishte asnje lidhje me ngjarjen, brenda vetes domosdo ka qene e shqetesuar. Nga ky shqetesim fliste cdo dite me Altinin do te thoshte me pas gati vjerra e saj.

    Ne fakt, Imelda Tasho e ka mesuar lajmin, para se ai te troksite me ndrojtje dhe frike ne faqet e para te gazetave te Tiranes. Jo vetem se e ndjente dhe e kishte pare qe gjate nje muaji, njerez te sherbimeve sekrete e kishin fotografuar disa here.

    Por, shume me pare, atehere kur vetem 20 minuta pas atentatit te 29 shtatorit, Arben Tomani, shoferi i radio-taksise 244 444 me targe TR 931 A, ishte dorezuar ne polici, ku kishte rrefyer te verteten e tij, per ciftin qe kishte transportuar deri ne momentin e vrasjes se Sines. Ajo pretendonte se nuk e njihte ate shofer taksie. Po te qe per te ajo do te kishte telefonuar taksistin e saj te perhershem, ate qe e conte per cdo mengjes ne punen e saj ne ministrine e jashtme.

    Por, agjentet e policise kishin arritur ne perfundimin se taksisti, ky i dyti, i mbremjes se krimit, ishte thirrur nga nje celular me numrin 0692097747. Duke transportuar nje cift nga Restorant Antonela tek Tirana e Re, deri tek semafori i Ures se Lanes ne Bulevradin Deshmoret e Kombit, nga ku me pas kishin dale kur kishin vrare shoferin e ishin larguar ne kmebe drejt rrugicave te ish Bllokut.

    Te nesermen, verifikimet i cuan ata ne perfundimin se ky celular i perkiste nje pakete prej 15 numrash celulari, te blera ne nje dyqan Vodafoni. Ndaj, policia e Tiranes me 31 shtator shoqeroi per 12 ore, nje vajze me emrin Enkeleda, qe ishte edhe shitesja e tyre. Kur u pyet per disa nga keto numra, ajo tha se njeri ishte i vellait, tjetri i nje kusheriri te pare e keshtu me radhe. Derisa tek numri qe perfundonte me 747, ajo ishte shprehur se me duket se eshte i Orik Shytit. Qe nga tetori i 1996, permendja e ketij emri, krijon nje efekt te vecante ne koridoret e zyrave policore.

    Qe atehere kur u zbulua Organizata kriminale Hakmarrja per Drejtesi, e akuzuar per 25 krimet me te renda ne Shqiperi, te ndodhura nga 1992. Vec kesaj, bashke me shitesen, ishin shoqeruar te nesermen e krimit, edhe 2 vajza te tjera, te dyshuara si te aferta me poseduesit e serialit te numrave te blera ne dyqan. Ne aparatin e celularit te njeres prej tyre, ishte gjetur i regjistruar gjate hetimit, serish numri qe perfundonte me 747. Pyetjes se kush te ka marre me kete numer, ajo i eshte pergjigjur: Nje shoqja ime, Imelda Tasho quhet, me te cilen shkojme bashke ne nje palester. Pas kesaj dhe disa verifikimeve, policia mesoi se ajo ishte punonjese ne ministrine e Jashtme dhe fqinje me Orik Shytin. Duke bere lidhjen e logjikshme, se ajo mund te ishte e dashura e tij.

    I akuzuari si truri i kesaj organizate, u njoftua menjehere nga vellai i shiteses per kete situate. Ne nje leter per Korrieri, Shyti thote se menjehere vendosi te marre ne telefon disa redaksi gazetash ne Tirane, per ti treguar se ndodhej ne Zvicer prej disa javesh dhe se nuk kishte lidhje me akuzat e mundshme qe po perfliteshin per te nga policia, per vrasjen e Genci Sines.

    Por, askush nuk mund te merrte persiper ta botonte kete lajm qe nuk konfirmohej, e per te cilin nuk kishte nje akuze zyrtare. Pas kesaj, Orik Shyti kishte folur ndermjet te treteve, me zyrtaret, per ti deklaruar se ai numer celulari qe ishte permendur gjate hetimit, nuk ishte i tij.

    Por, mesohet se ata kane kembengulur se Orik Shyti vete, duhet ti tregonte se kujt i perkiste, ne menyre qe ai personalisht te clirohej nga dyshimet. Ai thote se per momentin, nuk kishte qene ne gjendje ta bente kete. Duke lene te kuptohet se pak me pas, kur e ka verifikuar, ka mesuar se ai numer ishte i djalit te halles, Altin Arapit. Edhe ai, i akuzuar si pjestar i Hakmarrjes....

    Kujtesa e Imeldes

    Ishte afer mesnates se 31 shtatorit dhe Oriku, menjehere duhet te kete njoftuar Altinin, qe besohet se ne ate kohe ndodhej ne Itali. I cili ne te zbardhur te 1 tetorit, ska dyshim qe i ka telefonuar te dashures se tij ne Tirane, Imeldes. Nderkohe hetuesit kishin mesuar edhe numrin e celularit te diplomates, e mund ta kene vene ne pergjim. Nje kombinacion hetimor, nga ku hetuesit, tani e tutje ishin te bindur, se po pergjonin Orik Shytin, me te dashuren e tij ne Shqiperi.

    Pas shume telefonatash e konsultimesh, cifti kishte konkluduar se duhej ti dilnin te keqes perpara. Ndaj me 2 tetor diplomatja i kishte diktuar Arapit nepermjet telefonit, teksin e nje deklarate me 12 rreshta. Ku ai me shkrimin e tij, pranon se celulari qe dyshohej se kishte thirrur taksine diten e krimit, ishte i tij. Ai sqaron se me 29 shtator, diten e vrasjes se shoferit te kryeprokurorit, me ate numer, ka komunikuar 3 here me agjensine e taksive 244 444.

    Duke qene se Arapi eshte vlonjat dhe ka jetuar vetem 2-3 vjet me nderprerje ne Tirane, Imelda i ka kujtuar dhe rikujtuar vendet nga ku jane bere thirrjet. Keshtu, ne oren 18.00 ata pranojne se taksia eshte thirrur tek Bar Restorant Dreri tek Kodrat e Liqenit Artificial dhe eshte perdorur ne drejtim te 21 Dhjetorit ku banon 27 vjecarja. Ne rastin e dyte, rreth ores 20. 00 cifti vrases pretendon se e kane kerkuar taksine tek Sheshi Avni Rustemi tek Pazari i Ri, por qe per shkak te voneses e kane pritur 3-4 minuta dhe jane larguar.

    Ndersa ne rastin e trete, rreth ores 21. 00 kohe rreth se ciles ka ndodhur vrasja e Genci Sines, diplomatja i ka kujtuar te dashurit se e kishin thirrur radio- taksine nga Amaltea, por pasi kane pritur per 15 minuta, makina nuk ka ardhur dhe Arapi ne deklarate thote se perseri nuk u shfrytezua. Po ti besosh nje interviste te nenes se Altin Arapit, kjo deklarate ku Arapi kerkon te krijoje alibine e tij ka ndjekur rrugen Vlore- Tirane, [e ardhur ndoshta me traget nga Italia] per tiu dorezuar prej saj, te nesermen ose te pasnesermen me 3 ose 4 tetor, prokurorit te ceshtjes Enriko Ligori, ne Prokurorine e Tiranes.

    Pasditen e ketij veprimi, Bukurie Arapi eshte takuar per here te fundit me nusen e Altinit, sic i daklaroi ajo gazetes Korrieri. Nje takim qe ka shume mundesi te jete fiksuar nga agjentet qe pergjonin ne rruge operative, veprimet e Imeldes. Te cilet, kur kane pare ne deklarate jo emrin e Orik Shytit, sic e dinin, por te Altin Arapit, mund te kene dyshuar se si truri i organizates, ai po mundohej ta shmangte pergjegjesine e tij, duke futur ne loje djalin e halles.

    Dashuri ne kohen e koleres

    Ndaj, ne asnje moment, agjentet e fshehte nuk kane reshtur se hetuari Imelda Tashon, 27 vjecaren kryeqytetase. E cila ishte mesuar prej vitesh me nje situate, pak a shume te ngjashme. Ndoshta qe atehere kur ishte njohur per here te pare me Altinin, mbi 10 vjet me pare, kur ai ndiqte studimet ne Fakultetin e Shkencave te Natyres ne Tirane, ne degen e Matematikes. Ai qendronte tek shtepia e Aredin Shytit,- ish ministrit te Brendshem,- dajes se tij qe ishte komshi me Imelden. E cila ne ate kohe, duhet te kete qene ne shkollen e Mesme.

    Por, per shkak te rrethanave familjare, ne veren e 1992, Altini i nderpreu studimet dhe emigroi ne Itali. Imelda e ka pritur ate nje vit, derisa ne veren e 1993, i dashuri i saj vlonjat, u rikthye, per te filluar bashke me disa miq te tij, tregetine e materialeve te ndertimit. Por, edhe gjate kesaj kohe, asaj i eshte dashur te mesohet me mungesat e gjata te te dashurit, per shkak te udhetimeve te tij neper portet e Shqiperise, deri ne nje muaj, ne pritje te mberritjes se furnizimit.

    Keshu ka rrjedhur pak a shume raporti i saj me Altin Arapin, derisa ne vjeshten e vitit 1996, kishin vendosur te fejoheshin. Por, gjithcka eshte hedhur ne ere dhe Arapi me 16 tetor, u arrestua nen akuzen e pjesemarrjes ne Organizaten Hakmarrja per Drejtesi. Imelda i ka ndjekur me ankth 25 akuzat qe iu bene mbi 30 te akuzuarve te saj, mes te cilave vrasje, gjoba, grabitje dhe rrembime.

    Nje ankth qe ka zgjatur deri me 13 mars 1997, kur sebashku me rreth 700 te burgosurit e Shqiperise, la qeline edhe i dashuri i saj. Altin Arapi, per shkak se nuk u amnistua, ishte nje person ne kerkim dhe pas disa ditesh, u detyrua te largohet nga Shqiperia. Besohet se ajo ka arritur edhe ne kete periudhe te trazuar ta kete takuar te dashurin e saj. Per ti treguar mes te tjerave, se si po shkonte me studimet per filozofi, ne Universitetin e Tiranes.

    Nuk dihet se cqendrim ka mbajtur nderkohe per kete lidhje, familja Tasho, e cila ishte munduar te bente nje jete te qete, larg telasheve. Babai i Imeldes, Dhimitraqi, nje ekonomist i larte, ben biznes me Kinen, ndersa Jorgjia, vazhdon te jape mesim ne shkollen 8-vjecare Vasil Shanto. Ndersa 2 motrat e tjera, per shkak edhe te moshes, mund te kene qene aletatet me te mira ne kete lidhje. Por, pavaresisht nga keto, Imelda vazhdonte studimet dhe ne te kundert te shoqeve te saja, ishte rritur me nje marredhenie dashurie ndryshe. Duke ndjekur ne distance lidhjen me Altin dhe procesin e gjate gjyqesor ndaj Hakmarrjes.

    Po ti besosh nenes se Altin Arapit, ai ka ardhur ne Shqiperi nga emigracioni, ne vitin 2000 per pak kohe. Per tu rikthyer ne fund te vitit te kaluar, kur perfundoi procesi ndaj hakmarrjes

    ne Gjykaten e Faktit te Tiranes, qe e pushoi ceshtjen per mungese provash. E per te qendruar, deri ne mesin e veres se ketij viti. Kohe gjate se ciles, cifti udhetoi disa here ne drejtim te Vlores, ne familjen e Altinit.

    Diplomatja

    Imelda Tasho pas perfundimit te studimeve dhe diplomimit qendroi disa kohe pa pune, derisa pas nje konkurimi ku doli e dyta ne testim, me 25 korrik 2002, me firme te ministres se Jashtme Arta Dade, u emerua specailste prane Drejtorise se Analizave dhe Prognozave.

    Ishte nje vajze mjaft serioze, korrekte, jo me ndonje bukuri te rralle, por e mbajtur dhe gjithnje e veshur shik, me veshje zerioze, zakonisht kostume zyrtare,- kujtojne koleget e saj. Cdo mengjes vinte ne pune me taksi, per shkak te te ardhurave qe sic thoshte i kishte nga nje biznes privat i familjes dhe kurre nuk piu nje kafe jashte godines se dikasterit ne orarin e punes dhe larg rrethit te kolegeve te zyres, thote burimi qe nuk pranoi te identifikohej. Madje, pervec nje a dy udhetimeve ne Kosove, ajo nuk tregoi ne mbi 15 muaj, ndonje zell te tepruar, duke shmangur udhetimet e tjera jashte shtetit.

    Keshtu kane rrjedhur ditet e punes se re, deri ne shtator te ketij viti, periudhe gjate se ciles ne perfundim edhe te gjyqit, dy familjet duket se ishin marre vesh qe te zyrtarizonin fejeses mes Altinit dhe Melit,- sic e therrasin diplomaten ne familjen Arapi. Por, kjo lidhje, duket se nuk ka qene e thene qe te perfunoje deri tani, me nje hepi end. Nje marredhenie rinore e trazuar serish. Kete rradhe, pas atentatit te 29 shtatorit, ku mbeti i vrare Genci Sina, shoferi i familjes se Prokurorit te Pergjithshem.

    Pak ore pas asaj dite, kur policia dyshonte se taskia e vrasjes ishte thirrur nga celulari i te dashurit te saj dhe deri me 30 shtator, per Imelda Tashon kishte filluar nje tjeter ritual i ngjashem ai ai qe kishte perjetuar per 7 vjet me rradhe. E mesuar tashme me kete jete te dyzuar, ku vec te tjerash i ishte shtuar pergjimi i celularit, levizjeve dhe fotografimi nga sherbimi sekret, i vetmi ngushellim per te, duket se kane qene telefonatat e perditshme me Altinin.

    Per te cilat, deri paraditen e te enjtes se kaluar, kur e arrestuan ne Bruksel, hetuesit shqiptare dhe ata te huaj, per shkak te deshmise se shiteses se dyqanit te celulareve ne Tirane, ishin te bindur se kishin arrestuar Orik Shytin. 26 vjecarin e shnderruar nga policia, propoganda dhe politika ne legjenden e krimit, si truri i Organizates Hakmarrja per Drejtesi. Ndaj, me 30 tetor, askush nuk i besoi djaloshit te prangosur me mjeker dhe syze optike, kur deklaroi se quhej Altin Arapi dhe jo ashtu sic shkruhej ne pasaporten e tij, Petrit Bejzade.

    Per ata qe kishin nje muaj qe kishin pergjuar qindra telefonatat e tij dhe udhetimin nga Italia deri ne Belgjike, kjo ishte krejt e pabesueshme. Aq sa ata dyshonin se Orik shyti i ishte nenshtruar nderkohe nje operacioni plastik. Por ajo qe duket se i ka bere hetuesit te besonin, pas mbi 10 ore verifikimesh, krahasimi gjurmesh gishtash, ballafaqim fotosh dhe shkrimit, ishte edhe nje pergjigje e trocte e Imelda Tashos. E cila, pyetjes provokative se a e njihte ajo Altin Arapin, ajo u pergjigj menjehere prere: Po, ai eshte i dashuri im.

    Vetem atehere, grupi nderkombetar hetimor, eshte bindur dhe ka deklaruar publikisht se kishin arrestuar, jo Orik Shytin, por Altin Arapin dhe te fejuaren e tij.

    Per ata qe e kane takuar, para arrestimit dhe tani ne qelite e Burgut 313 ne Tirane, Imelda Tasho eshte shume e qete. Nga njera ane ajo akuzohet se bashke me te dashurin e saj i ka telefonuar asaj firme taksish me te cilen eshte kryer krimi. Akuzohet gjithashtu ka ate dite ne Tirane sebashku me te dashurin e saj i cili serish eshte zhdukur me pas duke shkuar jashtetit. Por ajo ka edhe alibi. nese do te kishte qene e dashura e nje killeri profesionist, pse separi krimi duhej kryer nga nje taksi? Pse duheshin lene gjurme? Dhe pse fundi i fundit kete taksi, nje vrases i rregjur, duhej ta kishte marre nga numri i tij zyrtar i telefonit?. Imelda thote keto fakte kur pretendon pafajesi

    Ne pritje te ekstradimit edhe te Altinit nga Belgjika, me nje tekst te Kodit Penal dhe Procedures ne qeli, ajo ka filluar ti kaloje oret, duke u pergatitur per tu mbrojtur ne proces. Ajo eshte vajza me nivelin me te larte arsimor dhe detyres zyrtare, e akuzuar ndonjehere ne Shqiperi, per pjesemarrje te drejtperdrejte ne nje vrasje, si ajo e shoferit te Prokurorit te Pergjithshem.

    Ndaj edhe procesi, e ka te garantuar qe tani, bujen mediatike. Por, duket se as kjo e as arrestimi nuk i ben me pershtypje. Ajo e di me mire se kushdo tjeter, pozicionin e saj, ne historine e vitit per drejtesine. Ndaj me shume se te tjeret, ajo pret me ankth diten e fillimit te gjyqit. Nje proces, ku me shume se cdo gje tjeter, Imelda Tasho pret te takohet me te dashurin e saj. Kohe gjate se ciles, ciftit vrases do ti takoje te qendrojne prane njeri- tjetrit, me shume se gjate 10 viteve te historise se dashurise se tyre ndryshe.

    marre nga: revista klan
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ATMAN : 04-12-2004 mė 06:31

Tema tė Ngjashme

  1. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02
  3. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  4. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •