Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 5 prej 5
  1. #1
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Faleminderit
    0
    11 falenderime nė 11 postime

    Mihal Hanxhari

    Falemnders Milosaos:

    Mihal Hanxhari

    (1930-1999)

    Mihal Hanxhari lindi nė Kentaki (SHBA) dhe vdiq nė Tiranė. Studimet e mesme i kreu nė gjimnazin e Tiranės ndėrsa tė lartat nė Universitetin e Budapestit. Nė vitet 60-75 kreu njė punė tė shquar pėr ngritjen nė nivele europiane tė bibliotekės sė Universitetit tė Tiranės. Nė vitet 94-95 mbajti leksione nė Institutin e Gjuhėve dhe Qytetėrimeve Orientale nė Paris . Vepra qė ai ka lėnė-poezi, prozė, pėrkthime, piktura, fotografi artistike- ėshtė e njė cilėsie tė veēantė artistike.

    Flutura

    Tashti qė bie shi, tashti qė pikat e shiut lėnė njolla mbi pluhurin e verės qė ka mbetur nė qelqet e dritareve, tashti qė lumi ka tė tjera kujdesje dhe qiparisa atje tek ajo rruga e kaltėr pėrkulet lehtė nėmajė dhe nuk duket mė si letėr e prerė dhe e ngjitur nė qiell, tashti qė deti ėshtė i hirtė dhe i gjelbėr si qelqe tė shisheve tė thyera, tashti qė deti hedh nė breg kujtimet e delfinėve, tashti rrotat e makinave shkasin nė asfaltin e lagur dhe dėgjohet sikur ecin mbi zamkė dhe jo mbi ujin e shiut, tashti qė muzgu zbret aq herėt dhe mi letėr bie njė ngjyrė pa emėr qė filtrohet nga perdet e vjetra, ajo flutur s'di asgjė, flutura qė mė ndali sipėr supit tim njė vit mė parė, dhe qė eci me mua qė nga kodra e gjer nė shtėpi, aty mbi supin tim tė djathtė, mbase si sot, se qe vjeshtė, dhe duket qe mpirė nga stina e re qė po vinte, dhe nuk shkėputej nga supi im, tek ecnim tė dy nėpėr rrugė, dhe njerėzit mė thonin se kisha njė flutur mbi sup dhe unė pėrgjigjesha se e dija, atėhere ata ndalonin me tė vėrtetė, jo mė pėr fluturėn por pėr mua, disa sekonda, dhe polici aty para dyqanit tė pijeve mė tha edhe ai se kisha njė flutur mbi sup, dhe unė i buzėqesha pa i thėnė asgjė, gjersa erdha tek shkallėt e shtėpisė, aty gjithė fėmijėt qė luanin me copa tjegullash, aty pėrmbys mbi ēimento, gjithė fėmijėt u ngritėn dhe m'u grumbulluan pėrreth me gėzim, dhe unė ngjis shkallėt i qetė pa i parė, dhe ata, ke njė flutur, ej, ke njė flutur, pastaj dera qė mbyllet pas meje, dhe flutura me mua nė mes tė korridorit, shihem nė pasqyrėn e gjatė, shihem ashtu sikundėr duhet tė mė kishin parė njerėzia rrugės, qesh, ajo s'lėviz, dhe s'ėshtė flutur e vogėl, ėshtė e madhe, besoj se ėshtė flutura mė e madhe qė kemi nė vendin tonė, e bardhė, me krahėt tė shkruara lehtė me vija tė zeza si tė zebrės, me dy rrathė poshtė nė dy anėt e fletėve, dy njolla tė ukura me pak tė zi, me ngjyrė portokalli dhe njė pikė blu tė shkėlqyer, tė gjitha bashkė nė njė rreth tė vogėl, por poshtė nė dy krahėt zgjaten dy bishta, dhe pėr kėtė arsye kur i zinim, nė fėmijėri, i quanim flutura me bisht, dhe zireshin mė kollaj se ēdo flutur tjetėr, tashti e marr ngadalė me dy gishta, e heq nga supi, hedh sytė nėpėr dhomėn time, dhe shkoj dhe e vendos lehtė mbi trėndafilat qė njė ditė mė parė i kam marrė nė Kopshtin Botanik, dhe ato lėshonin njė aromė velėse, aty e vura, dhe aty rrinte, si e mpirė, kaq shumė ta kish molisur vjeshta, megjithatė, jashtė qe diell i vakėt, qiell i qetė, njė verė e vogėl, apo ndoshta edhe fluturat sėmuren, apo plaken, apo vdesin tė reja, mbarojnė atėherė kur s'ka pse tė rrojnė mė, se e ndjejnė qė aq qe ajo jetė efemere, sa njė verė, dhe kur vera kushedi pėrse zgjatet pak, ato e ndjejnė qė s'ėshtė e tyrja ajo copė vere, tuliten nė vetvehte, shkėputen nga jeta, dhe presin, dhe e shihja nėpėr hijen e dhomės tek e ngrinte gjyra violet e ekranit tė televizorit, aty mbi trėndafilat qė merrnin tjetėr ngjyrė, dhe tė nesėrmen kish rėnė sipėr njė libri nėn vazon e luleve, dhe unė e vura ashtu tė ngrirė mbi njėrin nga ato abazhure plastmasi qė varen nė qoshe tė dhomės, mbrapa televizorit, dhe aty mbeti gjithė vjeshtėn, aty gjithė dimrin, gjithė pranverės e verės, dhe ja pėrsėri vjeshtė, dhe mbase si sot jemi takuar, tashti e shoh aty ēdo ditė, mbase ka pluhur tek krahėt, po pėrse erdhi tė vdiste tek unė.

    Dritare tė hapura

    Kushedi kur, kushedi kur, njė ditė apo njė natė, njė mbasdite vonė kur gjemitė pėshtjellin pėlhurat dhe digjen, a nė ēastin kur muzgu ka njė tatuazh nė shpatull prej vetėtime tė ngrirė, nė ngjyrė tė kaltėrt ozon omege, shkėndijė e gjatė elektrike, gjarpėr zjarri blu, aty, aty nė shpatullėn e muzgut, kur ēdo shkronjė mbi letėr don t'i lerė vendin njė tjetre dhe vetė tė shuhet, dhe ēdo fjalė pyet, pėrse, pėrse, dhe pastaj hesht dhe lidh vehten me shoqen pranė, dhe ashtu heshtin nė zinxhirė, dhe hija e pendės mbi dorėn e zgjatur tė ēdo shkronje, qė pastaj e lė, dhe ikėn tej, hija e dorės mbi letėn, zhgun mbi kėmbė tė zbadhura qė ecin pa zė, qė shkojnė aden nga s'shkon mė askush, pyll i dhomės sime, mermerė tė thyer tė agimit, det i limonit tė vdekur, ranishte ku kanė mbetur varka buzė uji tė qetė, pa asnjė valė, pa asnjė zė, gurė ylberėsh tė copėtuar, myshqe mi shpatulla ciklopėsh ngrirė bashkė me shkėmbinj, bedena muri me tufa fijesh bari tė thatė, gropėza nė mur ku kanė mbetur ujėra shirash, suva e bėrė gur, ujra shekujsh nė brumin e gurėzuar, dhe lumi atje poshtė me gjethe tė verdha e gjethe tė kuqe, lajme, kupyra hedhur andej-kėndej mbi syrin e lumit, zogj qė mblidhen njė nga njė nė fije tė ndera tė telegrafit nė rrugėt jashtė qytetit, tufa zogjsh qė presin nė mjegull tė nisin shtegtimin, me busullėn e padukur nė mendimet ajrore, rrugė e gjatė e rrahur mot pas moti, poezi e bluar, e hedhur nė erė, dhe do shkojnė sipėr njė pylli, dhe nė anė tė tij do tė dallojnė atė shtėpi tė vogėl tė drunjtė, dhe atje dritaren do jenė tė hapura, vera i ka lėnė ashtu pa i mbyllur kur ka ikur, nė qelqet do jenė gishtra ėndrrash dhe fijet e merimangave do mbajnė vesh erėn, dhe natėn yjet do ndėrrojnė emrat,yjet do ndėrrojnė vendet, nga njė anė e qiellit nė njė tjetėr anė, dhe ndonjė do tė mungojė, por asnjė s'do ta verė re, asnjė s'do ta kuptojė gjė dhe poshtė nė pyje, nė errėsirė, mes gjethesh gjigande qė shkėlqejnė nga vesa, do pėrgjojnė sy fosforeshentė, kthetra do duken tė mbuluara me pushin e butė, dhe ato vija si prej kamzhiku nė lėkurėn e tigrit qė pret, dhe nė ujrat e ndenjur mbuluar me algė tė pėrgjumur, buzė lumenjsh tė heshtur, sytė sytė e krokodilėve, vetėm ato mi ujė si llamba me dritė jeshile, dhe gjithēka duket e heshtur, nė gjumė, hėna atje sipėr heq pas njė re tė coėptuar, kortezh mortor, dhe nė rrugė tė njė qyteti asgjė s'pipėtin, dritaret janė shuar, vetėm nėpėr dredhėzat plot gjethe se s'i prek askush, nėpėr dredhėzat e njė fasade me dritaret me kryqe hekurash, vetėm nėpėr ato dredhėza duket nė dritaren e bodrumit pranė dheut tė njė kopshti, ku ka vite qė s'ecėn askush, nga ato dy dritare duket dritė e fortė, qė vjen si nga fundi i dheut dalin klithma tė llahtarta, zėra burrash qė i torturojnė, zėra qė shuhen pėr ca ēaste, pastaj papritur njė thikė zėri qė ther heshtjen si vetėtimė e fortė dhe e shkurtėr, zė qė duket se kullon gjak tė ngrohtė, dhe kumrijat nė ēerdhet e tyre nė degėt e larta tė pishave tė atij kopshti ku s'shkel mė njeri, zgjohen papritur, dhe flenė pėrsėri se janė mėsuar me ato klithma natore, kur rrugėt janė tė shkreta, po as ditėn njerėzia qė kalon pranė kangjellave, s'hedh vėshtrimin brenda atij kopshti dhe nė faqet e mureve me tulla tė kuqe ku gjarpėrojnė dredhėzat e gjelbėra qė skuqin gjethet nė vjeshtė, ajo shtėpi ka hyrė nė qelizat e trurit dhe ka lėshuar metastaza, dhe klithmat pushojnė nė tė gdhirė, dhe njerėzia do tė kalojė andej, dhe kumrijat do tė lozin nė degėt e pishave atje lart, dielli do tė ndriēojė, tullat e kuqe do tė duken mė tė kuqe, dritat nė dritaret e bodrumit do jenė shuar, do ecin njerėzit, dhe askush s'do dijė ēka qenė nė dritėn elektrike tė atij bodrumi, nesėr do mungojė dikush, asnjė s'do dijė gjė, asnjė s'do tė kujtohet, diku nėpėr natė buzė lumi, do hedhin njė trup nė njė gropė, do ta mbulojnė, do vijnė njė tjetėr natė, dhe njė tjetėr, shumė net, shumė net, varreza nėn dhe do jetė zmadhuar pa njė shenjė, nė anė tė njė pylli do jetė njė shtėpi e vogėl druri, dhe atje dritaret do jenė tė hapura, vera i ka lėnė ashtu pa i mbyllur kur ka ikur.
    wrong verb

  2. #2
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Faleminderit
    0
    11 falenderime nė 11 postime
    Tek enciklopedia ėshtė njė temė "Kur dyzet dimra..." me sonetin 2 tė Shekspirit tė pėrkthyer nė disa variante. Njėri ėshtė prej M. Hanxharit, dhe ka marrė 3 nga 7 votat e dhėna nga antarėt.
    Duke mos gabuar nga gjurmėt e shkrimeve tė mėsipėrme unė i ka lexuar dhe diēka tjetėr po kaq tė bukur pėr njė rrugėtim nė Poradecin e Lagushit, tek 55 apo Tema.
    Dėshirė do kisha tė sillja, por ato qė i gjejnė materialet janė gazetat e revistat, tė cilat siē e dimė ose botojnė vetėm politikė, ose kėrkojnė tė paguash pėr shėrbimin on-line, ose s'kanė fare faqe nė internet.
    Nė pamundėsi pėr tjetėr gjė po risjell Sonetin II, tė Shekspirit:

    Mihal Hanxhari

    Kur dyzet dimra ballin do tė kenė rrethuar
    Dhe fush’ e bukurisė nga brazdat do jetė ēarė
    Veshja e rinis’ s’ate pa shoqe e mrekulluar,
    Do tė jetė zhele e grisur, pa vlerė pėr t’u qarė.
    Nė pyetshin atėherė, ē’t’u bė ty bukuria,
    Ku shkoi thesari yt i ditve plot shkėlqim;
    Nė thėnē tek sytė si zgavra, mes rrudhave tė mia,
    Do thoshe me gojėn tėnde njė faj e njė mjerim.
    Ē’lėvdatė e merituar do qe pėr bukurinė,
    Po t’thoshe: Kam sot njė fėmijė qė ėshtė vetja ime,
    Thesar’ i kėsaj fėmije, e mund dhe pleqėrinė,
    Plot hire trashėguar, dritė dhe shkėlqime.
    Dhe nė pleqėri, tė ndihesh i rinuar,
    E gjaku tė tė ndizet, kur zjarri do jetė shuar.
    wrong verb

  3. #3
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Faleminderit
    0
    11 falenderime nė 11 postime

    nga albasoul

    Krijimet e tij pėrbėhen nga dy vėllime me poezi origjinale, tri vėllime me proza poetike gjithashtu origjinale dhe gjashtė vėllime me pėrkthime tė poetėve tė mėdhenj botėror, si Mikelangelo, Shakespeare, Tagore, Wild, Baudelaire, Gide etj.

    Mihal Hanxhari pėr shumė vjet me radhė pati shkruar njė numėr tė madh poezizh, prozė dhe pėrkthime, tė cilat u gjetėn pas vdekjes sė tij nė qershor tė 1999. Pas vdekjes sė tij, familjarėt dhe shokėt i botuan kėto shkrime. Ato pėrbėhen nga dy vėllime me poezi origjinale, tri vėllime me proza poetike gjithashtu origjinale dhe gjashtė vėllime me pėrkthime tė poetėve tė mėdhenj botėror, si Mikelangelo, Shakespeare, Tagore, Wild, Baudelaire, Gide etj. Kritikėt e shquar shqiptarė e kanė vlerėsuar shumė lartė kėtė krijimtari. Janė shkruar me dhjetra artikuj nė gazetat shqiptare e nė Kosovė e Maqedoni. Janė bėrė edhe disa emisione nė kanalet televizive tė Shqipėrisė. Kėto vlerėsime janė botuar nė njė volum tė veēantė tė titulluar: “Mihal Hanxhari. Njeriu dhe vepra”. Kritikėt tanė letrarė e kanė quajtur Mihalin “Poet i pėrmasave tė mėdha tė nivelit evropian, Yll i zbuluar me vonesė”. Akademiku kosovar Ali Aliu, poetin Mihal Hanxhari e ka pėrfshirė nė librin “Antologjia e Poezisė Shqipe, gjysmė shekulli i artė”. Fakulteti i Gjuhė Letėrsisė nė Universitetin e Tiranės ka dhėnė dy tema diplome pėr poezinė e Mihal Hanxharit.

    Mė poshtė po jepen disa nga poemat e Mihal Hanxharit dhe po fillohet me poezinė e fundit qė shkroi Mihali, tė titulluar “Elegji pėr Kosovėn”. Kjo poezi qė u botua njė muaj pas vdekjes sė Mihalit u vlerėsua lart nga poeti kosovar Ali Podrimja si mė e mira pėr tragjedinė Kosovare.


    Elegji pėr Kosovėn

    Zot nėse njerėzit s’dinė tė shohin sot
    Dhe nesėr askush s’do ketė mė sy
    Shpėto o Zot vetėm sytė e fėmijve tė Kosovės
    O Zot shpėto ata sy tė kaltėrt tė peshqėve blu
    Qė flenė nė shi dhe ėndėrrojnė engjėjt e tu

    Zot nėse zėrat e ēmendur s’do pushojnė
    Dhe tamtamet do pėrplasen nė k upėn e qiellit
    Dhe klithmat e marra do qeshin e do thėrrasin
    Zot shpėto ato heshtje tė pleqve tė Kosovės
    Qė flasin me brazdat e baltės plot ujė tė vjetėr
    Ujė nga shiu i parė i botės qė njomi kėtė dhe

    Zot nėse s’do ketė mė vend nė botė ku tė lindin nėnat
    Oh lere o zot atė rrugė tė gjatė ku nuset e Kosovės
    Po lindin yjet e Yllnajės sė Mjellmės
    O Zot ato janė foshnjat e tua

    Dhe nė s’do ketė shenjė delyzhi ku pirgu do bėhet
    Gropė dhe gropa kodėr mbill nėpėr rrugėt e Kosovės
    Dyqind qiparisa dy mijė qiparisa dyqind mijė qiparisa
    Dhe dy millionė rrape o Zot
    Dhe ai do jetė pylli i parė i Lirisė nė botė

    Tiranė, Prill 1999.


    Kaq jetė

    Kaq dritė e stėrlashtė
    E kthyer sėreish
    E mbledhur nė bukurinė e pranverės
    Zgjim
    O zemėr s’e ndjen vallė
    Qė asgjė s’ka vdekur


    Stuhia

    Stuhia pushoi retė ikėn nata u qetua
    Yjet shpėrndarė andej kėndej u kthyen sėrish
    Vetėm tek rrapi i vjetėr
    Nė degėt pa gjethe
    Harusha e Madhe e hedhur nga era
    Ka ngecur aty si balonė fėmije


    Dajtit

    Dajt djalosh qė s’plakesh kurrė
    Zmerald lėndinat flori nė drurė

    Njė re rreth qafės posi njė shall
    Njė re e vogėl si yll nė ballė

    Si yll i bardhė si lule borė
    Era ta sjell ta merr me dorė

    Princ i bukur veshur nė blu
    Kadife blu si sytė e tu

    Princ i bukur nė tė bardha veshur
    Qeleshen borė nė kokė ngjeshur

    Pranvera vjen tė puth nė faqe
    Tė hedh narcise e manushaqe

    Tirana shtrirė nė kėmb’t e tua
    Tirana e bukur shtrir’si njė grua

    Grua e lumtur grua e mjerė
    Sa herė qeshi qau sa herė

    Tirana nuse Tirana nėnė
    Tirana e ve me djem tė rėnė

    Tirana e vojtur Tirana e vrarė
    Varre pa emėr se sa ka qarė

    Tirana baltė kalldrėm e gurė
    Kalldrėm shekujsh pėrmbi njė urė

    Urė me harqe gjysmė varrosur
    O kohė motesh qė s’kanė tė sosur

    Kalldrėm shekujsh gjurma mbi urė
    O kėmbė burrash qė s’shuhen kurrė

    Qeleshebardhė e xhokezi
    Te manazgjaja plot selvi

    Brekushe borė jelek bojgjake
    Tiranė Tiranė se ē’hije pate

    Se ē’hije pate ē’far’fati pate
    Dajt dėshmitar i burrėris’ sate


    Tirana
    (fragment)
    …………………
    Mure muzgjesh
    Mure netėsh ku krahėhapur
    U pėshtetėn e qėndruan aty
    Ėndje ėndrra tė magjepsur gjer n’agim
    Gjersa krahėt e yjeve tė Mjelmės
    Zbrisnin e i merrnin me vete

    Mure tė bardha
    Ndėrtuar vetėm pėr dritėn e hėnės
    Rrugėza tė Tiranės
    ……………………
    Ec ec vetėm
    Trėndafilat sipėr portave
    Janė copa qielli tė djegura nė muzg
    Dėgjo zėra ēesmash qė derdhen nė kopshte
    Zėra ēesmash qė derdhen nė rrugica
    Zėra qė vijnė pas teje
    Qė nisin njė kuvend ma ty
    Dhe shpirti dhe zėri i ēesmave
    Bėhet njė
    Dhe atėhere kuptojmė atė qė s’dinim
    Zot po a s’ėshtė ky sekreti i shpirtit
    A s’ėshtė ky o ujė
    Rrjedha e pandalur brenda nesh
    Qė ikim shkojmė rrjedhim
    Drejt njė pafundėsie qė shkėlqen qė shkėlqen
    Dhe qė na ndjell nėpėr natė
    Me njė mėrmėrimė misteri

    Zot shpėtoje Tiranėn
    Lėrja kėto ura nate bėrė me hėnė
    Lerja kėto mure muzgjesh qė kanė mbetur
    Lere tė vizatojnė degėt mbi to
    Shpirtėrat e pemėve
    Lėrja kopshteve gjumin e vjetėr
    Zėrin e ēesmave lėre lėre
    Ah dhe zėrin e nallaneve nėpėr oborre
    Leri o Zot
    Se dheu ėshtė mėsuar me ato hapa
    Dhe flen i qetė se i njeh
    Leri aromat e lashta
    Qė derdhin pjergullat
    Leri mos i tremb shpirtėrat e bardhė
    Tė stėrgjyshrave tanė
    Qė janė aty aty

    Shko natė
    Vėr kurora me zėra ujrash
    Te ura me harqe qė s’don tė varroset
    Vėr kurora aromash
    Pėr qiparisat e tharė
    Pėr rrapet e prerė


    Fjalėt
    (Fragment)

    Ku i vranė fjalėt
    Ku i lamė fjalėt
    Muzikėn kėngėt qė mė s’kėndojmė
    Vallė u mėsuam vėrtetė memecė
    Dhe me alarme u shurdhuam
    Vėrtetė biem nė greminė
    Dhe nuk dėgjojmė asnjė rėnkim
    Dhe nuk dėgjojmė asnjė gjėmim
    …………………………………
    Dhe ne tė gjithė jemi memecė
    Ngjajmė me thėnegla qė ven’ e vinė
    Me nga njė mal sipėr nė shpinė
    Vetėm me sy do flasim vallė
    Vetėm me dhembjen me ngadalė
    Statuja jonė vetėm mendon
    Qėndron e pret veē n’ėndrra flet
    Me fjalė qė buza dot s’i thotė
    Ajri nė grykė ka ngrirė si gur
    Njė mur me dhėmbje ėshtė bėrė qeli
    Dhe kėnga brenda vajtim i zi
    ……………………….
    O kohė mė shumė do presim ne
    Sa duhet tė rrijė nėn rėr’ thėrmia
    Fara nėn dhe sa duhet tė presė

    Por njė mėngjes me qiell tė fortė
    Do mbijė ēudia gjeth i vogėl
    Kėrcell i vogėl opak i gjelbėr
    Me rreze dielli tejpėrtej
    Me gjak tė gjelbėr lėng pranvere
    Tė gjitha fjalėt e bėra gurė
    Tė gjitha fjalėt e bėra rėrė
    Ah si do vijnė tė gjitha tok
    Do ngjallen fjalėt pėrsėri

    Nė kėmbė do ngrihen do marrin krahė
    Do hedhin tej plloēėn e gurtė
    Me drit’ qiellor me kor qiellor
    Edhe lumejtė do tė kėndojnė
    Vala nė breg do mbajė ritmin
    Muzika do dalė nga ujrat vetė
    Dheu do ulet mė gjunjė i qetė
    Dhe Aleluja Aleluja


    Dhe ti...
    (Fragmente)

    Ajo pėrdhe e shtrirė
    Heqėn dhe rėnkon
    Rėnkon dhe qielli i nxirė
    Dhe ti kėndon kėndon

    Tė gjithė te koka e saj
    Dhe qielli e pėrgjon
    Dhe heshtja vjen tė qajė
    Dhe ti kėndon kėndon

    Zot kjo vojtje e gjatė
    Shpėtoje Nėnėn tonė
    Ne lutemi ditė e natė
    Dhe ti kėndon kėndon

    Poet pushoje kėngėn
    S’ėshtė koha pėr gėzim
    Dėgjo dėgjo zinxhirat
    Si hekuri tingėllin
    Poet pushoje kėngėn
    S’ėshtė koha pėr gėzim
    …………………………
    Poet pushoje kėngėn
    S’ėshtė koha pėr gėzim
    Sa varre happen natėn
    Dhe plumbi korr e grin
    Poet pushoje kėngėn
    S’ėsht’ koha pėr gėzim

    Poet pushoje kėngėn
    S’ėshtė koha pėr gėzim
    Vėllanė ta kryqėzuan
    E vran’ dhe poezin’
    Poet pushoje kėngėn
    S’ėshtė koha pėr gėzim
    ……………………….


    Aldebaran
    (copėza nga poema)

    O natė erdh muzika zbathur nėpėr erė
    Deti nisi zėrat me gjemit’e tia
    Kėngė o kėngė ku mbytet dashuria
    Shpirti rri zgjuar dhembjen ve tė flerė
    O natė erdh muzika zbathur nėpėr erė

    O zambak ‘tė natės me gjirin zbėrthyer
    Pini me ato buzė veē muzik’e vesė
    Kur tė vijė mėngjesi ah ēdo gjė do vdesė
    Hėna e kapitur mbi urė do jetė thyer
    O zambak’ tė natės me gjirin zbėrthyer

    Ikėn dhe ti shpirt nė qiejt e paan’
    Ikėn dhe le plumbin kėtu pėrmbi dhe
    Ėndrra s’njeh kohėn ja u tret ēdo re
    Lart tė pret ylli Aldebaran
    Ikėn dhe ti shpirt nė qiejt e paan’

    O na prisni ishuj na prisni ju o dete
    O pėlhurė e purpurt o gjemi antike
    Do dehemi duke pirė peizazhe fantastike
    Drita djeje ngjyra qė s’janė tė kėsaj jete
    O na prisni ishuj na prisni ju o dete

    Shkojm’ nė nebuloza nė dete siderale
    Me jė anije flakė qė digjet si njė diell
    Me lumenj zjarresh tė kridhemi nė qiell
    Nė kaskada yjesh qė ēmenden nėpėr valle
    Shkojm’ nė nebuloza nė dete siderale

    Tė shkojm’ portė mė portė trokasim nėpėr qiell
    Nėpėr pragje yjesh tė lypim pėr tė pirė
    Pije t’pėrjetshme drite nė putir tė nxirė
    Mendje e topitur qielli lart tė ndjell
    Tė shkojm’ port mė portė trokasim nėpėr qiell

    Pa kujtesė shpirt t’humbasim n’hapsirė
    Me njė mijė pėllumba nisur nė eter
    Veē njė nat’sė paku shpirt atje na ler
    Nesėr krahėt tana do jenė nė zinxhirė
    Pa kujtesė shpirt t’humbasim n’hapsirė
    ……………………………………….

    Dashuri ėshtė lumi qė shkon pėr nė det
    Dashuri ėshtė deti qė digjet nė flakė
    Bregu i detit plot pėrplot me zambakė
    Guaskat syhapur plot ėndrra pėrjet’
    Dashuri ėshtė lumi qė shkon pėr nė det

    Dashuri ėshtė nata qė s’di ē’ēshtė gjumi
    Bilbil i plagosur nė hėnė njė thikė
    Dashuri ėshtė legjenda qė ngjan nė ēdo ditė
    Janė yjet qė duhen me gurėt te lumi
    Dashuri ėshtė nata qė s’di ē’ėshtė gjumi

    Dashuri ėshtė nata qė pret nė njė urė
    Dashuri ėshtė hėna e thyer nė gjethe
    Aldebarani vetėm qė digjet nė ethe
    Buza e pėrbuzur qė s’ankohet kurrė
    Dashuri ėshtė nata qė pret nė njė urė
    ………………………………….
    O ti buza ime shi i ngadaltė i prillit
    Mėrmėrimė e shpirtit mbi dheun e pėrjetshėm
    Ka diēka o shpirt qė ėshtė i pavdekshėm
    Nė kėto pika shiu nė gji tė trendafilit
    O ti buza ime shi i ngadaltė i prillit

    Po thuaje njė herė o buzė atė qė di
    Mblidhi dhe njė herė yjet nėpėr natė
    Kujtoje buzė kujtoje atė ekstazė tė gjatė
    Si epitaf o buzė pranė emrit Dashuri
    Po thuaje dhe njė herė o buzė atė qė di

    O puthje puthje yje qė shpėrtheni
    Yje qė nuk ishit ah rini e qiellit
    Kurorė e njomė lulesh rreth thinjave tė diellit
    Ju rilindni Botėn Fillimin prap ia ktheni
    O puthje puthje yje qė shpėrtheni


    Dhe tashti o qiell me ty i mbusha sytė
    O det o det me ty e mbusha gjirin
    O tokė kujtomė zjarrin o erė shpėrndama hirin
    O Aldebaran jam binjaku yt
    Dhe tashti o qiell me ty i mbusha sytė
    ………………………………………



    Ka njė kohė pėr gjithshka

    Dhe ti pate njė kohė pėr tė ėndėrruar
    Pate njė kohė pėr tė shpresuar
    Pate njė kohė pėr tė besuar
    Pate njė kohė pėr tė kėrkuar
    Pate njė kohė pėr tė shkruar
    Pate njė kohė pėr tė botuar,
    Pate njė kohė pėr t’u lavdėruar
    Pate njė kohė pėr t’u dekoruar
    Pate njė kohė pėr…gjithshka
    Po ka njė kohė pėr mėshirė
    Ka njė kohė pėr kah tė mirė
    Ka njė kohė pėr pendim
    Ka njė kohė pėr pėrdėllim

    Ka njė kohė pėr tė parė dritė
    Dritė…dritė
    Ka njė kohė pėr shpėtim
    Ka njė kohė pėr pendim
    Futu nė dritė, ik nėpėr qiell
    Shih dorėn time qė po tė ndjell.


    # # #

    Pėrgatiti Dhimitėr Adami
    wrong verb

  4. #4
    Gone Maska e MiLaNiStE
    Anėtarėsuar
    19-05-2003
    Vendndodhja
    dónde ustedes no me puede ver
    Mosha
    27
    Postime
    1,771
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime
    kohet e fundit arrita te lexoj shkrimet e ti biles sapo kam filluar
    eshte me te vertet nji poet dhe perkthyes i zoti, sonetet e Shakespeare tingullokan me bukur ne shqip... do te vecoja njeren e cila eshte shum e vecant edhe ne anglisht

    Soneti 74

    Vur gur mbi zemer dhe mbyte hidherimin,
    Kur zapitja vdekje, do me kete marre,
    Po une do rroj akoma, ne vargjet me kujtimin,
    Aty do jemi bashk, si ne kohe n e pare.

    Kur do i kendosh serisht, e di, ke per te pare,
    Qe gjith shqiprti im ty te qe baltuar,
    Por si eshte shkruar, dheu do me marre,
    Dhe balten time, balta ka per ta mbuluar.

    Dhe kur te me kesh humbur, mua perngahere,
    S ke humbur vec levozhgen, qe krimbat kane pre;
    Dhe si qe njehere, pat qene trupi i mjere
    Do jete gje pa vlere, kalbur nene dhe.

    Se vlera e trupit tim, eshte cfare fshihte vete,
    Eshte poezia ime, ku ti rron perjete.
    God is coming and SHE is mad

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,511
    Faleminderit
    18
    253 falenderime nė 228 postime

    Pėr: Mihal Hanxhari

    Ndizemi e shuhemi


    Mihal Hanxhari



    Emrin ia mėsova shumė kohė pasi u njohėm. Quhej Eva. Shpesh mė ka ndodhur qė tė shoqėrohem dhe tė kem marrėdhėnie me dike, e tė mos ia kem ditur emrin. Ndofta mė ėshtė dukur fort pak i rėndėsishėm.

    Se si e njoha, kur e pashė pėr herė tė parė, s’di tė them. Bile`, kur u kujtova se ajo po ecte pranė meje nė rrugėn e jetės s’ime nė atė qytet, isha pėr shumė kohė indiferent karshi saj dhe kurrė s’mendova se do tė lidhesha sadopak me te. Eva, jo. Ajo mė kishte takuar mes morisė sė njerėzve, mė kishte ndjekur ditė e net, mė kishte pėrgjuar dhe isha bėrė pėr te njė njeri i dashur, isha bėrė njė ikonė e paparė, para sė cilės ajo gjunjėzoheshe e vetmuar, netėve duke u lutur nė heshtje.

    Mė vonė, mė tregonte se si mė kish dashur sė largu, mė tregonte shumė gjėra, qė mė kishin ndodhur, e qė unė i kisha harruar, por qė ajo i mbante mend me hollėsi; i ruante si kujtime tė ėmbla dhe ndihej e lumtur, kur tregimet e saj ngjallnin kureshtjen dhe habinė time. Dhe me tė vėrtetė nė shpirtin tim ndjenja njė paqe tė ėmbėl, ndofta ndjenja dhe njė dridhje krenarie, qė isha dashur aq shumė prej njė vajze, pa e ditur unė.

    Ajo s’ishte nga Budapesti, kishte ardhur nga krahina. E ndofta kurrė nuk pat menduar se Budapesti i madh e i zhurmshėm, ku ajo dukej si manushaqe e vogėl, qė mund tė shkelej herė pas here, nga ndonjė kalimtar i shkujdesur, do e lidhte papritmas me njė tė panjohur, me njė lidhje tė fortė dhe plot pasion.

    Nė fillim e mėshirova, pastaj u tregova njė mik i ftohtė, mė vonė ndjeva nevojė tė isha pranė saj, si pėrpara njė zemre tė gjerė, qė mund tė merrte ndonjė pike nga helmi i zemrės sime tė mbushur. Pastaj e desha. E kur nisa ta dua, pashė qė qe e bukur. Pothuaj ishte gjithmonė nė gaz, dhe u ēudita se si nė fund tė shpirtit ajo ruante njė melankoli tė thellė.

    U futėm nė pyllin e ri, me drurėt e rritur si djem tė shėndetshėm e tė gėzuar. Asgjė nuk na shqetėsonte aty. Mė kishte zėnė pėr mesi sikur unė tė isha dama e saj, dhe ecnim pa thėnė njė fjalė. Kisha pėshtetur kokėn nė supin e saj, e shihja gjethet qė njollosnin qiellin e kaltėr me arabeskat fantastike. U ulėm pastaj nė njė lėndinė tė shtruar me bar tė njomė si njė sixhade e butė jeshile, e tek tuk tė zbukuruar me njė kėrpudhė tė bardhė. Mbėshteta kokėn nė prehrin e saj, dhe mė pėlqente tė ėndėrroja bukurinė.

    -Misha…

    Mė perkėdheli flokėt dhe u pėrkul mbi mua. Ngrita sytė dhe pashė gjinjtė qė i rėndoheshin nė fustanin e hapur. M’u kujtua kur zhvishja lėkurėn e portokallit, ai pushi i bardhė qė ka lėkura pėrbrenda. Aq tė bardha ishin gjinjtė e saj.

    -Misha…

    -Hesht Eva…

    -Pėrse?

    -S’e di. A s’ėshtė ēdo gjė mė e bukur nė heshtje?

    Mė pėshteti kokėn lehtė mbi bar, dhe u ngrit. Ndenja ashtu duke parė ato copėzat e kaltra tė qiellit mes gjetheve. Ndjeva njė kapitje dhe mbylla sytė.. Kur i hapa, pashė atė qė mė rrinte pėrsipėr dhe mė vėshtronte me sy tė thellė e tė shkėlqyer. Buza i digjej nga njė afsh pėrvėlonjės, dhe gjysmė e hapur puthte sė largu plot epsh, ēdo gjė timen. U ngrita pakė, ia mora kryet nė duar, dhe e mbėshteta mbi vete. E putha me gjithė shpirt dhe pastaj e lashė tė shtrirė mbi bar. U pėrkula sipėr saj dhe mė pėlqente ta shihja nė sy, ta shihja, e pastaj ta puthja papritmas nė buzė, nė gushė, nė gjinjtė… Mė dukej gjiri i saj mė i bukuri qė mund tė bėnte njė gdhendės i zot nė qelibarin e bardhė, mė dukej sikur kish gjithė aromat e luleve tė pyllit, mė dukej i freskėt si ujėt e kulluar tė njė burimi tė fshehur nė hije e gjethe, mė dukej sikur kisha nė duar bukurinė mė tė madhe qė ka trupi i njė vajze nė moshėn e rinisė, dhe kurrė nuk putha me aq dėshirė, kurrė nuk desha si athere tė fus atė trup tė huaj nė mbrendėsinė e trupit tim, pėr ta absorbuar, pėr ta patur krejt timin, me dėshirėn e afshin bashkė! Oh! Ē’dėshirė, ē’dashuri pėr njė qenje qė s’ėshtė tėndja. U lėshuam te njėri tjetri si dy udhėtarė tė etur qė gjejnė ujė nė njė burim tė kulluar, u bashkuam si dy duar qė lidhen me gishtėrinjtė e s’hapen mė, u bėmė njė, e ashtu dora e natyrės u tall me ne sa deshi; pastaj heshtėm, heshtėm dhe u tėrhoqėm kush e kush nė vehten e vet, e u bėmė pėrsėri dy, dy si dy pemė me rrėnjė tė veēanta. Kur pylli filloi tė errej e tė ftohej, ne po ecnim njėri pranė tjetrit pa thenė njė fjalė. Vura re qė sytė i ruanin njė cipė loti qė s’binte kurrė. E afrova pranė vehtes, por ajo s’ndjente mė dorėn time. Diēka mendonte. Kur dolėm nga pylli m’u lut ta linja tė ikte vetėm.

    -Pėrse?

    -Dua tė jem vetėm.

    -S’mė don mė?

    Ngriti sytė dhe mė pa e lodhur e si nė faj:

    -Ē’gjė tjetėr mė ka mbetur pėr tė dhėnė qė tė besosh se tė dua?

    Desha ta puth, por ajo u fsheh nė gjirin tim, nė kėmishėn e bardhė. E qau.:

    -Misha, sa e kisha pritur kėtė ditė; sa herė e kisha ėndėrruar me sy hapur, sa herė e vetme nė shtratin tim, natėn nė errėsirė, e kisha kėrkuar. Ja kjo qe; ē’tjetėr mbetet tani pėr tė kėrkuar? Ēmė mbetet tjetėr pėr tė dhėnė ty tani. Ndofta mbaroi ē’do gjė mes nesh..

    E mė shtrėngoi fort, e s’e largonte kryet nga gjiri im duke qarė.

    -Eva, pėrse flet kėshtu, pėrse?

    S’dija ē’tė thosha. Kurrė s’kisha kujtuar se ajo vajzė nga krahina ishte aq e pastėr; mendonte aq thellė e qė donte aq shumė.

    -Jo, s’duhet tė arrinim gjer kėtu. Ky ėshtė fundi.

    -Marrėzi po flet… -i thashė me padurim..

    -E shikon qė kam tė drejtė. Unė e shoh fundin. Ndofta dhe ti e sheh, por s’e thua. Ti je mė pak i sinqertė. Ndofta sepse s’je ti qė mė deshe i pari, ndofta sepse jam unė qė tė dua e pa shpresė.

    Fillova tė ndjeja vėshtirėsinė e kėtyre fjalėve. Shihja qė ajo mė deshte akoma mė shumė, e qė unė s’kisha mė dashurinė e parė. Dhe e shihja se kjo s’vinte vetėm nga epshi i shuar, jo ishte rruga e re qė po niste zemra e ime pėr nė njė sferė akoma tė panjohur.

    U ndamė kėshtu atė natė. E u ndamė kėshtu edhe katėr herė tė tjera. Pastaj erdhi dita qė ajo do tė largohej nga Budapesti. E pėrcolla nė stacionin e lindjes dhe i dhurova njė fletore tė bukur pėr tė shkruar ditėt kur do tė ishte larg meje.

    Iku.

    Pas dy vitesh postjeri i kolegjit mė dorėzoi njė pako tė vogėl. Ish fletorja e bukur, e shkruar me njė shkrim tė rregullt. Nuk e lexova, por vajta nė takim: ajo ishte kthyer dhe mė kish lėnė njė pikėpjekje. E takova nė mbrėmje te kėmbėt e urės sė kėputur tė Elizabetės. S’e njoha lehtė. Qe bėrė grua. Qe bėrė si gjithė tė tjerat. E, ndjeva njė zhgėnjim nė shpirt.

    -Nė fletore ke lexuar gjithēka. Tani di ēdo gjė- e qeshte.

    Pohova me kokė pa ditur pėrse. U ulėm nė njė espresso.

    -Si tė dukem? – mė tha njėherė.

    -Sikur s’je ti.

    -Sigurisht, ke tė drejtė, s’jam mė unė. Por a e ke harruar atė qė isha?

    -Jo s’mund ta harroj, mė pate dashur vėrtetė.

    -Po, vėrtetė.

    -Ajo mbas dite nė pyll.

    -Ah po nė pyllin e mėkatit tim, dita e fundit e dashurisė sonė. Jo vetėm, qe dashuria e tėrė jetės sime qė u shkri. Sikur tė mos qe epshi nė botė, sikur tė duheshim vetėm nė shpirt, sikur tė desha atėhere, kur ti s’mė njihje akoma, ndofta tėrė jeta e jonė do tė qe mbushur me ėmbėlsi e dhemshuri tė dashurisė deri nė ditėt e vdekjes, ndėrsa kėshtu, ndizemi e shuhemi, kujtojmė se jemi perėndi dashurie pėr njė ēast, e pastaj si tretemi si dylli, kujtohemi qė s’jemi veēse demonė tė akullt me gjak tė ftohtė e krejtėsisht tė mjerė, pa dashur asgjė, as vehten tonė…E mė lėshoi tymin e cigares nė fytyrė.

    -E di Mihal! Kam parė nė galeri njė pikturė, qė paraqet Evėn dhe Adamin, qė po i pėrze Perėndia nga Parajsa. E di? M’u kujtua ajo mbas dite nė pyll, kur qava atje nė rrugė…

    -Eva , ti mė flet shumė bukur, unė i dua kėto fjalė..

    -Tani veē fjalė mėsoj, fjalė, fjalė tė reja, mendime, por ē’janė gjithė kėto, ē’mė duhen, ē’mė kthejnė? Sikur kėto mendime dhe fjalė ti kishim pėrpara se tė hanim mollėn, ndofta do tė kishin njė vlerė, por i kemi vetėm mė pas, e kjo ėshtė mė e dhimbshėme dhe mė e kotė.

    U ngrit. Pagova, dhe dolėm… Mė ftoi nė shtėpinė e saj, tė cilėn i shoqi e kishte blerė nė njė rrugė tė largėt (ishte martuar). Nuk i vajta. Pas ca ditėsh mora njė kartėpostale.

    “E di, ti do tė mė kthesh lumturinė e humbur. E ke kot, ajo ka rėnė nė fund tė oqeanit, bashkė me lumturinė e gjithė botės s’onė. Eja pra, duku kėtej. Tė jetojmė si gjithė bota. Jeta ėshtė njė rrugė, nė tė cilėn ecet vetėm pėrpara gjer nė fund. Pėrse mendon se atė rrugė mund ta nisim nga fillimi? A se sheh fundin e saj sa pranė ėshtė? Ti gjithmonė s’ke ditur tė shohėsh. Eja, “ai”kthehet veē nė darkė…”

    Vajta…dhe fillova ta ndjej vehten si njė baltė tė njomė, me tė cilėn ajo ndėrtonte formėn e shpirtit tė saj.

    http://www.standard.al/ndizemi-e-shuhemi/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Xhuxhumaku pėr postimin:

    zANė (20-12-2013)

Tema tė Ngjashme

  1. Berisha: Disa prej mediave, hanxharė tė mafies
    Nga Shijaksi-London nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 203
    Postimi i Fundit: 16-05-2007, 02:27

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •