Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 40
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Këtu
    Postime
    944

    Post Grekët: Shqiptarja mos prekë flamurin

    ------------------------------------------------------------------------------------

    Grekët kanë vendosur të bëjnë gjithçka për të mos lejuar asnjë shqiptar të prekë flamurin e tyre. Ashtu si një vit më parë, një nxënëse shqiptare që mëson në një gjimnaz në Akaia të Peloponezit, është përballur dje me protestat e grekëve kundër mbajtjes së flamurit nga vajza në ditën e festës kombëtare greke. Solina Metushi, e cila jeton prej dhjetë vjetësh në Greqi, është caktuar pak ditë më parë nga këshilli drejtues i shkollës për të mbajtur flamurin grek në ditën e paradës, më 28 tetor. Por, nuk kanë qenë aspak dakord me këtë bashkëmoshatarët e saj, të cilët kanë protestuar, e madje kanë ndërprerë edhe mësimin për të kërkuar heqjen e privilegjit. Nxënësit kanë deklaruar se nuk do të lejojnë që një shqiptare të mbajë flamurin grek, pasi të afërmit e tyre kanë derdhur gjak në luftë me ta. Ata kanë pohuar se do të vazhdojnë të bojkotojnë mësimin në rast se nuk do të merret një vendim i ri për të rrëzuar atë të publikuar tashmë. Ky nuk është rasti i parë i ksenofobisë në Greqinë fqinje. Vetëm një vit më parë, 15-vjeçari shqiptar Odise Cenaj u përball gjithashtu me protestat e bashkëmoshatarëve të tij grekë për të mos mbajtur flamurin në ditën e festës kombëtare. Cenaj u detyrua të hiqte dorë nga mbajtja e flamurit gjatë paradës, pas presioneve të shumta nga shokët e shkollës. Ndërsa një situatë edhe më e keqe u krijua vjet në një gjimnaz në Kalithea të Athinës, ku 16-vjeçarja Maria Kendella parakaloi me flamurin helen, por u sulmua nga një grup ekstremistësh grekë të organizatës "Agimi i Artë". Kësaj here rikthimi i ksenofobisë i ka shqetësuar tej mase autoritetet e prefekturës, të cilat janë mbledhur urgjent për të shqyrtuar këtë çështje. Ata kanë rikujtuar ligjin grek, sipas të cilit nxënësit më të mirë të shkollës duhet të mbajnë flamurin grek në ditën e paradës dhe në këtë pikë nxënësit nuk kanë dallim nga njëri-tjetri. Ndaj ngjarjes së fundit ka reaguar edhe ministrja e Arsimit e Greqisë, Marieta Ianaku, e cila ka deklaruar se "flamuri nderon flamurtarin dhe jo flamurtari flamurin". Ministrja ka deklaruar se vajza shqiptare ka të drejtë ta mbajë flamurin dhe se autoritetet greke do të angazhohen plotësisht për të zbatuar kartën e të drejtave të njeriut.

    ------------------------------------------------------------------------------------
    Në botë ka 10 lloje njerëzish: ata që kuptojnë sistemin binar, dhe ata që nuk e kuptojnë!

  2. #2
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    U bë bozë kjo puna e flamurit ... !!!

    Nqs s'duan te preke flamurin Grek le te parakaloje
    me flamurin Shqiptar!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Qendrim shume idiot...
    ç'paskan qene keta greket re....

  4. #4
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Shqiptarëve nuk ju vjen mirë po të jenë të detyruar të parakalojnë me flamuj të huaj se për të parakaluar me flamuj tjerë as që ju intereson fare. Nëse shqiptarët duan të nderojnë flamuj atëherë nderojnë flamurin e tyre e jo flamuj të huaj.

    Shumë mirë paskan bërë grekët në këtë rast sepse shqiptarët nuk kanë pse të parakalojnë me flamuj grekë. Nëse shqiptarët duhet të parakalojnë me flamuj atëherë le të parakalojnë me flamur të tyre, flamurin shqiptar.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #5
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Politike e pare e Grekeve.
    Me demek qe nje shqiptare po mbajti flamurin e tyre ua ul vlerat kombetare te cilet as qe i kane.
    Pune greku
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  6. #6
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Ky eshte nacionalizmi i terbuar dhe orthodhoksia ekstremiste, kaq ju mjafton besoj.

  7. #7
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    oo Greket dhihen pas shqiptareve , atehere kan qene te okupuar Kosova , Maqedonia...etj , e tash nuk jane me 3.5 milion shqiptar poor 7 milion vetem ne Ballkan , ata neve na kan friken......Me kalimin e kohes kan me pa ata veten se ku do te dalin

  8. #8
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga zeus
    ------------------------------------------------------------------------------------

    Grekët kanë vendosur të bëjnë gjithçka për të mos lejuar asnjë shqiptar të prekë flamurin e tyre. Ashtu si një vit më parë, një nxënëse shqiptare që mëson në një gjimnaz në Akaia të Peloponezit, është përballur dje me protestat e grekëve kundër mbajtjes së flamurit nga vajza në ditën e festës kombëtare greke. Solina Metushi, e cila jeton prej dhjetë vjetësh në Greqi, është caktuar pak ditë më parë nga këshilli drejtues i shkollës për të mbajtur flamurin grek në ditën e paradës, më 28 tetor. Por, nuk kanë qenë aspak dakord me këtë bashkëmoshatarët e saj, të cilët kanë protestuar, e madje kanë ndërprerë edhe mësimin për të kërkuar heqjen e privilegjit. Nxënësit kanë deklaruar se nuk do të lejojnë që një shqiptare të mbajë flamurin grek, pasi të afërmit e tyre kanë derdhur gjak në luftë me ta. Ata kanë pohuar se do të vazhdojnë të bojkotojnë mësimin në rast se nuk do të merret një vendim i ri për të rrëzuar atë të publikuar tashmë. Ky nuk është rasti i parë i ksenofobisë në Greqinë fqinje. Vetëm një vit më parë, 15-vjeçari shqiptar Odise Cenaj u përball gjithashtu me protestat e bashkëmoshatarëve të tij grekë për të mos mbajtur flamurin në ditën e festës kombëtare. Cenaj u detyrua të hiqte dorë nga mbajtja e flamurit gjatë paradës, pas presioneve të shumta nga shokët e shkollës. Ndërsa një situatë edhe më e keqe u krijua vjet në një gjimnaz në Kalithea të Athinës, ku 16-vjeçarja Maria Kendella parakaloi me flamurin helen, por u sulmua nga një grup ekstremistësh grekë të organizatës "Agimi i Artë". Kësaj here rikthimi i ksenofobisë i ka shqetësuar tej mase autoritetet e prefekturës, të cilat janë mbledhur urgjent për të shqyrtuar këtë çështje. Ata kanë rikujtuar ligjin grek, sipas të cilit nxënësit më të mirë të shkollës duhet të mbajnë flamurin grek në ditën e paradës dhe në këtë pikë nxënësit nuk kanë dallim nga njëri-tjetri. Ndaj ngjarjes së fundit ka reaguar edhe ministrja e Arsimit e Greqisë, Marieta Ianaku, e cila ka deklaruar se "flamuri nderon flamurtarin dhe jo flamurtari flamurin". Ministrja ka deklaruar se vajza shqiptare ka të drejtë ta mbajë flamurin dhe se autoritetet greke do të angazhohen plotësisht për të zbatuar kartën e të drejtave të njeriut.

    ------------------------------------------------------------------------------------
    Ne shkollen Baccalaureate School fo Global Education, nje nga shkollat me prestigjoze qe i perket sistemit nderkombetar Baccalaureate pati nje incident te ngjashem. Kjo shkolle gjendet ne Astoria, lagje komplet Greke kryesisht por qe ka dhe Shqiptare... dihet tashme dashuria e madhe e jona per ket rrace qe kemi. Nesje, cfare ndodhi ishte se ne nje klase historie, pasi nxenesit mesuan rreth 1 muaj per kulturen greke e gjera te ngjashme, mesuesja kesaj rradhe vendosi te jepte "anen tjeter te medialies" dhe futi ne syllabus librin e te mirenjohurit Martin Bernal, Black Athena, e cila flet per rrenjet e thella afro-aziatike te asaj qe ne sot quajme eskluzivisht kulture Helene. Cfare te ndodhe ? Ndodhi qe kur kalamoqat shkuan tek shpia te babi dhe mami greko-amerikan i thane te shqetesuar se cfare eshte ky liber qe po na mesohet. Me vrap u organizuan Greko-Amerikanet me nje peticion KUNDRA DIJES. Ne vend qe te nderrmarin ndonje punim akademik kundra vellimeve te Martin Bernal, qe deri tani ka pasur oponence vetem nga nje grup stuiesish te Wellesley University(qe perseri ne 1999 Bernal dhe nje kunderpergjigje ME NJE LIBER TE TERE TJETER, keta bejne peticione kundra mesimit, kundra mesuesve... edhe ketu ne Amerike... edhe pse kam dyshimet e mia se kendej jane me te semure se ata andej, por thjesht nuk ja mban te bejne dicka qofte prej policise e qofte prej faktit se ne cdo cep te NY flitet shqip, qofte dhe ne Harlem.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e LeNNoN
    Anëtarësuar
    07-06-2003
    Vendndodhja
    Bucharest
    Postime
    359
    Amon mo mi permendi mo kta greket se i kom hal n'sy ... si honeps dot
    histroin e nje shqiptarje ne greqi e dini ju ?
    doli me e mira ne shkolle dhe ngriti flamurin shqiptar...ksaj i them burrni un!




    Ju Pershendes!
    LeNNoN
    You don't lead by hitting people over the head-that's assault, not leadership.

  10. #10
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    A ka njerez me me fiksime se sa Greket?
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Greqia u jep shtetësinë minoritarëve
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  5. Refimet e adjutantit te Mbretit Zog
    Nga Albo në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 03:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •