Vramėni, po mblidhmani gjakun se do tu duhet fėmijėve tuaj tė shkruajné gjuhėn shqipe - Petro Nini Luarasi
Nga Agim Shehu
Naum Veqilharxhi nga Vithkuqi i Korēės, pionier i Rilindjes, hartoi dy abetare me alfabet shqip, dhe njė Letėrqarkore - manifest, pėr sovranitet dhe pėrparim Kombėtar. Patrikana e helmon me pabesi nė Stamboll. Pandeli Sotirin, mėsues i parė i shkollės shqipe nė Korēė e fton vjehrri grek nė Stamboll e helmojn dhe e hedhin nga ballkoni. Jani Vellarai, atdhetar e pėrkthyes i librave fetare nė shqip, nė kraharor mbante me krenari njė medalion ari, ku qe shkruar: *jam shqiptar* (Ti Shqipėri mė ep nderė, do poetizonte madhėrisht Naimi). dhe Jani Vellaranė e vranė. Theodor Haxhifilipi (Dhaskal Todri) porositė germa alfabeti shqip jashtė, dhe kur i sillte nė Shqipėri e vranė. (Trilluan gjatė, se e vranė qeraxhijtė, tė cilėt pandehėn se gjithė ato arka qenė me flori, jo me plumb linotipi! Trillime pėrrallash! Su tha mė tej ēu bėnė shkronjat, e ku vanė qeraxhijtė e gėnjyer!) arbėrori (arvanitas) Anastas Kullurioti nxori nė Athinė gazetėn *Zėri i Shqipėrisė* ku gjatė Kongresit tė Berlinit mbronte ēėshtjen shqiptare. e arreston konsulli grek nė Gjirokastėr, dhe e helmojn nė Athinė. Jani Vreto, anėtar i Shoqėrisė sė shkronjėzave nė bashkėsi vėllazėrore me Sami Frashėrin, Vaso Pashen e Koto Hoxhin(mysliman, katolik e ortodoks) gjendet i helmuar nė njė dhomė hoteli, i vetem, nė Athinė. varroset pa emėr. Koto Hoxhi, mėsues i shqipes nė Lunxhėri, torturohet, burgoset e vdes me amanetin: *Ju, o djem, do mė kujtoni, kur tė bėhėt Shqipėria*! Petro Nini Luarasi, veprimtar i zjarrtė atdhetar, u mėsonte shqipen nxėnėsve nė Kolonjė. E helmojnė pabesisht me helm aq tė fortė, sa edhe sa edhe mushka qė e ngarkonte drejt shtėpisė, duke ngrėnė tė vjellat e tij, u helmua, (vrasėsit hapen fjalė, se martirin e zuri kolera)! Mė pėrpara kėrcėnuesve ai u kish thėnė fjalėt e njohura. *vramėni, po gjakun po gjakun mblidhmani se do tu duhet fėmijėve tuaj tė shkruajn gjuhėn e mėmės*! (Boja e nxėnėsit ėshtė mė e shenjtė se gjaku i martirit - mėson Kurani).
LUM MARTIRĖT
Priftin Papa Kristo Negovani, autor librash shqip dhe propagandues i shqipes nė shkolla e libra fetare ortodokse e therin bashkė me vėllain dhe shumė tė afėrm tė tij! (Lum martirėt, mėson Ungjilli! Te mundimi i tyre Zoti provon njerėzit e tij!) gazetari atdhetar nacionalist Vangjel Koēa (Nirvana), mbrojtės i zjarrtė i mbretėrisė sė Zogut, duke pėrgjithėsuar martirizimet pėr shqipėrinė tė ortodoksėve, shkruante se qenė kohė kur ish shumė e vėshtirė tė ishe shqiptar, por qe edhe mė e vėshtirė tė ishe prift ortodoks. Priftin arumun Ballamaci meqė qe mik i sinqertė i shqiptarėve dhe mbėshtetės i autoqefalisė sė kishės kombėtare shqiptare, e therin me thikė. Patriotin Spiro Kosturin e vrasin pas krahėsh, sepse nguli kėmbė qė shėrbesa e martesės sė vėllait tė bėhej shqip, jo greqisht. Pėr kėtė nė Amerikė, shqiptarėt ortodoksė e myslimanė bashkė bėnė njė miting tronditės, e Noli mbajti njė ligjėrim emocionues kombėtar. Vasil Gjergji, nipi 30 vjeēar i Papa Kristo Negovanit, guxoi tė pėrkthej nė shqip 2-3 libra liturgjie fetare. fshati negovan mė nė fund i kėrkoi njė marrėveshje kishės greke, qė mesga njė tė diele tė bėhej shqip, herėn tjetėr greqisht. Prifti grek nxiti grindjen e besimtarėve nė kishė. Pesė vjetė pas xhaxhait martir, nė janar tė v. 1910 u vra nė kishė edhe nipi Vasil Gjergji. Babė Dudė Karbunara i Beratit, bashkėpuntor i Kristoforidhit, megjithė kėrcėnimet, meshen e psalmet i bėnte nė shqip. Mė 1895shtėpinė ia lyen me vajgurė dhe ia dogjėn megjithė ē kish brėnda! Jashtė flakėve i mbeti vetėm dora me tė cilėn firmosi pėrkrah Ismail Qemalit Ditėn e Flamurit. (Atė pjesė jetė tė munduar tė trupit qė i mbeti nga pleqėria, mė 1945 ia pushkatoi diktatura). At Stath Melani, predikues i kishės ortodokse shqiptare nė Amerikė, erdhi nė vendlindje nė Pėrmet, e dha njė meshė nė shqip. Atė dhjetor1918 i zėnė pritė, i presin kokėn dhe nėpėr natė shkojnė ia ēojnė nė Greqi Nuk numrohen martirizimet e ortodoksisė shqiptare nė luftė pėr pastėrtinė e fesė dhe mbrojtjen e kombit shqiptar, tė pandara nga njėra tjetra. Diktatura komuniste e vauhdoi nė llojin e saj kėtė persekutim kundėr figurave qė mbronin hapur autoqefalinė e kishės ortodokse kombėtare shqiptare. Kryepeshkopin e nderuar martir Visarion Xhuvani e futėn nė burg, duke e munduar derisa vdiq. Misionarin ortodoks Irine Banushin poashtu e burgosėn, e torturuan. Ish Kryepeshkopit Kristofer Kisi veglat e tė huajve, agjentė, iu futėn nė kishė gjatė shėrbesės fetare, ia prishin ceremoninė e shenjtė. Njė ditė para largimit nė Amerikė me kėrkesė tė Nolit, befas gjėndet i helmuar nė shtėpi.
Martirėt pa emėr tė ortodoksisė patriotė, nuk numrohen. Ata i di Zoti. Kėtė ortodoksi, me kėtė histori e kėta martirė, si mund tė marrėsh guximin ta damkosėsh sot e ta fyesh tė tėrėn si antishqiptare? Kur emėrtimin e saj e kthen nė epitet - fyes tėrėsisht, - *ortodoks* dmth. tėrėsisht si nocion gjė e urryer, e ndotur dhe antishqiptare, i je kundėrvėnė gjithė ortodoksisė, duke shkelur doktrinen burimore hyjnore dhe figurat kombėtare bashkė. shqetsime brėnda ortodoksisė ka pasur edhe nė tė kaluarėn, siē i kanė vėnė nė dukje tė parėt tanė. Por ata i kanė trajtuar me objektivitet e fisnikėri, sidomos pa nxitur pėrēarjen, duke veēuar dhe kundėrvėnė njėrėn kundėr tjetrės. Me ujėt e papastėr tė magjes nuk flaket dhe fėmia. I mbyll kėto shėnime me dy gjykime tė mia nė fund.
PORTRETI I AT NIKOLLĖ MARKUT
Sė pari edhe njėherė pėrqėndroj nderin tim ndaj asaj figure tė sotme tė krishterimit shqiptar qė po rri nė ballė tek ne nė mbrojtjen e gjithė kėsaj trashėgimie hyjnore dhe shqiptare. Mbi tė gjitha, ai po mbron autoqefalinė kombėtare tė ortodoksisė sonė duke mbajtur lart dhe ruajtur nga shkatėrrimi pėrfundimtar veprėn e madhe tė Nolit dhe gjithė martirėve, qė dhanė gjakun pėr pavarėsinė fetare si pjesė e pavarėsisė kombėtare. ai ėshtė i nderuari At Nikollė Marku, primati i kishės sė Shėn Mėrisė nė Elbasan, simbol i fetarit, shqiptarit dhe tė papėrkulurut gjer nė flijim. Ai po pėrballon vėshtirėsi, mundime, e kėrcėnime nga tė gjitha anėt, sepse po mbron sot me kėmbėngulje tė adhurueshme autoqefalinė e rrezikuar si asnjėherė tė ortodoksisė sonė. Ka me vete popullin patriot e tė kulturuar tė Elbasanit tė tij qė sot ėshtė i ngarkuar me varfėrinė e tij. Ka dhe dashamirės, qė sė shumti kanė fjalėn e mirė pėr tė E kam takuar nė kishėn e tij tė shėn Mėrisė, me atė emocion qė ndjeva kur parvjet isha nė kishėn e Shėngjergjit nė Boston, ku Noli dha meshėn e parė shqip. Qe i ngushtuar se nuk kish tu paguante as rrogėn modeste dy shėrbyesėve tė kishės. Megjithatė, lėmonte dhe njėherė me dorė tė altartė flamurin kombėtar, fotografitė e Skėnderbeut e tė Naimit pėrmbi fjalėt e vendosura bukur *Ti Shqipėri mė ep nderė * hymni kombėtar dhe mesha kėndoheshin njėra pas tjetrės. vlen tė pėrmendet ngjarja e vogėl me kuptim tė madh. Ne gazetėn *55* lexoi shkrimin tim pėr vėllezėrit e nderuar atdhetarė nė Nju Jork, Lekė e Pashko Gojēaj, tė cilėt statujėn e Nėnė Terezės ua kishin ngarkuar tre skulptorėve, njė katolik, njė mysliman, njė ortodoks. I pėrlotur nga emocioni, At Nikollė Marku puthi portretin e Nėnė Terezes bashkė me emrar e vėllezėrve Gojēaj, e mėrmėriti me zė shqiptar e shenjtor:*Nuk humbet shqipėria*! dhe u nis prapė te shėrbimi i tij i palodhur nė kishėn e Shėn Mėrisė me aq madhėshti sa edhe varfėri bashkė. e me tė dyja bashkė, ajo qė tani ka hyrė nė histori, duke vazhduar udhėn e tė parėve martirė, drejt mijėvjeēarit tė tretė. flitet pėr njė komb, ndėr mė tė lashtit nė Evropė dhe mė i shpėrndarė nėpėr botė.
P.s. I nderuari At Nikollė Marku ėshtė i vetmi qė i kundėrvihet politikės antikombėtare e asimiluese tė djallit me veshje kishtare...
Vetėm At N. Marku e mbanė gjallė Autoqefalinė e Kishės Ortodokse Shqiptare. Ai meriton ēdo lėvdatė, nderė dhe pėrkrahje sa mė tė madhe. Pėr mua ėshtė figurė e madhe eminente patriotike Kombėtare.
Krijoni Kontakt