Biznes i krimit të organizuar
nga Eduart GJOKUTAJ
Në fakt kur flitet për Mafien ne e kufizojme vemendjen tonë vecanerisht në ndermarrjet kriminale me etiketen e përgjithshme “MAFIE” ose “COSA NOSTRA (ÇËSHTJA JONË), të cilat janë emertime që nuk kanë lidhje direkte me vendin tonë apo dhe me vendet e Ballkanit në pergjithesi. Emertime të tilla, natyrisht janë të ngjashme me Yakuza në Japoni, me Triads në diasporen kineze, me Camorra-n në Napoli, me Kartelet e kokaines në Kolumbi apo me gangsteret hipi në Angli e Amerike.
Vete shtetet ku janë vatrat e këtyre organizatave kriminale, pergjithesisht nuk kanë qenë në gjendje të perballen në mënyrë të sukseshme me to. Klasat drejtuese të ketyre vendeve nuk e kanë kuptuar natyren politike të tyre, jo në kuptimin e thjeshte të lidhjeve midis mafies dhe disa politikaneve, por në atë që Mafia vete si një veprimtari e organizuar perben një kercenim për Shtetin apo thënë me mirë “Mafia është armik i Shtetit”. Kuptimi klasik i mafies se organizuar mbi baza familjesh, me organizime të vogla është rinovuar në ditet tona. Organizimi kriminal, si rrjedhoje e pershtatjes me kohen është i perhapur si një oktapod gjigand me koken larg zonave të “veprimtarise” se filialeve të tyre. Qarkullimi i parave të tyre të pista tashme behet duke i menaxhuar bizneset e veta me ane të menaxhereve të zones. Në këtë aktivitet të administruar nga mafiozet, krijohet dhe sistemi i pushtetit, i cili perpiqet të konkuroje Shtetin në legjitimitetin ekskluziv, që i ka dhene vota popullore për të ushtruar forcen, taksimin dhe zbatim e ligjeve. Konkurimi që mafiozet i bejne ketyre monopoleve të shtetit jep rrjedhojat e veta në krijimin e pasigurise në vend dhe humbjen e paqes se popullit. Synimi i mafiozeve të sotem është jo vetem korruptimi i politikaneve, administratoreve publike, drejtuesve të policise apo gjykatesve për të bërë një sy qorr karshi biznesit të tyre mafioz, por gjithashtu me fitimet e paligjshme të tyre, që janë shumë me të larta se çdo biznes i ligjshem, kerkojne ta perdorin administraten publike qendrore dhe lokale, që t’i lejoje të perdorin burimet kombetare. Procesi i infiltrimit të tyre në pasurite kombetare jep efektet në dobesimin e Shtetit duke i dobesuar mundesite e mbrojtjes se vetvetes, pasi tashme i janë hequr mjetet për tu fuqizuar dhe forcuar. Keto cilesi i bejne mafiozet në simbioze me terroristet. Megjithëse, qellimet e tyre për të goditur Shtetin ndryshojne, pasi mafiozet duan të manipulojne veprimet e veta në ato të shtetit për interesat e tyre, ndersa terroristet duan ta shkaterrojne dhe zevendesojne Shtetin dhe kohet e fundit ata të kombinuar perbejne dhe një force unike kundër Shtetit, që në fund të fundit është një force jolegjitime kundër popullit dhe vendit.
Bizneset e krimit të organizuar
Duke u shprehur kështu është e nevojshme të thuhet, që Shteti duhet të kuptoje se krimi i organizuar në bashkepunim me çdo force tjetër kundër tij është një sfide, derisa ai ndermerr veprime kriminale apo terroriste ndaj segmenteve të tij apo njerezve që presin mbrojtje nga Shteti. Organizatat kriminale nuk janë thjesht ndermarrje ekonomike që drejtohen nga sipermarres, por janë organizata që synojne, që nëpërmjet burimeve financiare të tyre jo të ligjshme të hahen me Shtetin për kontrollin e zonave të caktuara e ndoshta, pse jo të gjithë vendit e rajonit nëse do të gjenin terren. Krimi i organizuar në vetvete është një organizim, që bazat ekonomike të tij i ka te ekonomia informale, te evazionistet fiskale, te ata që pastrojne parate e trafikut të droges dhe qenieve njerezore nëpermjet bizneseve të licensuara në mënyrë ligjore, te kontrabanda. Parate e klaneve të droges dhe trafikut njerezor krijojne të ardhura të medha, që terheqin kriminelet e organizuar dhe i mbeshtesin ata për qellimet e tyre. Parate që krijohen nga kontrabandistet, duke qenë se vijne si rrjedhoje e bizneseve jo të ligjshem, për pasurime të shpejta krijojne herepashere lidhje me kriminelet pasi dhe ky grup është në lufte të vazhdueshme me shtetin. Parate që burojne nga evazioni fiskal dhe prej atyre që punojne në tregun informal janë zona ku krimi i organizuar ndihet i qete dhe nuk shihet si një e keqe. Madje në momente të caktuara, kur Shteti ashperson luften ndaj ketyre fenomeneve, kriminelet e organizuar kunderpergjigjen me vendosje gjobash dhe goditje të biznesit të ligjshem. Vete krimi i organizuar krijon biznese që kanë për baze financimet mbi mashtrimin dhe dhunen. Kështu, skemat piramidale (apo si quhen në gjuhen ekonomike Skemat Ponzi) ishin dhe janë biznes i krimit të organizuar. Krimi i organizuar krijon aktivitete të tilla apo të ngjashme, per corientimin e Shtetit në luften kundër tij dhe krijimin e situatave kaotike jashte kontrollit të Shtetit.
Rrjedhojat e biznesit të ngritur me parate nga burime jo të ligjshme i bejne kolonat e Shtetit të tilla, që mezi e mbajne në kembe dhe në një predikues të pabesueshem, që në fakt nuk mund të ushtroje as minimumin e funksioneve të tij, që i janë besuar nga populli. Akuzat e politikes aktuale që i drejtohen Shtetit për mbrojtjen e krimit të organizuar dhe mafiozeve prej tij duhet ta gjejne pergjigjen në atë se fenomenin e mafies nuk mund ta krijoje vete Shteti.
Grupet kriminale nderkombetare dhe rajonale duke bashkepunuar me homologet e tyre në vend në kushtet e vendit tone ku ekonomia informale është mjaft e perhapur po minojne bazen ekonomike të Shtetit dhe aspiratat e vete popullit, që është me i humburi nga egzistenca e tyre.
Konceptimi i krimit të organizuar (mafiozeve) dhe hartimi i luftes kundër tij nga klasat drejtuese të Shtetit deri me sot nuk është i cliruar nga ngarkesat e të kaluares politike të politikaneve. Shteti shqiptar i të kaluares ish-socialiste ishte mjaft i ashper ndaj ketyre fenomeneve (pasoje e politikes izolacioniste) duke e lënë këtë fenomen pa terren veprimi apo infiltrimi.Po ashtu dhe nga tranzicioni kaotik i zgjatur politiko-ekonomik në vitet ’90, klasat drejtuese që linden drejt demokracise, të pamesuara dhe të panjohura me eksperiencen e luftes ndaj krimit të organizuar, me shumë deklaroheshin se imediate për Shtetin ishte garantimi i të drejtave të njeriut, gje që coi në një mosvleresim të rrezikut të krijimit të krimit të organizuar vendas në bashkepuni me atë që erdhi si import. Tashme, të drejtat e njeriut shiheshin si një ombrelle mbrojtese per cdonjerin që ngrihej kundër parimeve të Shtetit dhe luftohej kush i mbronte ato. Me akuzat ndaj Shtetit dhe luftes qe bente, si mbrojtes i qetesise publike dhe sigurise kombetare ndaj fenomeneve të krimit të organizuar, klasat drejtuese e treguan veten si të papergjegjshme, primitive dhe të paarmatosura perballe armikut të tyre. Naiviteti trondites që është shprehur gjithë këto vite nga keta (jo)politikane pasqyrohet në krizat e medha sfidante që jetojne njerezit në çdo hap të tyre. Indirekt krimi i organizuar është perfaqesuar dhe mbrojtur nga keta politikane. Mosdistancimi nga aktivitete të tilla si ato me lart janë tregues se sa gabimisht qendrojne në pozicionin politik, që mbajne.
Gjykimet e bujshme apo maksigjykimet e bizneseve të krimit të organizuar nuk kanë arritur t’a mundin dot mafien që vepron në vend. Perkundrazi, sa here që Shteti ka ndermarre iniciativa në lufte kundër saj ajo është kunderpergjigjur në mënyrë të pameshirshme me veprime terroriste duke goditur stabilitetin politiko-ekonomik të vendit tonë por dhe të vendeve fqinje. Kështu, Mafia në vetvete nuk është më një organizim që prish thjesht rendin publik, por ajo me krimin e organizuar që e ushqen është një problem politiko-ekonomik duke shfrytezuar pergjigjen jo të duhur që i ka dhene Shteti me dy “gjymtyret” e tij godites: policine dhe gjykatat. Megjithate, Shteti me iniciativat që po ndermerr po tregon se është akoma i gjalle dhe në gjendje të luaje rolin e tij thelbesor si mbrojtes i shoqerise në një demokraci. Lufta e deritanishme ndaj krimit të organizuar, do të behej e frytshme nëse perpjekjet dhe sakrificat e jetes se perditshme të shumë punonjesve të Shtetit të shiheshin si një sinjal rreziku për të ardhmen, duke e kuptuar se çdo element apo grup elementesh që kercenon Shtetin duhen trajtuar si armik i Shtetit. Pra, krimi i organizuar do të shkaterrohet, nëse klasat drejtuese të politikes shqiptare do të marrin pergjegjesine politike, për rezultatin si të veprimeve dhe të mosveprimeve të tyre. Kështu ata permbushin detyren e tyre si njerëz të të njejtit Shtet.
Krijoni Kontakt