Kuvendi miraton gjashtė anėtarė pėr Kėshillin Mbikėqyrės tė Bankės sė Shqipėrisė. Fiton edhe Gjoni i opozitės
Opozita voton listėn "Nano"
Harasani dhe Ibrahimi marrin 87 dhe 89 vota, nė sallė ishin 67 deputetė tė PS-sė. Ibrahimi 89, Fullani 75
Anila Rama
TIRANE- Rikthehen aleancat fluide nė Kuvend. Kėtė herė nuk janė bashkuar votat e mbėshtetėsve tė Metės dhe opozitės si nė shkarkimin e kryeprokurorit Rakipi apo rrėzimin e ministrave tė Nanos, por njė pjesė e deputetėve tė djathtė, pėrfshirė PD, duke pėrfituar edhe nga mungesa e kryetarit tė PD-sė Berisha nė bashkėpunim me grupin e PS-sė kanė zgjedhur dje me njė rezultat tė shkėlqyer anėtarėt e Kėshillit Mbikėqyrės sė Bankės sė Shqipėrisė. Kreu i KESH Andis Harasani, aq i kritikuar nga opozita, ka arritur tė zgjidhet me 87 vota, aq sa mori dhe presidenti konsensual Moisiu nė kulmin e dashurisė Nano-Berisha. Duke llogaritur qė numri i deputetėve socialistė tė pranishėm dje nė Kuvend nuk shkonte mė shumė se 67 dhe me gjithė aleatėt 73, dhe 6 fletė dolėn tė pavlefshme, del se pėr tė arritur kuotat 89 qė mori Fatos Ibrahimi dhe 87 Andis Harasani, kanė kontribuar edhe 13 deri 15 vota tė opozitės dhe njė pjesė tė PD-sė. Madje burime nga grupi i PS-sė thanė dje se gjatė votimit ka pasur deputetė tė PD-sė qė sugjerimin votimin e kandidaturave tė ardhura nga qeveria. Gjithė bashkėpunimi ėshtė lehtėsuar nga votimi i fshehtė me kuti, ku ėshtė eliminuar sikleti i publikimit tė votės pro nga ana e opozitės. Edhe varianti i marrėveshjes paraprake mes PD-sė e PS-sė bie, pasi maxhoranca pranoi qė nė fillim tė hiqte nga lista e kandidaturave tė Kuvendit emrin e Ahmet Cenit. Kuvendi ka tė drejtė sipas ligjit tė propozojė tre kandidatura dhe ti votojė pėr anėtarė tė Kėshillit Mbikėqyrės tė Bankės sė Shqipėrisė. Njė nga kėto meqė PD ka mė shumė se 1/3 e vendeve nė Parlament, i takon asaj. Ka qenė vetė kreu i deputetėve tė PD-sė Topi qė ka mohuar dje zėrat pėr njė marrėveshje me PS.
Votimi
Me votim tė fshehtė nominal u votuan 7 kandidaturat e paraqitura nga qeveria, grupi parlamentar i PS-sė dhe ai i PD-sė, prej tė cilėve fituan 6 kandidatėt, Fatos Ibrahimi, Andis Harasani, Ksenofon Krisafi, Ardian Fullani, Tefta Ēuēi dhe Elisabeta Gjoni, ndėrsa nuk mori numrin e mjaftueshėm tė votave kandidati alternativ i propozuar nga selia blu Albert Gajo. Votimi i fshehtė nominal, ka favorizuar haptaz disa nga kandidaturat e paraqitura nga socialistėt dhe qeveria, sepse numri i votave nė mbėshtetje tė tyre ka qenė shumė mė i lartė se shifra e pėrgjithshme e deputetėve tė PS-sė dhe tė aleatėve tė saj qė ishin tė pranishėm dje nė sallėn e Kuvendit. Pra me njė llogari tė thjeshtė del se nė 89 votat qė mbėshtetėn kandidaturėn e zv/guvernatorit aktual tė BSH-sė Fatos Ibrahimi tė propozuar nga socialistėt, dhe nė 87 votat qė ishin nė mbėshtetje tė kreut tė KESH-it Andis Harasani, janė mbi 15 vota tė deputetėve tė partive opozitare. Kjo bazuar edhe nė faktin se 4 deputetė tė PS-sė Petro Koēi, Arben Malaj, Blendi Klosi dhe Valentina Leskaj kanė munguar gjatė procesit tė votimit. Ndėrkohė qė numri i pjesėmarrėsve nė votim ishte 124 deputetė, ndėrsa vetėm 6 fletė votimi pėr tė tre rubrikat qė u votua u vlerėsuan tė pavlefshme nga kryetari i komisionit tė votimit, socialisti Durim Hushi. Nė kėtė mėnyrė votimi i fshehtė me kuti, i kėrkuar nga deputeti i PD-sė Sokol Olldashi dhe kryetari i grupit parlamentar tė LSI-sė Sabit Brokaj, i mbėshtetur mė pas edhe nga kreu i PS-sė Gramoz Ruēi, vėrtetoi se opozita nė raste tė tilla rezulton me rrjedhje tė vazhdueshme nga radhėt e saj duke i kaluar votat nė favor tė maxhorancės. Gjatė debateve tė zhvilluara para procesit tė votimit, e vetmja kandidaturė qė u kundėrshtua ishte ajo e sekretarit tė pėrgjithshėm tė Kryeministrisė Ksenofon Krisafi. Sipas deputetit tė PD-sė Ridvan Dode, Krisafi nuk plotėsonte kriterin kryesor pėr njė anėtar tė Kėshillit Mbikėqyrės, eksperiencėn nė institucionet bankare. Nga ana tjetėr nėnkryetari i grupit Jemin Gjana, vėrejti se kandidatėt e PS-sė dhe tė qeverisė, ashtu si edhe nė raste tė tjera duhet tė ishin paraqitur me kandidatė tė tjerė alternativė, pėr tė bėrė njė pėrzgjedhje tė mirėfilltė mes tyre. Ndėrsa kreu i grupit parlamentar tė LSI-sė Brokaj e konsideroi absurd faktin qė nė listėn e emrave tė propozuar nuk ishte emri i guvernatorit aktual Shkėlqim Cani, qė sipas tij, kishte marrė vlerėsime tė konsiderueshme nga ndėrkombėtarėt. Por kreu u grupit tė PS-sė Gramoz Ruēi kundėrshtoi mendimet e shprehura nga Brokaj, Gjana e Bode, duke pohuar se nė njė proces votimi tė fshehtė qėndrimi shprehet me votė dhe se ishte e parregullt tė komentoje kandidatėt. Ndėrkohė grupi i tė gjelbėrve para votimit deklaroi tėrheqjen e kandidaturės sė tyre Elida Mani, duke pohuar nėpėrmjet kreut tė grupit Ndue Preka, se gjithēka ishte e paravendosur nga dy grupet parlamentare kryesore.
Tė zgjedhurit e djeshėm
Fatos Ibrahimi 89
Andis Harasani 87
Ardian Fullani 75
Ksenofon Krisafi 72
Tefta Ēuēi 68
Elisabeta Gjoni 61
Nuk fitoi Albert Gajo 58 vota
Tė pavlefshme 6 fletė
08/10/2004
Krijoni Kontakt