Aksion i Izraelit ne Rripin e Gazes: Me shume se 50 te vrare
Kryeministri izraelit tani sugjeron qe ajo te vazhdoje edhe me tutje. Qellimi sipas kryeministrit izarelit, eshte qe te ndermerren te gjitha masat e nevojshme per te ndalur hedhjen e raketave palestineze mbi qytete izraelite
.
Gaze, 3 tetor - Kryeministri izraelit, Ariel Sharon, ka thene se Izraeli do te duhej te zgjeronte fushen e veprimit gjate ofensives ne Rripin e Gazes. Ai i deklaroi kete nje radioje izraelite ndersa ofensiva ushtarake izraelite ne Rripin e Gazes hyri ne diten e katert. Ofensiva e Izraelit ne veri te Rripit te Gazes eshte nje nder me te medhate gjate kater viteve te fundit te dhunes. Deri tani jane vrare rreth 50 palestineze, te armatosur por edhe civile. Kryeministri izraelit tani sugjeron qe ajo te vazhdoje edhe me tutje. Qellimi sipas kryeministrit izarelit, eshte qe te ndermerren te gjitha masat e nevojshme per te ndalur hedhjen e raketave palestineze mbi qytete izraelite. Vitin e ardhshem Sharoni planifikon qe te terheqe nga ky rajon te gjithe ushtaret dhe banoret izraelite. Kundershtaret e planit te tij thone se kjo vetem qe do te inkurajoje grupet radikale palestineze qe te sulmojne edhe me shume. Por ai nuk pajtohet me kete dhe shume vete besojne se ofenziva ka per qellim qe te tregoje se ai do te shkaterroje grupet e armatosura para se te terhiqet nga Gaza pergjithmone.
Sharon: Izraeli do te zgjeroje operacionin ne Rripin e Gazes
Kryeministri izraelit, Ariel Sharon, thote se Izraeli do ta zgjeroje operacionin tashme masiv ne Rripin e Gazes qe ndermori ne pergjigje te sulmeve vdekjeprurese palestineze me raketa kunder qyteteve kufitare izraelite. Zoti Sharon e beri kete koment dje, gjate nje interviste me Radio Izraelin, nderkohe qe trupat izraelite mbanin nen kontroll nje zone te ndermjetme 9 kilometra te gjere ne Gazen veriore. Afro 50 palestineze jane vrare qe nga fillimi i operacionit izraelit diten e enjte. Sulmi i fundit ajror izraelit sot ne mengjes la te vrare dy persona te armatosur ne kampin Xhebalia te refugjateve. Sipas deshmitareve, te dy ishin anetare te grupit ekstremist Xhihadi Islamik. Operacioni izraelit beri qe kabineti palestinez te shpalle gjendjen e jashtezakonshme dhe te beje thirrje per ndihme nderkombetare, nderkohe qe kryeministri palestinez, Ahmed Kureja, shtyu per me vone nje vizite ne Moske.
Marre nga Flaka
Krijoni Kontakt