Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    ...gjenķ... Maska e mad
    Anėtarėsuar
    18-03-2004
    Vendndodhja
    Prage [EU]
    Postime
    1,321

    Post Arkivat e Misterit

    Ndertuesit e Piramidave dhe Draco Alpha



    Eshte modifikuar nje harte yjore (poshte) duke u perpjekur te kemi nje ide se cfare shikonin Ndertuesit e Piramidave ne qiellin e veriut. Gjendet vetem nje yll aty i emertuar dhe ky eshte Draco alpha. (data e hartes yjore varet nga pozicioni Draco Alpha, ishte 3 grd. 43 min. nga pika polare ne 2160 p.e.s dhe 3440 e.s.) Ky yll eshte i rendesishem sepse kur leviz drejt pozicionit te treguar nga shigjeta, ishte e mundur te shikohej ne fund te pasazhit zbrites thelle ne Piramide.


    Kur eshte ndertuar Piramida nuk kishte Yll Polar, por vetem nje zone e erret e qiellit ku te gjithe yjet e tjere rrotulloheshin. Sa me shume te mendohej per te, aq me teper te lindte mendimi nese mund te perdorje yjet e tjere per te krijuar ndonje forme gjeometrike, e cila do te ndihmonte per te gjetur ku ishte kjo pike rrotullimi ose pike polare. Forma e gjetur eshte e shfaqur me poshte.(eshte nje figure 4-faqeshe)



    Ne momentin qe u pa, u njoh menjehere. Ishte pare ne nje pikture mbi nje mur te gdhendur.



    Tre format ne te majte nuk jane tavolina, por mjete per te gjetur piken polare. Por duke ditur kete, te lind mendimi se per cfare duhej personi i ulur. Forma e hapesires ne te cilen ai gjendet eshte e njejte me formen e tavolines. Vetem se nuk jane vizat qe nderpriten. Dhe per cfare sherben catia? Pas nje kohe te shkurter me vizore dhe kompas ne dore, doli pergjigja.



    Keshtu, njeriu i ulur tregon me gisht piken polare. I tregohet gjeneratave te ardhshme si ta gjejne ate, duke vendosur segmentet e sakta qe nderpriten brenda. Ideja eshte qe ndoshta, vetem ndoshta, arsyeja e pare qe Piramidat u ndertuan, ishte si vend veshtrimi per te gjetur piken polare. E vetmja gje qe do nevojitej do ishte ndonje lloj shenje ne faqen jugore te nje piramide ku te qendrohet dhe qe maja e piramides te tregoje piken polare. Edhe pasi ndaluan se ndertuari piramida, egjiptianet zakonisht ndertonin obeliske (nje tjeter mjet i mire per veshtrim) ne cdo vend te vecante.


    {^_^}
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mad : 05-10-2004 mė 14:16
    ::|maDes!gn © 2009|::

  2. #2
    ...gjenķ... Maska e mad
    Anėtarėsuar
    18-03-2004
    Vendndodhja
    Prage [EU]
    Postime
    1,321

    Post PRO-te dhe KUNDRA-t E EKZISTENCES SE JETES TJETERKUND

    nga Dennis G. Balthaser

    Kohet e fundit kam botuar nje editorial te titulluar "A Jemi Vetem?" dhe vendosa se ndoshta duhet ta pasoj me nje botim te ngjashem, perderisa pyetja e ekzistences se jetes tjeterkund ne universin tone na mundon. Per arsye ndershmerie, ky editorial do jete i dyanshem, sepse si kerkues UFO, mendoj se mundesite jane ne favor te ekzistences se tyre. Si barazi, do mundohem (duke perdorur mendimet e te tjereve), te jap nje vizion "pro" dhe "kundra" mbi subjektin.

    para se te vendos cfare te shkruaj, kontrollova ne fjalorin e rastesishem te shtepise per gjuhen angleze, te cilit i besoj, per te pare cili eshte perkufizimi i fjales "jete". U cudita me numrin e perkufizimeve te fjales "jete". Ai fillestari vinte keshtu;

    "Jeta eshte kushti qe dallon kafshet dhe bimet prej objekteve inorganike organizmave te vdekur, i manifestuar nga rritja nepermjet metabolizmit, riprodhimit, dhe fuqise se pershtatjes me ambjentin rrethues mes ndryshimeve te brendshme". Nqs e interpretoj kete ne menyre korrekte, mbeshtet teorine time, qe jeta ne planete te tjere nuk ka pse te jete "jete ashtu si e njohim", ashtu si theksojne shume shkencetare ne lidhje me kete teme. sigurisht, jeta ka vetine te pershtatet me cfaredo kushtesh brendesisht te gjeneruara.

    jam rritur duke mesuar se jemi gjithcka qe ekziston dhe duke e pranuar kete si fakt. Pas se gjithash, cfare informacioni kisha une per ta kundershtuar kete fakt? Gjithssesi, disa vite me vone, kur fjala per disqet fluturuese, (UFOt), filloi te filtrohet ne procesin tim mesimor, "fakti" filloi te behej i dyshimte. me forcimin e interesit tim per ufologjine, dhe shkenca filloi te shikonte me nga afer mundesine e ekzistences se jetes tjeterkund, dhe filloi te zbuloje gjera te papara ne te kaluaren ne universin tone, une u bera me i vetedijshem per faktin se, sigurisht ne nuk jemi gjithcka qe ESHTE, ne kete univers gjigand. Une ne rradhe te pare nuk mund te jem aq egoist te pretendoj se jeta ekziston vetem mbi Toke. Eshte jeta ashtu sic e njohim ne ne tjeter vend? Askush nuk e di kete gje, akoma, por une nuk shikoj arsye pse duhet te jete. Ne jemi tmerresisht te kufizuar te mendojme ne rruge jo-familjare ose "te parehatshme" me mesimdhenien dhe menyren tone te menduarit.

    Ceshtja KUNDRA jetes tjeterkund:

    Meqenese, persa i perket opinionit tim, kjo do jete pergjigja me e shkurter nga te dyja, kam vendosur ta diskutoj te paren. Me gjithe kerkimet qe i perkasin ufologjise, ka gjithnje dy ane ku mund te mbeshtetesh, hetimi dhe teoria.

    kohet e fundit 2 profesore ne Universitetin e Washingtonit, Peter Ward, me kredenciale te jashtzakonshme ne paleontologji dhe Donald Brownlee, nje astronom i famshemr, bashke-autorizuan nje liber, (Copernicus Books), te titulluar, "Rare Earth", (Why Complex Life is Uncommon in the Universe)(shqip=Toke e rralle, pse jeta komplekse eshte e pazakonte ne univers). Ata i bazuan gjetjet e tyre ne nje studim se si jeta u formua ne planetin tone dhe si disa gjera duhet te ndodhnin ne kohe dhe menyre specifike, qe jeta te evolonte per miliarda vjet. Ata tregohen shume te kujdesshem mos te perjashtojne jeten ne planete te tjere si mundesi, por pohojne se jeta mund te ekzistoje ne forme mikrobesh dhe jo me teper.

    Disa nga arsyet qe ata japin per vezhgimin e tyre vijojne si me poshte:


    Hena jone stabilizonaksin e Tokes dhe ndihmon ne kontrollin e klimes.

    Vendndodhja e Sistemit tone Diellor ne galaktiken tone parandalon ekspozimin e tepert prej diellit tone.
    Shume yje ne univers jane me te vegjel se dielli yne dhe planeteve do ti duhej te orbitonin me afer diejve te tyre per te marre ngrohtesine e nevojshme.

    Meqenese orbita e Jupiterit eshte ne te njejtin plan diellor si Toka jone, na mbron nga goditjet prej objetkeve nderplanetar si asteroidet apo meteoret.

    Prania e vetem 1 dielli ne sistemin tone, ben te mundur qendrueshmerine me te madhe te qarkullimit te Tokes ne orbiten e saj.

    Largesia jone nga dielli eshte e tille qe te formohene dhe mbahen atmosfera dhe uji i lengshem.

    keshtu keta 2 profesore, pa patur faj, hedhin supozime te bazuara mbi te vetmin planet ne te cilin dime se ekziston jete inteligjente---Token tone. Nuk i fajesoj ata per kete gje, meqenese kjo eshte eshte gjithcka qe ne kemi me te cilen mund te punojme.

    Per ata te interesuar ne ufologji dhe atronomi, une do rekomandoja librin e tyre.

    Ceshta PRO jetes tjeterkund:

    Ne librin e lartpermendur "Rare Earth", ekuacioni i Frank Drake eshte marre per supozimet. A nuk supozojne keta 2 autore se jeta do te duhej te zhvillohet ne te njejten menyre si ne Toke, perderisa kjo eshte gjithcka ku ato mund te bazojne informacionin?

    Ekuacioni i Drake ( N = N* fp ne fl fi fc fL) u zhvillua ne 1961 dhe eshte gjithashtu i bazuar ne pune me hamendje, por sa me shume te mesojme rreth universit, aq me te sakta do te behen rezultatet e nxjerra nga ky ekuacion.

    Bazuarne mbi ekuacionin e Drake, kjo qe vijon besohet te jete mjafte e sakte:

    numri i yjeve ne galaksine tone eshte afro 200 miliarde.

    GJithashtu ne ekuacion perdoret numri i yjeve qe duhet te kene sisteme planetare, sa prej ketyre planeteve do te mbeshtesnin jete, dhe ne sa prej ketyre planteve jeta do te evolonte, ne nje jete inteligjente.
    Programi yne hapsinor dhe ato te kombeve te tjere kane derguar sonda neper sistemin tone diellor, dhe pa llogaritur arritjet, ata kerkojne te gjejne jete ne planetet ngjitur me tonin. Teleskopi Hubble na ka dhene pamje nga objekte qe vetem disa vite me pare askush prej nesh nuk mendonte se do shihnim. Mendoj se shume prej nesh do te donin te dinin (dhe ndooshta edhe shpresonin), qe nuk jemi te vetmet qenie ne univers. megjithate dituria jone eshte aq e kufizuar, sa jemi akoma duke kerkuar "komshinjte" tane per nje informacion te tille.

    I kam zili ata qe lindin ne kete dite te sotme per ate qe mund te mesojne gjate jetes, ndersa nga ana tjeter, shpresoj ta kene kete mundesi per ta mesuar.

    Jemi te vecante per poziten tone ne kete planet, ne sistemin diellor, ne galaksi dhe ne univers, gje qe ka pasur nje efekt vital ne banimin e tij. Ne cfare jemi zhvilluar, ka qene zgjedhja jone. Cfare leme pas per bijte dhe niperit, eshte gjithashtu zgjedhja jone. Shpresoj te marrim vendimet e duhura.


    {^_^}
    ::|maDes!gn © 2009|::

  3. #3
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anėtarėsuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Bravo , Mad per keto 2 shkrime , nese ke tjera HEDHI ketu mos te dhimben gishtat........shnet.....vetem perpara

  4. #4
    ...gjenķ... Maska e mad
    Anėtarėsuar
    18-03-2004
    Vendndodhja
    Prage [EU]
    Postime
    1,321

    Piramidat e Sudanit

    --------------------------------------------------------------------------------------------------------
    nga Simon H.

    Vura re dicka dhe me doli nje si tip vegimi. Piramidat e printuara ne kartmonedhat USD nuk jane priamidat e GIZES,
    ashtu sic thone dhe mendojne te gjithe.

    Ato jane ne fakt piramidat e Kush-it, aty ku ndodhet Sudani i sotem. Ato u ndertuan rreth vitit 500 p.e.s, prej Nubianeve, te cilet eventualisht u bene faraonet e Egjiptit te Siperm dhe te Poshtem.



    Ata ishin nen sundimin e Egjiptit tamam 1 ose 2 mije vjet me pare, por edhe pas kesaj, ata ruajten shume prej traditave antike, duke prezantuar keshtu art dhe stile te harruara sit e kohes kur ata sundonin Egjiptin. Stili i perdorur ne keto piramida eshte komplet i ndryshem nga ai ne Piramidat e Saqqara-s apo Gizes.

    Per fakt, ato u ndertuan pas vdekjes se faraonit,prej pasuesit te tij. Me e rendesishme, keto piramida pasqyrojne te njejtin stil si ato mbi kartmonedhat e dollarit; me ane me te pjerreta, sic ishin zakonisht, megjithate jo gjithnje, te ndertuara qellimisht pa gurin e majes. Ndoshta ka me shume se kaq.

    Ketu jane fotografi te gjetura pasi eshte shkruajtur ky mesazh, per te theksuar cfare dua te them. Valet e trurit jane dicka e mrekullueshme, apo jo!

    ::|maDes!gn © 2009|::

  5. #5
    ...gjenķ... Maska e mad
    Anėtarėsuar
    18-03-2004
    Vendndodhja
    Prage [EU]
    Postime
    1,321

    Post Reportime te pashpjeguara

    Gjurme ne Hene

    Moduli henor Amerikan Apollo 11 fotografoi nje skelet njerzor kur zriti ne Hene ne 1969.

    Ky eshte mendimi i astrofizikanit kinez Dr. Kang Mao-pang, i cili per here te pare shtangu boten kur botoi piktura te gjurmeve te kembeve te zbathura njeriu mbi Hene ne konferencen e lajmeve ne Pekin.

    Shkencetari pretendoi ti kishte marre ato foto --- te cilat ishin aq sekrete aq sa as astronautet e Apollo 11 nuk dinin per egzistencen e tyre – prej nje “burimi te pakapshem Amerikan”

    Fotografia e skeletit njerzor u perfshi ne nje grup te dyte fotosh dhe dokumentash qe ai mori nga i njejti burim ne vjeshte te vitit pasues.

    "Amerikaner kane konspiruar ne nje fshehje te proporcioneve monumentale dhe ndoshta edhe kriminale," tha Dr. Kang per gazetaret ne Pekin.

    "Ata fshehen foto gjurmesh te kembeve te zbathura njerzore mbi Hene per 20 vjet dhe u munduan edhe me shume te mbanin te fshehte skeletin. Implikimet e asaj qe ata mund te kene gjetur atje jane cfallsifikuese," vazhdoi ai. "Por me sa suket amerikanet ndjejne qe askush tjeter ne bote nuk eshte aq i privilegjuar me te cilin mund ta ndajne kete informacion."

    Lidhjet e bera nga Dr. Kang shtangen expertet hapsinore dhe te inteligjences te SH.B, njeri prej te cileve u fsheh pasi reporteret filluan ti drejtonin pyetje ne nje restorant ne Washington, D.C.

    Edhe burime te tjera refuzuan te komentonin – edhe pasi u tha qe eksperti kinez ka kopje te mbi 1,000 fotografive te NASA qe qarte shfaqin dhe tregojne gjurme kembesh te zbathura dhe nje skelet njeriu ne siperfaqen henore.

    Shume intriguese, skeleti duket te kete pas veshur jeans. Duke gjykuar nga pozicioni i eshtrave, ka te ngjare qe personi te cilit i perkiste te kete qene pjeserisht pandjenja dhe te kete perballur nje vdekje te dhunshme.

    Eshte gjithashtu e mundshme qe skeleti te jete transportuar neper hapsire per nje kohe te gjate pasi personi te jete vrare. Dekompozimi i kockave dhe mishit nuk do te kishte qene i mundur te ndodhte ne atmosferen pa ajer te Henes.

    Eksperti kinez me tej vuri ne dukje se mosha e skeletit nuk mund te vleresohej pa analizuar kocken ne rradhe te pare.

    "Si gjurmet ne Hene, keto foto e moren prej nje aparati ne bordin e kapsules henore dhe mu dhane nga nje burim amerikan qe eshte jasht cdo kontaktimi," said Dr. Kang.

    "Kam gjithashtu ne dore dokumenta dhe letra te klasifikuara te cilat perskruajne gjurmet si te freskta dhe skletetin padyshim njerzor.

    Pyetja te ciles i duhet pergjigjur eshte si shkuan ne Hene gjrumet dhe skeleti. Implikimi me i dukshem eshte qe forma jete jashtetokesore ishin te perfshira por kurr nuk do jemi ne dijeni, derisa amerikanet te nxjerrin informacionin qe kane."

    Dokumentat te cilat Dr. Kang ka paraqitur jane te stampuara "top secret" dhe te datuara Gusht 3, 1969, qe do te thote se jane shkruar vetem 2 jave pasi astronautet Neal Armstrong dhe Buzz Aldrin u ulen dhe ecen mbi Hene – me cizme -- ne Korrik 20, 1969.

    Pjese te medha te teksit jane hequr. Por eshte e qarte se ekspertet e SH.B pranuan se jashtetokesoret kishin te benin me gjurmet dhe skeletin ne Hene.

    Perpjekje te vazhdueshme per ti bere zyrtaret e cfaredo niveli te qeverise te adresojne reportin e Dr. Kang kane qene te pasuksesshme.

    Shpjegoi nje burim i Washingtonit: "Asnjeri nuk do te thote gje derisa presidenti Bush jep urdher. Ky s’eshte mbulim i zakonshem, ben Watergate-in te duket si pikniku i shkolles diten e Diele. Aq i madh eshte.

    {^_^}
    ::|maDes!gn © 2009|::

  6. #6
    ...gjenķ... Maska e mad
    Anėtarėsuar
    18-03-2004
    Vendndodhja
    Prage [EU]
    Postime
    1,321

    Post Planeti i 12t

    nga Mark Hazelwood

    Burime te brendshme te NASA spekulojne 2/3 e popullsise se planetit do te vdesin gjate shkembimit te poleve te shkaktuar nga kalimi i Planetit X ne 2003. Nje tjeter 2/3 e atyre qe do mbijetojne fillimisht do zhduken nga uria dhe ekspozimi ndaj elementeve brenda 6 muajve. Cdo agjensi sekrete qeveritare ne SH.B.A eshte teresisht e vetedijshme me ate qe pritet te ndodhe ne 2003-shin dhe po pergatiten. Vatikani gjithashtu. Publiku nuk po lajmerohet dhe nuk po i jepet mundesia te pergatitet.

    Vellimi i te dhenave nga sherbimet sekrete, observatoret, dhe Vatikani ka per te shperthyer ne mase. Historia me e rendesishme mbi Toke per me shume se 3000 vjet po perhapet shpejt, nga permbajtja e tregjeve financiare dhe mediave kryesore per shkak te frikes se panikut dhe kolapsit financiar. Publikut mund ti jepet nje shans te pergatite duke u informuar. Planeti yne eshte duke shkuar drejt ndryshimeve te medha tokesore edhe nje here ne pranvere te 2003 si rezultat i kalimit te planetit tone te 10te midis sistemit tone diellor. Planeti X orbiton ndermjet diellit tone dhe binjakut te tij te erret. Nje diagram i 1987 i NEW SCIENCE & INVENTION ENCYCLOPEDIA (Enciklopedia e Shkences dhe Shpikjes se Re) tregon diellin tone binjak dhe planetin e 10te.



    "Ky diagram u shfaq ne 1987 ne edicionin e New Science and Invention Encyclopedia te publikuar nga H.S. Stuttman, Westport, Connecticut, USA. Artikulli diskutonte qellimin e kapsulave hapsinore Pioneer 10 dhe 11. Qarte shfaqet “Nemesis” nje emer popullor i shokut binar te diellit tone, nje yll i vdekur. (Sistemet diellore binare me sa duket jane rregull ne galaksine tone, dhe jo perjashtim.). Pse tregon ky diagram vendondodhjen e perafert te Planetit X (te njohursi Planeti i 10te ose i 12te)? Planeti X ne fakt eshte prezantuar ne kete enciklopedi te respektuar. Disa kane sygjeruar trajektoret e Pioneer 10 dhe 11 u zgjodhen per te patur nje fiksim trekendor rreth Planetit X, nje sygjerim qe ky grafik do te mbeshteste."

    Zecharia Sitchin, shkollari i riemeruar boteror, autor i "The 12th Planet"(Planeti i 12te) dhe arkeolog, tegon mbi kete rast njohurite e tij per kthimin e Nibiru NE KETE KOHE!" Do ishte shume e rrezikshme po te dilnin me publikisht reth kesaj per shkak te peshes se tij ne komunitetin shkencor.


    Nje grup shkencetaresh ne Rusi ne vitin 2000 mbajten mbledhje te shumta per te diskutuar planetin e zbuluar nga nje prej observatoret e tyre me te medhenj. Nje profesor dhe fikiant 66 vjecar beri te ditur se mori pjese ne kete mbledhje. Kjo coi ne te famshmin "Problem 2003" e sherbimit te lajmeve Reuters ne 13 Shtator 2000. Zyrtare te larte te qeverise ruse mblodhen nje komision per te studiuar problemin i cili thuhej se pritej te shkaktonte "nje varg pasojash dhe nje tkurrje masive te popullates." Ata vrisnin mendjen nese Rusia do te ekzistonte si shtet as kesaj. Andrei Shukshin, i cili shkruajti kete histori, ka pranuar publikisht se nuk dinte pse udheheqesit ruse thonin kete dhe shtoi spekulimin e tij, i cili nuk bazohej ne ngjarje.

    Kontakte private te nje pasaniku gjerman me nje observator te madh ne Sh. Petersburg, Rusi nxorri ne pah informacione interesante. Personi i ngarkuar per gjetjen e planeteve te rinj aty pranoi se kishin 3 vjet qe vezhgonin Planetin X dhe jane te shqetesuar rreth demit subjektiv qe do ti shkaktonte Tokes gjate kalimit te tij. Emri qe i dhane Planetit X ishte "Raja Sun" ose "Great Star(Yll i Madh)."

    "CFARE PO NA AFROHET?" At Malachi Martin shpjegon ne 1997 se trupi qiellor qe po na afrohet do shkaktoje miliona viktima gjate kalimit te tij ne 5-10 vjet. Edhe Vatikani ka teleskopin e tij. VATT (Vartican Advanced Technology Telescope = teleskopi me teknologji te avancuar) operon ne Observatorin Mt. Graham te lokalizuar ne Arizona.

    Biografia e Malachi Martin: At Malachi Martin, teolog eminent, ekspert i Kishes Katolike, ish Jezuit dhe profesor Institutin Pontifikal Biblik te Vatikanit, eshte autori i best-seller-eve kombetare ne Vatikan, “The Final Conclave”, “Hostage to the Devil”, dhe “The Jesuits”. Ai u trainua per teologji ne Louvain. Aty mori doktoraturat ne Gjuhe Semit, Arkeologji dhe Histori Lindore. Ne vijim studioi ne Oxford dhe ne Universitetin Cifut ne Jeruzalem. Prej 1958 deri 1964 ai sherbeu ne Rome, ku ishte nje i afert me Kardinalin e riemeruar Jezuit Augustin Bea dhe Papa Gjoni XXIII. Martin vdiq ne 1999. Disa besojne vdekja e tij ishte rezultat i pohimeve te tij te hapura per planetin X dhe qe Vatikani nuk deshi te tregoje kete ishte gjithashtu e lidhur me Sekretin e Trete te Fatimas.

    Une kuptoj qe Kisha Katolike sponsorizon dhe ndermerr kerkime shkencore jo vetem per te vertetuar histori biblike.


    >>>>vazhdon........(per arsye mos-postimi te pjeseve te gjata!)

    {^_^}
    ::|maDes!gn © 2009|::

  7. #7
    ...gjenķ... Maska e mad
    Anėtarėsuar
    18-03-2004
    Vendndodhja
    Prage [EU]
    Postime
    1,321

    HARTA E "KRIJUESIT"

    Nje zbulim i shkenctareve Bashkire eshte kontradiktor me nocionet tradicionale te historise se njerezimit: pllaka guri 120 milion vjecare te mbuluara me harte ne relieve te krahines se Uraleve.

    Kjo duket si e pamundur. Shkencetaret e Universitetit Shteteror te Bashkir kane gjetur prova te palekundshme per egzistencen e nje civilizimi shume te zhvilluar. Behet fjale per nje pllake te gjetur ne vitin 1999, me nje pikture te rajonit te realizuar me nje teknologji te panjohur. Kjo eshte harte e vertete ne reliev. Forca ushtarake te diteve te sotme kane harta te tilla. Harta permban punime te inxhenierise civile: sistem kanalesh me nje gjatesi 12,000 km. Jo larg kanaleve, tregohen hapsira ne forme diamanti, destinacioni i te cilave eshte i panjohur. Harta permban gjithashtu mbishkrime mbi te. Ne fillim, shkencetaret menduan se ishte gjuhe e vjeter kineze. Megjithate, doli se mbishkrimet ishin bere ne nje gjuhe me rrokje-hieroglife me origjine te panjohur. Shkencetaret jane munduar ta lexojne…

    "Sa me shume mesoj aq me teper kutpoj se nuk di," - pohon doktori i shkencave fizike e matematike, profesor i Universitetit Shteteror te Bashkir, Alexandr Chuvyrov. Chuvyrov beri kete zbulim sensacional. Qe ne 1995, profesori dhe studenti i tij pas-universitar nga Kina Huan Hun vendosen te studiojne hipotezen e migrimit te mundshem te popullsise se vjeter kineze per ne territorin e Siberise dhe Uraleve. Ne nje ekspedite ne Bashkiria, ata gjeten disa gdhendje ne gure te bera ne gjuhen e vjeter kineze. Keto zbulime konfirmuan pranine eemigranteve kineze. Mbishkrimet u lexuan. Permbanin kryesisht informacione mbi tregtimin e mallrave, regjistrimin e martesave dhe vdekjeve.

    Megjithate, gjate kerkimeve, shenime te shek te 18te, ata reportuan rreth 200 pllaka guri te pazakonta te ndodhura jo larg fshatit Chandar, rajoni Nurimanov. Chuvyrov dhe kolegu tij vendosen se pllakat mund te ishin te lidhura me emigrantet kineze. Shenimet arkivore gjithashtu reportuan ne shek 17te-18te, ekspedita te shkencetareve ruse qe kishin hetuar rajonin e Uraleve kishin studiuar 200 pllaka te bardha me shenime, ndersa ne fillim te shek te 20te, arkeologu A.Schmidt kishte pare gjithashtu disa pllaka te bardha ne Bashkiria. Kjo beri qe shkencetaret te fillojne nga kerkimet. Ne 1998, pasi formoi nje ekip me studentat e tij, Chuvyrov nisi punen. Me ane te nje helikopteri, ekspedita e pare ishte fluturimi rreth zones ku supozohej te ishin pllakat. Megjithate, me gjithe perpjekjet e bera, pllakat antike nuk u gjeten. Chuvyrov filloi te mendonte se ishte nje legjende e bukur.

    Fati ishte i papritue. Gjate njerit prej udhetimeve te Chuvyrov per te fshati, ish-kryetari i keshillit lokal agrikuluturor, Vladimir Krainov, iu afrua dhe tha : "Po kerkon per disa pllaka guri? Kam nje te tille ne oborr."
    "Ne fillim, nuk i mora fjalet e tij seriozisht, - tha Chuvyrov. - Megjithate, vendosa te shkoja te shikoja. Mbaj mend kete date: 21 Korrik, 1999. Aty ishte pllaka, nen pragun e deres. Ishte aq e rende, sa ne bashke nuk e nxirrnim dot qe aty. Keshtu qe shkova ne qytetin e Ufa, per te kerkuar ndihme."

    Brenda nje jave, puna filloi ne Chandar. Pasi u germua, habia ishte me madhesine e saj: ishte 148 cm e larte, 106 cm e gjere dhe 16 cm e trashe. Peshonte te pakten 1 ton. Zbulimi u emrtua "Guri i Dashka-s" (per nder te mbeses se Alexandr Chuvyrov te lindur nje dite me pare) dhe u transportua ne universitet per hetime. Pasi e pastruan pllaken, shkencetaret nuk mund ti besonin syve... "Ne pamje te pare, - thote Chuvyrov, - kuptova se nuk ishte nje cope guri dosido, por nje harte e vertete, dhe jo nje harte e thjeshte, por 3dimensionale."

    "Si e identifikuam vendin? Ne fillim, nuk mund te imagjinonim te ishte kaq e vjeter. Per fat, relievi i Bashkirias se sotme nuk ka ndryshuar edhe aq shume...per miliona vjet. Mund te identifikonim Rrasfnalten e Ufas, ndersa kanioni Ufa eshte pika kyce e provave tona, sepse ndermorem studime gjeologjike dhe gjetem ku duhet te jete sipas hartes antike. Zhvendosja e kanionit ndodhi per shkak te pllakave tektonike te spostuara nga lindja. Grupi i specialisteve Ruse dhe Kineze ne fushen e Kartografise, Fizikes, Matematikes, Gjeologjise, Kimise, dhe Gjuhes se Vjeter Kineze arriti te gjente ne menyre te sakte se pllaka permban harten e rajonit Ural, me lumenjte Belya, Ufimka, Sutolka," - tha Alexandr Chuvyrov ndersa u tregonte gazetareve vijat mbi pllake. -Mund te shihni Kanionin Ufa - copetimi i kores se tokes, e shtrire nga qyteti Ufa deri ne qytetin Sterlitimak. Ne kete kohe, lumi Urshak rrjedh nga kanioni i atehershem." Harta eshte bere ne shkallen 1 : 1.1 km.

    Alexandr Chuvyrov, duke qene fizikant, ka vesin te besoje zbulimet e hetimeve te tij. Sot ka fakte te tille.

    Struktura gjeologjike e pllakes: perbehet nga 3 nivele. baza eshte e trashe 14 cm, e bere prej dolomiti shume te forte. Niveli i dyte eshtendoshta me interesanti, "i bere" prej qelqi diopsid. Teknologjia e trajtimit te tij nuk e njohur nga shkenca moderne. Ndersa niveli i trete eshte i trashe 2 mm dhe i bere prej porcelan kaciumi duke mbrojtur harten nga impakte te jashte.

    "Duhet shenuar, - tha profesori, - nuk eshte punuar me dore nga nje gurethyes antik. Eshte thjesht e pamundur. Mesa duket guri eshte punuar me makineri." Fotot ne rreze-X konfirmuan se siperfaqja e pllakes kishte origjine artificiale dhe ishte bere me vegla precizioni.

    Ne fillim, shkencetaret menduan se harta mund te ishte bere nga kinezet e vjeter, per shkak te mbishkrimeve vertikale mbi pllake. Sic dihet, letersia "vertikale" ishte e perdorur ne Kinezcen e Vjeter qe ne shek 3te. Per te kontrolluar supozimin e tij, profesor Chuvyrov vizitoi biblioteken perandorake Kineze. Brenda 40 minutave te lejuara nga qeveria qe mund te kalonte ne biblioteke; shikoi neper disa libra te ralle, megjithate asnje prej tyre nuk permbante karaktere te ngjashme me ata mbi pllake. Pas takimit me koleget e tij nga universiteti i Hunan, ai hoqi dore nga versioni i "Rruges Kineze". Shkencetari doli ne perfundimin se porcelani qe vishte pllaken nuk ishte perdorur kurre ne Kine. Megjithe perpjekjet per te deshifruar mbiskrimet ishin pa rezultat, u zbulua se mbishkrimet kishin strukture rrokje-hieroglifore. Chuvyrov, gjithsesi, pohon se ka arritur te deshifroje nje simbol: nenkupton gjeresine gjeografike te qytetit te sotem Ufa.

    Sa me shume studiohej pllaka, aq me shume mistere zbuloheshin. Ne harte, dallohej nje sistem gjigand: prevec 2 lumenjve, jane 2 sisteme kanalesh 500-metra te gjere, 12 thellime, 300-500 metra te gjera, rreth 10 km te gjata dhe 3 km te thella secila. Thllimet ndoshta devijonin rrjedhen ne secilen prej aneve. Per ti krijuar ato, rreth 1 Katrilion(10^24) meter-kub toke jane zhvendosur. Si fizikant, Alexandr Chuvyrov supozoi se tani njerzimi mund te ndertoje vetem nje pjese te vogel te asaj qe eshte paraqitur ne harte. Sipas hartes, fillimisht, Lumi Belaya kishite nje shtrat artificial.

    Ishte e veshtire te percaktohej nje moshe per pllaken. Ne fillim, u moren analiza radio-karbonike, me pas nivelet u analizuan me kronometer uraniumi, megjithate analizat nxorren rezultate te ndryshme dhe mosha e pllakes nuk u percaktua. Gjate egzaminimit te pllakes, 2 guaska u gjeten ne siperfaqen e saj. Mosha e njeres prej tyre - Navicopsina munitus e familjes Gyrodeidae - eshte rreth 500 milion vjecare, ndersa e dyta - Ecculiomphalus princeps e nenfamiljes Ecculiomphalinae - eshte rreth 120 million years. "Harta ka mundesi te jete krijuar ne kohen kur fusha magnetike e Tokes ndodhej ne zonen e sotme te Tokes se Franc Jozefit, ndersa kjo ishte perafersisht 120 milion vjet me pare, - thote profesor Chuvyrov. - Harta qe kemi ne dore eshte pertej perceptimit te njerzimit dhe na duhet nje kohe e gjate per tu mesuar. Ne fillim menduam se guri ishte rreth 3000 vjecar. Ajo moshe e keq-llogaritur po rritej gjithnje e me teper. Pastaj indetifikuam guackat mbi pllake. Por, kush mund te thote se guacka ishte e gjalle ne momentin e vendosjes mbi te? Krijuesi i hartes me siguri perdori nje te ngurtesuar."

    Cili mund te jete destinacioni i hartes? Kjo eshte ndoshta gjeja me interesante. Materiale te zbulimit te Bashkirit ishin hetuar tashme ne Qendren e Kartografise Historike ne Wisconsin, USA. Amerikanet ishin te mahnitur. Sipas tyre, nje harte e tille 3dimensionale mun dte kishte vetem nje qellim - lundrues(pilotues), dhe mund te zgjidhet vetem me vezhgim hapsinor. Mbi te gjitha, tani ne US, ka filluar puna per krijimin e nje harte te tille te Globit. Amerikanet kane si qellim te mbarojne punen ne 2010. Puna shte se gjate perpunimit te nje harte te tille duhet te punohet me shume figura ne te njejten kohe. "Provo te "hartosh" nje mal! - thote Chuvyrov. - Teknologjia e kompilimit te hartave te tilla ka neoje per super-kompjutera dhe vezhgime hapsinore." Pra, kush e krijoi kete harte? Chuvyrov, ndersa flet per "kartografet e panjohur", shprehet: "Nuk me pelqejne llafet per UFO apo jashtetoksoret. Le ta quajme autorin e hartes thjesht - KRIJUESI."

    Duket sikur kush jetonte dhe krijonte ne ate kohe kishte vetem mjete transporti fluturuese: nuk ka rruge te shenuara mbi harte. Ndoshta perdornin rruge detare(ujore). Eshte edhe nje opinion, qe autoret e hartes nuk jetonin fare aty, por e pergatitene ate vend per ulje me ane te tharjes se zones. Ky duket te jete versioni me i mundshem, megjithese asgje nuk mund te thuhet si fakt. Pse mos supozojme se autoret i perkisnin nje civilizimi qe egzistonte me pare?

    Hetime te mevonshme te hartes sjellin zbulime sensacionale. Tani, shkencetaret jane te sigurt se pllaka eshte pjese e nje harte te madhe te pergjithshme te Tokes. Sipas hipotezave, jane ne teresi 348 fragmente te tilla. Te tjerat mund te jene aty afer. Ne rrethinat e Chandar, shkencetarer moren rreth 400 shembuj toke dhe gjeten se e gjithe harta kishte te ngjare te ishte e vendosur ne gryken e Malit Sokolinaya(Skifterit). Megjithate, gjate epokes akullnajore eshte "grisur". Por nese shkencetaret perpiqen te mbledhin "mosaikun," harta duhet te kete permasa 340 x 340 m.

    {^_^}

    ::|maDes!gn © 2009|::

  8. #8
    ...gjenķ... Maska e mad
    Anėtarėsuar
    18-03-2004
    Vendndodhja
    Prage [EU]
    Postime
    1,321

    Post Cfare koincidense! Eshte Miki!

    Nje afresk 700-vjecar eshte gjetur gjate restaurimeve ne nje kishe ne jug te Austrise me nje figure me veshe te rumbullakte dhe hunde me maje , qe nje historian arti tha qe kishte nje ngjashmeri te pabesueshme me Miki Maus (Topolino).

    Nese e vertete, do t'ia kalonte lindjes se personazhit te dashur te Walt Disney me me shume se 600 vjet.

    "Tashme esht mese e qarte", tha nje pronar hoteli te zones. "Nuk ishte Walt Disney qe shpiku Miki Mausin, por nje paraardhes i yni 700 vjet me pare."

    Zyra lokale turistike spekulloi ne menyre qe fshati te shnderrohej ne nje vend pelegrinazhi per fansat e mikit nga e gjithe bota.

    Miki mesjetar eshte 50cm i larte dhe qendron midis nje grupi kafshesh dhe personazhesh mitike ne murin e jashtem te nje kishe ne nje fshat te Maltes, provinca e Carinthias. Kafshet rrethojne Shen Kristoforin, i cili eshte vizatuar prane nje lumi.

    "Afresku daton rreth 1300es," dha konservatori dhe historiani i artit Eduard Mahlknecht. Gjithsesi ai tha se nuk ishte i sigurt nese miu mesjetar te ishte fare mi. "Mund te jete shume mire nje pikture e legjendes se nuselales,"tha ai.

    Sipas legjendes, nuselala pllenohej nepermjet gojes dhe lindte me ane te vesheve, kjo eshte pse ndoshta veshet e krijeses se afreskut ishin vizatuar te medha, tha Mahlknecht.

    {^_^}
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    ::|maDes!gn © 2009|::

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 25-02-2014, 22:50
  2. Tibeti, vendi i Legjendes dhe Misterit
    Nga toni007 nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-05-2009, 04:10
  3. Skenderbeu i fshehur ne arkivat greke
    Nga skampin nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-04-2009, 23:13
  4. Shqipėria nė arkivat e Kinės
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-05-2005, 10:15
  5. Shqipėria mungon nė arkivat ndėrkombėtare te filmit
    Nga katana nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 29-01-2003, 09:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •