POLITIKANET SHKOJNE NE MARS
"Fragmente nga nje roman i pabotuar)
Pjesa e pare
Sofot Onani u ngrit nga kolltuku, mori nga tryeza nje dosje dhe nxori prej saj dy flete, per te cilat lecitesit tane tashme kane njohuri dhe i tha perkorshem:
- A mund te deshifroni se cfare shkruhet ne kete mesazh qe sic shihet ne ato pak fjale anglisht, vjen nga planeti Mars?
- Nga planeti Mars? perseriti si belban Bardi syshqyer.
- Perpiquni te lexoni e te kuptoni, se ju helbete, keni bere alamet shkolle atje ne Amerike per studime kozmike!
- Vertet ashtu eshte. Per me teper, kam mbaruar edhe nje kurs te posacem per deshifrimin e sinjaleve nderplanetare - genjeu me lezet Bardi.
- Me te lumte! - ia priti Sofot Onani - Dhe tani, o burra, gjeni domethenien e atyre qe jane shkruar ne keto flete, aq me teper kur aty shkruhet: "Only for mr. Sofot Onani. Good nees!"
- Ne cast! - shqiptoi perunjesisht Bardi dhe u zhyt i teri midis atyre radheve me fjale aq te ngaterruara, ose qe ta themi ashiqare, beri sikur u zhyt, sepse ato fjale i kishte zografisur vete kodra pas bregut bashke me Hardin, gjoja me nje gjuhe qe mund te flitej vetem ne ndonje planet tjeter.
Duke bere sikur leciste faqet qe kishte perpara, si te ishte nje femije i klases se pare fillore qe meson shkrim e kendim, Bardi bredhiste syte radhe pas radhe, tundte koken, ofshante, fshinte djerset qe rridhnin vu e vu nga balli i lemuar si tas i kthyer permbys, duke pasur mbi koke Sofot Onanin xhebrail, i cili mbante frymen e bente veshet pipez, qe te kuptonte gjesendi nga brockullimet qe dilnin te shkeputura nga goja e Bardit.
- Po he, zoti Bardi... akoma nuk shkoqitet gje? - pyeti kete radhe, me padurim, por edhe miradijshem Sofot Onani.
- Eshte e koklavitur shume kjo pune, zoti kryeminister... Gjuhe kozmike nderplanetare, si i thone fjales, por gjithsesi disa gjera po i marr vesh. Dhe me te vertete jane lajme te mira per ju, ashtu sic shkruhet ne kete mesazh qe vjen nga Marsi...
- O burra, pra - blegeriu pa u permbajtur kryeministri duke i shtrenguar doren e djathte me te cilen Bardi mbante fletet.
- Ky mesazh -zuri te fliste Bardi, - ju vjen juve, zoti Sofot Onani, kryeminister dhe kryetar i Partise se Trendafilte te vendit tuaj, nga ne banoret qe jetojme ne nentoken e planetit tone te kuq, qe ju e quani me emrin Mars. Ne krenohemi qe planeti yne ka kete ngjyre, me e bukura ne tere hapesirat e pamata nderplanetare, ngjyre qe, sic e shohim edhe ne me mjetet tona te fuqishme optike, ka edhe vendi juaj, sepse ai, pavaresisht nga ndryshimet gjate ketyre dhjete vjeteve te fundit, qe sollen gjoja te ashtuquajturen vendosje te rendit demokratik, si ne shume vende te planetit tuaj, mbetet i kuq. Por, po te marrim parasysh se ngjyra e trendafilte, ose roze,sic e quani ju, eshte variant i se kuqes, del se ju mbeteni te kuq.
- Vertet ashtu shkruhet ne kete mesazh nga Marsi? - sa nuk u shastis Sofot Onani syflakeryer.
- Qe shkruhet keshtu, as qe duhet vene ne dyshim, zoti kryeminister, bile ka edhe shprehje te tjera, mbase vertet me te goditura per ju, por per fat te keq, une nuk i kuptoj te gjitha.
- Po vazhdoni, vazhdoni! - e nderpreu vrulltas Sofot Onani.
Dhe Bardi nisi perseri havazin e vet, duke hungeruar me vete gjasme si e si t'i gjente kuptimin e fjaleve qe vete i kishte shkarravitur. Ai se bashku me Hardin, doemos, duke marre edhe mendimin e Begines, kishin vene prane njera-tjetres fjale ne disa gjuhe, te kthyera se prapthi, kesisoj kishte fjale shqipe, si "Ju ftojme", qe se prapthi lexoheshin: "Uj emjotf", ose fjale italisht: "Le invitiamo di venire nel nostro paese", qe Bardi i shqiptonte: "El omaitivni id erinev len ortson eseap", anglisht: "To live forever", te cilat ai i kthente se prapthi: "Ot evil reverof", rusisht: "Dobro pashallovat" - "Orbod tavollazhap" e keshtu turli shprehjesh ne gjermanisht, frengjisht bile edhe kinezce.
Duke u rrekur t'i nxirrte sa me te rrumbullakosura keto fjale te pakuptimta, Bardi mezi e mbante te qeshuren, aq me teper kur shihte Sofot Onanin qe pas cdo fjale gelltitej e lepinte buzet plot nakar.
- Ne, nje shoqeri marsiane, me e re se shoqeria njerezore ne planetin tuaj, jetojme ne nje bashkesi shoqerore qe ju e keni quajtur rendi i komunes primitive, ndonese nuk jemi primitive, madje shume me te perparuar shkencerisht se rendi juaj, nga i cili kemi perfituar pa mase, fale vezhgimeve te vazhdueshme me teleskope shume me te fuqishem se teleskopet tuaj dhe me radiomarrese te sofistikuara, qe na japin mundesi, jo vetem te degjojme emisionet tuaja radiotelevizive, por edhe te dime numra telefoni, imeille, bile te degjojme bisedat qe beni ju me banore te vendeve te ndryshme te planetit tuaj dhe te perpiqemi te kuptojme edhe domethenien e tyre, deri tani ende e veshtire. Keshtu pra, teleskopet tane na japin mundesi te vrojtojme nga afer secilin vend te rruzullit tokesor dhe vecanerisht vendin tuaj te vogel, te kuq si vendi yne, fale vecorive natyrore, ngaqe nen pasqyrimin e rrezeve te diellit, edhe malet, edhe fushat, edhe lumenjte, edhe deti qe ju lag, nga planeti yne marrin ngjyre te kuqe si ngjyra e kuqe e partse qe ka drejtuar i paharrueshmi, Renven Haxhi, i cili ju ka ngritur lart e me lart dhe te cilit i keni sherbyer besnikerisht. Ju, ne nje menyre a ne nje tjeter, megjithese detyroheni nga bota perendimore qe e urren doktrinen e kuqe, te hidhni balte mbi Renven Haxhin si tiran, vazhdoni te ruani idealet e tij, perderisa partia juaj e re, sic thame me siper quhet Parti e Trendafilte...
- Bardi! - vikati gulcueshem Sofot Onani duke shtrenguar supet e ngjeshura te tij. - Me tere mend keshtu shkruhet ne kete mesazh?
-Po c't'ju them tjeter, zoti kryeminster - leshoi i nje fije zeri Bardi dhe faqet iu zgropulliten. - Une i shkreti po perpiqem te lecis qe mund te kuptoj nga ky goxha mesazh qe po me le pa mend, kur gjykoj se sa mire e njihkan marsianet vendin tone po e po, por, mbi te gjitha, juve personalisht zoti Sofot!... Gje vertet e madhe, shume e madhe te njihesh deri ne kete planet kaq te larget dhe kaq te mistershem.
Kete radhe, Bardi sajoi nje buzeqeshje te paqme e faqkat zune e iu fryne si tollumbace, aq sa syte picerrus ishin gati te fundosur midis tyre dhe vetullave.
Duke degjuar keto fjale, Sofot Onani erdhi e u gufmua si pallua.
- Vertet, edhe mua me vjen cudi - tha pa fshehur nje gaz lumturak qe iu ngjit mbi fytyren e rreshkur. - Po, vazhdo, vazhdo me tej!
- Po, me c'po shoh, shume gjera nuk po i shkoqis dot - u ankua Bardi.
- Lexo, more, ashtu si te mundesh - ngulmoi Sofot Onani, duke i folur tashme ne njejes.
" Ngopja si te te vije per mbare, o Bardi, - i dha zemer vetes, - se kete kaqol po e zhys ne ujerat tona" - ndersa serishmi leciste si belban:
- Nisur nga keto ngjasime midis vendit tuaj te vogel dhe vendit tone po aq te vogel qe shtrihet ne nentoken e planetit Mars, aq sa nuk arrijne dot te na perfshijne ne orbiten e tyre teleskopet tuaj, dhe sidomos ngjasimeve midis nesh, ende ne fazen e shoqerise se komunes primitive, qe ju e keni kaluar mijera vite me pare e, per me teper, duke pasur pervojen e gjate, gati 50-vjecare te shoqerise socialiste ose komuniste dhe drejtuesit tuaj te madh Renven Haxhi, ne per disa arsye shume-shume te rendesishme qe do ju shpjegojme me pas dhe qe ju do t'i kuptoni mirefilli, ju ftojme te vini e te jetoni me gruan tuaj dhe me pak bashkepunetore tuaj ne atdheun tone. Dhe jo vetem te vini, por edhe te jeni kryeminsiter i vendit tone te kuq qe keshtu, nen udheheqjen tuaj, te kalojme ne nje shoqeri socialisto-komuniste qe keni kaluar ju...
Bardi, me te lexuar shatra-patra, here shpejt e here me ndalese, ngriti koken per te pare se c'pershtypje do t'i linin Sofot Onanit keto fjale, qe kur i kishte thurur me Hardin dhe me Beginen kishte mbajtur barku me dore.
- Une te jem kryeministri i nje vendi nentokesor ne Mars? - sa nuk pelliti si gomar Sofot Onani. - I lecite mire keto fjale, or Bardi, apo i sajove nga koka?!
- C'jane keto fjale, zoti kryeminister - une po lecis me aq sa di se sic ju thashe, ka gjera qe nuk i kuptoj ne keto dy flete qe me dhate ju - tha Bardi. - Te them te drejten, e ndiej veten krenar qe banoret e Marsit ju propozojne juve qe te beheni i pari i tyre!
Sofot Onani u ngrit ne kembe, kryqezoi duart e hapi kembet, si te ishte Musolini.
- Pra, ata te Marsit me ftojne te le vendin tim e te behem prijesi i tyre? - tha pa fshehur nje kenaqesi qe nisi te mvishte si vel mjegulle fytyren e tij.
Krijoni Kontakt