Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Qeveria "selmani 1 "

    KJ...lajmeron..
    ----------------------

    Socialdemokratet ndahen me PS
    Socialdemokratet paralajmerojne shkeputje nga koalicioni "Aleanca per Shtetin". Takimi i djeshem mes kryesocialistit Nano dhe kryetarit te PSD, Skender Gjinushi perfundoi me debate. Nano i ka ofruar Gjinushit post ministror, ndersa socialdemokrati nuk e ka ulur piacen, per te qene serish zv-kryeminister. Gjinushi ka deklaruar nderkohe pas takimit me Nanon se do te rishikohet marreveshja dhe se do te takohet serish me Nanon. "Ne jemi ne pritje te marreveshjes. Deri tani nuk ka nje marreveshje. Gjithmone socialistet kane dashur te perfitojne ne kurriz tone, qe ne gusht te vitit te kaluar. Por tani nuk mund te tolerohet nje situate e tille", tha dje Gjinushi per "KJ". Gjinushi u tregua teper indiferent ndaj nje pranimi te kerkeses se Milos per te hyre ne qeverine e re. "Nuk vendos Milo per nje gje te tille. Vendos partia", tha prere Gjinushi.

    Pas takimit te zhvilluar, socialdemokratet jane mbledhur mbreme per te zyrtarizuar qendrimin, qe ata do te mbajne ndaj koalicionit. Por me shume sesa sherri me socialistet, socialdemokratet duket se kane instaluar sherrin mes tyre. Paskal Milo dhe Skender Gjinushi, tashme ndajne qendrime te ndryshme. Burime te besueshme te gazetes thane se mes Gjinushit dhe Milos ka pasur nje konflikt te hapur mbi pjesmarrjen ne qeveri ose jo. Milo preferon te zere vendin e Ministrit te Integrimit ashtu sikurse Nano ia ka ofruar dy dite me pare ne nje dreke tek Piazza.

    Nenkryetari i PSD, Gaqo Apostoli deklaroi mbreme se, mbetet shume pune per te bere, duke mos perjashtuar keshtu edhe mundesine per shkeputje perfundimtare te PSD nga koalicioni i mazhorances. Para disa ditesh, Kryetari i PSD, Skender Gjinushi deklaroi se, ne rast se, nuk respektohet formula 2+1 atehere ata do te shkeputen nga koalicioni. Kjo eshte konfimuar ne menyre te qarte me pas edhe nga socialdemokrati Engjell Bejtaj, i cili deklaroi publikisht se, Skender Gjinushi duhet te qendronte ne postin e zv-Kryeministrit. Megjithate oferten e socialdemokrateve nuk e ka pranuar kryeministri i emeruar Nano. Ky i fundit ka marre okejin e socialdemokratit tjeter Paskal Milo per te drejtuar Ministrine e Integrimit. Keshtu, Milo futet ne qeverine e ardhshme por shkeputet perfundimisht nga strukturat partiake. Zyrtare te larte te PSD nuk preferuan te komentojne per qendrimin, qe do te mbahet ndaj levizjes se fundit te Paskal Milos, qe kundershton krejtesisht vendimin e kryesise se PSD. Gjithesesi diskutimet per pjesemarrjen ose jo ne qeverine e ardhshme ende vazhdojne pavaresisht se, gjasat flasin per nje ftohje tashme te PAD me Partine Socialiste. Pas tratativave jo pak e lehta me Gjinushin, Nano ka arritur te binde partite e tjera aleate te koalicionit. Keshtu PBDNJ dhe PA do te jene dakort me ndryshimet e ardhshme ne qeveri perderisa dy perfaqesuesit e tyre, Ministri i Drejtesise Spiro Peci dhe ai i Shendetesise Lufter Xhuveli nuk do te levizin nga postet ministrore. Kete radhe Nano ka fituar edhe voten e aleancistit Neritan Ceka. Ky i fundit pranoi dje oferten e Nanos per MInister te Kultures pas refuzimit per kete post te Ministres se Jashtme Arta Dade. Neritan Ceka do te jete deputeti i vetem nga PAD qe eshte i kenaqur me kabinetin e ri qeveritar. Dy deputetet e tjere, Arben Imami dhe Prec Zogaj kane deklaruar tashme voten kunder qeverise se ardhshme. E vetmja mundesi bashkepunimi, qe ata kane ofruar me mazhorancen lidhet me ngritjen e nje qeverie teknike qe do ti paraprinte zgjedhjeve te parakohshme.

    N.P

    ............................

    Me dhimbset Shoku NANO..

    Ke te vere e ke te heqe...nga te kater nahijet i versulen krokodilet socialo-katarsiste, socialo-metiste, socialo-gjinushovjeviste-terbacoiste dhe hipopotamet aleancisto-cekaiste-preciste-milo-kexhibioiste dhe po e ndukin NANON e gjore nga faqet si petlla e mullaqet si valixhet e jevgjve te Korces ne Dogan te Kapshtices. Te tere duan te qeverrisin ose shqip, Xhvasin..

    Kenga "bir selman i nenes ke te ve me pare" eshte me kuptimplote e aktuale se kurre...pra dhe po e quaj me te drejte Qeverine Nano 5 si QEVERRIA "Selmani 1"...lol

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Pa xinxinuf

    KJ ben celullar..
    --------------------

    Qeveri e qete pa Gjinushin

    Ja skema e fundit e qeverise "Nano5":

    1. Kryeministri Fatos Nano

    2. Zv.kryeminister dhe Minister i Jashtem Ilir Meta

    3. Minister i Rendit Publik Luan Rama

    4. Minister i Mbrojtjes Pandeli Majko

    5. Minister i Financave Kastriot Islami

    6. Minister i Ekonomise Arben Malaj

    7. Minister i Transportit Spartak Poci

    8. Minister i Shendetsise Mustafa Xhani

    9. Minister i Mjedisit Lefter Xhuveli

    10. Minister i Kultures Arta Dade

    11. Minister i Drejtesise Spiro Peci

    12. Minister i Punes dhe Cshtjeve Sociale Valentina Leskaj

    13. Minister i Rregullimit te Territorit dhe Turizmit Besnik Dervishi

    14. Minister i Energjetikes e Industrise Viktor Doda

    15. Minister i Bujqesise Agron Duka

    16. Minister Shteti per Reformat Blendi Klosi

    17. Minister i Integrimit Sokol Nako

    18. Minister i Pushtetit Lokal Ben Blushi

    19. Minister i Arsimit Luan Memushi

    -----------------

    Ne se do kemi mbas kaq debatesh nji qeveri pa xinxo-vetulltrashin e kurveleshit une e konsideroj gje pozitive.

    1-sepse nuk kemi minister te pavotuar,sepse gjinushi nuk fitoi ne votime si person, ai i fut me katapult aty si nenkrietar qeverie padrejtesisht.
    2- mafia e rebelizmit 96-97 merr nji goditje pa njeriun e saje nr 1 ne qeverri.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Gjinushi

    GSH
    --------
    Ja ēfarė u bisedua kokė mė kokė nė selinė e PS. Ēfarė ishte oferta e fundit qė bėri Fatos Nano

    10 minutat fatale pėr Gjinushin
    Kreu i PSD: Ne do votojmė kundėr qeverisė sė re


    --------------------------------------------------------------------------------

    Dhjetė minuta bisedime midis Gjinushit dhe Nanos kanė vendosur pėrfundimisht daljen e PSD nė opozitė. Dėshtuan kėshtu dhe negociatat e fundit qė u bėnė dje nė selinė e PS, vetėm pak minuta para se Nano tė ēonte listėn e qeverisė te Moisiu. Gjinushi ka kėmbėngulur pėr respsketimin e marrėveshjes mes dy partive, ē'ka nėnkupton qė ai tė qėndrojė nė postin e zėvendėskryeministrit.

    Por, Nano, ka refuzuar sėrish. "Unė nuk mund tė jem ministėr i thjeshtė, pasi kam qenė kryetar i Parlamentit dhe mė pas zėvendėskryeministėr", i ka thėnė Gjinushi, Nanos, bėjnė tė ditur burime nga PS. Kryetari i PS ėshtė pėrgjigjur se PSD mund tė caktojė dy ministra tė tjerė dhe Gjinushi le tė mbetet kryetar i partisė. Por kreu i PSD nuk ka pranuar as kėtė skemė. Kėshtu janė mbyllur pa asnjė rezultat bisedimet qė zgjatėn vetėm pak minuta. Mė pas Nano ėshtė nisur drejt presidencės, ndėrsa Gjinushi doli nė konferencė shtypi, ku bėri tė ditur se PSD do votojė kundėr qeverisė. Ai tha se "tani PSD ėshtė njė parti opozitare, por nuk e kanė prishur aleancėn me tė majtėt sepse si ndajnė asgjė nga socialistėt, por i ndajnė shumė gjėra nga njė grup personash tė PS". Qė nė fillim tė fjalės sė tij Gjinushi ka akuzuar drejtėpėrsėdrejti PS pėr njė parapėrcaktim tė posteve ministrore. "Ne denoncojmė faktin qė formulat qeverisėse janė bėrė shumė kohė mė parė" tha ai. Kryetari socialdemokrat e ka hedhur kategorikisht poshtė ofertėn e Nanos pėr dy postet ministrore, duke kėrkuar nė kėtė mėnyrė respektimin e plotė tė marrėveshjes qė PSD ka bėrė me PS. Gjinushi dėnoi edhe bashkėpunimin ndėrmjet kryetarit socialist, Nano, me atė tė opozitės Berisha. Kėtė bashkėpunim ai e sheh si njė kėrcėnim serioz pėr PS. Lidhur me kėtė ai tha "nuk ka pasur asnjė tentativė nga PS pėr tė vazhduar bashkėqeverisjen, ndaj rrjedhimisht ne vlerėsojmė qė kemi njė shkarje djathtas tė PS dhe kėto janė produkt i marrėveshjeve qė bėhėn me Berishėn. Dihet se ėshtė vetėm nė interes tė sė djathtės ēarja e sė majtės, por kjo nuk ėshtė arsyeja qė tė prishet brenda 24 orėsh njė bashkėpunim pesėvjeēar i PS me PSD". "Tepėr kategorik ai theksoi se njė paqe me Berishėn ka gjithmonė njė ēmim dhe ēmimi qė ai kėrkon ėshtė shumė i madh, sepse Berisha po kėrkon tė marrė presidentin, shėrbimin informativ, tė ēahet e majta, por mbi tė gjitha ai po kėrkon tė pregatitet pėr tė fituar zgjedhjet e parakohshme vitin e ardhshėm". Para takimit tė fundit me Nanon, Gjinushi mblodhi kryesinė e partisė pėr tė vendosur vendimin pėrfundimtar. Pas pėrfundimit tė mbledhjes Gjinushi e bėri tė ditur vendimin e votuar me 16 vota, 13 pro dhe dy abstenime, njėra prej tė cilave ajo e Paskal Milos. Kurse Milo tha pėr Gazetėn se "vendimi i PSD nė opozitė ėshtė njė vendim qė do tė ketė rrjedhoja pėr partinė. Gjithashtu ai shprehu qėndrimin e tij pozitiv pėr tė votuar qeverinė e re. "Unė do t'i bindem vullnetit tė partisė sime pėr tė mos marrė pjesė nė qeveri, por do tė votoj qeverinė e re".

    Kabineti "Nano 5"

    KRYEMINISTĖR FATOS NANO
    Zėvendėskryeministėr dhe Ministėr Jashtėm Ilir Meta
    Ministėr i Rendit Luan Rama
    Ministėr i Mbrojtjes Pandeli Majko
    Ministėr i Financave Kastriot Islami
    Ministėr i Drejtėsisė Spiro Peēi
    Ministėr i Bashkėpunimit Ekonomik Arben Malaj
    Ministėr i Transportit dhe Telekomunikacionit Spartak Poēi
    Ministėr i Pushtetit Lokal Ben Blushi
    Ministėr i Punės dhe Pėrkrahjes Sociale Valentina Leskaj
    Ministėr i Rregullimit tė Territorit dhe Turizmit Besnik Dervishi
    Ministėr i Arsimit Luan Memushi
    Ministėr i Kulturės Arta Dade
    Ministėr i Industrisė dhe Energjitikės Viktor Doda
    Ministėr i Bujqėsisė Agron Duka
    Ministėr i Shėndetėsisė Mustafa Xhani
    Ministėr i Integrimit Sokol Nako
    Ministėr i Ambientit Lufter Xhuveli
    Ministėr Shteti pėr Koordinimin e Reformave Blendi Klosi

    -----------------

    Gjinushi eshte shum interesant.

    ". "Unė nuk mund tė jem ministėr i thjeshtė, pasi kam qenė kryetar i Parlamentit dhe mė pas zėvendėskryeministėr", i ka thėnė Gjinushi, Nanos, bėjnė tė ditur burime nga PS.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Qeveria e re

    Pune te mbare Qeverise !


    TIRANE (29 Korrik) - Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu, dekretoi sot nė mesditė pėrbėrjen e Qeverisė sė re, paraqitur nga Kryeministri, Fatos Nano. Sipas njoftimit tė kabinetit tė Presidentit, nė mbėshtjetje tė neneve, 93, 96 dhe 98 tė Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė, pas konsultimeve zyrtare me titullarėt e institucioneve pėrkatėse tė shtetit, Presidenti Moisiu dekretoi pėrbėrjen e qeverisė sė re dhe ia dorėzoi dekretin e emėrimit tė Kėshillit tė Ministrave, Kryeministrit Nano. Pėrbėrja e Qeverisė sė re, ėshtė si mė poshtė:

    1. Kryeministėr, Fatos Nano

    2. Zėvendėskryeministėr dhe ministėr i Punėve tė Jashtme, Ilir Meta

    3. Ministėr i Mbrojtjes, Pandeli Majko

    4. Ministėr i Rendit Publik, Luan Rama

    5. Ministėr i Drejtėsisė, Spiro Peēi

    6. Ministėr i Transportit dhe Telekomunikacionit, Spartak Poēi

    7. Ministėr i Financave, Kastriot Islami

    8. Ministėr i Arsimit dhe i Shkencės, Luan Memushi

    9. Ministėr i Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Arta Dade

    10. Ministėr i Pushtetit Lokal dhe Decentralizimit, Ben Blushi

    11. Ministėr i Mjedisit, Lufter Xhuveli

    12. Ministėr i Bujqėsisė dhe Ushqimit, Agron Duka

    13. Ministėr i Ekonomisė, Arben Malaj

    14. Ministėr i Shėndetsisė, Mustafa Xhani

    15. Ministėr i Industrisė dhe Energjitikės, Viktor Doda

    16. Ministėr i Punės dhe Ēėshtjeve Sociale, Valentina Leskaj

    17. Ministėr i Rregullimit tė Territorit dhe Turizmit, Besnik Dervishi

    18. Ministėr i Shtetit pėr Integrimin, Sokol Nako

    19. Ministėr i Shtetit pėr Antikorrupsionin, Blendi Klosi

    dxh/mr (BalkanWeb)

  5. #5
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    A mund tė qeverisin kėta njerėz

    Me paraqitjen dje tė kabinetit Nano 5, shqiptarėt patėn rastin tė shohin njerėzit e korrupsionit dhe tė klaneve korruptive qė luftuan kundėr njėri-tjetrit pėr jetė e vdekje, tė pushojnė luftėn dhe pa asnjė moral tė shpallin kompromisin e pushtetit.

    Ėshtė krejt e natyrshme qė ne si gazetė e opozitės tė komentonim me tone kritike njė kabinet tė pamerituar tė kundėrshtarėve tanė politikė, por kėsaj radhe radaksisė tonė i kanė ardhur nė ndihmė komentet e zotit Nano si dhe tė vetė anėtarėve tė tjerė tė kabinetit tė tij pėr tė dhėnė njė fytyrė konkrete tė qeverisė sė PS, e cila po u ofron qytetarėve tė kėtij vendi njė tjetėr qeveri tė mbijetesės sė krizės.

    Po tė shikoni me kujdes sot, e gjithė zhurma pėr ndryshimet nė qeverinė e PS-sė, banalizohet nė emra qė nuk paraqesin asnjė alternativė, pėrveē babėzitjes pėr tė marrė portofolin qė jep tenderi me prokurim tė drejtpėrdrejtė, pėr tė privatizuar Shkėmbinj Pėllumbash e Gjire tė Lalzit apo pėr tė marrė bakshishin nga sekserėt e trafiqeve.

    Detyra jonė si gazetė e parė e mendimit tė lirė nė kėtė vend, ėshtė qė tė jemi tė saktė nė ato qė themi dhe ato qė shkrujamė, dhe pėr kėtė ne kemi shkėputur nė ligjeratė tė drejtė tė gjitha ato qė ka thėnė Kryeministri Nano pėr zėvendėskryeministrin Meta, kryeministri Nano pėr ministrin Rama dhe ministren Dade apo zėvendėskryeminstri Meta pėr kryeministrin aktual Nano etj.

    Ne mendojmė se, "transparenca" pėrpara opinionit publik e emrave tė kabinetit Nano ėshtė njė detyrė qytetare aq sa edhe profesionale. Nė kėtė numėr, por edhe nė numrat nė vazhdim ju do tė shikoni ministra tė dėshpėruar qė lanė portofolet ministrore, si dhe hakmarrjen e tyre pėr tė denoncuar pazaret me kreun e PS, Nano. Akuzat e ndėrsjellta, kėrcėnimet dhe paralajmėrimet e drejtuara ndaj klaneve tė ndryshme nė PS, tė cilat arrijnė deri nė akuza pėr vrasje qė janė kryer nga "politikanė tė lartė".

    Pėr shembull, Angjeli kėrcėnoi se nėse ai do tė preket mė tej, atėherė do tė tregojė se kush fshihet pas "politikanit tė lartė", i cili ka shkelur njė njeri. Po ashtu Angjeli kėrcėnoi se do tė tregojė se kush fshihet pas dy ministrave tė lidhur me Kadriovskin, njė prej kokave tė trafikut tė drogės nė Shqipėri. Me tė njėjtėn gjuhė flet edhe Muēi, i cili gjithashtu dha dorėheqjen nga posti i ministrit tė Ekonomisė dhe Privatizimeve. Ju do tė shihni qeveritarėt qė kėrcėnojnė nė pozat e njė mafiozi tė penduar.

    Opinioni shqiptar, lexuesit tanė, kanė rastin tė rilexojnė akuzat e qeveritarėve aktualė pėr njėri-tjetrin qė sipas vetė atyre, janė po kėta qeveritarė dhe politikanė tė PS-sė, qė drejtojnė trafikun e drogės dhe vrasin njerėz tė pafajshėm, por qė kėto gjėra i deklarojnė vetėm atėherė kur u preken interesat. Nga kėto, ne nxjerrim konkluzionin se kasta aktuale nė pushtet nuk mundet kurrėsesi tė jetė pėrfaqėsuesja e opinionit tė gjėrė, por vetėm pėrfaqėsuesja e grupeve rivale tė mafies, siē thonė ata vetė pėr njėri- tjetrin.

    Duket sikur ky kabinet ka arritur njė pėrputhje tė interesave tė grupeve mafioze qė dominojnė politikat qeverisėse dhe ekonomike tė vendit, por degjenerimi qeverisės i partisė-shtet, nuk mund tė ndalet.







    Angjeli: Nano ka dėshtuar pėr tė disatėn herė si Kryeministėr





    Nano ka lėnė nė kazinonė e Atlantik City (SHBA), shuma tė mėdha nė USD





    . . . "Zanafilla e sulmeve dhe shpifjeve tė Fatos Nanos dhe atyre qė e rrethojnė atė, fillon nė fillimet dhe gjatė vitit 1999, pas dėshtimit tė tij nė shtator tė vitit 1998 me turp nė qeverisje pėr tė disatėn herė si kryeministėr dhe arratisjen e tij jashtė kufijve tė Shqipėrisė, nė Maqedoni. Dėmi qė ky veprim i shkaktoi institucioneve tė shtetit, ekonomisė sė vendit, ishte shumė i madh. Tė gjithė presin qė shkaktarėt e kėsaj katrahure tė japin llogari dhe tė pėrgjigjen. Edhe unė kam qenė anėtar i Qeverisė, por unė ndenja nė krye tė detyrės gjatė gjithė kohės dhe mbrojta institucionin tim".



    - "Qofsha i gabuar, por zėrat nė atė kohė thoshin se artikujt shkruheshin e kombinoheshin nga njerėz tė Fatos Nanos, sė bashku me zonjėn Cea, bile ndonjėherė titujt jepeshin me telefon e nga jashtė shtetit ku ndodhej Fatos Nano. Kjo pasi kishte lėnė nė kazinonė e Atlantik City, shuma tė mėdha nė USD. Ky sulm qė vazhdoi pėr gati dy muaj, pati njė fund tė jo tė suksesshėm pėr zotin Nano, pėr njė grup njerėzish qė e rrethonin dhe pėr vetė zonjėn Cea".

    - "Njė fazė tjetėr e denigrimit nga ana e Fatos Nanos ėshtė tallja qė ai bėri me nėnėn time, me njė fjalė mė ka share nga nėna. Kjo tregon edhe thelbin e karakterit tė tij. Unė nuk e bėj dot atė qė bėri ai..." .



    *Fjala e Angjeli nė mbledhjen e KPD tė Dhjetorit 2001







    Meta: Nano, njė padrino



    Deputetėt e Dushkut tė paligjshėm



    -"Nano ėshtė arkitekti i bojkotit qė nga zgjedhjet e viti ’96"

    -"Maxhoranca pėr zgjedhjen e Presidentit ėshtė e kontestuar"

    -"Maxhoranca nuk pėrmbush detyrimet e saj pėr tė qeverisur vendin"

    -"Referendumi i Nanos, sfida e Brukselit"

    -"I rekomandoj zotit Nano qė tė mos shkojė mė nė restorant Trieste ku bėhen pazaret e malavitas, ku bėhen qeveritė, bėhen akuzat pėr ministrat, bėhen edhe emėrimet e qeverive tė reja"

    -"Nano, kamikazi i shkatėrrimit tė institucioneve"

    -"Nano, veprime tipike mafioze"

    -"Fatos Nano mė pėrdori pėr tė fituar zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare"



    Ish-kryeministri Meta deklaroime 30 janar se maxhoranca aktuale socialiste nuk ėshtė mė nė gjendje tė qeverisė vendin. "Maxhoranca nuk pėrmbush detyrimet e saj pėr tė qeverisur vendin", u shpreh Meta duke akuzuar pėr shkatėrrimin e kėsaj maxhorance nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė kreun e PS, Nano, tė cilin e konsideroi si kamikazin e shkatėrrimit tė institucioneve. Ish-kreu i ekzekutivit i ka konsideruar metodat e Nanos pėr rrėzimin e tij nga posti kryeministror si "tipike mafioze". "Nuk mund tė vazhdoja mė tė qeverisja nė njė kohė qė sulmohej kudo qeveria nga Kryetari i Partisė, bojkotohej nė parlament nga Kryetari saj dhe njerėzit qė e pasojnė. Kjo do tė thotė se rregullat e lojės janė prishur. Unė nuk jam njė njeri i papėrgjegjshėm qė tė mbaj peng vendin", u shpreh Meta.

    Pėr tė parėn herė ish-kreu i ekzekutivit ka hapur letrat nė marrėdhėniet e tij me kreun e PS. Ai ka sulmuar Nanon jo vetėm politikisht, por e ka akuzuar atė pėr lidhje tė drejtėpėrdrejta me mafien rajonale. Po me 30 janar pėr tė parėn herė Meta ka denoncuar Nanon si arktitektin e bojkotit nė Shqipėrinė e post ’90-ės. Meta ka kujtuar bojkotin e zgjedhjeve parlamentare tė 26 majit tė ’96, njė veprim pėr tė cilin Meta akuzoi direkt Nanon. "Pėrmes strategjisė sė bojktotit tė pėrdorur jo vetėm kohėt e fundit nė parlament, por qė nga ’96-ta, Nano ka synuar minimin e institucioneve dhe shkatėrrimin e proceseve demokratike", ėshtė shprehur Meta.

    Ish-kryeministri Meta ka akuzuar Fatos Nanon si njeriun e malavitas nė Shqipėri, duke u shprehur se ai ėshtė frekuentuesi mė i rregullt i njė prej restoranteve ku bėhen pazaret e malavitas. "I rekomandoj zotit Nano qė tė mos shkojė mė nė restorant Trieste ku bėhen pazaret e malavitas, ku bėhen qeveritė, bėhen akuzat pėr ministrat, bėhen edhe emėrimet e qeverive tė reja", ėshtė shprehur Meta nė njė intervistė pėr Tv Klan. Ish-numri njė i qeverisė ka paralajmėruar Nanon, se tani pas dorėheqjes do tė jetė ai njeriu, i cili do t’i numėrojė kreut tė PS pazaret dhe implikimet e tij nė aferat e pista duke lėnė kėtė njė kapitull tė hapur. "Unė kam dhėnė dorėheqjen tani nga posti i kryeministrit dhe mund tė jap sqarime tė plota lidhur me kėto ēėshtje", ka kėrcėnuar Meta.

    Duke komentuar zhvillimet nė vend, Meta ėshtė shprehur se deputetėt e dalė nga zona e Dushkut janė tė paligjshėm dhe pranoi kontestimin qė i bėhet maxhorancės lidhur me zgjedhjen e presidentit. Meta tha se vendit i duhet njė president konsensual dhe pranoi qė ėshtė i domosdoshėm konsensusi me opozitėn. Lidhur me zhvillimet brenda PS, Meta tha se referendumi qė po kėrkon tė bėjė Nano tashmė ėshtė i kontestuar dhe ai po kėrkohet qė tė realizohet si njė sfidė ndaj Brukselit. Ai u shpreh se nuk mund tė jetė njė kryeministėr kukull nė duart e Nanos.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203

    Nano Kerkon Mandatin e 2005?

    Pa fjale ...

    TIRANE (30 Korrik) -

    Nė vitin 2005 do t'u kėrkoj zgjedhėsve edhe njė mandat tjetėr qeverisės.

    Deklarata vjen nga Kryeministri Fatos Nano, i cili, sė bashku me ministrat e tij, iu pėrgjigj pyetjeve tė deputetėve shqiptarė mbi programin zgjedhor. "Vazhdoj tė mbetem i angazhuar nė realizimin e programit qeverisės dhe nė bazė tė kėtyre rezultateve do tė shkojmė para elektoratit pėr t'i kėrkuar atij edhe nje mandat tjetėr qeverisės", deklaroi sot Nano gjatė seancės plenare nė Kuvend.

    I pyetur nėse do tė pranonte mbajtjen e zgjedhjeve tė parakohėshme, nė rast se maxhoranca do tė humbasė nė zgjedhjet lokale tė tetorit 2003, Nano tha se "i mbetem besnik Kushtetutės tė Republikės dhe rregullave tė lojės politike".

    Duke iu pėrgjigjur pyetjeve tė grupit parlamentar socialdemokrat, Nano nuk pėrjashtoi njė bashkėpunim nė tė ardhmen me PSD. "Desha t'i kujtoj aleatėve tanė tė natyrshėm dhe historik se tė gjitha kėto ndryshime i kemi bėrė bashkėrisht. Si kryetar i maxhorancės mbetem i hapur pėr analiza dhe zhvillime tė mėvonėshme". Qeveria "Nano" nuk premton zgjidhjen e problemit tė kthimit dhe kompensimit tė pronave, pavarėsisht faktit se ajo ėshtė pėrcaktuar nė Kushtetutė.

    Si Kryeministri Nano, ashtu edhe zv/ kryeministri Meta u treguan tė errėt nė pėrgjigjet e tyre duke mospėrcaktuar asnjė afat konkret dhe objektiva tė qartė pėr kėtė ēėshtje. "Kuvendi ka vendosur ngritjen e njė komisioni parlamentar ad-hoc i cili ka kėrkuar dhe asistencėn e specialistėve tė Kėshillit tė Ministrave, Ministrisė sė Drejtėsisė, shoqatave tė interesuara pėr kėtė problem. Dihet se puna e kėtij komisioni ende vazhdon dhe nė lidhje me strategjinė e realizimit tė proēesit nė fjalė, nga ana jonė janė konceptuar dhe modalitetet qė duhet tė vendosen me akte nėnligjore nga Kėshilli i Ministrave tė cilat do tė mund tė materializojnė nė terren kompensimin e ish-pronarėve si proēes pėr tė cilin duhet tė proēedohet krahas proēesit tė njohjes dhe tė kthimit tė pronave".

    Nė lidhje me investimet e thuaja, Meta tha se asnjė investitor nuk do tė shpėrfillet, ndėrsa pėr minoritetet ai theksoi se standartet e tyre nė vendin tonė do tė jenė tė larta.

    Ministri i Rendit, Luan Rama, theksoi edhe njė herė tjetėr shprehjen "tolerancė zero" pėr ndėrhyrjet nė punėn e policisė. Ministri i Financave, Kastriot Islami, deklaroi si synim tė tijin pėrmirėsimin e vjeljes sė taksave, mos ndryshimin e tatimit mbi fitimin dhe masa tė metejshme pėr forcimin e sistemit bankar. Pėrsa i pėrket fushės sė Drejtėsisė, ministri Spiro Peēi tha pėrpara deputetėve se do tė hartohen projekte tė ndryshme nė kėtė fushė, duke premtuar se do tė nxirren jashtė rradhėve tė Drejtėsisė tė gjithė tė korruptuarit. in/ko (BalkanWeb)
    alumni,

    gjithmone nxenes

  7. #7
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Nano: Meta drejton nė mėnyrė fashiste



    "Unė kam ardhur kėtu qė tė mos humbas frymėn, autoritetin dhe forcėn tonė politike pėr shkak tė presionit ekzekutiv dhe policor ndaj forumeve tė partisė qė po ushtron Meta qė drejton nė mėnyrė fashiste, duke bėrė lidhje vertikale direkte nga zyrat e tij nė zyrėn e agjensive tė specializuara tė shtetit, nga policia deri tek Gjykata apo Prokuroria, jashtė vėmendjes sė drejtuesve tė institucioneve qė japin llogari para popullit dhe para ligjit".



    Meta ėshtė mėsuar tė blejė mbėshtetje dhe vota me para tė pista.

    Nuk jam sot pėr tė rrėzuar Kryeministrin Meta, por pėr tė atakuar kryeministrin nė sytė tuaj, sepse i ka kthyer kurrizin partisė, forumeve, kryetarit dhe po punon me miqtė e tij, dhe miqtė e tij janė sot dhe nuk janė nesėr. Kėshtu qė Kryeministri Meta ėshtė mėsuar tė blejė mbėshtetje dhe vota me para tė pista dhe tė pastra. Sot duhet tė jesh nga Skrapari qė tė gjesh njė vend tė lartė nė administratėn shtetėrore. Incidenti i ndodhur mbrėmė nė hotel "Rogner" ishte i lidhur me krimin dhe pushtetin. Unė kam ardhur kėtu qė tė mos humbas frymėn, autoritetin dhe forcėn tonė politike, pėr shkak tė presionit ekzekutiv dhe policor ndaj forumeve tė partisė qė po ushtron Meta qė drejton nė mėnyrė fashiste, duke bėrė lidhje vertikale direkte nga zyrat e tij nė zyrėn e agjensive tė specializuara tė shtetit, nga Policia deri tek Gjykata apo Prokuroria, jashtė vėmendjes sė drejtuesve tė institucioneve qė japin llogari para popullit dhe para ligjit.

    Unė nuk mund tė lejoj dhe nuk e mbyll gojėn para kėrcėnimeve as pėr ndonjė presion shtetėror dhe as pėr atentate pėr Fatos Nanon... Ka dy modele qeverisjeje, ai diktatorial ku tė gjitha partite mblidhen nė qendėr mė pas shpėrndahen sipas vlerėsimeve qė bėjnė njerėzit nė qendėr, dhe kjo sjell edhe pushimin e vendimmarrjes, ky ėshtė regjimi i Ilir Metės qė drejton me celular".

    *akuza tė Fatos Nanos pėr Metėn me 23 nėntor 2001



    "Ilir Meta, trafikant, abuzues dhe i korruptuar"



    * Ju ftoj tė mos e konsiderojnė qėndrimin e zotit Meta dhe tė keni nė qendėr tė vėmendjes detyrėn qė keni pėr tė bėrė sot, pra zgjidhjen e krizės sė shkaktuar nga Ilir Meta.



    * Pėr mua, flet vetėm Ilir Meta nga kėto gjėra, kurse pėr Ilir Metėn dhe pėr gjithė fenomenet e tjera, unė jam bėrė interpret i zėrit mazhoritar, qytetar, socialist dhe publik.



    * Nė ēdo moment tė zhvillimit tė lėvizjes pėr katarsis kam ftuar dhe vazhdoj tė ftoj kryeministrin Ilir Meta tė bėhet pjesė e zgjidhjes sė krizės dhe e rikompaktėsimit tė vlerave e kontributeve tė PSSH, dhe jo pjesė e njė blloku apo grupimi fraksionues



    * "Gjatė gjithė kėtyre muajve tė krizės, nė vend tė ushtrimit tė vullnetit pėr zgjidhje konsensuale janė shfaqur e rishfaqur herė pas here tentativa pėr tė fraksionuar forumet qėndrore tė partisė dhe tė Grupit Parlamentar socialist, pėrmes demonstrimit tė forcės sė votave nė vend tė ballafaqimit tė alternativave".



    * "Eshtė tentuar qė zgjidhja e krizės tė reduktohej nė rrokada emrash nėpėr poste pa dhėnė dot asnjė garanci pėr nisjen e proēesit tė transparencės, tashmė tė pashmangshme".



    * Ēdo zgjidhje e bazuar nė emra tė pėrvetshėm apo nė fraksione dhe klane qė demonstrojnė forcė votash apo interesash nė vend tė pėrgjegjshmėrisė dhe integrimit tė kontributeve dhe vlerave, do tė ngelet e mangėt dhe do riciklojė krizėn nė harqe kohore tė shkurtra pa asnjė perspektivė pėr stabilitetin tonė qeverisės.



    · Lėvizja pėr katarsisin e qeverisjes, nuk ėshtė pronė vetėm e njė grupi pėrfaqėsuesish dhe nuk drejtohet thjeshtė kundėr njė grupi rrėmbyes kolltuqesh tė ekzekutivit.

    Lėvizja pėr njė qeverisje tė mirė, tė pakorruptuar, pa trafiqe dhe abuzime, pa krahinizėm dhe grupime interesash ilegjitime qė synojnė pasurimin e shpejtė pėrmes pėrdorimit tė pushtetit, erdhi si mesazh i fuqishėm drejtpėrdrejtė nga anėtarėsia jonė progresiste dhe zgjedhėsit socialistė tė orientuar nga Europa.

    (Nano nė mbledhjen e KPD-sė me 6 shkurt 2002)









    ———————————————————————————

    Fq. 5.



    Ish-kryeministri u pėrgjigjet akuzave tė kryesocialistit



    Meta: Nano, nxitės dhe mbėshtetės i krimit



    22 Nėntor 2001



    Problemi im si Kryeministėr ėshtė se kėto shpifje, fyerje dhe akuza, nuk kanė si efekt tė vetėm pėrbaltjen e Ilir Metės si person. Kjo do tė ishte mė pak se gjysma e sė keqes. Kėto shpifje, fyerje dhe akuza mbartin tė keqen e madhe tė ngjalljes sė panikut tek qytetarėt. Ato nxisin krimin, fusin ankthin nė komunitetin e biznesit dhe frenojnė ecjen tonė pėrpara, duke paralizuar administratėn shtetėrore, e cila natyrisht humbet motivimin. Kjo fushatė denigruese brenda llojit tė shoqėruar me kėrcėnimin absurd tė kryetarit tė Partisė pėr zgjedhje tė parakohėshme, lėkund besimin tek institucionet, krijon zhgėnjim tek partnerėt tanė ndėrkombėtarė dhe godet publikisht imazhin e Partisė Socialiste.

    Mendoj se ka ardhur koha tė thuhet hapur, se ajo qė kėrkon kryetari i Partisė me presionin e tij tė papranueshėm ėshtė pėrfshirja nė qeveri, apo nė struktura tė tjera tė qeverisjes, e personave tė veēantė.



    2 dhjetor 2001



    "Por unė dua t’u jap fjalėn tė gjithėve qė, unė nuk do tė ndaloj sė punuari pėr tė shėruar Partinė Socialiste nga demagogjia dhe kriza ku po e fut Fatos Nano".



    6 dhjetor 2001:



    Nano unė nuk ngjaj me fashistėt.

    "A i ngjan ndonjėrit ky forum i lartė i Partisė Socialiste si djepi i njė qeverie me tipare fashiste? A sheh ndonjėri tek ky forum i lartė i Partisė Socialiste ndonjė pėrpjekje pėr t’u mbyllur gojėn atyre qė mendojnė ndryshe"?

    ————————————————————————————————————————





    Nano: Meta i implikuar nė afera shumėmilionėshe



    "Lėvizja pėr njė qeverisje tė mirė, tė pa korruptuar, pa trafiqe dhe abuzime, pa krahinizėm dhe grupime interesash ilegjitime qė synojnė pasurimin e shpejtė pėrmes pėrdorimit tė pushtetit, erdhi si mesazh i fuqishėm drejtpėrdrejtė nga anėtarėsia jonė progresiste dhe zgjedhėsit socialistė tė orientuar nga Europa".





    Nuk jam pėr t’u sjellur, sa si delirant dhe as si triumfues, qė asnjė nga akuzat preēize tė adresuara nga unė pėr institucione dhe drejtues institucionesh, nuk morėn pėrgjigje. Kė tė besoj Kryeministrin qė sapo foli apo Kryeministrin qė lejon qė nga zyrat e FRESSH-it nė Drejtorinė e Shėrbimeve Qeveritare tė vazhdojnė tė manipulohen afera shumėmilionėshe. Tė besoj shokun qė kemi zgjedhur tė na drejtojė drejt asocimit dhe tė ardhmes europiane, apo Ilirin qė vazhdon tė mos marrė asnjė angazhim serioz e tė pėrgjegjshėm pėr tė larguar jo me skenarė tė tillė mallėngjyes dhe martirizues, me dorėn e egėr tė ligjit dhe tė ushtrojė pushetin kushtetues tė Kryeministrit, mbi tė gjithė tė dyshuarit, tė paaftėt dhe tė padenjė pėr tė drejtuar sektorė tė rėndėsishėm nė administratėn shtetėrore, qė nuk janė miqtė tanė, aq mė pak tė mitė, por janė njerėz tė identifikuar pėr lidhje fare tė ngushta dhe aspak politike dhe institucionale me Kryeministrin.

    Ndėrsa Kryeministri Ilir Meta, me lidhje tė dyshimta, sapo kėrcėnoi qė Fatos Nanon mund ta pėrjashtojmė dhe nga Internacionalja Socialiste dhe jo vetėm nė parti.

    "Por tė gjitha sulmet mbi mua, jam shumė i qetė dhe i pėrgjegjshėm po i duken dhe publikut si njė gazetė prapė e blerė nga qeveria, e bėrė nga i njėjti kryeredaktor, nga tė njėjtėt gazetarė, madje tė ish-"Zėrit tė Popullit", tė drejtuar nga i njėjti padron".

    Fatos Nano nuk ka asnjė pakėnaqėsi personale pėr anashkalim apo neglizhim nga ana e shokėve qė na pėrfaqėsojnė nė qeveri. E pėrsėri qė do tė kishte qenė shumė mė komode pėr mua qė tė mos ishte bėrė ky gjyqi i rradhės qė na harxhoi energji, nerva dhe gjėra tė tjera. Dhe aq mė pak kam interesa ilegjitime amorale dhe parimore. I thashė Bashkim Finos nė Berat, shoku Ilir, ku u ngrit ajo gruaja e shkėlqyer militante, qė nuk deshte as bukė, as ujė, as drita, pėrveē se ne tė shkonim mirė me njėri – tjetrin dhe unė i them Bashkimit: O Bashkim, unė s’dua Shpellėn e Pėllumbave, dua Anastasin, por Iliri s’ma jep. Dua tė kthej Anastasin nė njeriun e mirė, mik dhe shok qė jemi rritur bashkė. Dhe Anastas, kur thua se tė kam sharė nga nėna, kam sharė dhe nėnėn time, sepse ajo ėshtė nėna jonė dhe mė vjen mirė qė ėshtė po aq e vėrfėr dhe e nderuar dhe e ndershme siē kemi qenė kur hanim supėn, me apo pa peshk, varej nga deti apo nga takati pėr ta zėnė apo blerė.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gaz.shqip.
    ---------------
    Programi qė kanė paraqitur anėtarėt e kabinetit "Nano 5". Prioritetet, gafat dhe synimet nė ēdo dikaster

    "Unė, ministri Rama premtoj..."
    "Brenda X vitesh eleminohen trafiqet nga vendi ynė"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Brenda x vitesh do tė eliminohet trafiku. Ky ėshtė premtimi i ministrit tė ri tė Rendit, Luan Rama. Rama premton qė pikėrisht pas x vitesh Shqipėria do tė jetė e ēliruar nga trafiqet. Njė lapsus apo njė harresė ose ndoshta parashikimi i gjatė i ētrafikimit tė Shqipėrisė.

    Kjo ėshtė shkruar nė programin e qeverisė dhe si e tillė duhet respektuar. Nė fund tė fundit shqiptarėt tė paktėn pas x vitesh nuk do tė kenė frikė mė nga trafiqet. Programi i qeverisė, parashikon gjithashtu edhe uljen e papunėsisė, por pa pėrqindje dhe pa shifra, parashikon shitjen e Telekomit, Bankės sė Kursimeve dhe tė INSIG-ut, por pa data. Ndoshta kanė harruar ministrat ta shėnojnė nė premtimet e tyre.

    Premtimet
    Sipas ministrit Doda, Shqipėria do tė ketė njė strategji tė vetėn energjitike deri nė vitin 2020. Ndėrsa sa pėr energjinė elektrike tė kėtij viti, nuk dihet. Sipas Majkos, brenda 2005 shqiptari do tė ketė bėrė hapat e nevojshėm pėr tė aderuar nė NATO. Nė fakt, kėtė Majko e ka marrė borxh qė nga premtimi i qeverisė Meta. Sipas Leskaj, nė Shqipėri do tė aplikohen disa programe pėr uljen e varfėrisė dhe tė papunėsisė, por nuk dihet se sa tė punėsuar do tė shtohen dhe sa tė varfėr do tė "pasurohen". Sipas ministrit Duka, bujqėsia shqiptare, do tė japė 30 pėr qind tė GDP, por nuk premtohet sa do tė ulen importet e prodhimeve buqjėsore. Sipas Dervishit, brenda 2005 do tė ulet me 30 pėr qind numėri i familjeve tė pastreha, por kjo varet nga kredia e famshme greke, e cila deri tani pėrveē parave ka sjellė vetėm debate. Mė i qėndrueshėm nė premtimet e tij ėshtė Meta, ku diplomacia do tė synojė integrimin nė BE dhe nė NATO. Malaj premton qė do tė vazhdojė puna pėr marrėveshjet e tregtisė sė lirė si dhe nxitja e biznesit tė vogėl dhe tė mesėm. Poēi premton se, brenda 3 viteve do tė pėrfundojnė korridoret veri-jug dhe lindje perėndim. Deri tani pėr 5 vjet puna nuk ka shkuar as deri te gjysma e rrugėve.

    Parashikime
    Me shifra kemi njė program ambicioz. Parashikohet ulja e borxhit tė brendshėm, qė do tė thotė mė pak para tė shqiptarėve pėr borxhet e shtetit. Parashikohen njė mal me para pėr varfėrinė dhe ngritja e njė termocentrali qė do tė na japė drita. Pėr herė tė parė parashikohet shfrytėzimi i erės dhe diellit pėr energjinė. Sipas kėtyre premtimeve do tė marrim edhe 2 miliardė kilovat/orė energji mė shumė. Shifėr qė do t'i mbyllte rrugėn importeve tė energjisė dhe do kursente me tė vėrtetė shumė para. Problem ngelet vetėm zbatimi. Se me ligje dhe projekte, na kanė zili edhe Danimarka edhe Hollanda qė kanė mulli me erė.

  9. #9
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513

    Nano profesor ekonomie qe ka harruar profesionin!!!

    PD(r): Nano, me dobet se ne '97



    Kryetari i PD(r) Genc Pollo, e ka vleresuar programin qeverises te paraqitur nga Kryeministri Fatos Nano ne Kuvend, me te dobet se programin qe ky i fundit paraqiti po si Kryeminister ne vitin 1997. Sipas tij, fjalimi mund te quhet "nje Deklarim i Qellimeve te Mira, por jo nje program qeveritar". "Nano ne te gjithe materialin e tij nuk permend shifra konkrete, asnje shume te ardhurash apo shpenzimesh., asnje sasi investimesh apo huash ne vlere absolute apo perqindje. Cdo program serioz, i cdo qeverie serioze, do te ishte i pakonceptueshem pa keto shifra. Ne kete fjalim Nano ka permendur vetem 3 data, dy here vitin 2004, e nje here vitin 2005. Nje program , thekson Pollo


    Jam plotesisht dakort me Genc Pollon kur thote qe nje program qeverie pa afate mujore, semestrale e vjetore do te konsiderohej i paqarte dhe do te refuzohej nga cdo Parlament ne Europe".
    Qe te paraqesesh nje program qeverie, do te thoshe qe te fiksosh objektiva dhe konkrete. Keto objektiva duhet te jene te qarta dhe te shifrueshme, te jepen afatet ne menyre qe ne fund te mandatit, ose dhe perpara ne fund te ēdo viti ēdo njeri te bej bilancin e punes se qeverise. Nano ne fund te ēdo viti duhet te japi nje vleresim mbi punen e qeverise se tij normalisht, te bej bilancin ( ne menyre qe te axhustoje si duhet qeverisjen ne funksion te punes se kryer. Duke mos pasur asgje konkrete dhe te shifruar ne kete program dhe duke e lene komplet evaziv Nano nuk i le mundesine asnjeriut qe te kontrolloje punen e tij, keshtu qe do te kemi perseri nga ana e qeverise deklarime te stilit: "plani u realizua 100%, objektivat u rrealizuan.....dhe asnje gazetar nuk ben pyetjen esenciale perpara se te shkruaje idiotesirat e Nanos me shoke "SA ISHTE PARASHIKUAR NE SHIFRA DHE SA U BE"? Kur ka shifra edhe nje i klases se 4 fillore arrin te krahasoje ato qe thuhen me ato qe behen.
    Pershendetje
    Just God Can Judge Me

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,457
    Postimet nė Bllog
    17
    Katėr dorėheqjet e Fatos Nanos

    Nga KASTRIOT DERVISHI

    Rikthimi i Fatos Nanos nė detyrėn e kryeministrit tė Shqipėrisė pėrbėn njė kthim tek e vjetra dhe tek dėshtimi. Nė gjithė kėto vite tė pluralizmit politik nė Shqipėri, Fatos Nano mbahet si kryeministri mė i dėshtuar nė katėr qeveri tė tij. Mė e gjata prej tyre ka qenė ajo e periudhės 1997 ? 1998, pa sjellė asnjė shkėlqim apo pėrparim nė jetėn politike apo ekonomike tė vendit. Le tė shikojmė lėvizjet e Fatos Nanos nga kabineti Ēarēani e deri sot.

    Nano nė kabinetin Ēarēani

    Nė nėntor 1990, kryetari i Presidiumit tė Kuvendit Popullor Ramiz Alia, dekretoi nė postin e sekretarit tė pėrgjithshėm tė qeverisė, Fatos Nanon. Ky i fundit vinte nga Instituti i Studimeve Marksiste ? Leniniste dhe pa u provuar nė detyrėn e ministrit, bėhej drejtpėrdrejt anėtar i kryesisė sė kėshillit tė ministrave. Si sekretar i pėrgjithshėm i qeverisė Nano ishte deri mė 31 janar 1991, kur u emėrua zv/kryeministėr bashkė me Shkėlqim Canin. Kabineti i fundit i Ēarēanit dha dorėheqjen me 22 shkurt pas rrėzimit tė monumentit tė Enver Hoxhės nė Tiranė. Gjatė gjithė kėsaj kohe, kabineti nuk kishte pranuar heqjen e emrit tė Enver Hoxhės nga Universitetit i Tiranės. Kabineti Ēarēani nė momentin qė Fatos Nano u bė pjestar i tij ka qenė si mė poshtė:

    1?Adil Ēarēani? Kryeministėr

    2?Besnik Bekteshi ? Zv/Kryeministėr dhe Ministėr i Industrisė e Minierave

    3?Hekuran Isai ? Zv/Kryeministėr dhe Ministėr i Punėve tė Brendshme

    4?Manush Myftiu ? Zv/Kryeministėr

    5?Vangjel Ēėrrava ? Zv/Kryeministėr

    6?Fatos Nano ? Sekretar i Pėrgjithshėm i qeverisė

    7?Reiz Malile ? Ministėr i Punėve tė Jashtme

    8?Prokop Murra ? Ministėr i Mbrojtjes Popullore

    9?Andrea Nako ? Ministėr i Financave

    10?Lavdosh Ahmetaj ? Ministėr i Energjitikės

    11?Bashkim Sykja ? Ministėr i Industrisė sė Lehtė

    12?Ylli Bufi ? Ministėr i Industrisė Ushqimore

    13?Themie Thomai ? Ministre e Bujqėsisė

    14?Ismail Ahmeti ? Ministėr i Ndėrtimit

    15?Luan Babameto ? Ministėr i Transportit

    16?Pajtim Ajazi ? Ministėr i Tregėtisė sė Brendshme

    17?Shane Korbeci ? Ministėr i Tregėtisė sė Jashtme

    18?Xhemal Tafaj ? Ministėr i Ekonomisė Komunale

    19?Skėnder Gjinushi ? Ministėr i Arsimit dhe Kulturės

    20?Ahmet Kamberi ? Ministėr i Shėndetėsisė

    21?Niko Gjyzari ? Kryetar i Komisionit tė Planit tė Shtetit

    22?Enver Halili ? Ministėr i Drejtėsisė

    23?Bujar Kolaneci ? Kryetar i Komisionit tė Kontrollit tė Shtetit





    22 shkurt ? 10 maj 1991: Qeveria Nano 1

    Nė gjendjen e vėshtirė qė pėrjetonte Shqipėria, nė shkurt 1991 Fatos Nano u dekretua nga Ramiz Alia si kryeministėr dhe njėherėsh edhe si anėtar i kėshillit presidencial. Kjo qeveri drejtoi zgjedhjet e para pluraliste tė 31 marsit 1991 tė vlerėsuara atėherė si tė manipuluara. Akti i parė i kėsaj qeverie pas zgjedhjeve ishte masakra e 2 prillit nė Shkodrės, ku anėtarė tė kėtij kabineti dhe Sekretari i Parė i PPSH?sė u akuzuan si urdhėdhėnės tė saj. Gjithashtu pėr aktivitetin e ushtruar gjatė kėsaj qeverie, Nano edhe u dėnua tre vjet mė pas nga drejtėsia.

    Kjo qeveri dha dorėheqjen pas miratimit tė Dispozitave Kryesore Kushtetuese dhe zgjedhjes sė presidentit Ramiz Alia. Pėrbėrja e kėtij kabineti ishte si mė poshtė:

    1?Fatos Nano ? Kryeministėr

    2?Shkėlqim Cani ? zv/Kryeministėr

    3?Aleks Luarasi ? Sekretar i Pėrgjithshėm i K.M.

    4?Gramoz Ruēi ? Ministėr i Punėve tė Brendshme

    5?Kiēo Mustaqi ? Ministėr i Mbrotjes Popullore

    6?Dashamir Kore ? Ministėr i Drejtėsisė

    7?Qemal Disha ? Ministėr i Financave

    8?Drini Mezini ? Ministėr i Industrisė, Minierave dhe Energjitikės

    9?Ylli Bufi ? Ministėr i Industrisė sė Lehtė dhe Ushqimore

    10?Ahmet Osja ? Ministėr i Bujqėsisė

    11?Leonard Nano ? Ministėr i Ndėrtimit

    12?Leontiev Ēuēi ? Ministėr i Ekonomisė

    13?Sabit Brokaj ? Ministėr i Shėndetėsisė

    14?Kastriot Islami ? Ministėr i Arsimit

    15?Muhamet Kapllani ? Ministėr i Punėve tė Jashtme

    16?Shane Korbeci ? Ministėr i Tregėtisė sė Jashtme

    17?Moikom Zeqo ? Kryetar i Komitetit tė Kulturės dhe Arteve



    11 maj ? 4 qershor 1991: Qeveria Nano 2

    Qeveria Nano 2 ishte qeveria qė krijoi "shumica e dalė nga zgjedhjet e 31 marsit". Pėr herė tė parė dhe tė fundit nė historinė e Shqipėrisė u krijua ministria e Sigurimit. Kjo qeveri u pėrball me grevėn e pėrgjithshme tė Sindikatave tė Pavarura tė Shqipėrisė. E dėshtuar nga ēdo anė dhe e paaftė pėr tė realizuar kėrkesat e grevistėve, nėn njė presion gjithmonė e mė tė fortė, qeveria Nano dha dorėheqjen mė 4 qershor 1991.

    Njė javė mė pas, Fatos Nano u zgjodh nė kongresin e 10?tė tė PPSH?sė, kryetar i ri i kėsaj partie qė u quajt pas kėtij kongresi Partia Socialiste. Pėrbėrja e kabinetit Nano 2 ishte si mė poshtė:

    1?Fatos Nano ? Kryeministėr

    2?Shkėlqim Cani ? zv/Kryeministėr

    3?Zyhdi Pepa? zv/Kryeministėr

    4?Gramoz Ruēi ? Kryetar i Komitetit tė Sigurimit

    5?Aredin Shyti ? Ministėr i Rendit Publik

    6?Muhamet Kapllani ? Ministėr i Punėve tė Jashtme

    7?Ndriēim Karakaēi ? Ministėr i Mbrojtjes Popullore

    8?Dashamir Kore ? Ministėr i Drejtėsisė

    9?Anastas Angjeli ? Ministėr i Financave

    10?Drini Mezini ? Ministėr i Industrisė, Minierave dhe Energjitikės

    11?Ylli Bufi ? Ministėr i Industrisė sė Lehtė dhe Ushqimore

    12?Ahmet Osja ? Ministėr i Bujqėsisė

    13?Leonard Nano ? Ministėr i Ndėrtimit

    14?Maqo Lakrori ? Ministėr i Arsimit

    15?Sabit Brokaj ? Ministėr i Shėndetėsisė

    16?Kostandin Hoxha ? Ministėr i Tregėtisė sė Jashtme

    17?Flamur Hoxha ? Kryetar i komitetit tė Mbrojtjes sė Mjedisit

    18?Moikom Zeqo ? Kryetar i Komitetit tė Kulturės dhe Arteve



    25 korrik 1997? 14 prill 1998: Qeveria Nano 3

    Pas daljes nga burgu mė 13 mars 1997 dhe pas "fitores plebishitare" tė 29 qershorit 1997, Fatos Nano iu rikthye pėrsėri postit tė kryeministrit. Formalisht kjo qeveri u quajt "qeveria e re demokratike" dhe nė tė u pėrfshinė disa ish ministra tė kabineteve Nano 1 e 2. Nė kėtė qeveri ministra tė dy kabineteve tė parė tė Nanos ishin Kastriot Islami, Sabit Brokaj dhe Ylli Bufi.

    Nė fjalimin qė Nano mbajti para Kuvendit Popullor mė 28 korrik 1997, vlerėsoi "votėn plebishitare tė 29 qershorit", si "vendosėse tė ekuilibrit real e tė qėndrueshėm". Ndėr tė tjera Nano atėherė premtoi "rindėrtimin e forcave tė armatosura", "reformė institucionale", "politikė tė re tė ekonomike tė qeverisė", "politikė tė re sektoriale tė zhvillimit" etj.

    Nė fund tė mandatit kjo qeveri nuk kishte realizuar asgjė nga ato gjėra qė kishte premtuar, ky hynte ndėr tė tjera edhe premtimi i kthimit tė parave tė ish?firmave piramidale dhe premtimi pėr hapjen e 250 mijė vendeve pune.

    Besohet qė kėto mashtrime Nano t`i bėjė sėrish nė programin e vjetėr tė qeverisė sė re Nano 5.

    Nė prill 1998, pas njė konflikti qė lindi midis ministrit tė Financave Arben Malaj dhe ministrit tė Punėve tė Brendshmėm Neritan Ceka, Fatos Nano pa mundėsinė mė tė mirė pėr tė flakur Cekėn nga koalicioni. Pėr tė plotėsuar skemat e krijuara qė mė parė u shkri Ministria e Punėve tė Brendshme dhe u krijua Ministria e Rendit Publik dhe ajo e Pushtetit Lokal. Nė kėtė mėnyrė Nano largoi me kujdes Cekėn nga kabineti dhe bėri edhe ndonjė zėvendėsim tjetėr. Pėrveē Neritan Cekės u larguan edhe Sabit Brokaj, Shaqir Vukaj, Arta Dade, Maqo Lakrori, Elmaz Sherifi si dhe u shkri funksioni i sekretarit tė shtetit.

    Ndėr ngjarjet kryesore tė ndodhura gjatė mandatit tė kėsaj qeverie, janė plagosja e Azem Hajdarit mė 18 shtator 1997 nė Kuvendin Popullor nga njė deputet socialist, takimi i Fatos Nanos me Sllobodan Millosheviēin nė Kretė mė 3 nėntor 1997, organizimi i pritės sė Milotit mė 14 shkurt 1998 kundėr Azem Hakdarit, djegia e Shkodrės pak ditė mė vonė etj.

    Kabineti Nano3 ishte si mė poshtė:

    1?Fatos Nano?Kryeministėr

    2?Bashkim Fino? Zv/Kryeministėr

    3?Kastriot Islami? Ministėr Shteti pranė Kėshillit tė Ministave

    4?Neritan Ceka?Ministėr i Brendshėm

    5?Sabit Brokaj?Ministėr i Mbrojtjes

    6?Paskal Milo?Ministėr i Punėve tė Jashtme

    7?Thimjo Kondi? Ministėr i Drejtėsisė

    8?Arben Malaj?Ministėr i Financave

    9?Ylli Bufi? Ministėr i Ekonomisė Publike dhe Privatizimit

    10?Elmaz Sherifi? Ministėr i Punės, Ēėshtjeve Sociale dhe Gruas

    11?Lufter Xhuveli? Ministėr i Bujqėsisė dhe Ushqimit

    12?Shaqir Vukaj? Ministėr i Tregėtisė dhe Turizmit

    13?Gaqo Apostoli? Ministėr i Punėve Publike dhe Transportit

    14?Et`hem Ruka? Ministėri Arsimit dhe Shkencės

    15?Arta Dade? Ministre e Kulturės Rinisė dhe Sporteve

    16?Leonard Solis? Ministėr i Shėndetėsisė dhe Mjedisit

    17?Arben Imami? Ministėr Shteti pėr Reformėn Legjislative dhe Marrėdhėniet me Kuvendin Popullor.

    18?Ermelinda Meksi? Ministre Shteti pėr Zhvillimin dhe Bashkėpunimin Ekonomik

    19?Maqo Lakrori? Sekretar Shteti pėr Integrimin Euroatlantik

    20?Perikli Teta? Sekretar Shteti pėr Politikėn e Mbrojtjes

    21?Ndre Legisi? Sekretar Shteti nė Ministrinė e Brendshme

    22?Lush Pėrpali? Sekretar Shteti pėr Pushtetin Lokal

    Nga ky kabinet qeveria e sotme Nano 5 ka emrat e Kastriot Islamit, Arben Malajt, Lufter Xhuvelit dhe Arta Dades.



    15 prill? 28 shtator 1998: Nano 4



    Kabineti Nano 4, u krijua mė 14 prill 1998. Ministrat e rinj tė kėtij kabineti qenė Anastas Angjeli, Edvin Rama, Ilir Meta dhe Luan Hajdaraga. Kjo qeveri pati pesė muaj jetė dhe shėrbeu si tensionuese e jetės politike nė vend. Kėshtu mė 22 gusht 1998 me urdhėrin e Fatos Nanos u arrestuan "tė gjashtėt". Ndėrsa mė 12 shtator 1998, u vra pranė selisė sė PD?sė, drejtuesi i lartė i kėsaj partie Azem Hajdari. Vrasėsit ishin tė gjithė oficerė policie dhe nuk u mor kurrfarė mase pėr arrestimin e tyre. Pas ngjarjeve tė njohura tė 14 shtatorit, kryeministri Fatos Nano u largua pėr nė Maqedoni. Presioni ndėrkombėtar ishte aq i madh sa e detyroi atė tė deklaronte dorėheqjen disa ditė mė vonė.

    Pas deklarimit se "dorėheqja ėshtė tradhėti ndaj atdheut"{shih "ZP" 15 shtator 1998}, Fatos Nano dha dorėheqjen e katėr tė tij mė 28 shtator 1998. Ndėr tė tjera nė kėtė dorėheqje Nano ka thėnė:

    "Duke qenė se krizėn qė po kalon vendi e konsideroj nė radhė tė parė krizė vlerash morale tė shoqėrisė ku jetojmė, pasqyrė shumė domethėnėse ėshtė klasa politike , marr pėrsipėr tė gjitha pėrgjegjėsitė e mia si kryeministėr i kėtij vendi pėr gjithēka nuk ka arritur tė bėjė qeveria ime...Konstatoj i pezmatuar se edhe nė kėto momente tepėr delikate pėr vendin, ku po pėrpiqem pėr tė riformuluar kabinetin tim konform mandatit....nga partitė aleate tė koalicionit, pa pėrjashtua kėtu asnjė pjesė tė PS?sė, nuk po mė vjen asjė sinjal i besueshėm dhe shpresėdhėnės solidariteti. Nė kėto kushte kur formula e koalicionit i ngjan njė formule tė ndarjes sė pandryshueshme tė territoreve, prej nga askush...nuk duket se ėshtė nė gjendje tė sakrifikojė pėr t`i hapur rrugė njė bashkėqeverisje...".

    Pas dorėheqjes nga posti i kryeministrit, Nano shkeli edhe statutin e partisė sė tij qė thonte se kryetari i partisė duhej tė ishte edhe kryeministėr. Vetėm pas katėr muajsh Nano dha edhe dorėheqjen nga posti i kryetarit tė partisė dhe nė kongresin e provokuar prej tij, bėri edhe ndryshimet e statutit tė partisė nė mėnyrė tė atillė pėr tė siguaruar mbijetesėn politike.

    Qeveria Nano 4 ka pasur kėtė pėrbėrje:

    1?Fatos Nano?Kryeministėr

    2?Bashkim Fino? Zv/Kryeministėr dhe Ministėr i Pushtetit Lokal

    3?Kastriot Islami? Zv/Kryeministėr dhe Ministėr i Koordinimit Qeveritar

    4?Paskal Milo? Ministėr i Punėve tė Jashtme

    5?Arben Malaj? Ministėr i Financave

    6?Perikli Teta? Ministėr i Rendit Publik

    7?Luan Hajdaraga? Ministėr i Mbrojtjes

    8?Thimio Kondi? Ministėr i Drejtėsisė

    9?Ylli Bufi? Ministėr i Ekonomisė Publike dhe Privatizimit

    10?Gaqo Apostoli? Ministėr i Punėve Publike dhe Transportit

    11?Lufter Xhuveli? Ministėr i Bujqėsisė

    12?Et`hem Ruka? Ministėr i Arsimit

    13?Leonard Solis? Ministėr i Shėndetėsisė

    14?Edvin Rama? Ministėr i Kulturės Rinisė dhe Sporteve

    15?Anastas Angjeli? Ministėr i Punės dhe i Ēėshtjeve Sociale

    16?Ermelinda Meksi? Ministre e Bashkėpunimit Ekonomik

    17?Arben Imami? Ministėr i Reformės Institucionale

    18?Ilir Meta ? Sekretar Shteti pėr Integrimin Euroatlantik

    Nga ky kabinet qeveria e sotme Nano 5 ka emrat e Kastriot Islamit, Arben Malajt, Lufter Xhuvelit dhe Ilir Metės.



    Kabineti Nano 5



    Tashmė dihet se lista e ministrave tė kabinetit Nano 5 pėrfshin emrat e Ilir Metės, Pandeli Majkos, Arta Dades, Luan Ramės, Lufter Xhuvelit, Agron Dukės, Spartak Poēit, Besnik Dervishit, Valentina Leskajt, Kastriot Islamit, Mustafa Xhanit, Arben Malajt, Viktor Dodės, Spiro Peēit, Ben Blushit, Sokol Nakos, Luan Memushit dhe Blendi Klosit.

    I vetmi ministėr qė e shoqėron Fatos Nanon nė tė gjitha qeveritė e tij ėshtė Kastriot Islami. Ky ka qenė fillimisht ministėr i Arsimit e mė pas zv/kryeministėr. Vlerėsohet se kabineti Nano 5, si tė gjithė kabinetet Nano1, 2, 3 e 4?r, do tė jetė njė kabinet i dobėt me njė qėndrueshmėri qė vihet nė dyshim. Pėr mė tepėr katėr dorėheqjet{largimet} e Nanos nga posti i kryeministrit dhe histostoriku i hidhur qė ai ka si kryeministėr i Shqipėrisė, nuk janė tregues tė mirė pėr tė. Nuk mund tė ecet mė mė pėrralla tė tipit tė kthimit tė parave 100%, apo i hapjes se njė numuri fiktiv tė vendeve tė punės. Qeveria Nano 5 e ka dėshtim qė nė fillim tė punės sė saj. Mjafton tė shikosh historinė e qeverive paraardhėse pėr t`u bindur edhe mė tej pėr njė gjė tė tillė.



    Kabineti Nano 5

    1?Fatos Nano?Kryeministėr

    2?Ilir Meta? Zv/Kryeministėr dhe Ministėr i jashtem

    3?Arben Malaj? Ministėr i Ekonomise

    4-Kastriot Islami - Minist[r i Financave

    5?Luan Rama? Ministėr i Rendit Publik

    6?Pandeli Majko? Ministėr i Mbrojtjes

    7?Spiro Peēi? Ministėr i Drejtėsisė

    8?Spartak Poēi? Ministėr i Transportit dhe Telekomunikacionit

    9?Lufter Xhuveli? Ministėr i Mjedisit

    10?Luan Memushi? Ministėr i Arsimit

    11?Mustafa Xhani? Ministėr i Shėndetėsisė

    12?Arta Dade? Ministėr i Kulturės Rinisė dhe Sporteve

    13?Valentina Leskaj? Ministėr i Punės dhe i Ēėshtjeve Sociale

    14?Ben Blushi-Minister iPushteti lokal dhe Decentralizimit 15?Viktor Doda-Ministėr i Industrise dhe Energjitikes

    16?Besnik Dervishi? Minister i Rregullimit te Teritorit dhe Turizmit

    17-Blendi Klosi-Minister shteti prane Kryeministrit

    18-Agron Duka- Minister i Bujqesise

    19-sokol Nako-minisdter Shteti per integrimin

    Gazeta 55
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  11. #11
    SUPER [INC] Maska e SUPERSTAR_N1
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    475

    Post Parlamenti votėbeson qeverinė "Nano"

    TIRANE- Parlamenti miratoi dje nė mbrėmje pėrbėrjen dhe programin politik tė qeverisė "Nano". Me gjithė debatet qė kanė pėrfshirė Partinė Socialiste kohėt e fundit, asnjė deputet i saj nuk votoi kundėr apo abstenoi. Rrjedhja e vetme qė pėsoi maxhoranca dje nė votėbesimin e qeverisė ishin tre votat e aleatit tė vjetėr, PSD-sė. Gjinushi, Apostoli dhe Bejtja abstenuan , ndėrsa Arben Imami i PAD-sė dhe Nikollė Lesi i PDK-sė votuan kundėr. Nė total, rezultati i votimit tė 132 deputetėve pėr qeverinė dhe programin ishte i tillė: pro saj 81 vota, kundėr 48 vota, dhe abstenime tre. Nga leximi i votimit duket se gjithė deputetė e PS-sė, tre deputetėt e PA-sė, 3 tė PBDNJ-sė, Ceka i PA-sė dhe Milo i PSD-sė votuan pro , ndėrsa 48 vota kundėr, kishin kėtė pėrbėrje: tė gjithė deputetėt e PD-sė qė ishin nė sallė si dhe PDr, PLL, PBK, PR e PDR ishin kundėr qeverisė e programit. Qėndrimi unik i socialistėve ndaj qeverisė vjen kėtė radhė pas tre abstenimeve tė para pesė muajve mė parė gjatė votėbesimit tė qeverisė "Majko" , Gjoni, Poēi e Blushi abstenuan.

    Rezultati: 81vota pro, 48 kundėr, 3 abstenime. E gjithė PS-ja mbėshtet Nanon. PSD abstenon

  12. #12
    SUPER [INC] Maska e SUPERSTAR_N1
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    475
    Debati pėr votimin

    Njė orė pasi mbaruan 75 diskutimet e deputetėve pėr pėrbėrjen e qeverisė dhe programin e saj, pozita dhe opozita debatuan nėpėrmjet kryetarėve tė tyre Nano e Berisha, por jo vetėm pėr ēėshtjen e mėnyrės sė votimit tė qeverisė. Berisha, Ngjela dhe tė tjerė arsyetuan qė dekreti i presidentit Moisiu pėr emėrimin e kryeministrit Nano tė votohej veēmas dekretit pėr qeverinė dhe programit. Berisha pranoi dje tė tėrhiqej nga kėrkesa pėr votim tė fshehtė pėr qeverinė, por pėr kryeministrin Nano ai u shpreh se :Sipas Kushtetutės dhe rregullores sė Kuvendit ai duhet tė votohet veēmas, meqė ka ardhur katėr ditė para dekreteve tė ministrave dhe nė mėnyrė tė fshehtė meqė ėshtė person i veēantė". Madje Berisha duke tentuar qė tė prekte sedrėn e PS-sė u shpreh se "Votoni fshehtas qė tė bėheni njė herė burra". Kryeministri Nano replikoi duke thėnė se "Ky debat qė po zhvillon Kuvendi nuk ėshtė nė juridiksionin e tij. Sepse Gjykata Kushtetuese para pesė muajsh e ka dhėnė njė pėrgjigje pėr kėtė ēėshtje. Kuvendi, sipas Kushtetutės ėshtė i detyruar qė tė zbatojė vendimin e Gjykatės Kushtetuese dhe tė mos i diskutojė ato". Po kėshtu, tė njėjtėn gjė tha dhe kryetari i grupit parlamentar Gramoz Ruēi duke cituar fjalė pėr fjalė vendimin e Gjykatės. "Votimi pėr kryeministrin, programin e qeverisė dhe anėtarėt e kabinetit ,- tha Ruēi,- bėhen njėherėsh". Por nėnkryetarja Topalli, Ngjela e shumė deputetė tė tjerė tė opozitės ishin tė mendimit se dekreti pėr Nanon kryeministėr ėshtė i veēantė dhe nuk ka sesi Kuvendi ta injorojė atė. Sipas tyre, Kuvendi nuk ka se si tė votojė dekretet e ministrave dhe tė programit dhe tė lėrė mėnjanė pa votuar dekretin e veēantė qė e emėron Nanon kryeministėr. Gjithsesi pas debateve pėr mėnyrėn e votimit filloi procedura e votimit ku rezultoi se 81 deputetė tė maxhorancės ishin pro qeverisė dhe 48 kundėr.
    Sa te Rrosh Do Te Dashurosh! Juventus For Life!!

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203

    Qeveria: "Mos Na Cani Fort Derrasa!"

    TIRANE (1 Gusht) -

    "Kryeministri Fatos Nano dhe qeveria qė ai drejton, njeh sfidat dhe pėrgjegjėsitė qė ka pėrpara, nė rrugėn e nisur tė reformave pėr integrimine vendit nė strukturat europiane". Kėshtu u shpreh sonte nė mbrėmje, gjatė njė konference pėr shtyp, Aldrin Dalipi, zėdhėnėsi i ri i Kryeministrit Fatos Nano. "Nė kėtė rrugė, kemi vullnetin e duhur pėr tė qenė transparent me publikun, nė njohjen dhe promovimin e politikave qeverisėse, gjė qė do tė ndikojė dukshėm nė njė koncept tė ri, duke e vlerėsuar kėtė mekanizėm si mjet tė monitorimit publik dhe mė gjerė", shtoi ai. Zėdhėnėsi Dalipi theksoi se transparenca nė veprimtarinė e Qeverisė do tė nxisė bashkėpunimin e tė gjithė faktorėve politikė, pėrfshi kėtu edhe opozitėn. "Ne do tė jemi angazhuar pėr tė realizuar rezultate tė prekshme dhe nuk do tė rreshtin pėrpjekjet tona qė integrimi i Shqipėrisė tė jetė pjesė e bashkėpunimit me publikun dhemedian", tha zėdhėnėsi i Kryeministrit para gazetarėve. in/ko (BalkanWeb)
    alumni,

    gjithmone nxenes

Tema tė Ngjashme

  1. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  2. Berisha tė ikė, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  3. Mocioni, Berisha flet pėr gjithēka, por jo pėr Fazlliē
    Nga njemik nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  4. Komploti boteror
    Nga ORIONI nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •