Jeton Demi - 20/10/2004
Bizneset e vogla do tė paguajnė rreth 20 mijė lekė mė pak
Tatimifitimi pėr vitin e ardhshėm do tė paguhet nė masėn 23, nga 25 pėr qind qė ėshtė aktualisht, dhe tatimi mbi xhiron nga 4 nė 3 pėr qind
Organet tatimore kanė njohur uljen e tatimit mbi fitimin pėr bizneset e vogla qė kanė xhiro vjetore mbi 2 milionė nga 4 nė 3 pėr qind. Ulje do tė ketė edhe pėr tatimin mbi tė ardhurat nga 25 nė 23 pėr qind. Kėrkesa e bizneseve ka qenė qė ky tatim tė ulej nė masėn 20 pėr qind. Ulja parashikohet tė fillojė zbatimin nė paketėn fiskale tė vitit 2005. Nė fakt administrata tatimore nuk ka pranuar shumicėn e kėrkesave pėr uljen e taksave dhe tatimeve, nė paketėn fiskale pėr vitin 2005. Pėrfaqėsues tė komuniteti tė biznesit kanė akuzuar administratėn tatimore pėr mungesė vullneti dhe pune pėr ndryshime nė paketėn fiskale. Ndėrkohė qė kėrkesat tona pranohen nga niveli i lartė i administratės sė Ministrisė sė Financave kėrkesat tona hasin nė kundėrshtim pikėrisht nė nivelin e ulėt, nė atė tė administratės tatimore, ėshtė shprehur Sotiraq Dhamo, specialist i Dhomės sė Tregtisė. Kėto janė bėrė tė ditur gjatė seminarit tė zhvilluar dje nė mjediset e Hotel International nė Tiranė. Takimi ėshtė organizuar nga Bashkimi i Ndėrmarrjeve tė Vogla dhe tė Mesme, Partia Demokrate e Re si dhe organizata tė tjera tė komunitetit tė biznesit. Partia Demokrate e Re ka premtuar se do tė lobojė nė parlament pėr plotėsimin e pjesės sė kėrkesave qė nuk janė marrė parasysh deri mė tani nė paketėn fiskale 2005.
Qėllimi i takimit ishte argumentimi pėr nevojėn e uljės sė barrės fiskale ndaj biznesit duke e argumentuar kėtė si tė vetmen mėnyrė pėr uljen e shmangies fiskale dhe tė zgjerimit tė bazės sė tatimpaguesve. Gjithashtu ulja e barrės fiskale mendohet se do ti jap nxitje biznesit nė vend pėr rritje tė produktivitetit, duke ndikuar kėshtu edhė nė zhillimin e pėrgjithshėm tė ekonomisė dhe rritjen e numrit tė tė punėsuarve. Njė ulje e barrės fiskale mendohet se mund tė jetė edhe njė sinjal pozitiv pėr nxitjen e inestimeve tė huaja direkte nė vend, qė sipas raporteve tė ndryshme, del se janė nė rėnie nė vendin tonė. Qėllimet kryesore pėr ndryshime nė paketėn fiskale 2005 janė ulja e tatimfitimit, ulja e tatimit mbi tė ardhurat, ulja e TVSH-sė dhe ulja e tatimit mbi ndėrmarrjet e vogla dhė tė mesme, ka theksuar Dhamo.
Debati
Biznesi, thjesht grup interesi - jo faktor social
Takimi i djeshėm ėshtė shoqėruar me njė debat argumentesh nga komunitetit i biznesit lidhur me nevojėn pėr tė bėrė ndryshimet nė paketėn fiskale 2005 pėr ti shėrbyer kėshtu edhe pėrafrimit tė legjislacionit shqiptar me atė europian. Specialistė tė fushės sė financave nga komuniteti i biznesit dhe organizata tė tjera jofitimprurėse kanė argumentuar arsyet e uljes sė Tatimit mbi Vlerėn e Shtuar, heqjen e tatimeve dhe taksave pėr bizneset e reja, uljen e tatimit tė fitimit, ndryshimet nė procedurat administrative pėr tė shmangur korrupsionin dhe evazionin dhe kėrkesa tė tjera tė shumta qė synojnė pėrmirėsimin e gjendjes sė biznesit nė Shqipėri. Nga ana tjetėr, Artur Babajanit, pėrfaqėsues i Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Tatimeve, ulja e taksave tė ndryshme nuk ka provuar zgjerimin e bazės tatimor dhe rritje tė tė ardhurave nė buxhetin e shtetit. Efekti i uljes sė taksave do tė ndjehet menjėherė nė buxhetin e shtetit ndėrkohė qė efektet e rritjes sė tė ardhurave nga ulja e tyre mund tė vijnė vetėm mbas disa vitesh dhe Shqipėria nuk ka mundėsi pėr momentin tė marrė njė hap tė tillė, ėshtė shprehur Babajani.
Pėr Sotiraq Dhamon, specialist i Dhomės sė Tregtisė dhe Industrisė: Tė gjitha kėrkesat e komuniteti tė biznesit synonin rregullime nė dy fusha kryesore. Nė Fushėn e politikave fiskale tatimore dhe, sė dyti, mė fushėn e administrimit tatimor. Specialistėt mendojnė se pėrmes kėtyre ndėrhyrjeve do tė evitohet ngarkesa e lartė fiskale qė sjell evazion fiskal dhe korrupsion. Mbi tė gjitha nė synojmė qė pėrmes kėtyre propozimee tė ndikojmė nė pėrafrimin e legjislacionit shqiptar me legjsilacionin e Bashkimit Europian. Dhamo ka kėrkuar nga administrata tatimore qė tė argumentojnė mospranimin e kėrkesave tė komunitetit tė biznesit nė mėnyrė qė kėrkesat mos tė pėrsėriten vit pas viti. Ne jemi tė bindur se tė gjitha kėrkesat tona janė tė realizueshme dhe pėr kėtė ne kemi dhėnė tė gjitha argumentet teorike si dhe shembujt konkretė edhe tė legjislacionit nė rajon dhe BE. Vetėm njė numėr i vogėl i kėtyre kėrkesave mund tė shtyhet pėr plotėsim nė vitet mė pas, ka theksuar mė tej Dhamo. Ndėrsa Elida Reēi, drejtore ekzekutive Institutit tė Financave Publike ka kėrkuar nga administrata tatimore dhe doganore tė rrisė shkallėn e transperencės, tė pėrgjegjėsisė dhe tė pjesėmarrjes.
Krijoni Kontakt