Arratisja nga Kufiri eshte fenomeni me tragjik qe nuk po i ndahet popullit tone gjate 60 e ca viteve qe nga ardhja ne Pushtet e Shqiponjave partizane me Yll te kuq..
Ja fati i nje familjeje..
------
GSH
-----
DOSSIER
Dėshmia e Deputetit tė Parlamentit shqiptar, 57-vjeēarit Et'hem Fejzollari: "Si u arratis babai im nė 1949-ėn, pasi tentuan ta ekzekutonin duke e detyruar ta hapte vetė gropėn"
"Si u arratisa nga liqeni i Pogradecit me 16-pjestarėt e familjes nė '75"
--------------------------------------------------------------------------------
Dashnor Kaloēi
Nė 25 qershor tė vitit 1975 kur vėllai ynė Feridoni sapo kishte dalė nga burgu, ne u mblodhėm dhe vendosėm qė tė arratiseshim me not nga Liqeni i Pogradecit. Por ky plan na dėshtoi pasi u diktuam nga nėna e cila na gjeti njė komardare tė madhe zetori nė bodrumin e shtėpisė, nė tė cilėn kishim lidhur disa dėrrasa. Nėna na mblodhi ne tė tre vėllezėrit dhe na tha: "Nuk ėshtė zgjidhje ajo qė keni mendur ju, mirė mua, po ku do t'i lini gratė dhe fėmijėt qė do tė mbeten rrugėve pa asnjė pėrkrahje dhe do tė kalbemi tė gjithė nėpėr internime. O tė ikim tė gjithė o tė vdesim tė gjithė, rrugėzgjidhje tjetėr nuk ka".
Pas fjalėve tė nėns ne u bindėm dhe vendosėm qė tė iknim tė gjithė duke kaluar nėpėr Liqenin e Pogradecit dhe unė mora pėrsipėr qė tė ndėrtoja varkėn qė do tė na duhej pėr t'u arratisur. Pas tetė ditėve unė arrtita ta ndėrtoja varkėn nė bodrumin e shtėpisė dhe nė mesnatėn e datės 3 korrik 1975 duke u gdhirė data katėr, unė sė bashku me 16 pjestarėt e tjerė tė familjes mbėrritėn nė bregun tjetėr tė liqenit, nė Ohėr". Njeriu qė flet dhe deshmon pėr herė tė parė pėr "Gazetėn", ėshtė 57-vjeēari Et'hem Fejzollari, Deputet i Parlamenit shqiptar i Partisė sė Legalitetit, i cili rrėfen gjithė historinė e dhimbėshme tė familjes sė tij e cila pasi u persekutua pėr shumė vjet nga regjimi komunist i Enver Hoxhės, nė korrikun e vitit 1975 u largua nga Shqipėria duke kaluar nė mėnyrė ilegale kufirin shtetėror me njė varkė tė vogėl nė Liqenin e Pogradecit. Po kush ėshtė familja Fejzollari dhe cila ėshtė e kaluara e tyre qė nga periudha e Pavarsisė kur Beshir Fejzollari shėrbeu si ushtarak i Qeverisė sė Ismail Qemalit? Cili ishte kontributi qė babai i Et'hemit, Haki Fejzollari dha gjatė viteve tė Luftės ku ai bashkė me Reshit Ēollakun krijoi celulat e para komuniste nė krahinėn e Pogradecit dhe mė pas u ikuadrua nė Brigadėn e Parė tė Mehmet Shehut si komisar kompanie. Cila ishte pėrplasja e parė e Haki Fejzollarit me regjimin komunist nė vitin 1945 kur ai shėrbente si Kryetar i Pushtetit vendor tė Pogradecit dhe pėrse ai kundėrshtoi arrestimet e bėra me urdhėr nga Tirana pas amnistisė qė ishte dhėnė nga qeveria? Cilat ishin debatet e Hakiut me Sekretarin e Parė tė Pogradecit Pirro Gushon dhe Kryetarin e Degės sė Brendėshme Nuēi Tira? Si e pėrgatitėn ata planin e fshehtė pėr ekzekutimin e Hakiut dhe si shpėtoi ai pa u pushkatuar nga kapiten Selman Vishocica, i cili e detyroi tė hapte vetė varrin e tij nė afėrsi tė rrugės nacionale pranė fshatit Udinisht? Si u gjend aty nė ato ēaste Ministri i Brendshėm Mehmet Shehu dhe pėrse ai dha urdhėr qė tė mos ekzekutohej Haki Fejzollari? Si u arratis Hakiu nga Shqipėria nė vitin 1949 dhe si erdhi ai tre vjet mė vonė nga Jugosllavia pėr tė takur familjen e tij nė kampin e internimit nė Kamėz tė Tiranės dhe si mundi qė t'i lironte ata nga internimi pasi mori peng Kryetarin e Degės sė Brendshme tė Pogradecit, Nuēi Tirėn? Si u persekutua mė pas familja e Haki Fejzollarit dhe si u arratisėn ata nė vitin 1975 nga Liqeni i Pogradecit? Cilat ishin dėnimet qė u dhanė pėr 17 funksionarėt e lartė tė Pogradecit qė u konsideruan pėrgjegjės pėr arratisjen e bujshme dhe si arriti deri nė Australi familja Fejzollari? Lidhur me kėto mistere e ngjarje tė tjera tė kėsaj familje na njeh me dėshminė e tij, Et'hem Fejzollari, i cili ėshtė kthyer nė Shqipėri nė vitin 1991 dhe aktualisht ėshtė Deputet nė Parlamentin shqiptar.
Haki Fejzollari kundėrshton terrorin komunist
Pėr meritat dhe kontributin e madh qė kishte dhėnė gjatė Luftės, babai i Et'hemit, Haki Fejzollari, qė nė dhjetorin e vitit 1944 ai u emėrua nė funksionin e Kryetarit tė pushtetit vendor pėr nėnprefekturėn e Pogradecit, pasi deri nė atė kohė ishte marrė me organizimin e Kėshillave Nac-Ēlirimtare. Ndėrsa Hakiu u caktua nė atė funksion tė rėndėsishėm si numri Njė i pushtetit vendor tė Pogradecit, Sekretar i Parė i Partisė Komuniste pėr atė nėnprefekturė ishte emėruar bashkėluftėtari i tij, Pirro Gusho. Ēarja e parė e madhe ndėrmjet Haki Fejzollarit dhe regjimit komunist tė Enver Hoxhės e ka zanafillėn nė vitin 1946, kur Qevria e Tiranės shpalli njė amnisti tė gjerė pėr shumė nga eksponentėt e Ballit dhe Legalitetit tė cilėt ajo i konsideronte si kundėrshtarėt e saj politik. Lidhur me kėtė, 57-vjeēari Et'hem Fejzollari dėshmon: "Nė atė kohė qė u dha ajo amnisti, shumė nga ata persona qė qėndronin nėpėr male nė arrati, si Nuri Udenishti, Beshir Placeri, Jaup Ēezma, Hasan Malellari, Tushi Laēkua etj, u kthyen dhe u dorzuan vetė nė Degėn e Brendshme tė Pogradecit. Por kėta persona tė cilėve iu bė thirrje qė tė dorzoheshin, nuk u falėn ashtu siē dhe iu ishte premtuar, por u pushkatun tė gjithė pa asnjė proces gjyqėsor. Kjo gjė e irritoi jashtė mase babain tim Hakiun, i cili shumė prej personave qė u dorzuan i kishte pasur bashkėluftėtarė nė ēetat e Brigadat partizane dhe ai ndjehej fajtor pėr atė pabesi qė po iu bėhej atyre. Babai e kundėrshtoi hapur ekzekutimin pa gjyq tė gjithė atyre burrave duke thėnė se njė pjesė e tyre kishin dhėnė njė kontribut tė madh gjatė luftės dhe se ai veprim ishte terrorizėm i hapur. Ky reagim i babait solli dhe konfliktin e tij tė parė me pushtetin komunist dhe konkretisht me Pirro Gushon, Sekretar i Parė i Partisė pėr Pogradecin dhe Nuēi Tirėn qė ishte Kryetar i Degės sė Brendshme tė qytetit tonė. Si rezultat i atij qėndrimi qė mbajti babai ndaj terrorit tė hapur komunist, ai u bė objekt i shumė kritikave nėpėr mbledhjet e ndryshme tė Partisė duke u cilėsuar si njeri qė pėrkrahte hapur reaksionin dhe elementėt antiparti. Kritikat ndaj Hakiut vazhduan pėr njė kohė tė gjatė pasi ai nuk i bindej vijės sė partisė dhe si rezultat i atij qėndrimi, atė e shkarkuan nga funksioni i Kryetarit tė Pushtetit vendor dhe e caktuan tė punonte si inspektor nė Ndėrrmarjen e Grumbullimeve po nė qytetin e Pogradecit", kujton 57-vjeēari Et'hem Fejzollari pėr babanė e tij Hakiun, i cili nga pozita e drejtuesit kryesor tė nėnprefekturės sė Pogradecit, nė vitin 1946 kundėrshtoi hapur terrorin komunist ndaj peronave qė u dorzuan pas dhėnies sė amnistisė.
Arrestimi i Haki Fejzollarit
Aty nga korriku i vitit 1949 ndėrsa Hakiu vazhdonte tė punonte si inspektor nė Ndėrrmarjen e Grumbullimeve shtetėrore tė Pogradecit, ai u arrestua sė bashku me disa shokė tė tjerė. Lidhur me kėtė, djali i tij Et'hem Fejzollari dėshmon: "Arrestimi i babait dhe i disa shokėve tė tij erdhi pas disa denoncimeve qė kishte bėrė Xhemal Manastrezi, i cili ishte futur nga organet e Sigurimit dhe pėr tė mos e dekonspiruar u arrestua edhe ai sė bashku me grupin ku bėnte pjesė babai, Haki Hadaj etj. Pasi i mbajtėn pėr tetė ditė tė arrestuar, babanė e shokėt e tij liruan dhe qė nga ajo kohė babai e la punėn fare dhe qėndroi disa kohė nė shtėpi. Mė datėn tetė gusht tė vitit 1949 babanė e thėrritėn nė zyrat e Komitetit tė Partisė, ku Sekretari i Parė Pirro Gusho bashkė me Kryetarin e Degės, Nuēi Tirėn, i kėrkuan falje pėr arrestimin qė i ishte bėrė dhe i propozuan qė tė fillonte punė qė atė ditė si pėrgjegjės nė Ndėrrmarjen e Grumbullimeve shtetėrore. Babai e pranoi atė detyrė pasi ai ishte akoma anėtar partie dhe qė tė nesėrmen mė datėn nėntė gusht atė e njoftuan se me porosi tė Komitetit tė Partisė, duhet tė shkonte me shėrbim nė qytezėn e Prrenjasit ku do tė merrej me organizimin e rekrutėve tė rinj. Babanė gjithashtu e porositėn qė para se tė nisej pėr nė atė shėrbim, duhej tė merrte rroba dhe ushqim pėr tre ditė dhe nė orėn tetė tė mbrėmjes duhej tė paraqitej nė Komitetin e Partisė ku do t'i komunikoheshin porositė e tjera dhe do tė bėhej nisja pėr nė Prrenjas. Sipas asaj qė iu tha, babai u paraqit nė orėn e caktuar nė Komitetin e Partisė dhe aty i dhanė makinėn "Xhip" qė kishte Komiteti dhe dy persona tė panjohur tė cilėt do ta shoqėronin gjatė shėrbimit. Bashkė me ata dy persona u caktua dhe njė person i tretė qė ishte ushtarak me gradėn e kapitenit, i quajtur Selman Vishocica. Nga ora nėntė e mbrėmjes ata tė katėrt u nisėn pėr nė Prrrenjas dhe teksa ishin duke udhėtuar, shoferi i "Xhip"-it, qė ishte shoferi personal i Kryetarit tė Degės, Nuēi Tirės, e ndaloi makinėn dhe iu tha atyre tė zbrisnin e tė ndiznin njė cigare, ndėrkohė qė ai do merrej me rregullimin e difektit. Mbasi babai me personat e panjohur kishte zbritur nga makina dhe filloi tė dridhte njė cigare, kapiten Selmani tė cilin ai e njihte qė nga koha e Luftės, nxorri pistoletėn dhe ia vuri tek koka duke i thėnė: "Haki, ti je tradhėtar i pushtetit, kjo do tė ta marri shpirtin sonte". Nė atė moment dy tė panjohurit i hodhėn njė kapotė ushtarake nė kokė dhe pasi ia lidhėn duart me tela me gjėmba e futėn brenda nė makinė. Pas kėsaj makina u kthye mbrapsht dhe ata u ndaluan nė afėrsi tė urės sė Lumit tė Tėrhanit, ku e zbritėn Hakiun dhe pasi dolėn rreth njėzet hapa mbi rrugė filluan ta rrihnin me zinxhirėt e makinės. Mė pas ata ia zgjidhėn duart dhe i dhanė njė kazėm e njė lopatė duke i thėnė qė ta hapte vetė gropėn ku do ta fusnin pasi ta ekzekutonin. Kapiten Selmani me dy tė panjohurit i vunė kusht Hakiut duke i thėnė qė nėse pranonte ta hapte vetė gropėn, ata do ta vrisnin me plumb, ndėrsa po tė mos pranonte do ta vrisnin me kazėm. Babai pranoi ta hapte vetė gropėn duke mendur qė mė mirė tė vritej nga plumbi, ashtu siē ishin vrarė shumė nga shokėt e tij gjatė Luftės. Ndėrsa babai po vazhdonte tė hapte gropėn ashtu i dėrmuar nga plagėt qė i kullonin gjak prej goditjes sė zinxhirėve, aty nė rrugė kaluan dy makina qė ishin eskorta e Ministrit tė Brendshėm Mehmet Shehu, i cili po shkonte nė zonėn e Korēės ku kishin filluar trazirat nė kufirin me Greqinė, qė njihen ndryshe edhe si Provokacionet e Gushtit. Sapo pa "Xhip"-in e ndaluar qė kishte hedhur dritat mbi rrugė, Mehmet Shehu e ndaloi makinėn e tij pranė saj dhe pyeti shoferin se ē' po ndodhte aty. Shoferi i Nuēi Tirės iu pėrgjigj duke i thėnė se aty po ekzekutohej njė tradhėtar. Mehmeti e pyeti pėrsėri se kush ishte ai dhe shoferi i tha: "Njė Haki i gjatė nga Pogradeci". Pasi dėgjoi atė emėr, Mehmeti kėrkoi pėrsėri sqarime duke pyetur nėse ishte Haki Fejzollari dhe ndėrsa ata i thanė se pikėrisht ai ishte, ai zbriti menjėherė nga makina dhe iu afrua aty ku babai po hapte gropėn nėn kėrcėnimin e automatikėve tė dy tė panjohurve dhe kapiten Selman Vishocicės. Sapo e pa babanė nė atė gjėndje, Mehmet Shehu i tha: "Edhe ti o Haki ke tradhėtuar veten tėnde dhe gjakun e shokėve?" Sapo i dėgjoi zėrin, Hakiu e njohu menjėherė Mehmet Shehun tė cilin e kishte pasur Komandant nė Brigadėn e Parė nė vitet e Luftės.
-------------
Kush ėshtė familja Fejzollari nga qyteti i Pogradecit
--------------------------------------------------------------------------------
Origjina e familjes Fejzollari ėshtė nga qyteti i Pogradecit dhe deri aty nga vera e vitit 1975 ajo familje ka banuar nė lagjen "Goricė" e cila ka qenė edhe lagjia e parė ku shtrihej qyteti i vjetėr. Gjyshi i Et'hemit, Beshir Fejzollari nė fillimin e viteve 1900, u largua nga qyteti i tij i lindjes, Pogradeci dhe u vendos nė Rumani ku pėr shumė kohė bashkėpunoi ngushtė me patriotin Shahin Kolonja (Ypi) pėr nxjerrjen e gazetės "Drita". Nė vitin 1907 Beshiri u kthye nė qytetin e Pogradecit ku nuk qėndroi shumė kohė, sepse njė vit mė pas ai u largua pėrsėri nga Shqipėria dhe u vendos nė kryeqėndrėn e Perandorisė osmane nė Stamboll, ku pėr tre vjet, pėrfundoi dhe u diplomua nė Akademinė Ushtarake tė atij qyteti. Pas diplomimit nė Stamboll, Beshir Fejzollari u kthye nė Shqipėri dhe nė nėntorin e vitit 1912, ai shoqėroi delegatėt e Qarkut tė Korēės nė ngritjen e Flamurit nė Vlorė, ku me njė dekret tė Ismail Qemalit u emėrua si ushtarak nė Qeverinė e pėrkohshme tė Vlorės. Me rėnien e Qeverisė sė Ismail Qemalit nė vitin 1913, Beshiri u largua nga Shqipėria dhe emigroi pėrsėri pėr nė Rumani ku ishin vendosur shumė familje nga qyteti i Korēės dhe i Pogradecit. Nė Rumani ai qėndroi deri nga viti 1916 dhe nė atė kohė pasi kishte filluar Lufta e Parė Botėrore ai u kthye pėrsėri nė qytetin e Pogradecit ku hyri pėrsėri si oficer me trupat shqiptare nė qeverinė e Turhan Pashės. Nė vitin 1918 Beshiri u martua dhe nga ajo martesė atij i lindi vetėm njė djalė qė u quajt Haki. Njė vit mė vonė nė 1919-ėn, Beshiri u vra nga italianėt nė rrethana krejt tė panjohura nė qytetin e Vlorės ku kishte vajtur me njė shėrbim. Djali i Beshirit, Hakiu (babai i Et'hemit) pasi mbaroi mėsimet e shkollės unike nė qytetin e Pogradecit, sė bashku me shokun e tij tė ngushtė Kopi Hambo, u regjistrua nė "Normalen" e Elbasanit tė cilėn e mbaroi me rezultate shumė tė larta nė vitin 1936. Pas mbarimit tė "Normales" nė Elbasan ai u kthye nė vėndlindjen e tij dhe aty nga viti 1939 ai u caktua si nėpėnės nė administratėn vendore tė qytetit tė Strugės qė asokohe ishte nėn juridiksionin e Tiranės. Gjatė asaj kohe qė shėrbente si nėpunės nė Strugė, Haki Fejzollari mori kontakte me kushėririn e tij Reshit Ēollakun, i cili ishte i internuar nė Dibėr tė Madhe dhe aty nga viti 1942 ata tė dy, sė bashku edhe me Nuēi Tirėn, Pirro Gushon e Islam Danin (kushėri i tij) angazhuan nė krijimin e celulave tė para komuniste nė nėnprefekturėn e Pogradecit. Mė pas aty nga fundi i vitit 1942 Hakiu u inkuadrua nė Ēetėn partizane qė komandohej nga kushėriri dhe miku i tij i ngushtė Reshit Ēollaku me tė cilin luftoi bashkarisht kundėr italianėve nė betejėn e Pojskės ku Reshiti mbeti i vrarė bashkė me njėmbėdhjetė partizanė tė tjerė tė ēetės sė tij. Sipas dėshmive tė Haki Fejzollarit, Reshit Ēollaku (Hero i Popullit) ėshtė vrarė me tradhėti nė betejėn e famėshme tė Pojskės dhe plumbat qė e morėn atė nga pas shpine, ishin tė shokėve tė tij. Nė verėn e vitit 1943 kur do tė formohej Brigada e Parė partizane e Mehmet Shehut nė Vithkuq tė Korēės, Haki Fejzollari ishte njė nga partizanėt qė u caktua si efektiv i saj dhe deri nė mbarimin e Luftės ai ishte komisar kompanie nė atė formacion partizan. Pėr meritat dhe kontributin qė kishte dhėnė Haki Fejzollari gjatė Luftės, qė nė dhjetorin e vitit 1944 ai u caktua nė funksionin e Kryetarit tė Kėshillit pėr nėnprefekturėn e Pogradecit ku Sekretar i Parė i Partisė Komuniste pėr atė rreth ishte Pirro Gusho.
(vijon nesėr)
Krijoni Kontakt