gazeta panorama
---
dossier
Ana Lalaj, drejtoresha e Institutit tė Historisė tregon pėr gazetėn Panorama njė nga momentet mė kyēe tė historisė sė Shqipėrisė nė vitet 50
Pėrse pranoi Enver Hoxha tė nėnshkruante Traktatin e Varshavės
Ana Lalaj
Njė dekadė kishte kaluar nga Lufta e Dytė Botėrore dhe Shqipėria ishte ende e brishtė nga tė gjitha drejtimet, si nė pikėpamjen ekonomike, ashtu edhe nė atė strategjike. Njohja e saj nga shtetet e bllokut komunist, ishte njė domosdoshmėri pėr elitėn drejtuese tė shtetit tė asaj periudhe. Rasti erdhi. Liderėt e vendeve tė Lindjes, menduan tė bėnin njė pakt qė u quajt Traktati i Miqėsisė i Bashkėpunimit dhe tė Ndihmės Reciproke. Shqipėria ishte njė nga tetė vendet tė bllokut komunist qė nėnshkroi kėtė marrėveshje e qė u quajt Traktati i Varshavės. Tashmė vendi ynė nuk ndjehej edhe aq inferior karshi vendeve tė tjera, pasi ishte nėnshkruesja e kėsaj marrėveshjeje ndėrmjet shteteve komuniste. Realisht, vendi ynė kishte probleme tė theksuara nė lidhje me marrėdhėniet me vendet fqinje. Miqėsia me Jugosllavinė e Titon kishte marrė njė thyerje tė madhe. Ndėrsa guerilasit grekė shfaqeshin rrezikshėm nė kufirin me Shqipėrinė, duke provokuar shpesh incidente. Kėshtu, vendi ynė ishte edhe nė zjarrin e pashpėrthyer tė fqinjėve tė saj. Nė kėtė mėnyrė, pjesmarrja nė njė koalicion tė tillė, si Traktati i Varshavės e bėnte Shqipėrinė qė tė ishte mė e mbrojtur. Ndėrsa nga ana tjetėr, ėndėrra e drejtuesve tė shtetit shqiptar pėr tė pasur njė kontakt mė tė drejtpėrdrejtė me Bashkimin Sovjetik, si superfuqia komuniste e kėsaj periudhe ishte mė e mundshme. Por kjo ishte vetėm disa nga anėt pozitive tė pranimit dhe mė pas nėnshkrimit tė marrėveshjes sė Traktatit tė Varshavės. Ndėrsa pjesa tjetėr e padukshme, mbetej nė faktin qė nė ēfarė syri shihej vendi ynė si nga fqinjėt, ashtu edhe nga vendet e Evropė Perėndimore, duke marrė parasysh se Shqipėria kishte njė pozitė tė fortė gjeografike dhe mė pas edhe strategjike. Rrjedha e ngjarjeve tregoi se vendi ynė kaloi edhe peripeci dhe probleme tė paparashikuara.
Ashtu siē pritej, paslufta e dytė botėrore rezultoi jo vetėm nė fitimtarė dhe humbės, por edhe nė njė ndarje tė thellė midis vetė fitimtarėve. Aleatėt u tėrhoqėn nė llogoret e veta, tashmė jo si aleatė, po si kundėrshtarė. Dy blloqe politike dhe ushtarake u vunė pėrballė nė njė luftė tė re, e cila, nė terma historike dhe politike ėshtė quajtur Lufta e Ftohtė, emėrtim ky i pėrdorur pėr herė tė parė nga gazetari amerikan Valter Lipman.
Pėr tė dyja blloqet, nė kohė tė ndryshme, nga kėndvėshtrimet politike dhe ideologjike tė sistemeve pėrkatėse, janė ndarė dhe opinionet. Si nė gjithė Lindjen, ashtu edhe nė Shqipėri dhe jo vetėm pėr kėtė ēėshtje, po pėr gjithė historinė komuniste, ka pasur njė opinion zyrtar qė u ėshtė imponuar gjithė opinioneve tė tjera. Pjesė e angazhimeve serioze pėr tė ndėrtuar njė tablo sa mė korrekte tė kėsaj historie dhe pėr tė krijuar njė opinion tė saktė dhe shkencor, janė edhe trajtimet pėr Luftėn e Ftohtė nė tėrėsi dhe pėr ngjarje te veēanta tė saj. Njė ngjarje e tillė ėshtė dhe Traktati i Varshavės. Nuk do tė hyj nė parimet e shkruara e tė pashkruara mbi tė cilat u ngrit ky traktat, nė institucionet e tij, nė marrėdhėniet midis strukturave dhe anėtarėve tė tij, por do tė fokusohem vetėm nė marrėdhėniet e Shqipėrisė me Traktatin e Varshavės. Shqipėria ishte njė nga tetė vendet themeluese, qė mė 14 maj, bashkė me Bullgarinė, Ēekosllovakinė, Hungarinė, Poloninė, Gjermaninė Lindore, Rumaninė dhe Bashkimin Sovjetik, tė cilat nėnshkruan nė Varshavė Traktatin e Miqėsisė, Bashkėpunimit dhe tė Ndihmės Reciproke. Ky ishte akti zyrtar i mbledhjes themeluese me nivelet mė tė larta qeveritare tė pėrfaqėsimit.
Pse ishte e interesuar Shqipėria pėr Traktatin
Ishte e interesuar para sė gjithash nė pikėpamje ekonomike dhe politike. Ky vend, me njė sipėrfaqe rreth 28 mijė km2, vazhdonte tė ishte vendi mė i varfėr i Evropės. Si i tillė kishte nevojė pėr ndihma dhe ishte i orientuar nga importet pėr mallra jetike. Kuptohet pra se zhvillimi i mėtejshėm i marrėdhėnieve me BS-nė dhe vendet e tjera tė kampit socialist ishte shumė i rėndėsishėm. Njė marrėveshje e kėtyre dimensioneve e ndihmonte kėtė vend pėr mbijetesė dhe i siguronte regjimit jetėgjatėsi. Nga pikėpamja politike, regjimit tė Hoxhės pėrfshirja nė Traktat i sillte mė shumė siguri dhe prestigj. Komunistėt nga lufta antifashiste vėrtet kishin dalė me pozita mė tė forta, por gjatė dhjetė vjetėve ishin krijuar mjaft situata delikate. Kujtojmė dėshtimin e pėrpjekjeve pėr anėtarėsimin e Shqipėrisė nė OKB, strehimin e guerilasve grekė, incidentin e Korfuzit. Gjithashtu, brenda vendit procesi i komunistizimit ishte mjaft intensiv dhe jo pėr rezistencė. Qė mė 1946, nė Plenumin V tė KQ tė PPSH-sė, Enver Hoxha u deklarua hapur pėr marrėdhėnie tė afėrta me BS-nė dhe nuk linte rast pa manifestuar simpatinė pėr kėtė vend dhe pėr Stalinin. Megjithatė, edhe marrėdhėniet brenda familjes sė demokracive popullore nuk ishin aq tė shkėlqyera. Shqipėria ishte i vetmi shtet qė pėrveēse me Bullgarinė nuk kishte asnjė traktat miqėsie dhe bashkėpunimi me BS-nė dhe vendet e tjera komuniste. Me Jugosllavinė, Traktati i Miqėsisė, Bashkėpunimit dhe Ndihmės Reciproke, ishte denoncuar nga Jugosllavia qysh mė 12 shtator 1949. Kurse marrėdhėniet diplomatike, tė prishura mė 1950 dhe tė rivendosura mė 1953, mbetėn mjaft problematike dhe me tensione. Me Perėndimin marrėdhėniet erdhėn duke u ashpėrsuar, madje me shumė se ēe justifikonin pėrmasat e vendit. Me SHBA-nė dhe Britaninė e Madhe ende mungonin marrėdhėniet diplomatike. E njėjta gjė edhe me fqinjin grek. Nga vendet e Perėndimit tė vetmet qė kishin pėrfaqėsi nė Tiranė ishin Franca e mė pas Italia. Nė tė vėrtetė, tė tre fqinjėt, nė vėshtrimet e veta ishin deklaruar hapur nė synimet e tyre ndaj Shqipėrisė. Italianėt historikisht Shqipėrinė kanė dashur ta mbajnė si zonė tė tyre tė interesit dhe gjithmonė kanė artikuluar dėshirėn pėr tė qenė tė pranishėm nė politikėn shqiptare. Grekėt nuk u janė larguar pretendimeve pėr territore shqiptare nė jug tė vendit, ndonėse jo nė rrugė tė armatosur. Jugosllavėt kėrkonin njė Shqipėri tė pavarur, por me ndryshime nė lidership. Vetė Titoja del tė ishte mjaft i angazhuar nė pėrmbysjen e regjimit komunist nė Shqipėri, madje kishte krijuar dhe njė organizatė me tė arratisurit politikė shqiptarė. Dhe nėse ai nuk ndėrmori ndonjė hap konkret pėr pėrmbysjen e regjimit, kjo vjen thjesht se i frikej ndėrhyrjes sė Bashkimit Sovjetik. Kjo pra ishte situata nė Shqipėri dhe kėto ishin valėt e Luftės sė Ftohtė mbi lidershipin politik tė kėtij vendi. Ndėrsa Traktati i Varshavės ishte rasti i parė dhe shans qė regjimi politik i Hoxhės tė merrte pjesė nė njė aleancė kolektive ndėrkombėtare, duke i ardhur nė ndihmė pikėrisht atėherė kur ai kishte aq shumė nevojė. Nė sytė e shqiptarėve fuqizimi i brendshėm dhe pėrfaqėsimi nė njė aleancė tė kėtyre pėrmasave i dha krahė propagandės sė E. Hoxhės pėr ta paraqitur Shqipėrinė si faktor nė balancėn ndėrkombėtare tė pushteteve, pa qenė asnjėherė e tillė.
Shqipėria nė raport me Bashkimin Sovjetik
Menjėherė pas luftės nė vėshtrimin e BS-sė Shqipėria ishte thjesht njė vend i vogėl, me ekonomi krejt tė prapambetur, pa kurrėfarė infrastrukture dhe, si i tillė, aspak joshės. BS-ja ishte i interesuar pėr Shqipėrinė, vetėm nė kontekstin e interesave strategjike pėr ta pasur Shqipėrinė nė sferėn e vet tė influencės. Pėrkrahja sovjetike nė OKB pėr problemet shqiptare kishte pikėrisht kėtė synim. Deri mė 1948, pavarėsisht nga vendosja e marrėdhėnieve diplomatike Shqipėri - BS, lidhjet e Moskės me Tiranėn realizoheshin vetėm nėpėrmjet Beogradit. Ky ishte njė nga faktorėt qė intensifikuan rritjen e ndikimit jugosllav nė Shqipėri. Deri mė 1948 ajo u la nėn influencėn jugosllave. Shqipėria hyri nė perimentrin e interesave sovjetike vetėm pas thyerjes sovjeto-jugosllave. Kundėr Jugosllavisė Tirana ndėrmori njė propagandė bubullitėse dhe nuk mungoi qė edhe nga Shqipėria tė organizoheshin grupe agjentėsh qė hidheshin nė Jugosllavi pėr tė pėrmbysur regjimin e Titos, ashtu sikundėr kufiri shqiptar ishte i hapur pėr guerilasit grekė. Por sovjetikėve edhe jugosllavėt u dolėn nga duart edhe PKG-ja dėshtoi me luftėn e saj guerile. Pikėrisht nė kėtė moment rėndėsia strategjike e Shqipėrisė nė njėfarė mėnyre u rivlerėsua. Pėr BS-nė, ruajtja e komunizmit nė Shqipėri u kthye mė e pakta nė ēėshtje prestigji. Pozita e saj nė kanalin e Otrantos dhe fqinjėsia me Greqinė dhe Jugosllavinė e nxiti BS-nė ta mbante Shqipėrinė si kartė presioni ndaj fqinjėve tė vet, duke i premtuar asaj siguri e mbėshtetje. Vetė Hrushovi mė 1956 do tė shprehej nė punimet e Konferencės sė Kėshillit Ekonomik nė Moskė se Ne na preokupon ēėshtja e Shqipėrisė,... se me anėn e vendit tuaj ne duam tu tėrheqim vėmendjen Turqisė, Greqisė dhe Italisė, domethėnė qė edhe ato tė marrin shembull nga ju.
SHBA-ja interesohej pėr Shqipėrinė
Enver Hoxha politikėn amerikane e ka akuzuar si tė angazhuar nė zhdukjen e pavarėsisė sė Shqipėrisė. Nė dokumentet amerikane ka njė numėr tė madh rekordesh qė dėshmojnė pėr tė kundėrtėn. Qeveria amerikane tradicionalisht dhe nė mėnyrė konstante e ka afishuar veten nė pėrkrahje tė pavarėsisė dhe integritetit territorial tė kėtij vendi. Ėshtė tjetėr gjė qė Amerika ka projekte pėr pėrmbysjen nga brenda tė regjimit komunist tė E. Hoxhės, si vend anėtar i bllokut komunist dhe ku mungonin liritė demokratike. Vetė Shqipėria pėr Amerikėn nuk kishte ndonjė rėndėsi strategjike, por mbetej me rėndėsi nė kontekst tė interesave mė madhore tė saj ndaj Italisė, Greqisė dhe Jugosllavisė. Sipas SHBA-sė kėto shtete kishin konflikte interesash nė Shqipėri, ndaj ishin tė vėmendshme qė ato tė mos agravoheshin duke prishur statukuonė politike nė Ballkan, gjė qė do tė ēonte nė njė konflikt mė tė gjerė dhe tė pakontrolluar. Qėllimi i SHBA-sė duket se ka qenė ta izolonte sa tė mundte kėtė konflikt dhe Shqipėrinė ta shkėpuste nga blloku komunist pa komplikacione ndėrkombėtare.
Ratifikimi i Traktatit tė Varshavės nė strukturat politike shqiptare dhe ecuria e ngjarjeve
Megjithėse pėrpjekjet e BS-sė pėr tė krijuar kėtė aleancė kishin filluar para vitit 1955, nė Shqipėri njoftimi i parė nga KQ i PKBS ka mbėrritur mė 4 shkurt 1955. Pėrgjigja e Enver Hoxhės nė emėr tė KQ tė PPSH-sė ishte e menjėhershme dhe konfirmuese se Traktati do tė ishte ...njė ndihmė jashtėzakonisht e madhe pėr partinė dhe popullin shqiptar nga kėrcėnimet e ēdo armiku tė jashtėm. E. Hoxha kishte kohė qė e priste kėtė ēast. Njė dėshirė tė tillė ai ua kishte shfaqur edhe Bulganinit, Molotovit, Berias dhe Mikojanit nė njė takim nė Moskė, qysh nė vitin 1953 qė ...tė shihej mundėsia pėr nėnshkrimin e njė traktati miqėsie, bashkėpunimi dhe ndihme reciproke tė Shqipėrisė me BS-nė dhe me vendet e demokracive popullore. Kėrkesa ishte mirėpritur, por pėrgjigjja nuk kishte qenė pėrfundimtare, madje Beria atė kohė e kishte shfaqur njė dyshim se duhej pasur kujdes se mos njė hap i tillė u vinte fqinjėve si provokacion. Njė muaj pas njoftimit tė shkurtit 1955, nė mars, E. Hoxha shkoi nė Moskė nė njė mbledhje tė sekretarėve tė parė tė partive komuniste tė kėtyre vendeve pėr tė konkluduar rreth marrėveshjes sė ardhshme. Kėtė lajm E. Hoxha ia komunikoi Plenumit tė KQ tė PPSH-sė mė 27 prill 1955 me porosinė qė ai duhej tė mbahej tepėr sekret derisa tė shpallet zyrtarisht. Delegacioni shqiptar nė Konferencėn e Varshavės u kryesua nga kryeministri Mehmet Shehu, i cili mė 11 maj mbajti edhe njė fjalim standard ku, ndėr tė tjera, vuri nė dukje se BS-ja e ēliroi popullin shqiptar nga skllavėria, i dha atij lirinė dhe jetėn. Sot ai e ndien veten shumė tė fortė, se ka gjithė kėta miq besnikė e tė fuqishėm dhe premtoi se Republika e Shqipėrisė do tė qėndrojė kurdoherė besnike e kampit tė socializmit dhe shkėmb graniti kundėr armiqve nė brigjet e Adriatikut.... Me 11 maj, kur u hap konferenca, gazetarėt kishin qenė tė pranishėm vetėm pesė minutat e para. Kjo fshehtėsi nė procedurat e miratimit tė dokumenteve dhe gjithēkaje tjetėr nė qendėr u pėrcoll si ligjėsi edhe nė praktikat e organeve tė larta partiake dhe shtetėrore tė vendeve anėtare. Pas kthimit, M. Shehu raportoi verbalisht nė Byronė Politike pėr punimet e Konferencės dhe vendimet e saj. Nė mbledhjen e Kuvendit Popullor, mė 28 mars 1955, E. Hoxha mbajti njė fjalim me tone solemne dhe u bėri thirrje deputetėve tė ratifikonin Traktatin. Votimi ishte 100 pėr qind dhe me duartrokitje tė zgjatura. Nė atė mbledhje Protokolli i Traktatit tė Varshavės nuk iu bė i njohur deputetėve, sepse, sipas anėtarėve tė Byrosė Politike tė KQ tė PKSH-sė, pėrmbante shifra sekrete! Nė kėtė mėnyrė u ratifikua nė Kuvendin Popullor tė Shqipėrisė Traktati i Varshavės, deri atėherė traktati mė i rėndėsishėm i shtetit komunist shqiptar. Sipas vendimit tė Byrosė Politike, M. Shehu, kryeministėr i vendit, u caktua pėrfaqėsues i Shqipėrisė nė Kėshillin Politik Konsultativ, ndėrsa ministri i ynė i Mbrojtjes u emėrua zėvendėskomandant i Komandės sė Bashkuar tė Forcave tė Armatosura. Komandanti i Pėrgjithshėm ishte sovjetik, Sergei Konjev, njė nga mareshallėt e Luftės sė Dytė Botėrore. Sovjetik ishte edhe kryetari i Kėshillit Politik Konsultativ, po ashtu edhe drejtuesit e strukturave tė tjera tė Traktatit qė u krijuan mė vonė, pėrgjithėsisht ishin sovjetikė. Dukuri kjo e zbatimit tė hierarkisė rigoroze tė bllokut komunist.
Prezantimi i Shqipėrisė nė Traktatin e Varshavės dhe pėrplasjet e para
Nė dallim nga vendet e tjera anėtare, Shqipėria kishte njė popullsi josllave tė besimit mysliman nė mbi 70 pėr qind tė saj dhe kishte organizuar luftėn e qe ēliruar nga fashizmi pa ndihmėn e ushtarėve tė huaj sovjetikė. Edhe pas luftės nė Shqipėri nuk u instalua ndonjė repart i ushtrisė sovjetike. Pra, aleanca e shqiptarėve me sovjetikėt ndryshonte nga ato tė vendeve tė tjera anėtare, tė cilat ishin tė trefishta, tradicionale pansllaviste, fetare dhe politike. Aq e dukshme ishte kjo pėrthyerje, sa edhe vetė Molotovi do ta pyeste me ēudi ambasadorin shqiptar nė Moskė: Si ėshtė e mundur qė njė popull si ai i Shqipėrisė, i cili nuk ėshtė sllav, tė ketė dashuri kaq tė madhe pėr BS-nė...?. Megjithatė E. Hoxha kėto diferenca i la mėnjanė, vetėm pėr hir tė orientimit politik qė ai kishte zgjedhur .
Nesėr do tė lexoni
Prezantimi i Shqipėrisė nė Paktin e Varshavės dhe pėrplasjet e para.
Pėrse mbeti Shqipėria nė dilemėn e qėndrimit ose tė largimit nga Traktati i Varshavės
Kush ishin rrethanat qė kushtėzuan vendin tonė tė tregohej skeptikė
---
Krijoni Kontakt