Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Urimy-meraga
    Anėtarėsuar
    23-04-2011
    Vendndodhja
    Hijen e drites
    Postime
    223

    Teoria e fijeve

    Teoria e fijeve(nė anglisht String theory).

    Teoria e fijeve ėshtė teori nė fizikė qė tenton tė tregojė dhe unifikojė forcat si graviteti dhe elektromagnetizmi. Kjo teori qė ėshtė zhvilluar nga formulat matematikore ka fituar popullaritet sidomos nė vitet e 80-ta dhe sot ėshtė e shprehur nė pesė mėnyra tė ndryshme. Studimet me pėrplasėsin e grimcave tė krijuar nė CERN do tė mund tė vėrtetoheshin pjesė ose nė tėrėsi kėtė teori.

    Teoria e relativitetit e fushės kuantike ėshtė shumė e pėrshtatshme pėr tė pėrshkruar sjelljet e vrojtuara dhe vetitė e grimcave elementare. Por, kjo teori ėshtė e mirė kur fusha e gravitetit ėshtė aq e dobėt sa qė mund tė lihet pas dorė, pra tė mos pėrfillet. Teoria e grimcave ėshtė e vlefshme vetėm kur ne pretendojmė qė fusha e gravitetit nuk ekziston.
    Teoria e pėrgjithshme e relativitetit ka hapur rrugė tė reja pėr pėrshkrimin e Universit, orbitave tė planetėve, ovulimit e yjeve, shpėrthimin e madh dhe vrojtimin e vrimave tė zeza. Megjithatė, kjo teori mund tė aplikohet vetėm kur ne pretendojmė qė Universi ėshtė puro klasik dhe qė mekanika kuantike nuk ėshtė e nevojshme nė pėrshkimin e Natyrės (Shih figurėn nė tė majtė : bashkėveprimet e grimcave mund tė shfaqen edhe nė distancė zero, por teoria e gravitacionit sipas Ajnshtajnit nuk ka kuptim nė kėtė rast). Besohet qė teoria e fijes do ta mbulojė kėtė zbrazėti (Shih figurėn nė tė djathtė : bashkėveprimi i fijeve nuk ndodh nė distancė zero, por nė njė zgjatim, prandaj kjo shpien deri te njė interpretim mė i arsyeshėm kuantik).

    Fillimisht, teoria e fijes ishte shtruar pėr shpjegimin e relacioneve nė mes tė spineve dhe masave pėr grimcat tė caktuara, tė quajtura hardone, e nė tė cilat bėjnė pjesė edhe neutroni e protoni. Gjerat nuk shkuan siē u mendua, prandaj u zhvillua Kromodinamizmi kuantik (Quantum Chromodynamics), teori e cila dha njė shpjegim mė tė mirė pėr hadronet.
    Grimcat nė teorinė e fijes janė rrjedhojė e njė ngacmimi tė fijes dhe e pėrfshirė nė kėtė ngacmim, sipas teorisė sė fijes, ėshtė njė grimcė me masė zero dhe me dy njėsi tė spinit. Po tė kemi tė bėjmė me njė teori tė mirė kuantike tė gravitetit, atėherė grimcat qė do tė mbartė forcėn e gravitetit do tė kenė masėn zero dhe dy njėsi tė spinit. Kjo ka qenė e njohur pėr njė kohe tė gjatė nė fizikėn teorike. Kėto grimca, tė parapara vetėm teorikisht, quhen gravitone. Kjo udhėheqi teoricienėt e parė tė fijes tė kėrkojnė qė teoria e fijes tė aplikohet jo si teori e grimcave hadronike, por si teori e gravitetit kuantik, njė fantazi e fizikės teorike e papėrmbushur pėr dekada nė bashkėsinė e grimcave dhe gravitetit.

    Por, nuk ishte e mjaftueshme qė njė graviton tė jetė i parashikuar me teorinė e fijes. Dikush mund tė shtojė njė graviton nė fushėn kuantike, por llogaritė tė cilat janė supozuar tė pėrshkruajnė natyrėn bėhen tė pavlera. Kjo ėshtė pėr shkak se, siē ėshtė pėrshkruar nė diagramin e mėsipėrm, interaksionet e grimcave paraqiten nė njė pikė tė vetme tė kohė-hapėsirės, nė distance zero mes grimcave interaktive. Pėr gravitonet, matematika ėshtė aq e dobėt nė distancė zero, sa qė pėrgjegjet nuk kanė kuptim. Nė teorinė e fijes, fijet ndeshen nė njė distance tė vogėl, por tė fundme dhe pėrgjegjet nė kėtė rast kanė kuptim. Kjo nuk do tė thotė qė teoria e fijes nuk ėshtė pa mangėsi. Por, sjellja nė distancėn zero ėshtė e tillė qė ne mund tė kombinojmė mekanikėn kuantike me gravitetin dhe mund tė flasim me arsye rreth ngacmimit tė fijeve, tė cilat mbajnė forcėn e gravitetit.
    Mendoni pėr njė kitare me tela, tė cilat janė akorduar duke e tėrhequr telin nėn tensionin rreth kitarės. Varėsisht nga se si ėshtė tėrhequr teli dhe sa tension ka nė tel, do tė krijohen nota tė ndryshme nė tela. Kėto nota muzikore mund tė thuhet tė jenė ngacmime nėn tensionin e asaj kitareje.

    Ngjashėm, nė teorinė e fijes, grimcat elementare tė cilat ne i vėzhgojmė nė pėrshpejtuesit e grimcave (ang : Particle accelerators), mund tė mendohen si nota muzikore apo ngacmime tė fijeve elementare.
    Nė teorinė e fijes, sikur se nė lojėn me kitarė, fija duhet tė tėrhiqet nėn tension me qėllim qė tė ngacmohet. Megjithatė, fijet nė teorinė e fijes janė tė lira dhe pluskojnė nė kohėhapėsirė, pra nuk janė tė lidhura pėr kitare sikurse telat (Shih figurat nė tė majtė : Ekzistojnė dy teori themelore pėr fijet : ajo kur fijet janė tė mbyllura nė lak, i cili s'mund tė hapet-e sipėrmja, dhe ajo nė tė cilėn fija ėshtė e lidhur nė lak i cili mund tė hapet-e poshtmja). Megjithatė, ato kanė tension. Tensioni i fijeve nė teorinė e fijes, ėshtė i pėrcaktuar me shprehjen 1/(2 p a'), ku a' shqiptohet si alfa prim dhe ėshtė e barabartė me katrorin e shkallės sė gjatėsisė sė fijes. Nėse teoria e fijes do tė jetė njė teori e gravitetit kuantik, atėherė masa mesatare e fijes do tė jetė diku afėr shkallės sė gjatėsisė sė gravitetit kuantik, tė quajtur gjatėsia e Plankut, e cila ėshtė rreth 10-33 centimetra, ose rreth njė milion tė bilionit tė bilionit tė bilionit tė centimetrit.

    Fatkeqėsisht, kjo do tė thotė qė vargjet janė shumė shumė tė vogla qė tė mund tė analizohen pėrmes teknologjisė sė tashmė ose tė ardhshme tė fizikės sė grimcave dhe pėr kėtė arsye teoricienėt e fijeve duhet tė pėrdorin metoda mė tė dobishme pėr testimin e teorisė, se sa vetėm tė shikojnė fijet e vogla nė eksperimentet e grimcave. Teoria e fijes ėshtė e klasifikuar nė bazė tė asaj se a e mbyllen apo jo fijet nė njė lak, si dhe nė bazė tė asaj nėse spektri i grimcave pėrmban apo jo fermione. Me qėllim qė tė pėrfshihen fermionet nė teorinė e fijes, duhet tė jetė njė simetri speciale e quajtur supersimetria, e cila nėnkupton qė pėr secilin boson (grimcė, e cila transmeton forcėn) ekziston njė fermion (grimcė qė pėrbėn substancėn) korrespondues. Supersimetria i takon grimcave qė trasmetojnė forcat nė grimcat qė pėrbėjnė substancėn.
    Teoricienėt besojnė qė grimcat supersimetrike janė shumė masive qė tė detektohen nė pėrshpejtuesit e tanishėm. Pėrshpejtuesit e grimcave tė dekadės sė ardhshme mund tė jenė nė prag tė gjetjes sė evidencės pėr njė energji tė lartė tė supersimetisė. Evidenca pėr supersimetri tė shkallės sė lartė tė energjisė, mund tė jetė evidencė pėrmbledhėse qė teoria e fijes tė jetė njė model i mirė matematik pėr pėrshkrimin e Natyrės nė distanca tė vogla.

    Janė disa mėnyra qė teoricienėt mund tė ndėrtojnė teoritė e tyre pėr fijen. Fillojmė mė pjesėt pėrbėrėse elementare: Njė fije e vogėl. Mė pas zgjedh : a duhet tė jetė njė fija e hapur apo e mbyllur? Pastaj pyet: A tė zgjedh vetėm bosonet (grimca qė transmetojnė forcėn) apo tė kėrkoj edhe fermione (grimca qė pėrbėjnė substancėn) ? (Rikujtoni qė nė teorinė e fijes, njė grimcė ėshtė sikur njė notė e ekzekutuar nė njė tel).
    Nėse pėrgjegja nė pyetjen e fundit ėshtė vetėm bosonet, ju lutem, atėherė njėri merr vetėm teorinė bosonike tė fijes. Nėse pėrgjegja ėshtė jo, unė kėrkoj qė substanca tė ekzistojė!, atėherė kemi nevojė pėr supersimetri, e cila nėnkupton njė ndeshje tė barabartė mes bosoneve dhe fermioneve. Teortia supersimetrike e fijes quhet teoria e superfijes. Ekzistojnė pesė teori tė superfijes, tė paraqitura nė tabelėn e mėposhtme. Pyetja pėrfundimtare pėr teoritė e fijes do tė jetė : A mundem ta bėj mekanikėn kuantike tė arsyeshme ? Pėr fijet bosonike kjo pyetje ėshtė pėrgjegje nėse numri i dimensioneve tė hapėsirės ėshtė 26. Pėr superfijet mund tė zbresim deri nė 10. Se si vijmė deri te numri 4 i dimensioneve tė hapėsirėskohės, ėshtė njė ēėshtje tjetėr.

    Tipi Dimensionet kohėhapėsinore Pėrshkrimi Bozonike 26 Pėrmban vetėm bozone, pra grimca tė fushes, jo fermione, grimca tė materies, si dhe pėrfshin fijet e tipit qė hapen dhe qė nuk hapen. E meta kryesore : parasheh grimcat me masė imagjinare, tahionet

    I 10 Supersimetri nė mes tė forcave dhe materies, pa tahione, me tip tė hapur dhe tė mbyllur tė fijeve, simetria e grupit ėshtė e llojit SO(32)

    IIA 10 Supersimetri nė mes tė forcave dhe materies, pa tahione, vetėm me tip tė mbyllur tė fijeve, fermionet pa masė kanė spin dykahor

    IIB 10 Supersimetri nė mes tė forcave dhe materies, pa tahione, vetėm me tip tė mbyllur tė fijeve, fermionet pa masė kanė spin njėkahor

    HO 10 Supersimetri nė mes tė forcave dhe materies, pa tahione, vetėm me tip tė mbyllur tė fijeve, heterotike (do tė thotė fijet qė lėvizin nė tė majtė dhe ato qė lėvizin nė tė djathtė dallojnė), simetria e grupit ėshtė e llojit SO(32)

    HE 10 Supersimetri nė mes tė forcave dhe materies, pa tahione, vetėm me tip tė mbyllur tė fijeve, heterotike (do tė thotė fijet qė lėvizin nė tė majtė dhe ato qė lėvizin nė tė djathtė dallojnė), simetria e grupit ėshtė e llojit
    E8 x E8.

    Nėse kėrkojmė qė tė arrijmė nė njė hapėsirėkohė 4 dimensionale prej asaj 10 dimensionale, atėherė numri i fijeve rritet, sepse, sipas teorisė sė fijes, ka shumė mė tepėr mėnyra pėr tė bėjė mė tė vogėl njė hapsirėkohė gjashtė dimensionale, se sa ato katėr tjerat. Ky proces i kompaktifikimit apo ngjeshjes sė dimensioneve tė padėshiruara pėrbėn njė pjesė nė veti dhe shumė interesante tė fizikės.
    Mirėpo, numri i teorive tė fijes gjatė viteve tė fundit ėshtė zvogėluar dhe kjo pėr arsyen se teoricienėt e fijes janė duke zbuluar qė ajo qė ata kishin menduar gjatė gjithė kohės ėshtė e tėra njė teori e njėjtė, e interpretuar nė mėnyra tė ndryshme !
    Kjo periudhė nė historinė e teorisė sė fijes ėshtė quajtur si revolucioni i dytė i fijes. Tani, nxitimi mė i madh nė hulumtimin e fijeve ėshtė qė tė mbyllim tabelėn e mėsipėrme nė njė teori, tė cilėn disa njerėz dėshirojnė ta quajnė teoria M, si nėna e tė gjitha teorive.Njė pamje e re e teorive tė fijes

    Nė njė kohė, teoricienėt e fijes besuan qė ekzistojnė 5 teori tė superfijes : tipi I, tipet IIA dhe IIB, dhe dy teori tė fijeve heterotike. Mendohej qė jashtė kėtyre pesė teorive vetėm njėra ishte saktėsisht Teoria e Ēdogjėsė dhe kjo ishte teoria, kufiri i energjisė sė ulėt tė sė cilės, me dhjetė dimensionet e ngjeshura nė katėr, paraqiste mė sė miri vrojtimet e derisotshme tė ndeshura nė fizikė. Teoritė tjera nuk mund tė jenė asgjė tjetėr, pėrveēse tė refuzuara nga teoria e fijes, konstruksione matematikore pa bekimin e natyrės pėr te ekzistuar nė realitet.
    Por, tani dihet qė kjo figurė naive ishte e gabuar dhe se qė tė pesė teoritė e superfijes janė tė lidhura nė mes veti thuajse secila ėshtė njė rast i veēantė tė njė teorive mė fondamentale. Kėto teori janė tė ndėrlidhura me transformime tė cilat quhen dualitete. Nėse dy teori janė tė ndėrlidhura me njė transformim dual kuptojmė qė teoria e parė mund tė transformohet nė ndonjė mėnyrė ashtu qė tė pėrfundojė duke u dukur sikurse teoria e dytė. Qė tė dy teoritė themi se janė duale me njėra tjetrėn nėn llojin e transformimit.

    Kėto dualitete lidhin madhėsitė fizike, tė cilat, gjithashtu, ėshtė menduar qė janė tė ndara. Shkallėt e distancave tė vogla dhe tė mėdha, forcat e forta dhe tė dobta tė ēiftėzuara - kėto kuantitete gjithmonė kanė shėnuar njė kufi shumė tė dalluar tė sjelljes sė njė sistemi fizik, si nė teorinė klasike tė fushave, ashtu edhe nė fizikėn e grimcave kuantike. Por, fijet mund tė fshehin diferencėn nė mes tė sė madhes dhe sė voglės, tė fortės dhe tė dobtės, dhe kjo ėshtė arsyeja qė kėto teori tė ndryshme pėrfundojnė duke qenė tė ndėrlidhura.
    Simetria duale, e cila fsheh mundėsinė tonė qė tė bėjmė dallimin nė mes tė shkallėve tė distancave tė vogla dhe tė mėdha, ėshtė e quajtur dualiteti T, dhe vjen nga kompaktifikimi i dimensioneve ekstra hapsinore nė teorinė 10-dimensionale tė superfijes.

    Supozojmė qė jemi nė njė hapėsirėkohė dhjetė dimensionale, do tė thotė kemi nėntė dimensione tė hapėsirės dhe njė tė kohės. Nėse e marrim njė nga 9 dimensionet e hapėsirės dhe e formojmė njė rreth tė radiusit R, atėherė udhėtimi nė atė drejtim pėr distancėn L = 2pR na dėrgon pėrgjatė rrethit dhe na kthen aty ku kemi filluar. Udhėtimi i gimcės rreth kėtij rrethi do tė ketė njė moment tė kuantizuar dhe kjo do tė kontribuojė nė energjinė totale tė grimcės. Por, fija ėshtė shumė e ndryshme, sepse pėrveē lėvizjes nė rreth, fija gjithashtu mund tė mbėshtillet pėrreth. Numri i kohėve qė fija mbėshtillet nėpėr rreth quhet numri i mbėshtjelljeve, e cila gjithashtu ėshtė e kuantitizuar.
    Tani gjėja mė e ēuditshme e teorisė sė fijes ėshtė qė kėto mode tė momenteve dhe tė mbėshtjelljeve mund tė zėvendėsohen, pėrderisa gjithashtu mund tė zėvendėsohet radiusi R i rrethit me Lst 2/R, ku Lst ėshtė gjatėsia e fijes.
    Nėse R ėshtė shumė mė e vogėl se sa gjatėsia e fijes, atėherė shprehja Lst2/R do tė jetė shumė e madhe. Kėshtu qė, duke zėvendėsuar momentin dhe mėnyrėn e mbėshtjelljes sė fijes, zėvendėsohet shkalla e madhe e distancės me njė shkallė tė vogėl tė distancės.

    Ky tip i dualitetit quhet dualiteti T. Dualiteti T ndėrlidh tipin IIA me tipin IIB tė teorisė sė supervargjeve. Kjo do tė thotė qė, nėse marrim tipin IIA dhe tipin IIB dhe i ngjeshim qė tė dyja nė njė rreth, duke kėmbyer momentin dhe mbėshtjelljen, si dhe shkallėt e distancės, ndryshohet njėra teori nė tjetrėn. E njėjta vlen edhe pėr dy teoritė heterotike.
    Dualiteti T fsheh diferencėn nė mes tė distancave tė mėdha dhe atyre tė vogla. Ajo qė i duket si distancė shumė e madhe nė njė mod tė fijes, nė modin e mbėshtjelljes sė fijes duket si distancė shumė e vogėl. Kjo ėshtė nė kundėrshtim me mėnyrėn se si ėshtė punuar nė fizikė deri ne ditėt e Keplerit dhe Njutonit.

    Qka ėshtė konstantja e ēiftėzimit ? Ky ėshtė njė numėr i cili na tregon se sa ėshtė i fortė bashkėveprimi. Pėr shembull, konstantja e Njutonit ėshtė konstante e ēiftėzimit pėr forcėn e gravitetit. Nėse konstantja e Njutonit ėshtė e dyfishuar me vlerėn qė e ka tani, atėherė do tė ndiejmė dy herė me tepėr forcėn e gravitetit tė tokės dhe toka do tė ndjejė dy herė mė shumė forcėn e gravitetit nga dielli dhe hėna, e kėshtu me radhė. Konstantja e madhe e ēiftėzimit nėnkupton forcė mė tė madhe dhe konstantja e vogėl e ēiftėzimit nėnkupton forcė mė tė dobėt. Ēdo forcė ka konstantėn e ēiftėzimit tė saj. Pėr elektromagnetizmin konstantja e ēiftėzimit ėshtė proporcionale me katrorin e ngarkesės elektrike. Kur fizicientėt studiojnė sjelljen kuantike tė elektromagnetizmit, ata s'mund ta zgjidhin saktėsisht tėrė teorinė, kėshtu qė ata e ndajnė atė nė pjesė tė vogla dhe secila pjesė qė ata mund ta zgjidhin ka njė konstante tė caktuar tė ēiftėzimit. Nė vlera normale tė energjisė sė elektromagnetizmit konstanta e ēiftėzimit ėshtė e vogėl dhe disa nga pėrafrimet e para japin njė zgjidhje tė pėrafėrt me atė tė saktėn. Por, nėse konstantja e ēiftėzimit ėshtė e madhe, metoda e njehsimit bie poshtė dhe pjesėt e ndara bėhen tė pavlefshme si zgjidhje e pėrafėrt. Kjo gjithashtu mund tė ndodhė edhe nė teorinė e fijes. Teoritė e fijes kanė njė konstante tė ēiftėzimit. Por, pėrkundėr teorisė sė grimcave, konstantja e ēiftėzimit tek fijet nuk ėshtė vetėm numėr, por varet nga mėnyra e oscilimit tė fijes, e quajtur zgjerim (dilaton). Duke zėvendėsuar fushėn e zgjerimit me minus vetvetėn, zėvendėsohet njė konstante me vlerė tė madhe tė ēiftėzimit me njė tjetėr, me vlerė tė vogėl.

    Kjo simetri quhet dualiteti S. Nėse dy teori tė fijes janė tė ndėrlidhura me dualitetin S, atėherė njėra teori me konstante tė fortė tė ēiftėzimit ėshtė e njėjtė me teorinė me konstante tė dobėt tė ēiftėzimit. Vėreni qė teoria me ēiftėzim tė fortė nuk mund tė kuptohet si zgjerim nė seri, por teoria me ēiftėzim tė dobėt mund tė kuptohet si e tillė. Pra, nėse tė dy teoritė janė tė ndėrlidhura me dualitetin S, atėherė ne duhet tė kuptojmė vetėm teorinė e dobėt, e cila ėshtė ekuivalente me teorinė e fortė. Pėr njė fizicient, kjo do tė thotė blej dy e paguaj pėr njė! Teoritė e superfijeve tė ndėrlidhura me dualitetin S janė: Tipi I i teorisė sė superfijes me teorinė e superfijes heterotike SO(32), dhe tipi IIB me vetvetėn.

    Dualiteti T ėshtė diēka unike nė fizikėn e fijeve. Ėshtė diēka qė grimcat nuk mund ta bėjnė, sepse grimca nuk mund tė mbėshtillet nė rreth sikurse mundet njė fije. Nėse teoria e fijes ėshtė njė teori korrekte e Natyrės, atėherė ajo implikon qė ndarja nė mes tė shkallėve tė mėdha dhe tė vogla tė distancės nė fizikė nuk ėshtė njė ndarje e fiksuar, por e rrjedhshme, varėsisht nga tipi i hetimit tė cilin e pėrdorim si matės tė distancės, dhe si e masim qėndimin hulumtimit.
    E njėjta vlen edhe pėr dualitetin S, e cila na mėson qė limiti i ēiftėzimit tė fortė tė njė teorie tė fijes mund tė pėrshkraj limitin e ēiftėzimit tė dobėt tė njė teorie tjetėr tė fijes.
    Kjo tingėllon kundėr tė gjitha fizikave tradicionale, por kjo ėshtė me tė vėrtetė njė pėrfundim i arsyeshėm i teorisė kuantike tė gravitetit, sepse teoria e gravitetit e Ajnshtajnit na tregon se si maten madhėsitė dhe lėkundjet e interaksioneve nė hapėsirėn e lakuar.

    Njė zbulim befasues ėshtė qė teoria e superfijes nuk ėshtė vetėm teori mbi objektet njėdimensionale. Nė teorinė e fijes ka objekte shumė dimensionale duke filluar prej zero (pikat) deri te nėntė, tė quajtura fishet apo cipat p (p-branes). Nė terminologjinė e fisheve, ajo tė cilėn e zakonisht e quajmė membranė do tė jetė dy-fishore, fija quhet njė-fishore dhe pika zero-fishore.
    Ēka i pėrbėn fishet p ? Fishi p ėshtė njė objekt hapėsinor, i cili ėshtė zgjidhje nė ekuacionin e Ajnshtajnit nė limitin e energjisė sė ulėt tek teoritė e superfijeve, me densitet tė energjisė sė fushave jogravitacionale tė kufizuara me nėnhapėsirė p-dimensionale tė hapėsirės nėntė dimensionale nė teori. (Pėrkujtoni qė teoria e superfijes ka tė bėjė me njė hapėsirė dhjetė dimansionale, nėntė dimensione hapėsirė dhe njė kohė). Pėr shembull, nė zgjidhje me ngarkesėn elektrike, nėse dendėsia e fushės elektromagnetike ėshtė e shpėrndarė pėrgjatė njė vijė nė hapėsirė, kjo vijė njė-dimensionale mund tė konsiderohet si fish p me p=1.
    Njė klasė e veēantė e fisheve p nė teorinė e fijeve janė edhe fishet D. Fishi D ėshtė fish p, ku mbarimet e fijeve tė hapura janė tė lokalizuara nė fishe. Fishi D ėshtė si ngacmim kolektiv i fijeve.
    Kėto objekte morėn shumė kohė qė tė zbulohen, sepse ndodhen thellė nė matematikėn e dualitetit T. Fishet D janė tė rėndėsishme pėr tė kuptuar vrimat e zeza nė teorinė e vargjeve, veēanėrisht pėr llogaritjen e qėndrimeve kuantike tė cilat na qojnė deri te entropia e vrimave tė zeza, e cila ishte njė arritje e madhe nė teorinė e vargjeve.

    Pėrpara se teoria e fijes tė fitojė vėmendjen e plotė tė teoricienėve tė fizikės, teoria mė e famshme ishte teoria njėmbėdhjetė dimensionale e supergravitetit, e cila ėshtė njė supersimetri e kombinuar me gravitet.
    Hapėsira 11-dimensionale do tė duhej tė kompaktizohet nė sferė 7-dimensionale, p.sh. duke lėnė 4 dimensione tė hapėsirės tė dukshme pėr vrojtuesit nė distanca tė largėta.
    Kjo teori nuk hyri nė punė si teori e pėrbashkėt tė fizikės sė grimcave, sepse nuk ka kufirin e arsyeshėm kuantik si pikė nė teorinė e grimcave. Por kjo teori 11-dimensionale nuk do tė zhdukej. Ajo u rishfaq nė teorinė 10-dimensionale tė superfijes.

    Si mundet qė teoria 10-dimensionale e superfijes tė kthehet nė teori tė supergravitetit me hapėsirė 11-dimensionale ? Ne tashmė kemi mėsuar qė relacionet dualistike nė mes tė teorive tė superfijes ndėrlidhin shumė teori tė ndryshme, barazimi i distancave tė mėdha me distancat e vogla dhe zėvendėsimi i ēifteve tė forta me ēifte te dobėta. Kėshtu qė, duhet tė ekzistojė njė relacion dual qė tė mund tė shpjegojė se si njė teori e fijes, e cila kėrkon hapėsirė 10-dimensionale, mund tė bėhet njė teori 11-dimensionale.
    Pėrderisa e dimė qė teoritė e fijes janė tė ndėrlidhura dhe dyshojmė nė atė qė janė vetėm limite tė ndryshme tė njė teorie fondamentale, atėherė ndoshta njė teori mė fondamentale ekziston nė hapėsirė 11-dimensionale ? Kėto pyetje na sjellin deri te ēėshtja e teorisė M.

    Teoria M ėshtė teoria e panjohur 11-dimensionale, limiti i ulėt i energjisė sė tė cilės ėshtė teoria e supergravitetit 11-dimensionale, e diskutuar me sipėr. Megjithatė, shumė njerėz kanė marrė gjithashtu nė pėrdorim M teorinė qė ta shenjėzojnė teorinė fondamentale, nga e cila teoritė e panjohura tė superfijes shfaqen si limite tė veēanta.
    Ne ende nuk e dimė teorinė fondamentale M, por shumėēka ėshtė mėsuar pėr teoritė 11-dimensionale dhe se si ato ndėrlidhen me atė pėr superfije nė hapėsirė 10-dimensionale.
    Nė teorinė M ekzistojnė gjithashtu edhe objektet e pėrhapura dhe ato quhen mė parė si M-fishe se sa si D-fishe. Njė klasė e M-fisheve nė kėtė teori ka hapėsirė dy dimensionale, dhe kjo quhet M2-fishe.
    Tani konsideroni teorinė M me njė hapėsirė 10-dimensionale e ngjeshur nė rreth tė radiusit R. Nėse njėra nga dy dimensionet e hapėsirės tė cilat pėrbėjnė M2-fishin ėshtė e dėmtuar pėrgjatė rrethit, atėherė mund tė barazojmė objektin me fije fondamentale (njė-fishe) tė tipit IIA.

    Tipi IIA duket tė jetė teori 10-dimensionale dhe ekuivalente me teorinė M, me njė limit tė ēiftėzimit shumė tė fortė.
    Ne ende nuk e dimė se ēfarė ėshtė njė teori fondamentale pėrballė teorisė sė fijes, por duke gjykuar nga tė gjitha kėto relacione, duhet tė jetė njė teori shumė interesante dhe e pasur, pėr atė se ku shkallėzohet distanca, fuqia e ēiftėzimeve, por cak edhe numri i dimensioneve nė hapėsirė nuk ėshtė koncept fiks por entitete fluide, tė cilat ndryshojnė varėsisht nga kėndvėshtrimi ynė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 01-11-2011 mė 18:36

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Urimy-meraga
    Anėtarėsuar
    23-04-2011
    Vendndodhja
    Hijen e drites
    Postime
    223
    Moderator mund ta mbyllni temen

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •