Zhurmat e padeshiruara ne kompjuter.
Per ta eleminuar zhurmen duhet eleminuar interferenca qe sinjali radio te jep.Ndikojne disa faktore.Altoparlantet qe jane pjese e monitorit(built in),jane ne pergjithsi cilesi e dobet dhe shume te ndjeshme ndaj interferencave.Per boksa zeri te jashtem duhet pare kablli qe lidhet me kompjuterin.Duhet nderruar kablli i zakonshem me nje kabell me mbrojtje ndaj interferencave.Shiko per kabllo me mbulese mbrojtese (shielded).Quhen ndryshe tela monster per altoparlantet. Jane te trashe dhe kane mbrojtje te forte.Telat e holle te altoparlantit jane shume te ndjeshme dhe mund te fusin zhurmat qofte nga radio,ashtu edhe zhurma te krijuara nga rrjeti elektrik ose pajisjet elektrike qe punojne rrotull shtepise.Per rastin tend duhet marre ne telefon stacioni i radios ,ku ti behet e njohur problemi i interferences se radio frekuencise ne kompjuter.Shiko per stacionin e radios qe e ke me afer,ose ndonje stacion transmetus sinjali qe ka prane nje kulle te larte si shtylle tensioni e larte qe eshte antene radio.Mund te kete ndonje problem te vogel me valet fm qe leshon stacioni.Valet RF(radio frekuenci) transmetohen edhe nga dispeceri,qendra taksish qe komunikojne me radio me taksite qe bredhin poshtee larte,serviset e makinave te transportit,maunet,si dhe dispeceria e policise.Keto vale radiosh mund te nderhyjne si zhurma te dobeta ne kompjuter.Duket qe behet muhabet por nuk arrin te kuptosh se cfare thuhet.Kjo zhurme ndodh kur mikrofonin nuk e ke ne pune.Nuk ke hapur ndonje aplikacion chati me mikrofon si msn,yahoo mesenger.
Kjo zhurme ndodh megjithse nuk ke hapur ndonje program dhe te degjosh kenge.Dmth altoparlantet nuk jane ne pune.megjithate zhurme si radio degjohet.
Zhurmen ta jep kur mikrofonin e ke te lidhur me kompjuterin?Nqs po,atehere provo te shikosh se nga hyn zhurma.Mbeshtille koken e mikrofonit me ndonje material te trashe izolues.A degjohet zhurme te altoparlantet.Nqs jo atehere valet radio hyjne nga koka e mikrofonit,brimmat e rrjetes metalike qe mbulon koken.Nqs perseri pas mbeshtjelljes se kokes degjon zhurme,duhet qe sinjali te futet deperton ne kabell,percillet brenda ne kompjuter qe qarkullon ne portin e altoparlantit.Te duhet mikrofon me kabell te trashe monster(shielded), qe eshte inert ndaj interferencave te valeve te radios si dhe valeve te krijuara nga qarkullimi i rrymes elektrike.Per rastet kur altoparlanti ne kompjuter ben zhurme te keqe,kercitese,shkak kryesor eshte rryma elektrike qe vjen nga muri,qe krijon zhurmat dhe ato kalohen ne altoparlant.Gjithashtu edhe pajisjet elektrike rrotull qe punojne.Mund te jete shkak i zhurmes kercitese edhe sistemi elektrik me difekte ne ndertesen ku banon,sidomos rrjeti tokezues.Zhurmat me origjine nga rryma elektrike mund te minimizohen duke rregulluar tokezusin si dhe blere dhe lidhur kompjuterin me nje stabilizator.I gjen ne treg me emrat"surge protector".Nuk duhet blere ndonje me cmim te lire,pasi cilesia e tyre eshte nen mesataren.Duhet blere pak te shtrenjte,per ta mbrojtur kompjuterin nga nderhyrjet e zhurmave te korrentit si dhe mbrojtur kompjuterin nga djegja e madherbordit si pasoje e luhatjeve te tensionit,vetetimave,bubullimave etj.Mbaj parasysh qe altoparlantet e blera me cmim te lire te gjitha kane si te perbashket,volumin e paket te zerit,ndjeshmerine e larte ndaj interferencave,si dhe ndonje zhurme shume te dobet ne sfond shshshshshs,hissssssssss.
Zhurma te tjera te padeshirushme jane me origjine nga windowsi.Ne kete rast,shpesh ndodh qe kur shfaqet nje dritare me mesazh gabimi degjohet nje zhurme qe shoqeron mesazhin.Kjo zhurme i perket skedarit wav"ding" qe eshte pjese e windowsit..Windowsi ka nje arsenal skedaresh wav qe krijojne zhurma automatikisht,sipas ngjarjeve dhe situatave ne windows.Mund te degjosh,zile,kembane,trokitje etj.Keto zhurma mund ti eleminosh kollaj duke shkuar dhe klikuar me te djathte te altoparlanti. dhe zgjedh"axhusto cilesite audio".Ne dritaren tjeter klikohet ne butonin Sounds.Ne dritaren tjeter ne menune nen "Skema e tingujve",zgjedh"No sounds".Klikon poshte apliko dhe ok.
Zhurma te tjera mund te kene origjine nga modemi/faxi.Mund te konfigurohet modemi ti ulet volumi i zerit,ose shurdhohet,ose te hiqet konektori i zerit te altoparlantin brenda ne procesor,nga madherbordi.Heqja e konektorit te zerit nga madherbordi,qe i perket altoparlandit brenda ne procesor,eleminon degjimin edhe te zhurmes bip te biosit.Krijojne zhurma te padeshiruara edhe disa reklama qe dalin si pop ups ose pop under(te fshehura).Keto reklama shoqerohen me muzike ose dikush flet kur keto reklama shfaqen.Pastrimi i kompjuterit nga cookies dhe spyware si dhe mbajtja e google toolbar me opsionin e bllokusit te reklamave aktiv,rekomnadohet.
Krijoni Kontakt