Ramadan Ramadani,profesor i imi dhe nje analize e tij:
Ramadan RAMADANI: Udhėtim nė kohė
Pėrpara, nė tė kaluarėn!
Nė vend se tė pėrsėritet ndonjė referendum njėnacional, do tė ishte mirė qė me ato para tė shumta qė shpenzohen pėr ndezje tė kėsaj makine pėr lundrim nė kohė, tė organizohej njė tjetėr referendum. Kėsaj radhe multietnik dhe njėkuptimor, nė tė cilin krejt qytetarėt do tė deklaroheshin se janė pėr kėtė shtet dhe se nuk janė as pėr ndarje e as pėr pavarėsim. Kjo ndoshta do tė ishte gjė e mirė edhe pėr sigurimin e besimit tė ndėrsjellė, minimumit tė domosdoshėm pėr funksionim tė dy palėve tė polarizuara, mu si nė romanin e H. G. Wellsit Makina e kohės
Lobi nr 180, 27 Gusht 2004
Ndjenja e mallėngjimit pėr njė tė paarritur njerėzore; kthimin e ēasteve dhe ditėve tė kaluara, por dhe sfidimi i pamundėsisė sė parakalimit tė ndonjė tė tanishme jo tė pėlqyer, ka bėrė qė njerėzit tė merren me mundėsinė e udhėtimit nė kohė. Tema boshte kėtu ishte gjithmonė ndonjė udhėtim, lund*rim nė kohė, qė nuk ishte pos njė shprehje e pakėnaqėsisė me mo*mentin aktual tė kohės, mospajtim me rrethanat e sė tanishmes dhe shfaqje e aspiratave pėr njė tė ardhme mė tė mirė. Edhe pse ndjenja e ikjes nga e tanishmja vetėm se e vėrteton realitetin e momentit aktual, kjo ndjenjė gjithmonė do tė ekzistojė te njerėzit qė kanė pish*man*llėqe, nuk janė tė kėnaqur me ate qė kanė sot, kurse kanė shumė*ēka pėr tu penduar nga ajo qė kanė vepruar dje.
Mė e popullarizura gjė nė kėtė temė ishte trilogjia filmike Kthimi nė ardhmėri (Back to the Future), ku presonazhi kryesor qė e luante Michael J. Fox-i, kthehej nė shtėpi nė mbrėmje, 30 vjet mė parė ose mė vonė, varėsisht se pėr cilėn pjesė tė kėsaj trilogjie bėhej fjalė.
Ndonėse nė ēdo shfaqje tė filmit jemi argėtuar mirė, mė pas ēdo shikues ėshtė kthyer nga fantazia nė re*alitetin e kohės sė vet tė tashme, i pajtuar me paditurinė pėr nesėr dhe pafuqinė pėr tė ndryshuar tė djeshmen. Ashtu edhe nėse mund tė ketė qenė dikush i vetėdijshėm pėr mundėsinė e marrjes mėsime edhe pėrgjatė njė argėtimi, askush nuk ka paramenduar se situata nė kėtė vend tonin, Maqedoni, do tu gjasojė aq shumė orvatjeve pėr udhėtim nė kohė.
Megjithėse tema e lundrimit nė kohė, e vjetėr sa vetė ndjenja e pendimit te njerėzit, mė herėt ishte trajtuar nė mėnyrė mė precize pėr rrethanat tona kur H. G. Wells botoi romanin e tij Makina e kohės. Njė rrėfim mbi ate se ēka pėrjetoi udhėtari i kohės qė ende pas njė shekulli nga koha e botimit tė tij ngjall kėrshėri tek lexuesit e shumtė anembanė botės dhe e ruan aktualitetin e tij. Roman ky i pėrkthyer nė shumė gjuhė tė botės, e qė mbeti i gjallė nė kujtesėn e gjeneratave tė shumta, sidomos nė vendet, si tonat, ku ky libėr ishte edhe lektyrė shkollore.
Ėshtė njė tjetėr gjė qė e bėn udhėtimin nė kohė te romani e jo ate nė filmin Kthimi nė ardhmėri (Back to the Future) mė aktuale pėr banorėt e Maqedonisė. Ėshtė kjo polarizimi i Morlokėve dhe Eloitėve nė kėtė roman tė Welsit, dy identitete kolektive kėto qė pėrkundėr krejt udhėtimeve nė kohė nuk kalohen dot.
Se prej vitit vendimtar, atij tė luftės, 2001, e deri sot nė skenėn politike tė Maqedonisė ka pasur shumė orvatje pėr kthim prapa nė kohė, u duk qė nė mbarim tė vitit mė pas, 2002, kur askush nuk e pėrmendte atė vit, por ose vitin para ose atė qė do tė vinte. Njė vit i tėrė ishte disi i humbur nė bisedat e pėrditshme tė njerėzve tė rėndomtė, pėrkundėr faktit se ndodhėn shumė gjėra tė mira nė atė vit.
Kurse moment i parė qė mund tė ishte fillimi i tentativave pėr kthim nė kohė ishte deklarata e kryeministrit tė atėhershėm me rastin festiv tė nėnshkrimit tė Marrėveshjes sė Ohrit, ku ai u shpreh se do duhet gjashtė muaj pėr tu kthyer atmosfera e para gjashtė muajve!!!
Pas 2001, ēdo zvarritje dhe vonim i aprovimit, implementimit dhe realizimit tė Marrėveshjes sė Ohrit bėhej me njė shpresė dhe tendencė tė lundrimit nė kohė, duke u vonuar qė asgjė mos tė shkonte para, pėrveē viteve, ndonėse fjalori ishte krejt pėrparimtar dhe shpresonte njė: pėrpara, nė Evropė.
Sjelljet e ēuditshme tė aktorėve, si tė humbur nė kohė, replikat e pėrsėritura, ngjallja e termave dhe emrave historikisht tė kaluar bindnin mė shumė e mė shumė se jemi duke bėrė njė: Pėrpara, nė tė kaluarėn!
Kėshtu ndodhi edhe gjatė njė rrugėtimi pėr gjetje tė njė feste tė pėrbashkėt shtetėrore pėr tė gjithė qytetarėt. Kėshtu mė 2 Gusht tė KAĒKM, nė jubileun 60-vjeēar, vetėm se u pėrsėrit ajo qė nuk u arrit vjet gjatė shėnimit tė 100-vjetorit tė ditės sė kryengritjes sė Krushevės. Dhe pėrveē qė nuk u bė festė dita e nėnshkrimit tė Marrėveshjes sė Ohrit, 13 gushti, sipas tė gjitha gjasave festė e pėrbashkėt nuk do bėhet as dita e pavarsisė sė shtetit nė shtator, dita e mbajtjes sė referendumit pėr pavarėsi tė shtetit. Referendum ky i cili ishte jo vetėm dykuptimor, por dhe njėnacional.
Edhe gjatė kėrkimit pėr festė, por edhe gjatė sjelljes sė ligjeve pėr decentralizimin, pėrgjatė tėrė bujės dhe debateve u folėn fjalė nga e kaluara dhe i gjithė ky rrugėtim, ndonėse i menduar si shkuarje para, doli nė fjalė i praptė. Kėshtu u ngjallėn tendenca separatiste nė qytetin afėr fshatit Vevēani, fshatit i cili qė moti pati dashur tė shkėputet nga shteti qė e rrethonte.
Ashtu pas njė procesi tė gjatė tė traditės nė mbajtje, por edhe njė mundi tė harxhuar pėr depolitizim tė Mbrėmjeve Poetike tė Strugės, me njė kthim nė kohė, u arrit qė kjo ngjarje kulturore tė politizohet deri nė dislocim. Kėshtu u bė njė ecje para nė tė kaluarėn, pėrcjellė me njė kallaballėk tė madh tė fjalėve dhe dilemave tė kaluara qė moti.
Leximi pėr mėsim i romanit, apo dhe mė lehtė shikimit tė filmit, me temė lundrimi nė kohė, neve kėtu dhe tani nė kėtė shtet do tė duhej tė na mėsonte shumė gjėra. Ndėr kėto mėsime mė parėsore pėr momentin do ishte ajo se udhėtimi nė tė kaluarėn bėhet me shpresė pėrmirėsimi tė ndonjė gabimi apo lėshimi nė tė kaluarėn, e jo pėr tu kthyer nė momentin nė tė cilin je ndier mirė. Kėshtu, nė vend se tė pėrsėritet ndonjė referendum njėnacional, por kėtė radhė vetėm me njė kuptim, do tė ishte mirė qė me ato para tė shumta qė shpenzohen pėr ndezje tė kėsaj makinės pėr lundrim nė kohė tė organizohej njė tjetėr referendum. Kėsaj radhe multietnik dhe njėkuptimor, nė tė cilin krejt qytetarėt do tė deklaroheshin se janė pėr kėtė shtet dhe se nuk janė as pėr ndarje e as pėr pavarėsim. Kjo ndoshta do tė ishte gjė e mirė edhe pėr sigurimin e besimit tė ndėrsjellė, minimumit tė domosdoshėm pėr funksionim tė dy palėve tė polarizuara, mu si nė romanin e lartpėrmendur.
Njė tjetėr gjė qė duhet kuptuar nga shembulli i makinave tė lundrimit nė kohė do tė ishte se ato, tė tilla si janė tė paraqitura nė film, jodoemos janė tė sakta dhe nuk shpiejnė nė kohėn qė e dėshiron udhėtari. Ashtu, pėr shembull, mund tė dėshirohet tė kthehet vetėm para vitit 2001, por mund tė kthehet para vitit 1989, kur dihej se Maqedonia ėshtė multietnike, nėse don ti kthesh ligjet e ndarjes territoriale tė sjella mė 1996, mund tė kthehen ato para 1996, nėse don tė kthehesh nė qefin dhe kohėn e pas partizanėve mund tė kthehesh nė kohėn e ballistėve dhe kėshtu me radhė.
Shpresa buron prej dikund tjetėr, kurse njė lexim i vėmendshėm vetėm mund ta mbajė atė tė fortė. Ashtu mbetet qė neve, qytetarėt e kėtij shteti, tė shpresojmė qė pėrveē qė makina nuk do tė prishet dhe tė na lė nė ndonjė kohė tė keqe, tė bėhet njė gabim fabrike pėr kah e mira dhe tė shkohet disi pėrpara nė ardhmėri. Krejt kjo duke ditur se e ardhmja dhe e kaluara fillojnė tani.
P.S: Ka tre ore qe e takova,isha me babin tim.
Krijoni Kontakt