Postuar mė parė nga
AsgjėSikurDielli
Cka ka lidhje kjo me respektimin e te drejtave te njeriut ne Irak? A ke degju ndonjehere qe ka Konventa nderkombetare, qe marrin fuqine e ligjit suprem kur miratohen nga Kongresi Amerikan - status ky qe vetem Kushtetuta e gezon? A e di qe USA eshte e obliguar me ligj qe e ka nenshkruar vete, t'i ofroje kushte HUMANE njerezve qe i ze si rob lufte? A po kupton, apo duhet ta vizatoj kete?
Askush mesa po shoh une nuk po e pergjitheson gjithe shtetin Amerikan ketu. Sepse teoria jote e vockel bie ne uje kur dihet se po ta pergjithesonin njerezit shtetin Amerikan ketu, do t'i pergjithesonin edhe muslimanet qe jetojne ne Amerike, edhe arabet jo-muslimane, edhe gjithe tjeret qe perbejne Ameriken - e simbas logjikes tende dhe te tjereve, kjo do te ishte ne kundershtim me ato qe keta persona po thone: se Amerikanet jane te keqi, e tjeret te mire. Problemi eshte se, nuk po e thojne ate, po TI po mendon se po e thone dhe po te duket se po e thone me te vertete. Always think twice.
Temen e hapa une, prandaj mund te kete vetem NJE qellim se une jam vetem nje person dhe vetem njehere e hapa temen, dhe vetem nje arsye e kam. Te informoj njerezit se cka po behet ne Irak me njerez tjere, te tregoj gjera qe CNN e NYT nuk i tregon, te diskutojme per trajtimin e femrave atje, dhe t'i DENOJ keto akte qe po behen ne emer timin si shtetas Amerikan, dhe me ndihmen e parave te mia dhe te tjereve, si njerez qe i paguajne taksat nga te cilat financohet kjo ushtri.
Nese ty "te ka hap dyert" Amerika, kjo s'dmth se une duhet t'ja puth kembet si tha dikush tjeter. Kjo eshte ceshtje besimi dhe mendimi: po fakti qe jam shtetas i nje shteti nuk me ben te mendoj se une duhet atij shteti t'ja puth kembet (dhe jo vetem kembet), te pajtohem gjithmone me te edhe kur E DI se e ka gabim, ta jap te drejten time te fjales dhe mendimit te lire, ta dorezoj te "shteti qe me hapi dyert" te drejten time te kundershtimit te ketyre akteve, etj etj... qe nuk kane te mbaruar.
Po, e di, nuk e ke as idene me te vogel se cka dmth te jesh shtetas apo banor i perhershem i Amerikes. Po ja po te tregoj se sot ndjehem zemerhapur. Te jesh banor/shtetas i Amerikes dmth ta respektosh kete vend, keta njerez, dhe kete atmosfere. Dmth te jesh i vetedijshem se ke te besh me nje vend qe ka shume kultura, shume njerez, shume mendime e shume ide mbi gjera te ndryshme. Te jesh Amerikan, dmth te nisesh nga parimi se cdo njeri ka te drejte te shprehi opinionin e tij dhe se cdo njeri eshte i barabarte me tjeret. Nese ke mesuar histori pak, e di se principi me i forte i Deklarates se Pavaresise se shkruar nga Jefferson eshte "All men are created equal" ku me "men" ka menduar "njerez". Pikerisht per kete barazi po flasim ketu; per te drejten e Irakieneve te trajtohen si NJEREZ e jo si KAFSHE, njejte sic Amerikanet presin te trajtohen kur arrestohen diku po jo vetem kur arrestohen, duke e kthyer edhe njehere rroten te barazia si koncept, e drejte, dhe parim i njeriut.
Prandaj nese ke te thuash dic me shume se banalitetet feminore si "God Bless America" urdhero. Nese jo, ate mund ta thuash sa te duash ne shkolle ne mengjes kur reciton hymnin e flamurit. Ketu po flitet per gjera tjera.
Krijoni Kontakt