Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Himara: Princesha në gjumë

    NJE THIRRJE MADHORE INTELEKTUALE

    ING. FATMIR MINGULI

    Befasimi:

    Moikom Zeqo vazhdon te befasoje dhe ky lloj befasimi nuk eshte i llojeve qe njihen larte e poshte. Eshte nje befasim i rralle, i pa ndjere keto 50 vjetet e fundit. Befasim qe vjen arome Rilindase. Eshte Himara ajo qe e detyron Moikom Zeqon te shkruaje kaq me inteligjence pjellore, te shume anshme, te kendshme, terheqese. Eshte Himara e "nates se 12 Tetorit", jane alienet qe u shfaqen papritmas para dyerve te shtetit shqiptar, eshte bregdeti famemadh I Jugut, eshte historia madheshtore shqiptare e koncentruar ne persosmeri te Himara.

    Himara frymezuese e shume e shume kokave dhe shpirtrave te medhenj! Himara e kryengritjeve te pastra shqiptare kunder te huajve dhe vetem te huajve. Kryengritje popullore 1481- 1912. Boll. Jashte mendimit Europian. Nje befasim!

    Ky befasim madheshtor ushqen shpirtin e mendjen e nje studiuesi tashme te krijuar, Moikom Zeqos dhe ai i pllenuar nga qielli, toka, uji, historia, populli, natyra e Himares na befason. Eshte nje perkushtim total pa egoizem tipik te disa shkrimtareve tane. Eshte nje zemerhapje, nje grishje per perkushtim masiv.

    Shpirti I skuadres:

    Ky nentitull eshte pak si i cuditshem kur e sheh pak nga larg. Por kur lexon librin me kujdes, te merret mendja nga emrat e shkrimtareve te Rilindjes, te kohes sone, te klerikeve, te piktoreve, te mesuesve shqiptare, te heronjve shqiptare etj.

    Duke i hequr eklipsin Himares natyrisht duken sheshit te miret dhe te keqinjte. Po sa shume te mire njerez qe ka patur kjo Himare! Po sa pak te keqinj ka patur! Ndoshta grupi i Spiro Spiromilos, majorit grek i cili qe nga viti 1914 ushqen me fantazmogorine e tij disa pasardhes si p.sh alienet e "nates se 12 Tetorit". Ndoshta!

    Moikom Zeqo thote: "Shkencetaret dhe dijetaret shqiptare na kujtojne personazhet figurative te operave qe jane ne spektakel dhe njekohesisht nuk e thone fjalen e tyre".

    Ai prap thote: "E c'e pengon KORPUSIN E DOKUMENTAVE TE HIMARES qe te botohet?".

    Le te mblidhen shqiptare te ditur dhe me "team spirit" te punojne dhe te shkruajne shqip, greqisht, sllavisht dhe latinisht te verteten shqiptare te Himares.

    Perse sot ne fund te vitit 2003 ku shqiptaret u perhapen boll mire neper bote, perse ka nje coroditje te mendimeve dhe ideve? Nje plasarites idesh eshte filluesi i shkaterrimit. Aq me keq kur plasaritesi eshte studiues shqiptare dhe zyrtar i shtetit . Ose, shkrimtare te medhenj qe heshtin ne vetmine e tyre kostumore dhe pseudo empirike dhe qe shkruajne vetem kur i ngacmon dikush. Atehere botojne! Dhe ceshtjen kombetare e perdorin si garniture te vehtes se tyre.

    A nuk eshte Himara, qe sot vuan mjerim dhe pastabilitet, nje problem shqiptar? A nuk mund te shkrujane kokat tona te kultures, shkences, shkrimtare te medhenj nen nje lloj shpirti skuadre" per ta ngritur lart Himaren dhe Shqiperine.

    Kur lexon faqet e librit te Moikom Zeqos te duket sikur shpirtrat e rilindasve tane te medhenj fluturojne mbi brigjet dhe kodrat e Himares, duket sikur kerkojne dicka. Sikur s'po e gjejne!

    Jemi te mendimit se po te lexojme me shpirt te paster librin "Himare pa eklips" shume shkrimtare tane, duhet te ngrihen dhe te bashkohen rreth nje ideje. Idene e kane te shpjeguar shume lehte dhe kendshem ne librin qe po diskutojme. Le te futen ne "Team spirit",le te futen pa eklips, ashtu si qielli I paster I Himares.

    Himara - histori e fshehur.

    Duke patur pasuri te pazakonta ne shume fusha diturie, Moikom Zeqo eshte i afte te hyje me guxim kudo, ne gjithcka qe ka te beje me jeten. Kete e ka vertetuar ne gjithe ato libra dhe artikuj te botuar. Ai Himaren e quan ne gjuhen letrare "Princeshe e magjepsur ne gjume". Shume figure alegorike. Eshte histori e fshehur e Himares. Eshte fshehur si ai shkembi qe thone se eshte zhdukur, ku te huajt midis tyre dhe i famshmi Eduart Lir, shkruanin emrin e tyre, kur vizitonin Himaren.

    Duke eliminuar eklipsin, Moikom Zeqo na hap faqe te reja duke filluar me shekullin e XIII para Krishtit. Ai te flet me kompetence per mitologji paragreke qe e kane vendveprimin ne zonen e Himares, ai flet per bemat e Circes, per Burimin e Argjende te Plinit. Pastaj vijne me radhe kalaja e Himares

    E duke lexuar keto faqe te mrekullueshme te lind pyetja: "More, si do te kete qene Mesjeta ne Himare?". Si s'doli ndonje mjeshter dhe te na e tregoje per te paret tane ashtu sic tregojne vendet e tjera? Mesi i jetes, aty ky bota u ngjiz dhe nuk u plasarit.

    "Himara pa eklips" eshte nje shqiptarizem i paster, nje ndjenje intelektuali qe do vendin e vet dhe popullin e vet. Me e bukura gje qe lexohet eshte historia e Kapetanates se Himares. Po te hapesh e te kujtosh librat ehistorise se lundrimit shqiptar ne shekuj, Himara del aty, e pranishme ne marrdhenie me ulqinake, shkodrane, durrsake. Jo nje liber- thote Moikom Zeqo mund te shkruhet per Himaren , por me dhjetra. Zanafillen e kane te "Shpella e pirateve" te himariotit te madh Petro Marko.

    Diku lexon se: "Liburnet i binin kryq e terthor detit Adriatik dhe detit Jon ashtu si pasardhesit e mevonshem ulqinaket dhe himariotet" ose: "interesant eshte fakti se Haxhi Alia mbetet heroi i perbashket i ulqinakeve dhe himarioteve si mbrojtesi interesave te perbashketa". Keshtu kane shkruar studiuesit e mrekullueshem Rrok Zojzi, Aqile Papadhimitri, ulqinaku Maksut Xh. Haxhibrahimi etj.

    Bregdetasit e Himares i kendojne Haxhi Alise:

    Ke lingueta ke Sazana

    Po luftojshin dy tartana

    .

    Aferim burre i trimnise

    Rahmet xhani i Haxhi Alise.

    Ku jane greket? Po flasim pa eklips.

    Fshehtesia e historise se Himares ekziston ne shume drejtime. Per to ka folur e shkruar Petro Marko i madh. Por Moikom Zeqo inspirohet sinqerisht nga Petro Marko, i shkon ne varrin e tij atje lart ne mal. A i shkojne shkrimtare te tjere valle?

    Histori te pa hapura per marrdheniet me Shqiperine e veriut dhe me malesine e Laberise. Histori te pafund te marrdhenieve me Venetikun dhe me Shqiperine mbi Shkoder. Po shoqeruesit shqiptare te te huajve qe kane vizituar Himaren e kae dhe ata nje histori? Ashtu sic ndodhi me Ing. Stavri Frasherin qe shoqeroi dy antropologe amerikane ne 1930 ne Malesine e Mirdites dhe dihet shume pak per kete histori?

    Per keto probleme shkruan tejet i shqetesuar Moikom Zeqo dhe me nje delikatese prej rilindasi e quan kete shqetesim te madh kombetar me emrin "Princesha e magjepsur ne gjume"!. Te shpresojme zgjimin e shpejte!

    Amen!

    De Rada dhe Petro Marko

    Himara ndodhet midis De Rades dhe Petro Markos.

    Libri "Himara pa eklips" te rifut ne boten deradiane duke rikujtuar Milosaon. Eshte per tu habitur respekti qe shfaq nje shkrimtar i sotem per keto dy figura te shquara te botes shqiptare. Duke dhene kapituj te plote mbi Jeronim De Raden dhe Petro Markon, Dr. Moikom Zeqo intersekton te medhenjte Dhimiter Shuteriqi dhe Andrea Varfi, te cilet e tratojne Himaren direkt dhe indirect me studimet e tyre mbi Milosaon. Ndersa per Petro Markon intersektimi eshte i nje karakteri tjeter. Petro nuk ka shkruar vehte per vehte por te huajt kur te lexojne librat e tij per Shqiperine dhe vecanerisht per Himaren do te ndjejne nje arome ndryshe, do te ndjejne natyre plus histori qe rezultojne me nje emer te vecante: "Shqiperi". Prandaj Moikomi e sjell shpirtin e ketij njeriu ne librin "Himara pa eklips". E sjell plot delikatese dhe perulet para bifenomenit Himare- Petro Marko. Intersektimet me njerez te medhenj Moikom Zeqo i sjell jashtezakonisht ndjeshem. Neco Muko pershembull. Neco Muko shqiptari solli nga Parisi pllaken e gramafonit me te famshmen "Vajze e valeve" e cila ishte muzike e fjale e shpirt bashke.Intersektimet si nje vecori e stilit, te Moikomit cojne ne perpjekjet e shqiptareve himariote per shkollat e gjuhes shqipe pa lene ketu mbrapa dhe prifterinjte katolike qe bashkepunonin ne keto shkolla dhe qe perben nje studim me vehte ne te ardhmen.

    Ndersa tek sjell pamje madheshtore, ide nderthurese te marra dhe frymezuara nga "Kenget e Milosaos" Moikomi trajton nje teme interesante ku fet per perfytyrimin poetik te Jeronim De Rades mbi vendin Arberi. Ndoshta keto ide te Moikomit duhen studiuar me tej. Ideja e cvendosjes se Skutarit (Shkodres) ne Skutare nuk me duket e drejte.

    Ndoshta romantik madheshtor De Rada ka dashur te paraqese nje Arberi te unifikuar ne syte e arberesheve dhe te europianeve. Shkodra mbetet Shkoder dhe Bregu i Detit eshte ai i detit Jon. Por ja qe De Rades i ka pelqyer te beje kete artifice per te mire. Kjo sakrifice eshte e pranishme dhe ne teorite e levizjes se trupave ne natyre, me sakte ne mekaniken teorike, keshtu qe edhe ne poezine romantike do te ishte shume me e lejuar.

    Ideja e De Rades eshte se bukurita e natyres shqiptare dhe heroizmi i popullit te Arberit jane te njejta. Me shume se ne Shkoder ne ato male nuk luftohej gjetke.

    Libri i Moikom Zeqos "Himare pa eklips" shenon nje ngjarje te vecante ne letrat e sotme shqiptare. I gjithe libri eshte nje kushtrim letrar i kohes, urgjent, nje kushtrim i mbrujtur shkencerisht dhe i ardhur ne kohe.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    I mire eshte Moikomi ..por pse del ne Himare kur ja tek e ka Krye qytetin e LASHTESISE tone Durresin e famshem qe po masakrohet nga Mafia e Ndertimeve dhe ai deshmitar i gjalle i kesaj masakre nuk ndihet...sepse ai ndonse me 7 lloj profesorlleqesh mbetet "besnik i Partise" .. e pra nje Kokulur para bandes se PS-se qe po ngre Grataciela mbi Arkeologjine.. pra Beton Privat qe hedhin Mafia e PS-se mbi pasurine Kombetare e mbi historine e qyterimit Boteror ne fund te fundit..

    Moikomi i iken perballjes burrerore e ja mbath ne Himare..ose hapin fushata per nje kallash te ndryshkur qe na ka vrare Musolinin.. e cdo Dite Mafia varros perjetsisht arkeologjine tone per te shtuar gratacielat me 20 kate e me nga 5 kate klube ku pine Raki Ruco Hasanet e Lefter Kok Klos Nanot..

    e po se e ka na fshati Nanon ai..

    keshtu o mingul mafiozi..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Une nuk e kam lexuar ate liber te M.Z. por meqe cyclo permendi lidhjet e Himares me Veriun une kam degjuar nje variant (te cilin nuk mund ta konfirmoj shkencerisht mbasi me ka humbur ai artikull/kumtese).

    Simbas kesaj historie fisi i Kelmendit (ne Veri te Malesise se Mbishkodres), mbas luftrave te pergjakshme me turqit, ku simbas historise nje vajze e ketij fisi -Nora e kelmendit, arriti te vriste pashain turk Vuce-Pasha dhe malesoret e shpartalluan ushtrine turke ne vitet 1600, u perballuan me nje situate te pafavorshme, pa ndihma dhe per te mos ra ne dore te turqve pjasa me e madhe u shperngul.

    Me qellim qe fisi te mos rrezikonte asgjesimin u ndane ne 2 grupe. Gjysma emigroi ne Veri dhe zune vend ne brigjet e Danubit diku prane Beogradit, ku ai ngulim eshte njohur si shqiptar dhe pleqte flisnin shqip deri ne fund te shek XIX.

    Gjysma tjeter u shperngul ne jug ne zonen Laberi-Himare, ku me kalimin e kohes u shkrine me shqiptaret e atjeshem. Zgjedhja e kesaj rruge ka te beje per mendimin tim me faktin e lidhjeve ekzistuese mes zonave (ku ndermjetesi mund te kete bere edhe Venediku apo kisha katolike), dhe nga ana tjeter varianti me i besueshem eshte se Himara- Laberia ne ate kohe nuk ishin pushtuar ende nga turqit. Mesa di une Himara kurre nuk u pushtua e as pagoi harac sulltanit duke rezistuar me gjak e mundime te papershkrueshme.

    Tashti fakti eshte se ende ekzistojne mbiemrat tipike katolike veriore ne Laberi dhe Himare si Gjoleka = Gjon Leka, Gjonbaba, Gjonomadh = Gjon/Gjin i madhi, etj., dhe kjo eshte nje prove se nje komunitet verior zuni vend ne kete treve.

Tema të Ngjashme

  1. Himara
    Nga shendelli në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-08-2014, 15:31
  2. Himara, e vërteta që nuk duhet fshehur
    Nga ArberXYZ në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 14-11-2010, 05:11
  3. Skandali i rradhes, Bollano: Himara është minoritet grek
    Nga Cimo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 08-02-2007, 18:00
  4. Kristo Frashëri: Dilema për Himarën
    Nga Qafir Arnaut në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Princesha Firydal e Jordanisë viziton Gjirokastrën
    Nga Eminemka në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-08-2005, 03:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •