Me beri shume pershtypje ai shkrimi jot atje pergjithesues dhe teper naiv. Himarjotet nuk jane shqiptar ? Ja une jam himarjot, car do besh tani, do hapesh ndonje teme dhe per mua qe qekam Grek kshu ? Car qeka kjo gje qe dihet kshu qe e dike vetem ti ? E di historine e Himares qe te flasesh gjera te tilla te bazuara tek thjesht nje individ, apo nje grup gangsterrash te paguar kush e di nga kush? Nga veriu ne jug ke spiuna ne Shqiperi, nuk dolen Himarjotet tani spiuna, qysh ne kohen e Skenderbeut e shekuj me pare kane qene djepi i civilizimit Shqiptar dhe nje nga tokat me trime bashke me krahinen e sulit e deri poshte ne preveze, qe ka njohur historia duke i rezistuar cdo lloj pushtimi.Postuar mė parė nga pagan
Ne kohen e Enver Hoxhes, per plot 50 vjet me rradhe kane qene trajtuar si kafshe jo si njerez. Per 50 vjet me rradhe gjith shqiperia i ka thene me plot goje GREK, pasi bojkotuan zgjedhjet qe hypi partia, ishin shume here me para se Komunizmi si civilizim, njerez qe deshin demokraci e liri, te shkolluar me nga 2-3 gjenerata shkolle qysh atehere te lejoheshin te udhihiqeshin nga nje mbetes ne klase si Enveri ? etj etj. Pasi Vunjotasit me ne krye Gogo Nushin hypen ne pushtet i kane trajtuar pa asnje te drejte. Me thuaj ti mua si duhet te ndihet nje vend ku per plote 50 vjet nuk ka degjuar fjale tjeter vecse tradhetar etj etj, i eshte mohuar e drejta e cdo studimi, jane internuar sistematikisht deri ne kushuri te 2 e te 3 per nje person qe mund te jete arratisur etj etj... qe edhe minoritetet Greke jane trajtuar me mire ne kohen e Enverit. Te gjithe ata kane luftuar kundra pushtimit Italian, e me pas ne luften nacional clirimtare, gjith krahina dhe fshatrat e Himares, qe kane qene gjithmone pre e pushtimeve te huaja ne cdo shekull... dhe tani na dilkan tradhtar sepse njeri zgjodhi qe tja mbathi nga armiku ?
Me te poshter jane ata ne pushtet se sa Pirro Dhima qe pervec aspektit mediatik dhe vetdiskretimit qe i ben vetes se tij pa patur nevoje ta shaj njeri. Ke ato pushtetar qe po e shesin vendin... apo tani ti quajm te gjithe Grek, nga Tepelena ne Gjirokaster e deri ne Sarande poshte fare ? Nuk eshte aspak mire te behen pergjithesime te tilla, se nese ne kohen e Enverit ata njerez ju eshte thene Grek per plot 50 vjet, tani ka ardhur koha qe ti thuhet SHQIPTAR nga gjith SHQIPTARET. Eshte e vertete qe njeriu nuk ka nevoje ti thuhet dicka qe te ndihet dicka, por kur sistematikisht vazhdon akoma ajo cka ndodhur ne kohen e Enverit, kjo kthehet ne nje rracizem te mirfillte ndaj asaj krahine dhe azgje me teper. Do rrije ti te luftoje per nje komb te tere te indoktrinuar mbrapsht per 50 vjet, xheloz etj te te luftoj ty ? As Ghandhi te kish qene nuk do e kishte bere nje gje te tille ne ket bote.
Ne 2004 pas trazirave te 2003, Rami Memushaj, ka botuar nje nga librat me te sakte te koheve te sotme, rreth historise se Himares. Nje liber jo shume i gjate, pasi u gatua shpejt e shpejt per ti ardhur ne ndihme tipave qe jetojne akoma ne te kaluaren Enveriste(ketu perfshi dhe vete Himarjotet), qe tregon rreth historise se Himares qysh para lindjes se krishtit, krahinen e kaonise, lidhjet e tyre me sulin, progonatin. Sa per informacion, qe vetem Himarjotet mund ta dine kete gje dhe ato historjane qe kane studjuar me imtes fiset himarjote, vete fisi Dhima ku Pirro fatkeqsisht ben pjese, thuhet se ka ardhur nga Janina dhe i ka pasur rrenjet deri poshte ne Prevez, ka levizur ne Progonat e me pas ngaqe ju prene kokat nga Turqit e Greket bashke, levizen ne Himare. Ketu flitet per nje periudhe nga 800-500 vjecare deri ne ditet e sotme, nuk jane gjera qe kan ndodhur dje apo sot). Pra keta njerez kane levizur per ti SHPETUAR asimilimit grek ene turk, po ce do qe edhe ne vendin e tyre te "lire" dhe te "drejte" nuk gjeten rehat. Prandaj dhe shume ekstremista ne Himare kane dashur te shkeputeshin qysh ne kohe te komunizmit e para se te hypte ne pushtet, pasi e dinin se cdo ndodhte, dhe shume prej tyre deshin po shkeputje si krahine te pavarur kur hypi Sala ne pushtet e me pas gjate trazirave, pikerisht per kete gje. Nje vend qe shteti as kanal televiziv nuk i ka cuar atje gjith keto vjet, asgje, as telefon as celular. Car do bejne ata ma thuaj pak ti, ose me mire car do beje ti te ishe ne vendin e tyre ?
Un ne Himare kam qene disa here, jo vetem atje po edhe ne Palase nga kam dhe gjyshin tjeter, kam jetuar gati 1 vit ne femijeni, dhe tani qe shkoj akoma me vjen keq kur shoh si eshte katandisur, nje krahine e braktisur nga shteti Shqiptar e nga vete njerezit qe skan me cte bejne atje e te investojne ne nje vend hajdut dhe qe i quan dhe te huaj ne vendin e tyre. Shof Greqisht te flitet, marr ne telefon shokun tim ne Tirane mi thot italisht numrat e telefonit, apo pse jo dhe gjysmen e llafeve. Car do bejme tani ? Ti quajm tradhtar te gjithe, apo te quajme me tradhtar ate qe flet Greqisht dhe Shqip ?... sepse fundja fundit dikush mund te thote fare mire qe Greqia sna ka pushtuar ndonjehere neve si komb si etni ku jetojme, te pakten jo plotesisht, ndersa Italia na ka pushtuar disa here. Ose te flasim per ata qe jetojne ne Kosove qe flasin Serbisht etj. Atehere si i bie ky muhabet ? Eshte nje muhabet pa krye, ja car eshte, nje muhabet i demshem, dhe qe ben lojen e armikut dhe jo rrolin e patriotit te madh. Ka ardhur koha qe Shqiptaret te ndergjegjzohen e jo te flasin car degjojne ne lajme, nga gazetat Greke e Shqiptare, e cfare i thote intuita e tyre (paragjykuese ne ket rast).
Ja u rekomandoj te gjitheve ate liber( nese eshte ribotuar se mesa di un kopjet e para u shiten komplet mbas trazirave, pasi njerezit deshin te dinin me teper rreth historise) te shkurter te Memushajt me nje bibliografi gati 15 faqe qe te thelloheni dhe me shume rreth Himares dhe studimeve te saj... sidomos nese keni dyshime mbi cfare thuhet ...
Po te shkruaj vetem Parathenien, e me pas mund te postoj ne tema te caktuara pjese te vecanta nga lirbri. Duket qarte se kujt i drejtohet libri, jo vetem Himarjoteve por dhe mbare Shqiperise.
Parathenie
Pamjet televizeve nga zgjedhjet vendore te tetorit qe shkoi ne qytetin e Himares na lane te gjitheve nje pershtypje te pakendshme. Ai menifestim antishqiptar, ku dikush pozonte para kamerave me flamurin grek e dikush shante ne nje shqipe te paster atdheun e vet, Shqiperine, ishte me te vertet acarues. Por kjo nuk eshte hera e pare qe ne Himare ndodhin skena te tilla. Pavaresisht nga ajo se jane shfaqje te castit apo te kurdisura, ne thelb, ato flasin per nje ftohje te himarjoteve me shtetin e tyre. Ky tehuajsim i ka rrenjet ne deshtimin e politikaneve te shtetit kombetar te djeshem dhe te sotem ndaj vendit dhe ndaj kesaj krahine. Pakenaqesite ndaj shtetit jane gje e natyrshme, por ne Himare, ndryshe nga pjesa tjeter e Shqiperise, qarqe te caktuara po i nxitin dhe po i shfrytezojne keto pakenaqesi per ellime te mbrapshta.
Pas jehones qe paten ne vend ngjarjet e tetor-nentorit 2003 ne bashkine e Himares, nuk ajne te pakte ata qe duan te dine dicka per Himaren dhe banoret e saj. Pikerisht, keto ngjarje dhe ndjenjat qe ngjallen ato tek njerezit e thjeshte, me sherbyen si nxitje t'i vishesha punes per shkrimin e ketij libri, ne nje perpjekje per te treguar identitetin e himarjoteve.
Aleati me i madh i armiqeve te kombit tone ne perpjekjet per te na percaree per te na larguar nga njeri tjetri ka qene kurdohere padituria. Keshtu ka ndodhur ne te kaluaren, keshtu po ndodh, per fat te keq, edhe ne ditet tona. Shembujt e kesaj injorance jane te shumte dhe cijne nga te gjitha krahet e shtresat e popullsise. Ato i shohim tek i riu qe shqyhej para kameres duke thirrur shqip : "Shqiperia eshte Alkaeda!"; te vajza e re mbuluar me flamurin grek; tek burri i pjekur i lyer me boje per t'i deshmuar Greqise dhe botes "terrorin" e shtetit Shqiptar; te qytetari shqipar qe, per te perfituar nje trajtim te vecante prej shtetit grek, thote dhe e beson vertet se eshte vorioepirotl te besimtari ortodoks qe vellezerit myslimane, me te cilet eshte lidhur me nje mije fije, i perbuz dhe i sheh me mosbesiml te politikani qe kundershtarin e vet nga Himara po nga Jugu e quan grek.
Per te sheperndare mjegullen e paragjykimeve te tilla dhe te metimeve pa baza historike ndaj Himares, jam perpjekur te ndricoj prejardhjen e himarjoteve, vendin e saj ne Laberi, lidhjet tradicionale historike me krahinat fqinje dhe cfare e dallon ate prej tyre. Qellimi eshte t'u tregoj lexuesve te thjeshte, qe nuk kane mundesi te thellohen ne libra e shkrime historike, disomos himarjoteve te trullosur nga propagandat fetare e shoviniste, te verteten e Himares. Po, njeherazi, dua t'u jap nje pergjigje edhe atyre qarqeve qe perpiqen ta paraqitin Himaren si pakice greke. Se sa ua kam arritur ketyre qellimev, kete ja le ne dore lexuesit ta gjykoje. Ajo qe mund te them, eshte se e kam shkruar kete liber me nje ndinje te thelle dashurie per Himaren, te trasheguar nga prinderit tane dhe te forcuar nga njohjet dhe miqesite me himarjotet gjate viteve te shkollimit e punes.
Per pergatitjen e librit jam mbeshtetur ne dokumente te botuara dhe ne burime arkivore, ne nje literature pak a shume te pasur historike e gjuhesore, ne folklorin e botuar te krahines, po edhe ne materiale gojore te mbledhura prej meje dhe prej te tjeresh ne fshatra te Laberise. nj ndihme vecanirsht te cmuar me ka dhene me materialet e tij per Himaren mbeldhesi i palodur i tradites gojore te Laberise, studiuesi Bardhosh Gace, te cilin gjej rastin ta falenderoj thelle nga zemra per bujarine e treguar.
Rami Memushaj
Tirane, dhjetor 2003
Krijoni Kontakt