Jo e dashur! Dhe tė tjerėt ta dinė:
Unė kurrė nuk e kėrkova lavdinė,
Dhe fjalėt e tua mbi pavdeksinė
Mė rėndojnė si ēanta mbi shpinė.
Gjithēka doja (dhe dua) ishte tė kėndoja
Pėr ty e shtrenjta ime, pėr dashurinė,
Nuk shkoj pa ty nė atė tempull tė lartė
Me tė tjerė tė pavdekshėm gojartė.
Jo! Unė dua tė tė vdes nė prehėr
I ledhatuar nga duart e tua si pėrherė,
Pa ty edhe njė ēast tė vetėm kur rri,
Jam murg, jam shtatore jam shelg i zi.
Nga gjiri im e dashur kurrė nuk tė lėshoj,
Duke nisur qė kėtė ēast do tė hymnizoj,
Pėr gjithēka tė mirė qė mu dhurua
Tė pėrjetėsoj e dashur nė Kėngėt e Tua!
Krijoni Kontakt