Pse akademikët dhe profesorët maqedonas duhet ta njohin gjuhën shqipe dhe alfabetin shqip?
Sulm i sëmundjes së rëndë të quajtur albanofobi!?
Pa njohjen e gjuhës shqipe dhe alfabetit shqip, akademikët maqedonas nuk mund ta sqarojnë as emrin e Shkupit, sepse është i lidhur me fjalën shqipe, shqiponjë etj, as edhe emrin e Vardarit, në afërsi të të cilit gjendet Akademia e tyre, e ngritur dhe me djersën dhe paratë edhe të shqiptarëve
Nga Reshat Nexhipi
Ja pse? Pa këtë gjuhë, këta njerëz nuk mund të jenë profesorë, as shkencëtarë, pra as akademikë të mirëfilltë, sepse qindra e mijëra emra ose fjalë të vjetra, rrënjët i kanë në gjuhën shqipe. Madje, ç’është më e keqja, maqedonasit në fjalë, pa këtë gjuhë nuk janë në gjendje ta deshifrojnë as edhe domethënien e emrit të shtetit dhe popullit të vet, Maqedoni, Maqedon, sepse për këtë duhet ta dinë fjalën shqipe e madhe si dhe shkronjën dh, e cila mungon në alfabetin e tyre, prandaj edhe atë në shumë raste e zavendësojnë me germën d dhe në këtë mënyrë e shtrembërojnë domethënien, origjinën e fjalës. P.sh. në vend të thonë Emadhia për Maqedoninë, thonë Ematia, në vend Qafa e Thanës thonë Qafasan, në vend Ylli shkruajnë Ulli, në vend Ymer, thonë Umer dhe njeriu mund të shpallet i vdekur! etj.etj. gjë që është e palejueshme, si nga ana shkencore ashtu dhe ajo humane, njerëzore. Një fenomen i këtillë shkon në dëm edhe të vet autorëve të maqedonas, i diskrediton ata si shkenctarë dhe shkrimet ose ligjeratat e tyre janë me jetë të shkurtër, për sot e nesër, gjegjësisht për një përdorim. Kuptohet kjo nuk vlen për të gjithë, por vetëm për ata që nuk ia dinë vlerën gjuhës shqipe, gjegjësisht që akoma nuk e kanë marrë vesh, ose e dinë por nuk u hapet goja të thonë se gjuha shqipe ka rrënjë të thella, përmbi 12.000 vjet, është pasardhëse indirekte e pellazgjishtes dhe direkte e ilirishtes, gjuhë e perëndive, siç do të thoshte Aristidh Kola, gjuhë e Homerit, e Iliadës dhe Odhisesë, e Lekës së Madh “çelësi i qytetërimit evropian” dhe i historisë së njerëzimit botëror.
Pa gjuhën shqipe dhe alfabetin shqip, akademikët maqedonas nuk mund ta sqarojnë as emrin e Shkupit, sepse është i lidhur me fjalën shqipe, shqiponjë etj, as edhe emrin e Vardarit, në afërsi të të cilit gjendet Akademia e tyre, e ngritur dhe me djersën dhe paratë e shqiptarëve. Pa këtë gjuhë nuk mund të kuptohet thelbi i siç thamë, qindra e mijëra emra emrave dhe fjalëve të tjera të vjetra të vendeve të ndryshme të botës, pra edhe të Maqedonisë, gjegjësisht të vendeve ku ka shkelur këmba pellazgo-iliro-shqiptare gjatë 120 shekujve të kaluar. Disa nga këto emra prezentohen në vijim, ashtu siç i kemi gjetur në literaturën historike, pa ndërhyrë në saktësinë e tyre, gjegjësisht pa ndonjë elaborim shkencor, sepse ky shkrim nuk e ka atë qëllim, por vetëm t’i kujtojë ata që në një ose në mënyrë tjetër e urrejnë gjuhën shqipe, lozin rolin e dhisë së zgjebur me bisht përpjetë.
Këtë konstatim e dëshmojnë edhe sqarimet në vazhdim edhe pse kuptohet, për disa prej tyre ka edhe shpjegime të tjera. Po fillojmë pak a shumë sipas rendit alfabetik:
Adriatik. Rrënjët i ka te fjalet shqipe ar, arë etj., sepse ka të bëjë me fisin ilir- Ardian.
Algjeri= Gjiri i artë; Angli= ana e Galisë; Asiria= shur, rërë, zallë; Atllantida=At,baba. Ky vend i madh, i zhdukur para rreth 12.000 vjet, në histori njihet edhe me emrin Boreo që do të thotë i Bardhë.
Atllantik= atë, i lënë, i braktisur, Athina= e thëna, Arvat= (Prespe) ar, arë, arban, Babiloni= babë i lënë, Balltik= baltë, Besarab(Moldavia)=besë, Bigorski manastir=mbi gurrë, Bitolla (Manastiri)== i butë, nga Butelion që ka qenë emër i vjetër i këtij qyteti.
Bizant, Bizantia=buzë, forma e buzëve, Britania= brigje anësh, Gariballdi= kalë bardhi, sepse ka origjinë shqiptare, prandaj nuk ishte gjë e rastit që miqtë më të sinqertë i kishte shqiptarët, pa të cilët nuk do të bashkohej dhe nuk do të çlirohej dot Italia. Nuk e ka thënë kot se do të ishte i lumtur sikur një pjesë e jetës që i ka mbetur t’ia kushtonte popullit shqiptar.
Dallmaci=dele, Dojç (për Gjermaninë)=u dogj, Edesa(qytet)= e desha, Egje(deti)= edhe dhe, tokë nga që ka shumë ujdhesa, Estonia=është e jona.
Faraon(mbreti i Egjiptit)=fara jonë, Greqi - nga fjala shqipe gra, gra të bukura etj.
Gjerman, Gjermani= zjarm nga ana e zjarreve, Homer= i mjerë (aludim ndaj verbërisë së tij), Hungaria=hunjë(arma e parë e hungarezëve), India= lindi, ana e lindjes, Kartagjena(në Afrikë)=gjiri i arteve, Kroacia=krye, La Mansh (kanali)= le menjanë, le anash etj.
Lisabon= bën lista, vend i listave, Lituania= lindja, ana e lindjes, Marsej= marr-sjell(tregti, vend i tregtisë), Mars (Zoti i luftës)=i marrë, budallë që mendjen e kishte te lufta.
Maqedonia = e madhe, Mallta= mjalta, e pasur me bletë ose me klimë të ëmbël.
Napoleon Bonaparta, edhe emri edhe mbiemri mund të deshifrohen përmes gjuhës shqipe, sepse siç konstaton shkenctari i njohur francez Robert d’Angely, “familja Bonaparti, si toskane ka qenë ipso facto shqiptare”
Odisej = udhëton, gjë që i përgjigjet realitetit, gjegjësisht udhëtimeve të tij të gjata, por për shkak të mungesës së shkronjës dh përdoret germa d dhe emrit i humb kuptimi, siç është rasti edhe me fiset dardane (dardhë) etj.
Panonia= punon,punonët etj. Pellagonia, Pellazgë=plak, që do të thotë popull më i vjetër. Kalimthi të kujtojmë (më tepër si kuriozitet) se sipas një legjende greke Pellazg ka qenë emri i njeriut të parë në botë.
Piramida = përmbi dhe Portugalia = përtej Galisë, Serbia. Serbi= shërbëtor, shetrbetorë, Shkup= shqiponjë, shqip, Trebenishte=tre banime (lokalitet ilir), Troja = truall, trujanë, plot me tru, të mençëm etj. Vardar=i bardhë, Vllahi,vllehë= nga fjala shqipe vlla, Zevs (kryeperëndia greke, me origjine ilire) = dhe, zë, Zot, kurse Kroni, babai i tij, krye etj. Ulqin=ujk.
Edhe emrat: Bukuresht, Paris, Venedik ose mbiemrat Malevski (Vllado Malevski), Buzlevski, Pulevski (Gjorgji Pulevski), Arnaudo (Llambe Arnaudov), Matevski,(Mateja Matevski), etj., kanë rrënjë të fjalëve shqipe. Sepse, të paktën disa prej tyre, siç janë tre të fundit, janë shqiptarë të sllavizuar, gjë që vlen edhe për Nikolla Gruevskin, Vasill Kostiçinovskin etj. (Për këto mbiemra sqarime ka te Globi, nr. 22, 30 qershor, 2001)
Në vend të përfundimit
Nga ajo që u tha më sipër, edhe pse kjo është vetëm një pjesë fare e vogël e asaj që mund të thuhet, del përfundimi se pa njohjen e gjuhës shqipe dhe alfabetit shqip, asnjë maqedonas nuk mund t’i thotë vetes shkenctarë ose akademik me plot kuptimin e fjalës. Kjo është një, e dyta tërë emrat dhe fjalët e lartëshënuara qëndrojnë në librat e gjeografisë dhe historisë, por pa sqarime të domethënies së tyre. Kështu që kur nxënësi ose studenti kërkon prej profesorit që t’ia sqarojnë atë, kurrë s’ka për të marrë përgjigje të saktë, për shkak se, profesori maqedonas ose nuk ka dijeni për shkak të mosnjohjes së gjuihës shqipe, ose e di por nuk i hapet goja, sepse vuan nga sëmundja e rëndë e quajtur albanofobi. Si të parëve ashtu edhe të dytëve, në vend të përgjigjes, u skuqet fytyra, nëse e kanë dhe vaj medet për atë që pyet.
Për ndryshe, këtë që prezentova në këtë shkrim, e kam thënë edhe në gjuhën maqedonase në disa shkrime të mia të botuara në revistat maqedonase, siç janë edhe këta dy artikuj: “Bez poznavanje na allbanskiot jazik i pismo ne mozhe da se razbere Stara Makedonija” (“pa njohjen e gjuhës shqipe dhe alfabetit, nuk mund të kuptohet Maqedonia e Vjetër”) dhe “Aleksandër Makedonski im pripagja i na allbancite” (“Leka i Madh u takon edhe shqiptarëve”), botuar në disa faqe të Fokusit, nr. 38 dhe 41.
P.S. Disa nga shënimet e këtij artikulli janë të nxjerra nga libri i shkencëtarit francez Robert d’Angely “Enigma”, të cilën ma ka falur arsimtari veteran nga ana e Gostivarit zoti Nakil Saliu, të cilit publikisht i falenderohem.
Krijoni Kontakt