Dibra, me tė kaluar tė pasur historike
"...malet e Dibrės janė lidh'me dek, janė lidh me dek, janė lidh tė tanė s'nė gjojnė 'malet me dhanė nizamė."
Shkruajnė: Dr.Lutfi TURKESHI - Nefail SPAHIU
Kėto vargje tė autobiografisė tė popullit dibran, janė nxjerrė nga kėnga "Hajredin Pasha po shkon Radikės", qė rrėfen pėr njė ngjarje historike nė trojet e kėtij rajoni, historia e sė cilės ėshtė e vjetėr dhe zė fill qė nė kohėrat e hershme. Historia e Dibrės ka taban tė bujshėm. Studiuesit e ndryshėm kanė vėrtetuar se, megjithėse, burimet historike pėr periudhėn antike nuk janė tė mjaftueshme, pėrsėri provohet se dibranėt e kanė prejardhjen nga fisi ilir i penestėve. "Burimi mė i vjetėr, ėshtė Pelybi, i cili nė kapituj tė cunguar, qė merren me Luftėn e tretė romake - maqedone pėrmend qytetin Uskana pa dhėnė pėr tė ndonjė hollėsi. Pėrveē asaj qė riprodhon Stefan Bizantinin, se ėshtė njė qytet i Ilirisė. Sipas Livit, nė pragun e pushtimit romak nė truallin e Penestėve kishte gjashtėmbėdhjetė vendbanime dhe kėshtjella prej tė cilave ai pėrmend vetėm tri emra: Uskana, Oeneja dhe Draudah". Po kėshtu, edhe Iljaz Kaca, njė studiues i Muzeut Historik tė Dibrės shkruan se "burimet historike pėrmenden si banorė tė trevės dibrane, fisin ilir tė Penestėve. "Nga tė dhėnat historike del se Sanxhaku i Dibrės nė fund tė shekullit XIX dhe nė fillim tė shekullit XX bėnte pjesė nė vilajetin e Manastirit. Ky Vilajet me njė sipėrfaqe prej 32 mijė kilometrave katrorė pėrbėhej nga pesė sanxhaqe, nga ai: i Manastirit, i Korēės, i Dibrės, i Elbasanit dhe I Serfixhės. Po nga kėto tė dhėna del se Sanxhaku i Manastirit ka patur njė popullsi prej 781968 banorėsh, qe i plotėsuar me popullsinė e Sanxhakut tė Dibrės dhe tė Elbasanit, pėrbėnte shumėn prej 900 mijė banorė. Ashtu si dhe sanxhaku i Korēės dhe Elbasanit edhe Sanxhaku i Dibrės konsiderohej me popullsi thjesht shqiptare si dhe Vilajeti i Manastirit. "Prania e njė pakice sllave-maqedonase nė Sanxhakun e Dibrės apo e pakicave sllave-greke nė Kazanė e Kosturit tė Sanxhakut tė Korēės, nuk e pengonte homogjenitetin e kėtyre trevave, nėnvizohet nė Monografinė e dr.Arian Kadiut "Dibra e madhe". Po nė kėtė monografi theksohet se pėrcaktimet e studjuesve tė ndryshėm na japin tė dhėna tė kohėve tė veēanta rreth pėrkufizimeve tė Sanxhakut tė Dibrės. Nė vitet e fundit tė sundimit turk, Dibra ishte Prefekturė. Prefekturė e lidhur me Vilajetin e Manastirit, qė kufizohej nė veri me Nėnprefekturėn e Mirditės, Lumės e tė Tetovės, nė lindje me Nėnprefekturėn e Elbasanit dhe me atė tė Tiranės dhe nė perėndim me Nėnprefekturėn e Krujės e tė Lezhės.
Ėshtė me rėndėsi tė nėnvizohet edhe ndarja administrative e Dibrės, sepse ky emėr ka qenė nė qendėr tė tavolinės nė Konferencėn e Londrės, tė Parisit, Peterburgut, Beogradit, Vienės ose Stambollit, sepse emri i Dibrės lakohej e pėrdridhej, sepse secili dėshironte qė pikėrisht kėtė trevė ta ketė tė vetėn, sepse pėrmes Dibrės bėheshin tė mundura shumė ambicje aktuale ose tė perspektivės, sepse. "Dibra ishte qendėr e njė krahine shumė tė gjėrė, me sipėrfaqe prej disa mijė metra katrorėsh, qė shtrihej nga fusha e Pollogut nė lindje deri nė luginėn e Matit nė perėndim dhe nga Malėsia e Prizrenit nė veri deri afėr liqenit tė Ohrit nė jug, nė tė cilėn jetonte njė popullsi prej disa dhjetra mijė banorėsh." Nė kėto pikėpamje gazeta "Pėrlindja e Shqipėrisė" e cilėsonte humbjen e Dibrės njėlloj si humbjen e Kosovės dhe Ēamėrisė dhe i retushonte si "mė tė madhen padrejtėsi" tė kohės. Padyshim gazeta nė fjalė me emrin Dibėr identifikonte gjithė trevat shqiptare lindore, ndėrmjet maleve tė Sharrit dhe tė liqenit tė Ohrit qė u lanė jashtė kufijve tė shtetit shqiptar. Pėr ta ilustruar kėtė tė thėnė dr.Arian Kadriu nė monografinė e tij e citon Haki Stėrmillin, i cili shtrirjen dhe rėndėsinė e kėsaj treve e paraqet se "gjatė sundimit turk, kjo Prefekturė kishte tre nėnprefektura, atė tė Dibrės sė Poshtme, tė Matit dhe tė Rekės, qė si prefekturė kishin vetėm njė qytet, Dibrėn e Madhe, qė ndodhet nė rrėzė tė Malit tė Kėrēinit, njė orė larg nga vendi ku bashkohen Radika me Drinin e Zi,, Qyteti i Dibrės nė 41.33 nė gjėrėsi veriore dhe 18.60 nė gjerėsi lindore".
Historinė e Dibrės, qė me sfidė ėshtė thurur nėpėr shekuj e plotėsojnė edhe shumė elemente tė tjera, sepse gėrmimet arkeologjike e vėrtetojnė se Dibra ka njė kulturė tė lashtė e tė vjetėr, ka relikte tė ēmuara me vlerė kombėtare. Kėshtu ėshtė edhe prerja e monedhave, sepse krahas Prizrenit, nė Prefekturėn e Dibrės emetoi monedhėn e vet edhe familja e Feudalėve te Gropajve, tė cilėt me ėmblemėn Kastriotėve u bėnė symbol i kombit me shqiponja dykrerėshe. Kur pėrmendim personalitetin e Skėnderbeut, duhet tė pėrmednim edhe Sfetigradin luftimet dhe kėshtjellat, tė cilat evokojnė ngjarje tė pashtershme, qė pastaj brez pas brezi ta mbajnė historinė e gjallė nė kullat e krenarisė, tė tillė trima Dibra ka: Iljaz Pash Qokun, Said Najdenin, Vehbi Agollin-Dibrėn, Ramiz Dacin, Sherif Langun, Selim Rusin, Josif Bagerin, Tsuh Lleshin, Atanas Albanskin, Elez Jusufin, Mersim Demėn tė cilėt nė njė atmosferė gjithnjė tė ndezur, me punė tė palodhur mbajtėn historinė e gjallė tė kėtij nėnqielli. Kėshtu ata shquan pėr pjesėmarrje aktive nė Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit dhe nė Kuvendet e Dibrės, tė Pejės e gjetkė.
Duke e sendėrtuar historinė e Rilindjes sonė kombėtare, tė cilėn me qėndresėn e tyre, herė, herė me diplomaci e herė me tytėn e pushkės ishin preludi i avenirit gjithėshqiptar. Ato me vendosmėri u inkuadruan nė ngjarrjen historike siē ishte Kongresi i Manastirit dhe Kongreset e tjera, siē do tė pėrgadisin edhe Kongresin e Dibrės, i cili sivjet shėnon nėntėdhjetepesėvjetorin (95) e mbajtjes sė tij.
___________________________
"Prania e njė pakice sllave-maqedonase nė Sanxhakun e Dibrės apo e pakicave sllave-greke nė Kazanė e Kosturit tė Sanxhakut tė Korēės, nuk e pengonte homogjenitetin e kėtyre trevave, nėnvizohet nė Monografinė e dr.Arian Kadiut "Dibra e madhe".
"Dibra ishte qendėr e njė krahine shumė tė gjėrė, me sipėrfaqe prej disa mijė metra katrorėsh, qė shtrihej nga fusha e Pollogut nė lindje deri nė luginėn e Matit nė perėndim dhe nga Malėsia e Prizrenit nė veri deri afėr liqenit tė Ohrit nė jug, nė tė cilėn jetonte njė popullsi prej disa dhjetra mijė banorėsh." Nė kėto pikėpamje gazeta "Pėrlindja e Shqipėrisė" e cilėsonte humbjen e Dibrės njėlloj si humbjen e Kosovės dhe Ēamėrisė dhe i retushonte si "mė tė madhen padrejtėsi" tė kohės
Krijoni Kontakt