Ajo cka ne e kemi denoncuar me kohe dhe parashkikuar ne perputhje me karakterin e paqendrueshem dhe parakerkues te Fr. Foti Cicit, duket se ka ndodhur ne Kanada.
Megjithese vete personi eshte perpjekur ta mbaje shume te fshehte, edhe pse ne e kemi paralajmeruar qe "asgje nuk do t'ju ngelet e fshehte", eshte tashme i njohur per ne fakti qe Reverend Teolog Muzikant Father Foti Cici ka braktisur delet e varfera shqiptare ne Toronto dhe Montreal per tu nisur drejt nje vathe tjeter ku delet kane me shume cka te japin.
Sigurisht kete e themi ne baze te perngjasimit biblik te bariut i cili jep jeten per delet e veta, por ne rastin e Cicit perngjasimi ngelet i njejte vetem ne konturet e jashtme pasi bariu Cici ka si qellim vetem shfrytezimin e deleve per mjeljen dhe qethjen e tyre.
Pasi ne fillim te mesazheve tona kemi shpjeguar se si e nisi karrieren e tij Foti Cici duke u shpallur si grek dhe duke nderruar fshatin e origjines nga Nivica ne Aliko duke genjyer keshtu episkop Sebastianos per origjinen e tij per perfitime personale, tashme duket se Foti CIci i eshte kthyer perseri kartes se tij ku shkruhet shprehja e famshme "ellinas to genos".
Duket se kombesite greke dhe shqiptare Foti i perdor si te doje se "qengji i urte pi dy nena", por Foti nuk eshte qengj e jo me i urte.
Ky diskretitim publik nderkombetar qe i ka bere Fr. Cici shqiptareve te Kanadase por edhe shqiptareve ane e mbane botes duket se ka shkaktuar indinjimin e tyre.
Po ku ka shkuar i perndershmi Cici? Tashme eshte vene ne sherbim te komunitetit ortodoks grek te Kanadase ne qytetin Vankuver. Pasi i soditi delet greke, arriti ne perfundimin se ishin me te majme se ato shqiptaret, dhe menjehere nxorri nga sirtari i tij letrat qe e shnderronin ate nga nje shqiptar Fannolian ne nje grek vorioepiriot Sebastianik.
Jemi ne pritje te levizjes tjeter te ketij zogu shtegetar, pasi jemi te sigurt se me karakterin qe ka nuk do te prehet ne asnje vend te botes.
Urime greku Fotis Cicis
Krijoni Kontakt