Gjekė Gjonaj
KUSH ĖSHTĖ GJON BUZUKU?
Gjon Buzuku ėshtė njė personalitet i shquar i kombit shqiptar. Bėn pjesė nė radhėn e njerėzve tanė tė mėdhenj. Ai jo vetėm si perlat shqiptar i kishės katolike tė ritit romak e nderoi popullin tė cilit i takonte edhe nė letėrsi e gjuhėsi.Ėshtė autor i veprės sė parė tė botuar nė gjuhėn shqipe, monumentit mė tė lashtė tė botuar tė gjuhės dhe shkrimit shqip Mesharit, i cili doli nė dritė para 446 viteve, nė vitin 1555.
Pėr vendlindjen e Buzukut janė shfaqur mendime tė ndryshme. Disa studiues, bazuar nė pėrkatėsinė dialektore tė gjuhės sė Mesharit, janė tė mendimit se vendlindja e Buzukut ėshtė gegėria verilindore. Disa tė tjerė kanė mbrojtur tezėn qė vendlindjen e tij duhet krijuar nė krahinat e Malėsisė sė Krajės dhe Shestanit. Sipas njė dokumenti sllav nuk pėrjashtohet mundėsia qė Prizreni me rrethinė, si qendėr e madhe kishtare gjatė mesjetės, ka mundur tė jetė vendlindja e Gjon Buzukut.
Pėr Mesharin dhe gjuhėn e Buzukut janė botuar studime tė veēanta, monografi, kontribute nga gjuhėtarė shqiptarė dhe historianė tė letėrsisė sonė, por edhe dietarė e studiues tė huaj. Kulmet e studimeve buzukiane janė arritur me punimet shkencore tė Eqrem Ēabejt. Pas njė pune sistematike, shumėvjeēare, ky dijetar i shquar i gjuhėsisė shqiptare, pranon se ka indicie qė tregojnė se Buzuku ėshtė njė bir i Malėsisė sė Krajės, Ljares e Shestanit, njė famullitar, dalė nga dioqeza e Tivarit e mbase tė Ulqinit.
Nėse do t i besojmė Justim Rrotės dhe tė tjerėve pas tij qė u morėn me analizėn e gjuhės sė Buzukut, atėherė do tė mund tė kuptojmė se autori i librit tė parė shqip, ėshtė njė prift shqiptar nga gegėria, nga veriperėndimi, nga malet e Krajės, domethėnė se ai do tė ketė shėrbyer aso kohe ndėr zonat e papushtuara ende tė Tivarit, Ulqinit apo Budvės dhe do tė ketė qenė i varur patjetėr prej arqipeshkėvisė sė Tivarit, e cila ka pasur nėn varėsinė e vet edhe dioqezat e Shqipėrisė sė pushtuar nė Jug.
Meshari i Buzukut, si tė gjitha veprat qė shėnojnė fillim nė kulturėn e njė kombi, ka zgjuar pėrherė interesim shkencor qė nga koha e zbulimit tė tij 1740 dhe rizbulimit tė tij nė fillim tė shekullit XX. U quejt Meshar sepse pjesa mė e madhe e librit ( prej faqes 60-220, fleta 30-110) prmban meshėt dhe konsiderohet libri mė i rėndėsishėm liturgjik i kishės katolike.
Historia e studimeve buzukiane ėshtė e gjatė dhe e begatshme. Megjithatė ende ka ēėshtje e probleme qė kanė mbetur ende tė pazgjidhura. Rezultatet e arritura nė pėrcaktimin e pėrkatėsisė krahinore tė gjuhės sė autorit, tė vendit ku mund tė jetė shtypur vepra, sadoqė nuk mund tė quhen tė pėrfunduar, kanė vlerėn e vet dhe i kanė dhėnė kėsaj vepre vend tė vėēantė nė historinė e kulturės sonė kombėtare.
Krijoni Kontakt