perSHENDETje
Camet ishin te vendosur ne zonen e Tesprotise te Epirit, Greqia Veriperendimore, dhe sipas arshivave greke perbenin nje popullsi prej 19 000 vetesh kurse sipas pales shqiptare kjo popullsi ne kohen e paraluftes se Dyte Boterore i afrohej ose i kalonte 30 000 veta. Duhet te shenoj ketu se popullsia muslimane shqiptare e Greqise ishte shume here me e madhe para vitit 1922, por me vone pas mareveshjes Turqi-Greqi per ndrim te popullsive midis dy vendeve shume Muslimane Shqiptare u debuan, me deshiren e tyre ose jo, drejt Turqise dhe pasurite e tyre u dorezuan te Ortodokset Greke qe erdhen nga Turqia.
Deri ne luften e dyte boterore elementi kryesor qe ndante kete popullsi nga banoret e tjere te Greqise nuk dukej te ishte kombesia por feja islame. Vetem kur po afronte lufta filluan te dukeshin disa levizje me qellim bashkimin me Shqiperine. Protagoniste te ketyre levizjeve ishin midis te tjereve Mazar Dino, Aziz Aga, Hysen Lukavicioti, Musa Demi etj.
Pas pushtimit te Shqiperise nga Italia fashiste, ne 1939 para se te filloj LDB, syte e Musolinit u kthyen nga Greqia dhe Jugosllavia. Musolini kishte kuptuar rolin qe mund te luante kombesia shqiptare per te realizuar endrat e tij, sepse kufinjte e Shqiperise ishin te rrethuara me fshatra dhe qyetete qe banoheshin me popullsi shqiptare keshtu duke perdorur kete popullsi ai besonte se mund te thyente lehte frontin grek- mbase dhe ate jugosllav. Ne nje takim te tij me uashtarake italiane dhe perfaqesues te Cameve Musolini i shpalli atyre deshiren e tij per te pushtuar Korfuzin edhe Camerine. Me kete qellim Musolini ndertoi "Brigaden Ushtarake per Camerine". Synim i Musolinit, te pakten nga ato qe shprente, ishte pushtimi i Greqise dhe pushtimi italogjerman i Jugosllavise dhe me pas ta kthente shqiperine ne nje protektorat te madh ne te cilin do te benin pjese Kosova dhe Cameria ("Shqiperia e Madhe"). Pikerisht keto "synime" te Musolinit por edhe te vet Gjermanise- mbasi kishte pushtuar Ballkanin- shtyen nje pjese te madhe Shqiptaresh ne Cameri, ne Kosove por edhe brenda Shqiperise te krijojne ceta luftarake te cilat i'u vinin ne ndihme pushtuesve. Si shembull mund te shenonim nje grup nacionalishtes Came te cilet krijuan ceten "Cameria". Sipas Grekeve kjo cete fajesohet per nje ser krimesh ndaj popullsise greke te Epirit dhe per bashkpunim te ngushte me Gjermanet dhe Italianet. Nje tjeter fakt qe verteton veprimtarine mbeshtetese ndaj Gjermaneve nga Camet eshte edhe shkrimi i ushtarakut gjerman i cili udhehqte zonen e Epirit grek ku midis te tjerash thuhet "pjesa e popullsise shqiptare mbeshtet fort ushtrine gjermane dhe ka dhene ndihme te cmuar ne luften kundra partizaneve (Greke)" po ne kete shkrim me poshte ushtaraku shkruan se keta Shqiptare "synonje ne bashkimin e Camerise ne nje Shqiperi te madhe". Nacionalistet Came u ndihmonin ne veshmbathje, ushqim dhe arme nga forcat pushtuese te Greqise dhe ne uniformat e tyre u shkruante fjala "cam". Nen presionin e luftimeve te vashdueshme Gjermanet i dhane Cameve nacionaliste te drejten te ruajne mbarevajtjen e ligjit gjerman ne zonen e Tesprotise. Kryetar te forcave Came ishin Mazar dhe Nuri Dino- te tλ cilet referohet edhe vet E. Hoxha ne nje nga veprat e tij duke i akuzuar si trahdhetare te kombit te cilet bashkepunuan me Fashistet-, Abdullah Kasemi dhe Mustafa Sediku.
Mbas dorezimit te Italise, ushtaraku anglez Anderson vajti fshehurazi ne Tesproti ku bisedoi me nje pjesetar te parise came te quajtur Isamil Hakiu te cilin e keshillonte qe te bindte Camet te hiqnin dore nga mbeshtetja qe u jepnin Gjermaneve. Ky takim nuk kishte asnje sukses.
Aty nga fundi i vitit 1944 partizanet dhe nacionalistet Greke kishin korrur fitore te medha ndaj Gjermaneve dhe kishin aritur te clirojne nje pjese te madhe te Greqise. Pikerisht ne keto momente te zmbrapsjes gjermane forcat nacionaliste-rebele greke-organizatat EDES dhe EOEA- gjeten shansin te pastrojne Greqine veriperendimore nga popullsia muslimane shqiptare duke perdorur si pretekst ndihmen came ndaj fuqive pushtuese. Vet ushtaraku grek i EDES Aristidhis Kranjas ne nje nga ditaret e tij shkruan ne lidhje me dhunen greke ne Cameri "ajo qe ndodhi atje nuk mund te pershkruhet me fjale". Por ajo qe len me shume pershtypje te lexuesi eshte pohimi nga vet ushtaraku anglez Kris Gunthauz se forcat aleate (angloamerikane) qe ndermoren pastrimin e Gjermaneve nga Greqia kishin dhene urdher qe te pastrohet popullsia shqiptare e Tesprotise nga rebelet qe aleatet te jen vetempervetem me Gjermanet (keto fakte shkruhen ne librin e Grekes Eleftheria Manta "Oi moysoylmanoi Tsamides tis Ipiroy" e cila ka mbledhur pohimet e vet atyre qe moren pjese ne pastrimin etnik te Camerise).
Si perfundim deri ne Dhjetorin e vitit 1944 nuk ngeli kembe Cami ne Greqi, shumica e tyre kaluan kufirin dhe u strehuan ne garnizonet e refugjateve kurse pjesa tjeter ngelen te vrare ne Greqi. Te vetmit Shqiptar qe ngelen ne Greqi ishin ata qe kishin fe ortodokse te cilet u asimiluan ne mase te madhe nga popullsia greke.
Ky ishte fillimi i drames came e jo fundi, drama came do vashdoj me perbuzjen dhe burgimet e tyre nga diktatura shqiptare. Megjithate qeveria enveriste e solli disa here temen e Cemerise - mbase saper syefaqe- ne keshillin e OKBs por zeri i Greqise amerikanofile (asaj kohe) degjohej me shume se zeri i Shqiperise se vogel komuniste. Keshtu fuqite e medha mbyllen syte shpejt perpara kesaj padrejtesie.
falemiNDERit
Krijoni Kontakt