Ne kohera kur instikti, miti, besimi dhe realiteti bashkohen per te tronditur jeten e perditeshme me shkaterrime masive, njerzit tremben. Vetem atehere shume nga ne fillojne besojne ne fundin e botes.
Ne internet midis shume faqeve te ketij lloji, eshte dhe faqja www.raptureready.com e cila jep nje permbledhje mbi profetsi dhe ngjarje te cilat "vertetojne" kete fund.
Bazuar ne Librin e Eksperiences/Zbulimeve*, Tim Lahaye dhe Jerry B. Jenkins kane shkruar 10 libra ne te cilet japin qarte fundin botes.
Jane keto 10 libra te tjera te bazuar ne imagjinaten njerzore dhe asgje me shume, apo vertet egziston nje rrjedhshmeri ngjarjesh te cilat do na cojne ne kete fund.
Une kam lexuar shume pak ne lidhje me ate cfare duhet besuar apo cfare eshte e vertete. Jam kurioze te lexoj nga ju, cfare mendoni ne lidhje me kete ceshtje?!!
Me krijimin e mediave te tilla si TV dhe internet, do na jepet rasti te shikojme "Mesine" dhe "Djallin" kur debatojne mbi fatin tone??
Jane keto thjesht imagjinate apo egzsitojne dokumente, vertetimi i te cilave gjate viteve na tregon se vertet do te ndodhe keshtu..?!?
Pershendetje...
p.s. Jam kurioze te lexoj pergjigjet nga ata te cilet i kane studiuar me shume librat si fetare dhe shkencore ne lidhje me kete ceshtje edhe pse me lart mu duk vetja si drejtuesi i " Unsolved Mysteries"
_________
*Ne anglisht quhet The Book Of Revelation - nuk jam e sigurt si perkthehet ne shqip, pasi nuk kam njohuri ne lidhje me terma te tilla. E di qe eshte pjese e bibles.
Krijoni Kontakt