Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 5 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,892
    Faleminderit
    59
    119 falenderime nė 109 postime

    Konferenca e Tiranės - 14-20 Prill 1956

    GJASHTE DITET TRAGJIKE TE KONFERENCES SE TIRANES (14-20 prill 1956)


    Skifter Kėlliēi

    Panorama e konferencės tragjike nė Tiranėn e prillit tė vitit 1956. Surpriza e fjalimit liberal tė Enver Hoxhės pas Kongresit tė 20-tė dhe befasia e pyetjeve e kritikave tė delegatėve qė tronditėn nga themelet Komitetin Qendror dhe Enver Hoxhėn i cili u detyrua tė lėrė Vlorėn ku gjendej, pėr tė mbėrritur nė Konferencėn e Tiranės sė mbytur nga shpėrthimi i komunistėve tė thjeshtė. Pjesa e parė e njė rrėfimi prej 6 pjesėsh, shkruar nga Skifter Kėlliēi
    Konferenca qė tronditi Komitetin Qendror dhe Enver Hoxhėn nė 1956

    Pjesa e parė
    Prolog
    Unė asokohe sapo kisha mbushur 18 vjeē dhe isha student i vitit tė dytė tė Fakultetit Histori-Filologji tė Institutit tė Lartė Pedagogjik, i cili njė vit mė pas do tė pėrfshihej nė Universitetin Shtetėror tė Tiranės. Ato ditė tė kėndshme prilli, me njė diell tė ngrohtė dhe fllad qė sillte deri nė hyrje tė institutit tonė, pėrballė Maternitetit, erėmimin e mimozave, ne, pasi mbaronim ēdo orė leksionesh, shėtisnim pėrgjatė bulevardit dhe hidhnim sytė tutje ngrehinės sė gazetės “Zėri i Popullit”, pranė kthesės ku ndodhej Estrada e Shtetit, para sė cilės shihnim plot njerėz. Nuk ishin shikues tė ndonjė shfaqjeje mėngjesore, por delegatė tė Konferencės sė Tiranės, qė zhvillohej nė atė sallė, ku ne ishim mėsuar tė shihnim skeēe e kėngė tė interpretuara prej aktorėve dhe kėngėtarėve mė tė mirė, Ramazan Zyberi, Enver Dauti, Skėnder Sallaku, Ana Kcira, Melpomeni Zoraqi, Paulina Nikaj, Anita Take, Fitnete Rexha, Pjetėr Gjergji e plot tė tjerė, aq tė pėlqyer nga artdashėsit tanė.
    Ndėrkohė, nė leksionet e filozofisė marksiste-leniniste pedagogėt tanė na flisnin pėr jehonėn e Kongresit tė 20-tė, qė sapo ishte zhvilluar nė shkurt tė atij viti, ku nė raportin e tij Hrushovi, sekretari i parė i Partisė Komuniste tė Bashkimit Sovjetik kishte demaskuar kultin e individit tė Stalinit, kishte ngritur problemin qė lufta e klasave duhej tė zbutej, qė shumė komunistė e qytetarė tė dėnuar si armiq, tė rehabilitoheshin, qė jeta e partisė tė demokratizohej, qė gjendja ekonomike e popullit tė pėrmirėsohej, qė dallimi midis nivelit tė lartė ekonomik tė udhėheqjes sovjetike, qė jetonte nė bollėk dhe masave tė gjera, tė ngushtohej, qė tė luftohej pėr bashkekzistencė paqėsore me vendet perėndimore, qė tė pėrmirėsoheshin marrėdhėniet me Jugosllavinė etj.
    Pėr tė gjitha kėto kishim njohuri jo vetėm ne, studentėt, por tėrė masat e popullit, sepse punimet e Kongresit tė 20-tė ishin botuar gjerėsisht nė shtypin tonė dhe ishin lexuar nė organizatat bazė tė partisė. Jo vetėm kaq, por nė kėto organizata, nėn dritėn e kėtyrė vendimeve, ishin bėrė diskutime nė tė cilat vihej nė dukje qė dukuri tė tilla, tė cilat mund tė ishin shfaqur edhe nė partinė tonė, tė mėnjanoheshin.
    Myfit Vigani, daja im, instruktor i Komitetit tė Partisė, qė mbulonte institucionet artistike, duke gjykuar se unė isha student tashmė i pjekur, fliste me mua hapur dhe plot optimizėm pėr kėto diskutime qė vlonin midis komunistėve, aq mė tepėr qė ato ditė, saktėsisht mė 13 prill, vetė Enver Hoxha, sekretari i parė i Partisė sė Punės tė Shqipėrisė, botonte njė artikull me titull “Marksizėm-leninizmi mėson se populli ėshtė krijuesi i historisė”. Shumė vite mė pas,e kam kėrkuar kėtė artikull nė koleksionet e Bibliotekės Kombėtare dhe, kur e kam lexuar, jam habitur me sinqeritein dhe ēiltėrsinė me tė cilat ky diktator shkruante, ose mė mirė ishte i shtrėnguar tė shkruante nga rrethanat e krijuara nė kėtė artikull. Pėr kėtė mjafton tė sjell disa fragmente tė shkėputura prej tij:
    “Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik e dėnoi me tė drejtė kultin e individit tė krijuar nga Stalini nė vitet e fundit tė aktivitetit tė tij qė i solli kaq dėm Bashkimit Sovjetik. Ėshtė detyrė e pėrhershme e Partisė sonė tė luftojė kultin e individit nė ēdo formė qė tė shfaqet ai, pėr tė vendosur kolegjialitetin si parim udhėheqės tė partisė… E rėndėsishme ėshtė qė ēdo anėtar partie tė kuptojė se nė parti nuk mund tė ketė frikė… Ēdo anėtar partie tė shprehė nė parti mendimin e tė kritikojė me forcė tė metat nė punė dhe ata qė janė pėrgjegjės pėr kėto tė meta…”
    Tė them tė drejtėn, duke skeduar mė vonė kėto thėnie, dhe kjo ka ndodhur nė shkurt tė vitit 1995, kur po shkruaja “Historinė e Radiotelevizionit Shqiptar”, kam mbetur i habitur dhe kam gjykuar: “Po sikur me tė vėrtetė tė ndodhte kjo qė porosiste me kaq dashamirėsi Enver Hoxha, po sikur vetė atij t’i bėheshin vėrejtje e sugjerime, e pse jo, edhe kritika, sepse ishte pikėrisht ai qė po ndiqte me fanatizėm rrugėn despotike tė Stalinit, ēfarė do tė ndodhte?...”
    Po aq i habitur kam mbetur kur nė po kėtė artikull ai mė poshtė theksonte:
    “Nuk jemi pėr ashpėrsimin e luftės sė klasave, prandaj nė asnjė mėnyrė nuk duhet ta nxisim atė…Nė mjaft raste janė dhėnė dėnime dhe akuza tė fryra, sidomos nė pėriudhėn deri nė Kongresin e Parė tė partisė, nė nėntor 1948”.
    Pėr njė njeri qė nuk do tė dinte se ē’rrugė kishte ndjekur dhe do tė vazhdonte tė ndiqte Enver Hoxha, do tė krijohej bindja se ai, bėnte njė autokritikė nė kėtė artikull dhe premtonte qė nė Shqipėri tė zbatoheshin norma me tė vėrtetė demokratike, tė cilat deri atėherė ishin shkelur dhunshėm, e qė nuk do tė pėrsėriteshin mė. Ja pėrse ky artikull, i cili pati atėherė njė jehonė tė madhe, u shtonte besimin komunistėve e aq mė tepėr delegatėve, tė cilėt u zgjodhėn pėr tė marrė pjesė nė kėtė konferencė, e cila, duke u mbėshtetur nė kėto thėnie, nė dukje pra, kaq tė ēiltra tė udhėheqėsit tė madh, tė flisnin mė hapur nė kėtė konferencė, tė shtronin me guxim ato probleme qė deri atėherė i kishin mbajtur tė kyēura nė vetvete dhe qė kishin tė bėnin me fatet e ardhshme tė shoqėrisė komuniste, pėr tė cilat ata kishin luftuar, punuar e tė cilat i shihnin se nuk po realizoheshin.
    Dhe kėto probleme, nė njė mėnyrė a tjetėr, i kishin ngritur edhe nė diskutimet qė kishin bėrė nė mbledhjet e organizatave tė partisė. Madje, mbi bazėn e kėtyre diskutimeve, anėtarėt e byrove tė kėtyre organizatave kishin hartuar edhe diskutimet qė tė deleguarit e tyre do t’i mbanin nė kėtė konferencė.
    Ishte kjo arsyeja qė, Myfit Vigani, e shokė tė tjerė komunistė, e ndienin veten kaq tė shpenguar ato ditė nė prag tė Konferencės sė Tiranės. Njė frymė e re po ndihej jo vetėm midis komunistėve tė thjeshtė, po edhe te njerėzit e thjeshtė. Kjo ishte aq e vėrtetė, saqė nė atė periudhė pati shenja tė zbutjes sė luftės sė klasave qė u shfaq nė dhėnien e tė drejtave tė studimit edhe fėmijėve me biografi tė keqe e madje edhe me prindėr tė burgosur, si edhe emėrime ose mbajtje nė punė edhe tė atyre qė pėr arsyet e mėsipėrme, ishin hequr nga puna, ose ishin gati pėr t’u hequr.
    E njėjta frymė ndihej edhe nė fushėn e letėrsisė dhe arteve. Kishte vėrshuar dhe mė shumė pėrkthimi i veprave, shfaqja e pjesėve teatrale, operistike nga arti dhe letėrsia e huaj. Por gjendja ekonomike e masave mbetej gjithnjė e mė e vėshtirė… Hendeku midis udhėheqjes qė jetonte nė begati, madje edhe e njė shtrese kuadrosh tė nomenklaturės komuniste, nga zėvendėsministra e deri te drejtorė institucionesh, me anė triskash speciale e dyqanesh me artikuj tė konsumit tė gjerė dhe popullit, qė ngrihej, veē tė tjerash, me natė pėr tė blerė dy-tre litra qumėsht, ishte shumė i madh.
    A kishte udhėheqja e lartė dijeni pėr kėto probleme, a e dinte ajo se ē’po ndodhte nė popull e sidomos midis komunistėve nė prag tė Konferencės sė Tiranės? A e parashikonte ajo se ēfarė pyetjesh dhe diskutimesh do tė bėheshin atje?
    Myfit Vigani, jo vetėm instruktor, por edhe i pranishėm ne kėtė konferencė, shpeshherė mė pėrsėriste se sigurisht qė jo vetėm udhėheqja e lartė, por edhe vetė Enver Hoxha nuk ėshtė se nuk i dinin qė kėto probleme qė do tė ngriheshin nė kėtė konferencė, por kurrė aq hapur dhe aq ashpėr sa u ngritėn. Sipas tij, Fiqrete Shehu, sekretarja e parė, qė do tė mbante raportin kryesor nė konferencė, ishte e qetė.
    Nė raport, tė cilin unė kam pasur rast ta lexoj vetė nė Drejtorinė Qendrore tė Arkivave tė Shtetit, njė raport tipik burokratik, ajo merrej me analiza, tė rėndomta nė konferenca tė kėsaj natyre, me kritika, shifra e fakte tė pėrgjithėsuara nga sfera tė ndryshme tė institucioneve e ndėrmarrjeve prodhuese e jo prodhuese tė kryeqytetit…
    Eshtė e vėrtetė qė i deleguari i Komitetit Qendror tė Partisė nė kėtė konferencė ishte Beqir Balluku, anėtar i Byrosė politike, zėvendėskryeministėr dhe ministėr i Mbrojtjes, por ėshtė po aq e vėrtetė qė Enver Hoxha, sekretari i parė i K.Q tė PPSH-sė, ato ditė ndodhej nė Vlorė pėr tė pėrgatitur raportin qė do tė mbante nė Kogresin e 3-tė tė Partisė, i cili do tė zhvillohej pas disa javėsh, fakt ky qė dėshmonte se ai nuk parashikonte asnjė tė papritur tė pakėndshme nga punimet e konferencės.
    Ai, edhe mund tė parashikonte se do tė kishte edhe diskutime me kritika, pėr tė cilat kishte dhėnė orientime nė artikullin e botuar nė “Zėrin e Popullit” tė para disa ditėve, tė cilat i citova mė sipėr, gjė qė ishte normale, po kurrė pyetje dhe diskutime tė cilat shpėrthyen nė konferencė nga goja e sa e sa delegatėve, qė tronditėn nga themelet jo vetėm Komitetin Qendror, por, mbi tė gjithė, atė vetė dhe qė e detyruan tė lėrė Vlorėn dhe tė vijė, siē do tė shohim, nė pikė tė vrapit nė Tiranė, pėr tė mbytur shpėrthimin qė vlonte prej vitesh nė shpirtin dhe zemrėn e komunistėve tė thjeshtė.
    (Vijon nesėr)
    (Shkrimi mund tė ilustrohet me fotografi tė Hrushovit , nė qoftė se ėshtė e mundur, duke mbajtur raportin nė Kongresin e 20-tė, dhe fotografi e Stalinit e asaj periudhe, si dhe njė fotografi me pamjen e jashtme tė Estradės sė Shtetit, ku ėshtė zhvilluar Konferenca e Tiranės).





    03/07/2004

    ---
    Kritikat e guximshme nėn diktaturė: “Komiteti Qendror tė pėrgjigjet pėr varfėrinė nė vend”


    Skifter Kėlliēi

    GJASHTE DITET TRAGJIKE TE KONFERENCES SE TIRANES (14-20 prill 1956)
    Ja pyetjet e guximshme dhe tė papritura tė delegatėve nė Konferencėn e Tiranės, nė 1956 sipas dokumenteve tė ruajtura nė Arkivėn e Shtetit. Kritikat e komunistėve tė thjeshtė frikėsojnė Fiqrete Shehun, e cila nuk pranon t’u pėrgjigjet tė gjitha pyetjeve duke ia kaluar stafetėn Beqir Ballukut

    Pjesa e dytė
    Nė pjesėn e parė tė kėtij artikulli studimor vumė nė dukje se Konferenca e Tiranės i zhvillonte punimet dy muaj pas Kongresit tė 20-tė tė Partisė Komuniste tė Bashkimit Sovjetik, ku Hrushovi, sekretar i parė i saj, nė raportin e tij dėnonte kultin e individit tė Stalinit qė i kishte sjellė shumė dėm interesave tė vendit brenda dhe jashtė tij, dhe trajtonte me guxim probleme qė lidheshin me zbutjen e luftės sė klasave, me ngushtimin e dallimit midis jetės sė udhėheqjes sovjetike, nė mirėqenie, dhe popujve sovjetikė, probleme tė bashkekzistencės me vendet perėndimore etj. Jo vetėm kaq, por disa ditė para fillimit tė konferencės, vetė diktatori Enver Hoxha, nė njė artikull tė botuar nė “Zėrin e Popullit”, duke u mbėshtetur nė punimet e Kongresit tė 20-tė, vinte theksin se kishte ardhur koha qė komunistėt nė mbledhjet e organizatave tė partisė, tė diskutonin pa frikė, tė vinin nė dukje tė meta, tė kritikonin hapur autorėt e tyre. Ai theksonte, gjithashtu, qė tė mos teprohej me ashpėrsimin e luftės sė klasave, si pasojė e sė cilės ishin dhėnė dėnime dhe bėrė akuza tė fryra, sidomos para Kongresit tė Parė tė Partisė mė 1948.
    …Kėshtu, pra, Konferenca e Tiranės nisi me raportin e mbajtur nga sekretarja e parė e Komitetit tė Partisė sė rrethit tė Tiranės, Fiqrete Shehu. Nė 52 faqet e raportit tė saj, ajo theksoi se kjo konferencė i zhvillonte punimet nė frymėn e vendimeve tė Kongresit tė 20- tė tė Komitetit Qendror tė PK tė Bashkimit Sovjetik, duke pasur parasysh edhe detyrat e mėdha qė do tė pėrcaktonte Kongresi i 3-tė i Partisė sė Punės tė Shqipėrisė.
    Ngaqė raporti nuk prekte probleme tė mprehta, nuk kishte kritika jo vetėm nga lart poshtė, por edhe, siē pritej nga orientimet e Enver Hoxhės nė artikullin e botuar para disa ditėsh nė “Zėrin e Popullit”, u duk se konferenca do tė rrėshqiste nė shinat e zakonshme tė konferencave tė kėsaj natyre, ku do tė kishte disa pyetje tė rėndomta, pastaj diskutime rreth raportit, ku mund tė kishte ndonjė vėrejtje a kritikė tė tėrthortė, mbase edhe pėr ndonjė udhėheqės nė veēanti, por kurrė tė udhėheqjes, pėr tė kaluar pastaj te zgjedhjet e byrosė sė re tė Komitetit tė Partisė, rezolucionin e konferencės, telegramin, qė i drejtohej Komitetit Qendror tė Partisė me rastin e mbylljes me sukses tė punimeve tė kėsaj konference, i cili zakonisht lexohej dhe miratohej me duartrokitje tė stuhishme pėr Partinė dhe shokun Enver Hoxha …
    Atmosfera, nė pamjen e jashtme, dukej kaq e qetė, sa pas raportit, disa nga delegatėt e pranishėm, tifozė tė thekur futbolli, patėn guximin tė shpreheshin se vazhdimi i punimeve tė konferencės tė shtyhej tė nesėrmen nė mėngjes, pra tė datės 15 prill, meqė pasdite nė stadiumin kombėtar “Qemal Stafa” zhvillohej ndeshja mė e rėndėsishme e kampionatit tė futbollit midis dy rivaleve tė vjetra, “Partizanit” dhe “Dinamos”. Natyrisht kundėrtifozėt, qė nuk ishin tė paktė, kundėrshtuan, gjė qė solli debate tė forta. U desh ndėrhyrja e tė deleguarit tė Komitetit Qendror, Beqir Ballukut, anėtar i Byrosė Politike, zėvendėskryeministėr dhe ministėr i Mbrojtjes, i cili theksoi si me shaka se edhe atij i vinte keq qė kjo ndeshje e rėndėsishme zhvillohej nė ditėn e hapjes sė konferencės, dhe se edhe ai, megjithėse ishte tifoz i “Partizanit”, pajtohej me mendimin se konferenca t’i zhvillonte punimet, nė mėnyrė qė ajo tė pėrfundonte brenda dy ditėsh, pra, brenda afatit nė tė cilin ishte programuar.
    Kuptohet se as ai, as Fiqrete Shehu, dhe askush nga udhėheqja e lartė, duke pėrfshirė kėtu edhe Enver Hoxhėn, i cili nė Vlorė , siē e pėrmendėm nė pjesėn e parė tė kėtij shkrimi, po shkruante raportin qė do tė mbante nė Kongresin e 3-tė tė Partisė, qė do tė zhvillonte punimet pas disa javėsh, nuk mund tė pėrfytyronin se ē’pyetje do tė bėheshin pas leximit tė raportit nga Fiqrete Shehu. Dhe ato pyetje tronditėn sallėn. Qenė pyetje qė u bėnė nga tė deleguar nė konferencė, qė i sollėn ato nė emėr tė organizatave bazė tė partisės nė qendra pune prodhimi, tė cilat po i rendisim ashtu siē i kemi gjetur nė dosjen e ruajtur nė Drejtorinė e Arkivave tė Shtetit nė Tiranė, ku pėrshihen materialet e kėsaj konference: nga NISH Tulla, Kombinati i Tekstileve “Stalin”, Ministria e Bujqėsisė, Radio Tirana, Gazeta “Bashkimi”, Instituti
    Lartė Pedagogjik, Ndėrmarrja e Projektimit, Politeknikumi “7 Nėntori”, Kinostudioja “Shqipėria e re”…madje edhe nga tė deleguar nga shkolla e Partisė “Lenin”.
    Kėto pyetje ranė si bombė nė presidiumin e konferencės. Dhe nuk kishte si tė ndodhte ndryshe, sepse ishte hera e parė qė shpalosnin shqetėsime tė natyrshme qė pėrjetonte jo vetėm ēdo komunist, por, mbi tė gjitha, ēdo qytetar i thjeshtė pėr gjithēka qė po ndodhte fill pas ēlirimit tė Shqipėrisė, ku ėndrrat dhe dėshirat e tyre po veniteshin dhe zhgėnjimi po bėhej ēdo ditė edhe mė i madh.
    Ja disa nga kėto pyetje:
    “Pse nuk ka kritikė konkrete pėr punėn, pėr shokė ministra e anėtarė tė Komitetit Qendror si dhe kuadro tė tjerė kryesorė?’
    “A ka raste qė njerėz qė kanė kritikuar shokėt me pėrgjegjėsi tė jenė persekutuar?”
    “Pėrse Komiteti Qendror i Partisė sė Punės nuk nxori asnjė konkluzion nė frymėn e Kongresit tė 20-tė PK tė Bashkimit Sovjetik lidhur me tė metat e partisė sonė, siē bėnė partitė komuniste dhe punėtore tė vendeve tė tjera?”
    “Pėrse nuk ėshtė sqaruar partia nė mėnyrė tė organizuar mbi Partinė Komuniste tė Jugosllavisė?”
    “Nė vetė Komitetin Qendror ka shumė shokė, burrė e grua. Pėrse nuk shikohet ky problem nė udhėheqjen e Partisė, (Enver Hoxha-Nexhmija, Mehmet Shehu-Fiqrete, Liri Belishova-Maqo, Hysni Kapo-Vitoja…”
    “A nuk ėshtė tepruar qė funksionarėt tė marrin ushqim tė garantuar sa tė duan e tė mbajnė guzhinierė me lekė nga qeveria?”
    “Si ėshtė ēėshtja e kultit tė individit te ne dhe ajo nė Byronė Politike?”
    “Ulja e pagesės sė punonjėsve si mund tė pėrputhet me parullėn e Partisė pėr ngritjen e nivelit tė jetesės sė popullit?”
    “Gazeta polake “Tribuna Ludu”, nė njė koment qė i bėnte Radio Tirana, kritikonte Stalinin nė lidhje me kultin e individit. Pse kjo nuk u botua nė shtypin tonė?”
    “Tė pėrgjigjet Fiqrete Shehu se a e ka ajo idenė se ēfarė mund tė blejė punėtori me 3000-4000 lekė nė muaj?”
    Pati edhe pyetje edhe mė tė guximshme. E tillė ishte pyetja e Nesti Zotos, i deleguar i organizatės bazė tė partisė sė Kinostudios “Shqipėria e Re” dhe nė tė njėjtėn kohė edhe drejtor i saj: “A e njeh Komiteti Qendror gjendjen e varfėruar tė popullit dhe pse nuk tregon haptazi shkaqet e vėrteta?” Kjo pyetje u shoqėrua edhe me pyetje tė tjera tė kėsaj natyre, si kjo e mėposhtmja:
    “Cili ėshtė shkaku qė rrogat e funksionarėve tė lartė tė Partisė e tė shtetit u rritėn, kurse tė punonjėsve tė thjeshtė nuk luajtėn ose u ulėn?”
    Mė pas u bėnė edhe pyetje edhe mė tė ndėrlikuara qė lidheshin me dėnimet e disa kuadrove tė larta tė partisė:
    “Si shikohen nėn dritėn e Kongresit tė 20-tė masat e marra kundėr Tuk Jakovės dhe Bedri Spahiut?”.
    Nuk qenė pyetje spontane qė lindėn aty pėr aty, por pyetje tė cilat qenė menduar dhe rimenduar, qė ishin shtruar edhe nė mbledhjet e organizatave tė partisė pėrpara fillimit tė Konferencės sė Tiranės, aq mė tepėr qė merrnin shkas jo vetėm nga vendimet e Kongresit tė 20-tė tė PK tė Bashkimit Sovjetik, tė cilat, siē thamė ishin diskutuar gjerėsisht, por edhe nga artikulli i Enver Hoxhės, botuar pak ditė mė parė nė gazetėn “Zėri i Popullit”.
    Kujtonte mė pas Myfit Vigani, instruktor i Komitetit tė Partisė sė Tiranės, i cili ndodhej nė sallėn ku zhvillohej konferenca jo si i deleguar, por si njė ndėr organizatorėt administrativė tė saj: “Para se tė bėheshin pyetjet, Fiqrete Shehu dukej shumė e shpenguar, e qeshur dhe bėnte edhe shaka me mua dhe instruktorė tė tjerė qė ishim caktuar pėr mbarėvajtjen e konferencės. Me kėtė humor mbajti ajo edhe raportin. Nė kėtė gjendje ndodhej edhe disa ēaste para se tė nisnin pyetjet. Atėherė kur me stilolaps nė dorė nisi t’i regjistronte ato, unė, qė kisha punuar vazhdimisht pranė saj, pashė se si fytyra e saj u zymtua, stilolapsi nisi t’i dridhej nė dorė…Edhe herė tė tjera e kisha parė nė kėtė gjendje, kur ajo inatosej pėr gjėnė mė tė vogėl. Por shpejt e mblidhte veten, edhe niste tė buzėqeshte sikur nuk kishte ndodhur asgjė, ndonėse, kur merrte mėri tė thellė, ishte vėshtirė qė tė harronte. Por gjatė tėrė kohės qė ajo shėnonte pyetjet, qė nuk kishin tė sosur, vura re qė ajo e kishte humbur krejtėsisht qetėsinė. Mė i qetė pėrpiqej tė ishte Beqir Balluku, por vetėn nė pamje”.
    Kishte ardhur ēasti qė ai, si i deleguar i Komitetit Qendror nė kėtė konferencė, t’u jepte pėrgjigje pyetjeve qė ishin bėrė nga salla. Nė ndonjė rast tjetėr nuk do ta kishte pasur tė vėshtirė, sepse edhe pyetjet nuk kishin qenė tė vėshtira, por jo kėtė radhė. Pyetje tė studiuara, pyetje tė matura, por edhe nė tė njėjtėn kohė edhe pyetje shumė konkrete, tė hapura, tė ashpra, pyetje qė deri atėherė kushdo ia kishte bėrė nė fshehtėsinė mė tė madhe njė njeriu shumė tė besuar, ose vetėm vetes, pyetje qė kėrkonin pėrgjigje konkrete.
    Nė kėtė gjendje shumė tė nderė, Fiqrete Shehu u detyrua tė ngrihej e tė shprehej se ajo vetė do t’u pėrgjgjej vetėm pyetjeve qė kishin tė bėnin me byronė provizore tė Komitetit tė Partisė tė Tiranės, sepse ishin “pyetje tė karakterit organizativ, kurse pyetjeve tė tjera do t’u pėrgjigjet shoku Beqir Balluku”.
    Nė kėtė mėnyrė ajo ia la pėrgjegjėsinė tė deleguarit tė Komitetit Qendror tė Partisė. Dhe Beqir Balluku, kuptohet, i ndodhur nė njė pozitė shumė tė vėshtirė, u detyrua tė ngrihej dhe t’u pėrgjigjej pyetjeve kur tėrė sytė e pjesėmarrėsve nė konferencė, ishin drejtuar nga ai dhe vetėm ai…
    (Vijon nesėr)





    04/07/2004

    ------

    shekulli
    -----

    Gjashtė ditėt tragjike tė Konferencės sė Tiranės (14-20 prill 1956)

    Kur komunistėt e thjeshtė i kėrkonin llogari udhėheqjes

    Si guxuan t’i kundėrviheshin udhėheqjes Vandush Vinēani, Adriatik Kanani, Niazi Jaho, Vehip Demi? Pyetjet dhe diskutimet e tyre pėr shpenzimet e Bllokut, politikėn e gabuar pėr kultin e individit dhe varfėrinė e madhe nė vend. Pakėnaqėsia e shprehur e tyre ndaj pėrgjigjeve qė dha Beqir Balluku e Fiqrete Shehu dhe pėrgatitja pėr tė dalė nė skenė Enver Hoxha

    Skifter Kėlliēi

    Pjesa e tretė

    Nė pjesėn e dytė vumė nė dukje se pas raportit tė Fiqrete Shehut nė punimet e Konferencės sė Tiranės, siē ndodhte zakonisht nė tė tilla raste, u bėnė pyetje nga salla. Qė midis kėtyre pyetjeve tė kishte edhe nga ato, tė cilat, nė njė mėnyrė a tjetėr, tė preknin probleme tė rėndėsishme, nga Fiqrete Shehu dhe i deleguari i Komitetit Qendror, Beqir Balluku, edhe mund tė pritej. Por qė nga komunistėt nė sallė, tė deleguar nga organizatat bazė tė partisė tė shumė e shumė institucioneve a qendrave tė punės sė prodhimit, tė bėheshin pyetje si kėrkim llogarie, qė kishin tė bėnin drejtpėrdrejt me probleme kaq tė mprehta politike dhe ekonomike, pėr kultin e individit, qė kishte zėnė rrėnjė edhe nė udhėheqjen e partisė dhe tė shtetit, pyetje pėr dallimin e madh midis kushteve tė jetesės sė popullit me kuadrot e lartė, pėr masat e rėnda qė ishin marrė kundėr Tuk Jakovės dhe Bedri Spahiut si armiq tė partisė, pėr marrėdhėniet e partisė sonė me Lidhjen Komuniste tė Jugosllavisė e sa e sa pyetje tė tjera, kjo nuk pritej prej tyre. Fiqrete Shehu, ndonėse Sekretare e Parė e Komitetit tė Partisė sė Tiranės, sugjeroi qė Beqir Balluku, si i deleguar i Komitetit Qendror, pikėrisht ai t’u pėrgjigjej atyre pyetjeve. Dhe kėshtu ndodhi…
    “Beqir Balluku, - kujtonte instruktori i Komitetit tė Partisė sė Tiranės, Myfit Vigani, - u ngrit nga presidiumi ku ishte ulur pranė Fiqrete Shehut dhe iu afrua foltores. Nė sallė nė ato ēaste mbretėroi njė heshtje e thellė. Tė gjithė tė pranishmit prisnin se ē’pėrgjigje do t’u jepte i deleguari i Komitetit Qendror atyre pyetjeve qė kurrė nuk ishin dėgjuar jo mė nė njė konferencė tė tillė, por as edhe nė njė mbledhje tė zakonshme tė njė organizate partie tė ndonjė qyteti provincial.”
    Ē’ėshtė e vėrteta, Beqir Balluku, sipas dokumenteve tė dosjes sė kėsaj konference, qė ruhet, siē thamė nė Arkivin e Shtetit, disave prej pyetjeve mė tė rėndėsishme nuk iu pėrgjigj fare, duke lėnė tė nėnkuptohej se ato ishin jashtė kompetencave tė tij. Megjithatė, le tė shohim pėrgjigjet e tij pėr disa nga pyetjet e tjera tė tė deleguarve:
    Pyetjes se pse Partia nuk i kishte bėrė njė analizė tė gjitha ēėshtjeve nėn dritėn e vendimeve tė Kongresit tė 20-tė, ai iu pėrgjigj: ”Komiteti Qendror ėshtė pėrgatitur tė bėjė njė analizė nė Kongresin e 3-tė”.
    Pyetjes, nėse Komiteti Qendror e di gjendjen e varfėruar tė popullit, pėrse nuk i tregon shkaqet e vėrteta, Beqir Balluku i dha kėtė shpjegim: ”Komiteti Qendror ėshtė plotėsisht i informuar mbi ēfarė bėhet nė vendin tonė pėr ndėrtimin e socializmit. Vendi ynė po kalon vėshtirėsi dhe nuk ėshtė e drejtė tė flitet pėr varfėrinė. Ne kemi vėshtirėsi, mbasi kemi edhe detyrime karshi miqve qė na ndihmojnė. Pra, ne ndėrtojmė njė gjendje ekonomike jo tė lehtė”.
    “Nė qoftė se Komiteti Qendror ka gjykuar, pėr shembull, qė tė jetė shoqja Nexhmie Hoxha nė udhėheqje, - iu pėrgjigj Beqir Balluku pyetjes qė lidhej mė lidhjet martesore nė udhėheqjen e lartė tė partisė, e veēanėrisht, midis Enver Hoxhės dhe gruas sė tij, - kjo ka ndodhur pėr vendosmėrinė e shoqes Nexhmie ndaj komunizmit, ndaj rrugės revolucionare”.
    Siē shihet, kjo pėrgjigje nuk kishte asnjė lidhje me pyetjen qė i ishte drejtuar atij.
    Pėrsa i pėrket pyetjes qė kishte tė bėnte me trajtimin ekonomik shumė tė lartė nė krahasim me nivelin e popullit qė jetonte nė varfėri, i deleguari i Komitetit Qendror dha kėtė pėrgjigje:
    “Komiteti Central ka caktuar njė rregull pėr sistemimin e furnizimit tė funksionarėve tė partisė dhe tė shtetit, por me qėllim qė t’i pėrgjigjen vrullit tė punės sė ngarkuar nga partia jonė. Duhet tė jetė kėshtu, sepse kanė njė vrull pune mė tė madh se njė punėtor.”(?!).
    Pastaj ai nisi t’i jepte pėrgjigje pyetjes qė prekte problemin e kultit tė individit, qė ishte shtruar me aq kėmbėngulje nga salla:
    “Nuk ka vendim tė Komitetit Central tė Partisė qė tė mos ketė sanksione kolegjiale,-tha ai. -Prandaj kulti i individit nė partinė tonė nuk ka atė qė kishte Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik nė vitet e fundit tė jetės sė shokut Stalin”.
    Nga sa shihet qartė, Beqir Balluku nuk qe nė gjendje t’u pėrgjigjej saktė pyetjeve, pėr tė mos thėnė qė njė pjesė tė mirė tė tyre nuk e preku, ose e kaloi shkarazi.
    Por pėrgjgjen e tyre e dhanė ata qė diskutuan. Dhe ata nuk ishin tė paktė.
    “E njihja shumė mirė juristin Niazi Jaho, i cili i kishte kryer studimet e larta nė Bashkimin Sovjetik, - kujton Myfit Vigani. -E njihja jo vetėm si epror, sepse ai ishte sekretar i Komitetit tė Partisė sė Tiranės pėr propagandėn, por edhe si koleg. Nga ai gjatė bisedave shoqėrore kishe ēfarė tė mėsoje, aq mė tepėr qė ishte shumė i matur. Por u habita nga guximi dhe pjekuria me tė cilėn ai shtjelloi diskutimin e tij shumė tronditės. Duke marrė shkas nga pėrgjigjja e Beqir Ballukut se si i kishte analizuar Komiteti Qendror mėsimet e Kongresit tė 20-tė tė PK te Bashkimit Sovjetik, pėr problemin e kultit tė individit, ai tha:
    “Shoku Beqir, nė mos gaboj, iu pėrgjigj kėsaj pyetjeje: ”Po, Partia ka analizuar dhe ka konkluduar se nuk ka. Sigurisht kjo ėshtė pyetje e guximshme e tė deleguarit tė Komitetit Qendror dhe anėtar i Byrosė Politike. Mirėpo, mbasi nė njė konkluzion tė tillė mund tė arrihet vetėm nė bazė tė njė analize, propozoj qė ky vendim i Komitetit Qendror, ose i Byrosė Politike, nė qoftė se ėshtė bėrė, tė dėrgohet pėr t’u punuar nė organizatat bazė tė Partisė.”
    Pas kėtyre fjalėve nė sallė shpėrthyen duartrokitje, tė cilat u shtuan edhe mė shumė kur nisi diskutimin e tij i deleguari i organizatės bazė tė partisė tė Radio Tiranės, Vehip Demi. Nė punimet e kėsaj konference ai kishte zėvendėsuar drejtorin e kėtij institucioni, Petro Kiton, i cili ato ditė ndodhej me shėrbim jashtė shtetit.
    “Ne duhet tė pranojmė haptazi se akoma te ne ka ndrojtje, frikė pėr tė shprehur mendimet e tyre, pėr tė kritikuar lirisht. Ne komunistėt e Radio Tiranės kritikojmė Komitetin e Partisė qė nuk ka marrė masat e duhura qė materialet e Kongresit tė 20-tė tė ishin punuar nė organizatat e partisė dhe nė masa, sepse ato vetėm sa janė botuar nė shtyp. Duhej sqaruar me kujdes e durim ēėshtja e kultit tė personit qė u ngrit nė artikujt e “Pravdės”. Ne nė Radio dhamė artikullin e sekretarit tė KQ tė Partisė sė Bashkuar Polake, Moravski, pėr kultin e individit. Shoku Thanas Nano, drejtor i ATSH-sė, nuk e fshehu preokupimin e tij. Se ē’ka bėrė Thanasi mė vonė, atė nuk e di. Di vetėm qė pasdite merr shoqja Nexhmie Hoxha nė telefon dhe na tėrheq vėmendjen pse e dhamė artikullin pa e pyetur. Plus kėsaj, shtypi ynė nuk e botoi, sepse nuk kishte vend, siē tha shoku Beqir Balluku, por, pėr mendimin tim, sepse hezitoi. Dhėnia e artikullit nė Radio dhe mosbotimi i tij nė shtyp krijon pėrshtypje te shumė njerėz”.
    Deri kėtu, diskutimi i Vehip Demit dukej se do tė ishte vazhdimi i diskutimit tė parafolėsit tė tij, Niazi Jahos, i cili u kishte dhėnė zemėr tė pranishmėve nė sallė tė flisnin hapur. Dhe kėshtu po ndodhte me Vehip Demin, i cili mė pas vazhdoi me argumente qė, jo vetėm u miratuan nga tė pranishmit, por dhe u shoqėruan sėrishmi me duartrokitje.
    “Kongresi i 20-tė shtroi ēėshtjen e ngritjes sė rrogave tė ulėta. Te ne me korrigjimet qė u bėnė, ndodhi e kundėrta. Shoku Beqir nguli kėmbė se ēėshtja e furnizimit nė Bllok ėshtė miratuar nga Komiteti Qendror. Ne mendojmė se kėshtu shkelet nė mėnyrė flagrante parimi “secili sipas punės”. Ne duam tė pyesim ministrin e Tregtisė, shokun Kiēo Ngjela dhe ministrin e Financave, Abdyl Kėllezi, se nga dalin fondet qė duhen pėr tė mbuluar shpenzimet e Bllokut? Nė cilin kapitull tė buxhetit hyjnė ato? Ne duhet tė pranojmė se masat jashtė bisedojnė shumė pėr ēėshtjen e Bllokut.”
    “Me tė mbaruar diskutimin e tij, - kujton Myfit Vigani, - nė sallė u dėgjuan brohoritje tė stuhishme, madje tė shoqėruara edhe me buzėqeshje tė delegatėve, qė lanė tė tulatur Fiqrete Shehun, e cila kthente herė pas here kokėn nga Beqir Balluku, si tė kėrkonte ndihmėn e tij pėr kėte situatė tė krijuar. Mirėpo ndodheshim nė njė konferencė partie, ku po diskutohej pėr mė tepėr hapur jo vetėm sipas vendimeve tė Kongresit tė 20-tė tė PK tė Bashkimit Sovjetik, por, pėr mė tepėr, edhe sipas orientimeve qė kishte dhėnė vetė Enver Hoxha nė artkullin e botuar para disa ditėve nė “Zėrin e Popullit”, ku ai udhėzonte qė komunistėt tė flisnin hapur dhe tė kritikonin pa frikė.
    Atėherė njėri pas tjetrit, tė vetmit qė u ngritėn nė mbrojtje tė udhėheqjes, qė po sulmohej kaq ashpėr ishin Abdyl Kėllezi, ministri i Financave, dhe Dashnor Mamaqi, zv.ministri i Arsimit, tė cilėt u pėrpoqėn tė frenonin diskutimet qė po merrnin njė drejtim krejt tė papritur. Por ishte e pamundur. Kėtė e dėshmoi dhe diskutimi i Adriatik Kananit, i cili, pėr mė tepėr, ishte i deleguari i gazetės “Zėri i Popullit” as mė shumė e as mė pak, organ i Komitetit Qendror tė PPSH-sė, tė themeluar nga vetė Enver Hoxha.
    “Nė pėrgjithėsi, materialet e gazetės nuk po pasqyrojnė frymėn e Kongresit tė 20-tė, - tha ai. - Kėtė organizata bazė e gazetės e quajti gabim politik tė shkaktuar nga fakti se ka munguar njė orientim konkret pėr kėto ēėshtje.”
    Adriatik Kanani nuk u mjaftua me kaq, por pa mė tė voglėn ndroje iu kundėrvu diskutimeve tė Abdyl Kėllezit dhe Dashnor Mamaqit, tė cilėt miratonin ato masa qė ishin marrė nga partia pėr sa i pėrket raportit tė pagave midis udhėheqjes dhe punonjėsve.
    “Krahas me punonjėsit qė marrin paga tė ulėta, ka dhe njė kategori jo tė madhe punonjėsish me pagimin e tė cilėve ka teprim tė pajustifikueshėm, -vazhdoi ai. -“Unė mendoj se shoku Beqir duhet tė ketė parasysh mirė si i deleguar i Komitetit Qendror, qė tė pėrfitohet nga kjo konferencė. Vėrejtjet e delegatėve tė kėsaj konference janė dhe vėrejtjet dhe mendimet e punonjėsve komunistė dhe dhjetėra mijėra punonjėsve, sepse kėshtu do tė inkurajohet kritika dhe autokritika, do tė forcohet demokracia.”
    Pėrsėri nga salla u dėgjuan duartrokitje dhe brohoritje. Pas kaq vjetėsh, po tė gjykosh me objektivitet dhe gjakftohtėsi, ai shtroi drejt jo vetėm ato qė ndiente vetė dhe kolegėt e tij gazetarė tė “Zėrit tė Popullit”, por ato qė ēdo komunist duhej t’ia shtronte partisė.
    Por kjo seancė do tė shėnonte kulmin e saj me diskutimin e Vandush Vinēanit, tė deleguarit tė Komitetit Qendror tė Partisė nė kėtė konferencė.
    “Ēėshtja e kultit tė individit nuk ėshtė ēeshtje vesi, - tha ai. - Prandaj ėshtė e drejtė vėrejtja se ēeshtja e kultit tė sqarohet. Propozoj qė raporti i shokut Hrushov, qė bėn fjalė nė lidhje me kultin e individit, tė pranohet. Kush mund ta rrėzojė kultin e Stalinit? Veēse njė udhėheqje e fortė marksiste-leniniste. Kėtu u shtrua ēėshtja e privilegjeve tė funksionarėve. Eshtė shumė e drejtė. Unė nuk jam pėr njė politikė tė tillė. Prandaj duhet tė korrigjohet sa mė parė njė gjė e tillė. Nė lidhje me marrėdhėniet familjare nė Komitetin Qendror mendoj se ėshtė bėrė gabim…”
    Fliste kėshtu njė punonjės i lartė i Komitetit Qendror tė Partisė, qė punonte pranė Nexhmije Hoxhės, sė shoqes sė udhėheqėsit mė tė madh tė Shqipėrisė. Guxim me tė vėrtetė tepėr i madh! Ja pėrse, pas diskutimit tė tij, salla u ngrit e tėra nė kėmbė duke e shoqėruar Vandush Vinēanin me brohoritje. Ndėrkohė, pėrfaqėsues tė lartė tė partisė dhe tė shtetit, midis tė cilėve dhe mbi 20 delegatė nga Ministria e Punėve tė Brendshme, tė kryesuar nga ministri i tyre, Kadri Hazbiu mbetėn tė tulatur.
    Kėshtu siē kishte nisur, konferenca po shkiste gjithnjė e mė shumė nė njė drejtim krejtėsisht tė paparashikuar, madje dhe me pasoja tepėr tė rėnda. Duhej tė vinte dikush. Dhe ky nuk mund tė ishte veēse vetė Enver Hoxha.
    (Vijon nesėr)
    (Pjesa e tretė mund tė ilustrohet me fotografi tė Abdyl Kėllezit, Adriatik Kananit, Vandush Vinēanit, Vehip Demit, Niazi Jahos. Tė merret takim me ta nėpėrmjet numrave tė telefonave. Njė fotografi tė Vehip Demit, pas konferencės, internuar dhe vdekur, mund tė interesohem t’ua dėrgoj nga New Yorku).




    05/07/2004

    shekulli
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 05-07-2004 mė 04:13

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,892
    Faleminderit
    59
    119 falenderime nė 109 postime
    Enver Hoxha nuk pranon kritikat e komunistėve


    Skifter Kėlliēi

    ***
    GJASHTE DITET TRAGJIKE TE KONFERENCES SE TIRANES (14-20 prill 1956)
    Pas dorėzimit edhe tė Beqir Ballukut pėrpara komunistėve dhe pyetjeve tė tyre “tė frikshme”, Enver Hoxha ndėrhyn nė konferencė duke kundėrshtuar kritikat dhe i cilėson delegatėt reformatorė si tė manipuluar. Asgjė nuk ka mbetur mė nga liberalizmi i tij i disa ditėve mė parė nė artikullin e “Zėrit tė Popullit”. Prania e tij e kthen konferencėn sė prapthi

    Pjesa e katėrt
    Nė pjesėn e tretė pamė se sa tė vėshtirė e pati i deleguari i Komitetit Qendror, anėtari i Byrosė Politike dhe zėvendėkryetari i Kėshillit tė Ministrave, Beqir Balluku, t’u pėrgjigjej pyetjeve tė tė deleguarve nė sallė. Tė pakėnaqur prej pėrgjigjeve, u ngritėn tė diskutonin Niazi Jaho, sekretar i Komitetit tė Partisė sė Tiranės pėr propagandėn, Vehip Demi, i deleguari nga organizata bazė e partisė tė Radio Tiranės, Adriatik Kanani, i deleguari i organizatės bazė tė partisė tė gazetės “Zėri i popullit” dhe Vandush Vincani, i deleguar i Komitetit Qendror tė Partisė. Qė tė gjithė nė diskutimet e tyre vunė nė dukje se problemet e ngritura nė pyetjet e bėra nga delegatėt, ishin tė drejta dhe se ata nuk kishin marrė pėrgjigje tė sakta rreth ēėshtjeve tė tilla tė rėndėsishme qė kishin tė bėnin me kultin e individit tė Stalinit, me dallimin e madh ekonomik qė ekzistonte midis udhėheqjes sė partisė dhe popullit e ēėshtje tė tjera. Tė gjitha diskutimet u pritėn me brohoritje nga delegatėt nė sallė. Ja pėrse u kėrkua ardhja sa mė e shpejt e vetė Enver Hoxhės.
    Kishte njė ditė qė konferenca kishte nisur punimet, kur Enver Hoxha ndodhej, siē ėshtė vėnė nė dukje, nė Vlorė, ku po pėrgatiste raportin qė do tė mbante nė Kongresin e 3-tė tė Partisė, i cili do tė zhvillonte punimet pas disa javėsh. Dhe duhet thėnė se nė raport, po tė nisemi nga botimi i tij jo vetėm nė faqet e “Zėrit tė Popullit”, por edhe tė njė broshure qė u botua posaēėrisht pas kėtij kongresi, ai i bėnte njė jehonė tė madhe vendimeve tė Kongresit tė 20-tė tė PK tė Bashkimit Sovjetik, sidomos pėr bashkekzistencėn paqėsore midis dy sistemeve tė kundėrta, zbutjes sė luftės sė klasave, pėrmirėsimit tė marrėdhėnieve me Lidhjen e Komunistėve tė Jugosllavisė, pra, atyre problemeve qė kishte ngritur vetė nė artikullin qė kishte botuar disa ditė para Konferencės sė Tiranės dhe nė frymėn e tė cilave delegatėt kishin bėrė pyetje dhe tani po diskutonin hapur, sipas porosisė sė vetė udhėheqėsit tė madh. E theksojmė edhe njė herė, vetė fakti qė ai ndodhej ato ditė larg Tiranės, dėshmonte se ai ishte shumė i qetė dhe nuk parashikonte asnjė tė papritur.
    Mirėpo kjo e papritur shpėrtheu….
    Nė librin e tij “Titistėt”, Enver Hoxha kujton: “Pikėrisht ditėn e dytė tė konferencės, krejt papritur, erdhi nė Vlorė Nexhmia…Mė tha se atė ditė, ( e mbaj mend mirė, ishte e diel, 15 prill), e kishin thirrur nė takim Mehmet Shehu dhe Beqir Balluku dhe Mehmeti i kishte thėnė se “gjendja nė konferencė ėshtė e rėndė”. (“Titistėt”,1982, faqe 547)
    Mė poshtė ai vijon: “Thirra menjėherė Mehmet Shehun dhe Beqir Ballukun, i cili ishte i deleguari i Komitetit Qendror, por “de facto”, siē do tė vendosej mė pas, ishte “i deleguari i shėrbimit tė fshehtė jugosllav”. Kėrkova veēanėrisht nga Beqir Balluku, tė mė informonte mė hollėsisht se ē’thuhej nė konferencė dhe ky herė i skuqur dhe herė i zverdhur, ia nisi:
    “Dje sapo mbaroi raporti na bombarduan me pyetje” (Po aty)
    Vlen tė vihet nė dukje se, duke cituar fjalėt e Beqir Ballukut, Enver Hoxha pėrmend vetėm disa nga pyetjet e ngritura nga salla, dhe asnjė nga pyetjet qė u shtruan lidhur me gjendjen e vėshtirė ekonomike nė tė cilėn ndodhej populli duke e krahasuar me mirėqėnien e udhėheqjes, pėr lidhjet e ngushta tė krushqisė qė kishin midis tyre, pėr mbytjen e kritikės nga lart poshtė nė mbledhjet e partisė… Dhe Enver Hoxha, po tė nisemi nga fakti se kjo vepėr botohej mė 1982, nuk mund t’i pėrmendte, sepse i ashtuquajturi “Bllok”, nė atė kohė ishte shndėrruar nė njė parajsė tė papėrfytyrueshme.
    Enver Hoxha kėtė nuk e bėn as nė veprėn tjetėr “Ditari”, (1955-1957); ai pėrsėri nuk pėrmend pyetjet e mėsipėrme qė u shtruan, siē e pamė me kaq kėmbėngulje nga pjesėmarrėsit nė konferencė. (“Ditari”, faqe 146).
    Nuk mjafton me kaq, por, pėr tė dėshmuar se Konferenca e Tiranės ishte rezultat i bashkėpunimit sovjeto-jugosllav, ai e quan Beqir Ballukun “agjent i shėrbimit jugosllav”. Dhe kėtė e bėn si e si qė tė mohojė faktin se me pyetjet dhe diskutimet qė u mbajtėn nė konferencė, siē ėshtė vėnė nė dukje, ishin solidarizuar nxehtėsisht tė tėrė delegatėt qė ishin zgjedhur nga organizatat bazė tė partisė.
    Duke u ndalur te takimi qė kishte pasur me Mehmet Shehun dhe Beqir Ballukun, Enver Hoxha nė kėtė vepėr shkruan: “Kam menduar tė veproj kėshtu: Do ta kėrkoj fjalėn menjėherė dhe me qetėsi, pa i atakuar hėpėrhė tė akuzuarit, do tė sqaroj delegatėt mbi thelbin e sė vėrtetės nė lidhje me akuzat e poshtra qė janė ngritur… Pėrsa u pėrket “trimave” qė duan “revizionime”, me ta do tė merrem konkretisht nė fazėn e dytė, kur delegatėt tė jenė sqaruar mbi tė vėrtetėn. Pėrpara konferencės do tė kėrkoj qė secili tė na e sqarojė se nė ē’pozita i ngre akuzat e fėlliqura, nė emėr tė kujt flet dhe kush i ka frymėzuar”. (“Titistėt”, faqe 555).
    Hipokrizia e diktatorit kėtu shfaqet hapur. Ku ėshtė Enver Hoxha i artikullit tė “Zėrit tė Popullit” qė nxit komunistėt tė kritikojnė hapur dhe ku ėshtė ai tani, kur i cilėson ata “tė akuzuarit”, “trimat” qė ngrinin “akuzat e fėlliqura”…tė cilat nuk ishin gjė tjetėr, veēse probleme tė ngritura nė organizatat bazė tė partisė?..
    Dhe vepron nė konferencė pikėrisht kėshtu, ndonėse bėn edhe njė korrigjim kur thotė se Beqir Balluku i kishte vėnė nė dukje se: “Vetėm disa shokė flasin pėr kėto probleme, veē ata po i japin tonin konferencės”. (“Titistėt”, faqe 555).
    Mė mirė se kushdo pėr tė kundėrtėn e kėtyre gėnjeshtrave tė Enver Hoxhės dėshmonin pyetjet, diskutimet dhe aprovimi i stuhishėm i tyre nga shumica dėrrmuese e delegatėve.
    “Sapo hyra nė sallėn ku zhvillohej konferenca,-shkruan Enver Hoxha,-mė rrethoi njė atmosferė qė mė shtoi akoma edhe mė tepėr besimin te forcat: Delegatėt, sapo mė panė, u ngritėn mė kėmbė, shpėrthyen nė brohoritje pėr Partinė dhe Komitetin Qendror”. (“Titistėt” ,faqe 556).
    Myfit Vigani, siē kemi pėrmendur, ish-instruktor i Komitetit tė Partisė tė Tiranės nė atė periudhė dhe pjesėmarrės nė konferencė, lidhur me kėtė detaj kujtonte: “Ėshtė e kuptueshme qė nė sallė do tė kishte patjetėr duartrokitje, sepse, nė fund tė fundit, po vinte nė konferencė sekretari i parė i Partisė. Por, tė mos harrojmė se po kėta delegatė disa orė mė parė, nė seancėn e paradites sė ditės sė dytė tė kėsaj konferencės, qoftė nė pyetje, qoftė nė diskutime, kishin bėrė kritika tė hapura qė, nė njė mėnyrė a njė tjetėr, preknin dhe vetė Enver Hoxhėn. Dhe kjo tregonte hapur qėndrimin e tyre edhe ndaj udhėheqėsit tė madh”.
    Por, ē’tha Enver Hoxha nė fjalėn e tij nė konferencė? Ai e nisi ashtu siē kishte paramenduar-urtė e butė:
    “Me sa kam kuptuar unė,-tha ai,-sidomos dje, konferenca nuk ka marrė atė drejtim tė vėrtetė qė duhej tė niste. Me kėtė nuk them se nuk duhet tė ngrihen probleme ose pyetje, por ēėshtja ėshtė se kėtu disa janė kufizuar me kėto…Nė qoftė se janė tė vėrteta tė thėnat se ka varfėri nė popull, mė duket se ėshtė i drejtė problemi edhe si tė zhduket kjo varfėri”.
    Ngaqė nuk di si t’i pėrgjigjet kėtij problemi qė ishte ngritur me forcė nė konferencė, Enver Hoxha bėn, siē shihet faqeza, lojėra fjalėsh, duke bishtėruar hapur dhe pa skrupull. Mė pas vazhdon:
    “Tani ēėshtja ėshtė se a e ka bėrė Komiteti Qendror njė analizė tė thellė nė dritėn e kongresit tė 20-tė nė lidhje me kultin e individit dhe, mbi tė gjitha, a ka ngjarė nė vendin tonė? Komiteti Qendror nuk e ka bėrė njė gjė tė tillė, por kėtu duhet tė ruhemi nga shabllonizmi”.
    Pėrsėri lojėra fjalėsh, tė cilat dėshmojnė se edhe ai e kishte shumė tė vėshtirė tė sqaronte tė pranishmit pėr problemet qė kishin ngritur me sinqeritet e ēiltėrsi.
    Pa iu pėrgjigjur si duhet kėsaj pyetjeje, Enver Hoxha hidhet te njė pyetje tjetėr e vėshtirė pėr t’i dhėnė pėrgjigje, qė kishte tė bėnte me marrėdhėniet me Jugosllavinė: “Komiteti Qendror thotė tė varrosim tė kaluarėn dhe tė lidhim miqėsi me Jugosllavinė, tė shėndetshme, tė sinqertė, tė fortė, si edhe mė pėrpara…Dhe unė jam takuar me Tempon. Kam biseduar sė bashku me tė dhe ai mė tha: “Mos shikoni disa vogėlsira,shoku Enver…T’i harrojmė ato qė kanė ndodhur”. Pra, pėrsa na pėrket neve, fajet tona kėto janė, ato ne i themi haptazi dhe tani po bėjmė pėrpjekje pėr t’i pėrmirėsuar mė shumė marrėdhėniet me Jugosllavinė…”
    Kėto autokritika Enver Hoxha nuk i bėri vetėm nė konferencė para delegatėve, por, mė pas, edhe nė Kongresin e 3-tė tė Partisė. Mirėpo, ēuditėrisht, nė veprėn “Hrushovianėt”, tė botuar mė 1979, ai kėtė takim e paraqet me kėrcime akrobatike, nė formė diametralisht tė kundėrt”:
    “Vazhdoi kėshtu tė mė tregonte pėr vėshtirėsitė qė kishin pasur dhe tha se qenė tė detyruar tė merrnin ndihma nga vendet e Perėndimit me kamatė tė rėndė…I fola dhe unė pėr pėrparimet qė kishte bėrė vendi ynė gjatė kėsaj kohe dhe vėshtirėsitė qė kemi pasur dhe kemi ende. I fola pėr komisionin e Liqenit tė Ohrit, ku pala e tyre po i zvarriste diskutimet, po mė tha se ai nuk dinte gjė… Ja kėshtu kaloi takimi qė mė kurdisėn sovjetikėt me Tempon… Nė marrėdhėniet tona me Jugosllavinė s’do tė kishte pranverė e shkrirje akulli nė fushėn ideologjike dhe se nuk kishim nė mend tė mbyteshim nė pellgjet e ujėrave tė turbullta tė hrushovianėve e tė titistėve” (“Hrushovianėt”, faqe 132-133, 1979)
    Natyrisht shumė tė vėshtirė e pati Enver Hoxha t’u pėrgjigjej pyetjeve pėr varfėrinė qė kishte pllakosur te masat e gjera tė popullit. “Kėtu u ngrit njė pyetje ,-vazhdoi ai,-a e di udhėheqja gjendjen e mjerueshme tė popullit, apo jo. Vėnia e ē’shtjes nė kėtė mėnyrė, nuk ėshtė e drejtė… Partia nuk ka thėnė se pa luftė, pa pėrpjekje dhe vėshtirėsi, pa shtrėnguar rripin, nuk mund tė krijohet bollėku… Po tė mos harrojmė ku kemi qenė dhe ku jemi”.
    Pėrsėri lojėra fjalėsh, pa pashpjeguar rrugėt pėr tė dalė nga gjendja e mjerueshme, qė kėrkonin tė pranishmit nė sallė. Dhe lėto lojėra fjalėsh vazhdojnė edhe mė pas:
    “Tani pėr ēėshtjen e funksionarėve: Shumė mirė u bėnė kritika pėr ato qė kemi bėrė. Mundet qė edhe vetė tė kemi gabuar, mundet qė atyre u japim mė shumė, mundet qė edhe ne vetė marrim mė shumė. Pėr kėtė gjė ne do tė marrim masa edhe ēėshtjen do ta shohim, por ēdo gjė me frymėn e drejtė marksiste”.
    Kurse nė veprėn “Titistėt”, kėto fjalė tė shqiptuara nė konferencė, ai, jo vetėm nuk i citon, por shkruan se teksa fliste, delegatėt thėrrisnin nga vendi: “Kjo ėshtė e vėrtetė! Tė rrojė Partia! Vetėm disa kokrra aty-kėtu stononin nga e pėrgjithshmja”. (“Titistėt”, faqe 546, 1982).
    Pasthirmat e mėsipėrme, qė pėrmend Enver Hoxha, nuk ėshtė aspak e vėrtetė qė tė jenė dėgjuar nė sallė, e aq mė tepėr tė jenė shkruar nė procesverbalin e kėsaj konference. Sidoqoftė, nė sallė gjatė fjalės sė tij, dėgjoheshin duartrokitje, natyrisht tė imponuara nga tė qenit e tij nė presidium.
    Pritej qė pas fjalės sė tij askush nuk do tė ngrihej tė diskutonte nė frymėn e diskutimeve tė mėparshme. Por nuk ndodhi kėshtu.
    (Vijon nesėr)
    (Kjo pjesė mund tė ilustrohet me fotografi tė Enver Hoxhės, mundėsisht tė asaj periudhe).


    Personazhi
    Dėshmitar dhe viktimė nė konferencėn e pazakontė tė prillit tė vitit 1956, Adriatik Kanani rrėfen peripecinė e jetės sė tij pėr shkak tė pyetjeve qė guxoi tė bėnte nė Konferencėn e Tiranės. Historia e njė prej reformatorėve tė parė dhe atyre qė kėrkonin demokraci nėn komunizėm
    “Prilli i thyer” i njė ish-komunisti
    Belina Budini
    TIRANĖ – Ai ėshtė nja nga viktimat e mbijetuara tė Konferencės sė Tiranės tė 1956. Dėshmitar dhe pjesėmarrės si delegat nė kėtė eveniment tė pazakontė nė gjirin e komunizmit shqiptar dhe diktaturės. Ngjarje qė mė pas u manipulua nga Enver Hoxha nė veprat e tij, informacioni pėr tė cilėn nuk kishte si tė bėhej publik asokohe, punimet e sė cilės pėrfunduan me persekutime, internime e arrestime dhe qė po zbardhet kėsisoj pėr herė tė parė plotėsisht nė shtypin shqiptar. Ish -gazetar dhe sekretar i organizatės bazė tė Partisė nė gazetėn “Zėri i Popullit”, Adriatik Kanani shpresonte se prilli i 1956 do tė ishte prilli i reformimit pėr komunizmin shqiptar, se Enver Hoxha ishte i sinqertė dhe do tė distancohej nga kulti i individit siē u duk nga reagimi i tij i parė pas reformimit tė nisur nė Bashkimin Sovjetik, se kishte ardhur koha qė problemet tė thuheshin hapur, se mund tė aspirohej ende pėr pakėz demokraci, tė paktėn pėr demokraci tė brendshme nė gjirin e komunistėve. Por, kur kjo konferencė mori kthesėn e frikshme, prilli i shpresės sė Adriatik Kananit u thye. Me peripecitė qė do ta ndiqnin paskėsaj, megjithėse formalisht mbeti komunist, ai e humbi besimin tek komunizmi shqiptar, i cili sipas tij do tė pėrfaqėsohej kėtej e tutje nga njerėz fanatikė dhe shpirtvegjėl, servilė dhe karrieristė. Komunistėt e parė, ata qė e mbartėn filozofinė komuniste qė nga koha e luftės, nuk e gjenin mė veten mes tyre ligavecėve. Ata dalėngadalė dolėn nga loja dhe u mėnjanuan. Konferenca e Tiranės sė 10-14 prillit 1956 ishte beteja e humbur qė parathoshte fatin e luftės.
    Adriatik Kanani: Si na nxiste Fiqrete Shehu
    I ulur nė radhėn e dytė nė sallėn ku sot jep shfaqje Estrada e Tiranės, fill pas anėtarėve tė Byrosė Politike, ai do tė ishte nga tė parėt qė do tė diskutonte. Por ishte ēuditėrisht i qetė. Megjithė paralajmėrimin e Deko Rusit qė siē kujton Adriatik Kanani i rekomandoi tė mos e vinte diskutimin e tij ndėr tė parėt, sepse situata ishte e elektrizuar. Megjithatė ai do tė ishte i gjashti nė radhėn e diskutuesve tė asaj konference. Diskutimin qė mbante nė dorė nuk e kishte pėrgatitur nė tym dhe megjithėse ishte dakord deri nė njė me pėrmbajtjen e tij tė cilėn vetė e kishte hartuar, ai diskutim nuk ishte gjė tjetėr veēse njė pasqyrė e problemeve qė kishin ngritur vetė anėtarėt e organizatės bazė tė partisė tė gazetės “Zėri i Popullit”. Tė frymėzuar nga artikulli kinse liberal i Enver Hoxhės botuar nė gazetėn “Zėri i Popullit”, delegatėt merrnin zemėr edhe nga nxitja e Fiqrete Shehut, e cila siē kujton Adriatik Kanani dukej e interesuar qė tė mbaheshin diskutime tė guximshme. “Nuk mė duket se Fiqrete Shehu ishte e qetė nė fillim tė konferencės dhe se nuk e priste stuhinė e kritikave dhe pyetjeve tė drejtpėrdrejta qė u bėnė nė atė konferencė. Ajo i priste diskutimet me padurim. Madje na pyeste vazhdimisht: Hė, ēfarė mendojnė komunistėt. A do tė diskutojnė pėr problemet? Duhet tė diskutojnė. Mendoj se ajo ishte pėr reformim nėn shembullin sovjetik dhe kundėr kultit tė individit”. Kėshtu sipas Adriatik Kananit Fiqrete Shehu nxiste delegatėt tė diskutonin me guxim. Siē kujton personazhi ynė “nė fillim salla ishte e akullt, por klima erdhi duke u elektrizuar dhe diskutantėt merrnin zemėr nga guximi i njėri-tjetrit e nuk mėnonin t’i ngrinin problemet. Ama ishte e vėrtetė qė radhėt ku qėndronin tė ulur anėtarėt e Byrosė i rrethonte njė aureolė frike. Unė nuk mund tė mos e ndieja kėtė klimė tė acaruar kur gjendesha nė njė radhė fill pas tyre”, - kujton Kanani. Sipas tij, kulmi i diskutimeve ishte ai i Iliaz Ahmetit, i cili ishte drejtor i prapavijės nė Ministrinė e Mbrojtjes. “Ai ishte shumė i mbushur dhe i prerė, madje edhe pėrkundrejt Enver Hoxhės. Sigurisht kėtė do ta pėsonte shumė keq mė vonė. Por ai kishte pėrpiluar shifra tė sakta pėr privilegjet e Bllokut duke komentuar se “njerėzit hanė zorrėt e bagėtive, ndėrsa atyre tė Bllokut u vijnė ushqimet nga mė tė zgjedhurat nga jashtė”. Mė pas, mė kujtohet njė situatė tė cilėn ai vetė ma ka treguar. Iliaz Ahmeti ishte nga Tatzati i Sarandės dhe pas arrestimit dhe kryerjes sė internimit, pra pas 15 vjetėsh vendosi tė kthehej nė fshatin e vet pėr tė mbyllur jetėn, por askush nuk e qasi mė atje dhe mbeti i braktisur. Kėshtu ai ngjitej nė majė tė njė vendi tė lartė pėr tė folur me pemėt dhe malet, sepse asnjeri nuk fliste mė me tė”, - kujton Kanani.
    Beqir Balluku dhe Enver Hoxha nė konferencė
    Mė pas duke iu kthyer konferencės, Kanani, tė cilin e karakterizon njė kujtesė e pabesueshme, tregon se Beqir Balluku dukej veēanėrisht i trembur dhe shumė i emocionuar. “U zbardh krejt nė fytyrė dhe nuk u jepte dot pėrgjigje pyetjeve tė bėra. Kėshtu ai e la konferencėn dhe nė kėtė kohė e lajmėrojnė Enver Hoxhėn. E mbaj mend si tani momentin kur ai hyri nė sallėn e konferencės pėr tė diskutuar. Nuk mund tė mos e shquaje irritimin nė fytyrėn e tij megjithėse bėnte pėrpjekje pėr tė mos e demonstruar atė, sepse siē duket kishte vendosur qė tė dilte dalėngadalė aty ku donte dhe tė shpėrthente nė pikėn e duhur. Ai e pėrshkroi gjendjen si tė elektrizuar, por nuk harroi pa pėrmendur edhe tė mirat, sepse sipas tij, kėto diskutime i hiqnin ndryshkun problemeve, duke theksuar fort se organizatorėt ishin tė manipuluar. Kėtu diskutantėt, edhe ata mė tė guximshmit e parandjenė frikėn. Enveri u irritua shumė dhe mbaj mend qė nė ndonjė rast Mehmet Shehu qė gjithashtu gjendej nė konferencė ia bėnte shenjė me dorė qė tė zbutej”, - vazhdon tė rrėfejė ish-gazetari i “Zėrit tė Popullit”, kryeredaktorit tė “Tribuna e Gazetarit”, “Shkumbini” e nė gazetėn “Bashkimi”. “Ndėrkohė ne diskutantėve na mblodhėn pėr tė na paraqitur vėrejtjet Pirro Kondi dhe Nexhmije Hoxha. Mbaj mend qė njė nga diskutantėt, Pajo Islami, rekomandimeve tė tyre iu pėrgjigj ashpėr me fjalėt qė do tė flas edhe mė tepėr se kaq sa ē’kam folur. Sidoqoftė mė vonė atmosfera do tė ndryshonte shumė siē do ta tregojė me siguri nė pjesėt e tjera tė ciklit tė shkrimeve autori Skifter Kėlliēi. Edhe Njazi Jaho tha se ato qė kam thėnė nuk mund t’i kthej se do tė quhesha demagog dhe se duhet kohė pėr njė reflektim autokritik. Sidoqoftė ne po na kėrkohej tė lėpinim atė qė posa kishin pėshtyrė. Sa mė pėrket mua, as unė nuk pranova tė diskutoj prapė pėr tė mohuar ato qė kisha thėnė dhe u thashė tė vinin nė organizatėn bazė pėr tė dėgjuar vetė komunistėt dhe ata vėrtet erdhėn. Por atje mė mbrojtėn 90% e anėtarėve, sepse atje ishim njėzėri nė atė pozicion qė paraqita nė diskutimin tim, me pėrjashtim tė disa ---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------krrave qė tani nuk dua t’ua pėrmend emrat”, - vijon Kanani dėshminė e tij. Pas konferencės atė e ēuan nė Korēė si korrespondent i “Zėrit tė Korēės”, ndėrkohė qė kishte qenė deri atėherė me funksionin e redaktorit ekonomik nė atė gazetė. “Ajo konferencė ishte damka e jetės sime tė mėpastajme. Filloi me shkarkim nga organizata bazė dhe mora vėrejtje me shkrim nė kartėn e regjistrimit, kėrkuan tė pėrjashtohesha nga partia pėr veprimtari anti-parti dhe nė gjendje tensioni e persekutimi vazhdova pėr 20 vjet, mė qarkullonin shpesh dhe sapo zija njė pozicion tė mirė sėrish vinte qarkullimi. Megjithatė me ndihmėn e Pirro Kondit arrita tė vazhdoja Fakultetin e Gazetarisė nė Moskė prej nga ku erdha tė punoja nė Radio Televizionin Shqiptar. Shef i departamentit tė informacionit ishte Thanas Nano i cili mė luftonte dhe mė qarkulloi sėrish, kėsaj radhe ne Elbasan. Vetėm nga fundi i regjimit do tė harrohej disi ai prill i 1956 pėr mua dhe do tė kthehesha pėrsėri tė jetoja nė Tiranė”, - pėrfundon rrėfimin e tij Adriatik Kanani.



    06/07/2004
    -----

    SHEKULLI

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,892
    Faleminderit
    59
    119 falenderime nė 109 postime
    ---

    Iljaz Ahmeti denoncon pėrballė Enver Hoxhės privilegjet e bllokmenėve

    Konferenca, Enveri replikonte me komunistet


    Skifter Kėlliēi

    ***
    GJASHTĖ DITET TRAGJIKE TE KONFERENCES SE TIRANES (14-20 prill 1956)
    Iljaz Ahmeti, komunisti qė kritikoi privilegjet e Bllokut nė konferencėn e Tiranės. Replikat e tij me Enver Hoxhėn nė kėtė konferencė ku paraqiti pėrllogaritje tė imtėsishme pėr shpenzimet e shtetarėve tė privilegjuar dhe kundėrvėnia e ashpėr ndaj tij e Enver Hoxhės

    Pjesa e pestė
    Nė pjesėn e katėrt pamė se si Enver Hoxha u detyrua tė vinte nė sallėn e konferencės me tė vetmin qėllim qė si e si tė frenonte diskutimet e pastaj t’i asgjėsonte delegatėt, tė cilėt me kurajo po vinin nė dukje tė meta tė theksuara: ata konstatonin se nuk ishte diskutuar nė Komitetin Qendror pėr kultin e individit tė Stalinit dhe, aq mė tepėr, nėse ai ishte shfaqur nė partinė tonė, (nėnkupto kultin e Enver Hoxhės), dhe tė rrugėve qė duheshin gjetur pėr pėrmirėsimin e gjendjes ekonomike tė masave,e cila po bėhej gjithnjė dhe mė e vėshtirė. Ata donin tė dinin, gjithashtu, se ē’po bėhej me demokratizimin e mėtejshėm tė jetės sė Partisė, lidhur me marrėdhėniet me Jugosllavinė e probleme tė tjera. Dhe Enver Hoxha u pėrpoq t’u pėrgjigjej disa prej kėtyre problemeve, por edhe duke u bėrė bisht. Veē kėsaj, u vu nė dukje se te veprat e tij tė mėvonshme, “Hrushovianėt” dhe “Ditari”, ngjarjet e mėsipėrme tė Konferencės sė Tiranės i paraqet krejt ndryshe nga ato qė ruhen nė dosjen pėrkatėse tė Arkivit tė Shtetit.
    Pas fjalės sė Enver Hoxhės, kur tė tėrė delegatėt mendonin se tani askush nuk do tė ngrihej tė diskutonte nė vazhdėn e diskutimeve qė ishin bėrė deri atėherė, nė foltore u ngrit pėr tė diskutuar ushtaraku Iljaz Ahmeti.
    Diskutimi i tij qe jo vetėm i ashpėr ndaj udhėheqjes pėr problemet pėr tė cilat Enver Hoxha kishte dhėnė shpjegime tė pėrcipta dhe tė tėrthorta, por edhe shumė i guximshėm, po tė marrim parasysh se disa metėr larg tij, nė presidium ishte vetė diktatori. I befasuar nga shifrat dhe faktet qė numėronte Iljaz Ahmeti gjatė diskutimit tė tij, Enver Hoxha nė mėnyrė vulgare, duke thyer kėshtu edhe normat mė elementare tė etikės, aq mė tepėr nė njė forum tė tillė partie siē qe Konferenca e Tiranės, e ndėrpreu atė disa herė. Megjithatė, Iljaz Ahmeti vazhdoi diskutimin e tij, sikur tė mos kishte ndodhur asgjė.
    Kjo na detyron qė t’i paraqesim lexuesit thuajse tė plotė njė pjesė tė shkėputur nga procesverbali i konferencės, pėr tė krijuar njė bindje tė plotė pėr guximin e kėtij komunisti, nė debat tė ashpėr me diktatorin..(Nga Fondi 2 i Komitetit tė Partisė sė Tiranės,dosja A,A/1.A/2):
    Shoku Iljaz Ahmeti: Shoku Enver nė lidhje me trajtimin qė i duhej bėrė udhėheqjes sė Partisė dhe tė shtetit, unė kam bėrė llogaritje. Kėshtu, pėr shembull, kandidatėt dhe anėtarėt e Komitetit Qendror arrijnė tė marrin sė bashku me shofer, shtėpi pushimesh etj., mbi 70 mijė lekė nė muaj, domethėnė 1 milion lekė nė vit…
    Shoku Enver: Tė dalėsh ti, shoku Iljaz, me llogarira se sa shpenzon njė anėtar i Komitetit Qendror, kjo nuk ėshtė serioze. Nga i ke marrė kėto tė dhėna qė pėr njė anėtar tė Komitetit Qendror u shpenzokan kaq lekė? Leri kėto gjera kėtu nė konferencė!
    Shoku Iljaz: Unė kam tė drejtė tė jap mendimin tim dhe tė lutem, shoku Enver, tė mos mė ndėrpresėsh fjalėn.
    Shoku Enver: Dakord, por edhe unė kam tė drejtė tė them mendimin tim. Jam sekretari i parė unė, nuk lejoj tė na nxjerrėsh llogarira kėtu. Unė them se kėto qė paraqet ti, janė tendencioze. Janė pėr diskriminimin e udhėheqjes sė Partisė. Anėtari i Komitetit Qendror tė Partisė merrka njė milion lekė nė vit. Nga e nxjerr kėtė? Njė milion nuk marr unė qė jam sekretari i parė i partisė. Unė ta ndėrpres fjalėn, sepse kam edhe unė pėr tė folur pėr ty.
    Shoku Injac Mazi (nga salla): Ēdo anėtar partie ka tė drejtė t’i thotė konferencės mendimet e tij. Ne themi se duhet tė inkurajohet kritika.
    Shoku Enver: Si e kupton demokracinė ti, zotėri?
    Shoku Injac Mazi: Unė nuk jam zotėri, por jam komunist. Unė demokracinė e kuptoj kėshtu: Shokėt nuk duhet tė flasin tė nervozuar: ju shprehni mendimin tuaj, ai shpreh mendimin e tij.
    Shoku Enver: Dakord, por nuk ėshtė demokratike kjo, tė mė dalė Iljaz Ahmeti me llogarira tė tilla pėr diskriminimin e udhėheqjes sė Partisė.
    Shoku Iljaz: Unė, pėrderisa jam anėtar partie, nuk ėshtė e drejtė tė mė pritet diskutimi….Pėrderisa nė Komitetin Qendror tė Partisė janė 18 vetė farefis, neve na preokupon se kritika dhe autokritika nuk mund tė jetė ashtu siē thotė shoku Enver….
    Myfit Vigani, ish-instruktor i Komitetit tė Partisė dhe pjesėmarrės nė konferencė, kujton lidhur me kėtė debat tepėr tė tendosur: “Qė nga viti 1945 anėtar partie, ushtarak nė disa reparte, deri mė 1952 kam pasur rast ta shoh Enver Hoxhėn nga afėr, madje edhe nė biseda sado tė shkurtra qė bėnte gjatė vizitave nėpėr reparte ushtarake, si komandant i pėrgjithshėm i ushtrisė dhe si udhėheqėsi kryesor i Partisė. Nė ato biseda ai ka qenė gjithmonė i qeshur dhe i pėrzemėrt. Por nuk mund tė harroj se si u ngrys nė fytyrė, si rrudhi vetullat dhe shtrėngoi dhėmbėt kur dėgjoi se si po diskutonte Iljaz Ahmeti, i cili, nė krahasim me tė, dukej krejt i qetė. Bile, kėshtu vazhdoi edhe kur Enver Hoxha i ndėrpreu fjalėn nė mėnyrė shumė brutale, saqė pjesėmarrėsit nė sallė mbetėn tė topitur”.
    Enver Hoxha, ashtu siē e pėrshkruan nė librin “Titistėt” dhe vepra tė tjera tė tij, kishte pasur debate nėpėr mbledhje, pleniume e konferenca partie deri, madje ishte vėnė nė pozita tepėr tė vėshtira nga kritikat e rrepta qė i kishin bėrė Sejfulla Malėshova, Koci Xoxe, Naku Spiro, Bedri Spahiu, Tuk Jakova, tė cilėt mė pas, siē dihet, i kishte eliminuar si armiq tė Partisė. Por, qė njė komunist, njė ndėr tė 500 delegatėt e konferencės sė partisė tė shprehej nė kėtė mėnyrė para tij, kjo nuk kishte ndodhur kurrė. Aq mė tepėr, kur ai ndodhej enkas nė kėtė konferencė qė t’i jepte asaj njė drejtim tjetėr.
    Kishte ardhur koha qė tani diktatori tė niste mėsymjen e tij tė pėrbindshme.
    Kjo ndodhi tė nesėrmen mė 16 prill. Dhe tani ishte shumė mė i pėrgatitur pas njė nate tė shqetėsuar. Dhe mund tė fliste sa herė tė donte, tė ndėrpriste kė tė donte e si tė donte, duke thyer ēdo normė morale, veē tė mposhtte pėrfundimisht edhe pėrpjekjen sado tė vogėl tė ndonjėrit qė kėrkonte ta kundėrshtonte, si Iljaz Ahmeti. Tė tėrė delegatėt do t’i bėnte zap…
    “Dua tė them,-fillon diskutimin e tij ai,-se nė konferencė ka pasur elementė qė kanė mashtruar besimin tuaj tė drejtė ndaj udhėheqjes, frymės sė partisė…Kjo ēėshtje, mendon Komiteti Qendror, do tė ndreqet me siguri. Partisė duhet t’i flasim hapur…”
    Po a kishte mė hapur se sa mėnyra me tė cilėn kishin folur deri atėherė diskutantėt, duke vėnė nė dukje ato qė pėrmendėm mė sipėr e tė cilat e kishin tėrbuar diktatorin, qė thoshte edhe tani qė partisė duhej… “t’i flasim hapur?..”.Ē’hipokrizi!...
    “Tani Komiteti Qendror,-vazhdoi ai,-mė ka ngarkuar qė ta ndihmoj konferencėn nė kėtė drejtim. (Kupto qė ta asfiksoj, ta shkatėrroj). Partia duhet tė thellohet, tė gjykojė dhe tė zbulojė rrymėn dhe qėllimet e kėtyre elementėve qė e ēuan konferencėn nė kėtė rrugė. Tani, ashtu si i bėnė udhėheqjes pyetje nga salla, edhe unė do t’u bėj pyetje shokėve “tė zellshėm” qė t’i shpjegojnė konferencės se ē’i shtyu ata qė tė sulmonin udhėheqjen. (Tė gjithė dakord).
    Diktatori nėnvizon shprehjen “tė sulmonin udhėheqjen”. Pra, tė tėra diskutimet e deriatėhershme, qė nuk ishin gjė tjetėr veēse konstatime, tė cilat, madje, nė njė mėnyrė a tjetėr, i kishte pranuar vetė, tani i quan sulme…
    Si pasojė, duke krijuar kėtė psikozė te delegatėt, qė kurrė nuk prisnin qė ai tė pėrdorte kėtė mjet kėrcėnimi tė hapur, ai vėrsulet si Zeusi nga Olimpi mbi Niazi Jahon, sekretarin e Komitetit tė Partisė sė Tiranės pėr sektorin e propagandės, mbi Nesti Zoton, tė deleguarin e organizatės bazė tė partisė sė Kinostudios “Shqipėria e Re”, dhe drejtor i saj, mbi Vehip Demin, i deleguari i organizatės bazė tė partisė sė Radio Tiranės, mbi Vandush Vincanin, tė deleguarin e Komitetit Qendror tė Partisė, Iljaz Ahmetin qė pėrmendėm mė sipėr.
    “Armiku,-thotė ai,- lėshon llum ēdo natė kundėr udhėheqjes tonė. E ē’nuk thotė, njėmijė e njė poshtėrsi”. Po e rrjepin popullin e shtypur, e kanė lėnė pa bukė, populli vuan…”Pse kėta njerėz i ruajtėn kėto gjėra pėr kėtu nė konferencė? Ē’i shtyu ata tė veprojnė kėshtu? Pse kaq kollaj mendojnė kėta njerėz se do tė vihej Partia kundėr udhėheqjes?Por sa gabojnė!...”
    Me fjalė tė tjera ai i identifikonte diskutuesit e mėsipėrm me armikun qė villte vrer kundėr popullit dhe Partisė. Pra, ata kėtej e tutje, nuk do tė cilėsoheshin veēse si armiq. Dhe jo vetėm ata, por edhe tė tjerė qė kishin gjykuar tė diskutonin si ata.
    Por sulmi i diktatorit vazhdon tani edhe mė me ashpėrsi:
    “Ju qė na flisni si bilbila, mos mendoni vallė se konferenca do t’ju lejė tė kaloni kaq kollaj kėtej? Jo, nuk do t’ju lejojė kaq kollaj…”(Pra, ju e nė sallė suljuni atyre, se lejen e keni nga unė). Pastaj Enver Hoxha i drejtohet Niazi Jahos, sekretarit tė Komitetit tė Partisė sė Tiranės, me kėto fjalė: “Elementė qė kėrkojnė t’i bėjnė varrin Partisė, kanė muaj qė punojnė duke thyer rregullat organizative dhe po pėrgatisin njė sulm tė padrejtė antimarksist kundėr shtabit udhėheqės tė Partisė….prandaj konferenca duhet tė thellohet pėr kėto ēėshtje dhe tė marrė vendime, sepse duhet tė mendojmė se kėtu nė Tiranė ngjau kjo dhe nė njė shkallė tė tillė nuk ka ngjarė kurrė nė Parti …Partia ka fat se do tė ishte mė keq qė kjo tė ngjiste nė kongres”.
    Nė kėtė rast Enver Hoxha shprehet me shumė sinqeritet. Kuptohet vetvetiu se ē’do tė ndodhte me tė vėrtetė sikur kėta diskutantė, ose tė tjerė si ata, tė ishin ngritur nė njė forum tė tillė si Kongresi i 3-tė dhe tė mbanin diskutime tė tilla para delegatėve tė ardhur nga rrethet e gjithė Shqipėrisė e, pėr mė tepėr, para delegacioneve tė vendeve miq, kur vetė ai trumbetonte me pompė pėr sukseset e “mahnitshme” dhe jetėn “e lumtur” qė kalonte populli shqiptar nėn udhėheqjen e Partisė.
    Kjo konferencė zhvillohej nė kohėn kur nė vendet e tjera tė demokracive popullore kishin nisur tė zbatoheshin vendimet e Kongresit tė 20-tė tė PK tė Bashkimit Sovjetik, dhe, para sė gjithash, lufta kundėr kultit tė individit nė kėto vende qė kishte sjellė rehabilitimin e Rajkut nė Hungari, tė Kostovit nė Bullgari, tė Gomulkės nė Poloni, tė Slanskit nė Ēekosllovaki etj. viktima tė shtypjes staliniste tė udhėheqjeve tė atyre vendeve, ashtu siē ishin Sejfulla Malėshova, Tuk Jakova, Bedri Spahiu etj., qė, veē tė tjerash, ishin dėnuar sepse kishin vėnė nė dukje prirjet e theksuara diktatoriale tė Enver Hoxhės pėr tė vendosur mbi partinė unin e tij. Ja, kėsaj i parapriu Enver Hoxha duke nisur sulmin e tij mizor mbi frymėn liberale, sipas vendimeve tė Kongresit tė 20-tė qė kishte nisur tė frynte nė kėtė konferencė.
    Kėshtu diktatori, nga i ftuar u kthye nė inkuizitor qė gjykonte ata qė kishin bėrė pyetje dhe qė kishin diskutuar sipas sė drejtės qė u jepte statuti i Partisė dhe demokracia e brendshme e saj, duke dėshmuar katėrcipėrisht se artikulli i tij, botuar para disa ditėsh nė gazetėn “Zėri i Popullit” pėr t’i lėnė rrugė tė lirė kritikės pa droje nga poshtė, ishte njė demagogji e neveritshme.
    Pra, nė mėnyrė tė tėrthortė, ai u kumtoi tė tėrė pjesėmarrėsve nė Konferencėn e Tiranės: “Ju , dritėshkurtėr qė i duatrokitėt dhe brohoritėt kėta qė bėnė pyetje dhe diskutuan kundėr Partisė dhe kundėr meje, tani suljuni atyre, se rrugė tjetėr, siē e shihni, nuk ka”.
    Kėshtu ai e pėrmbysi rrjedhėn e kėsaj konference qė po zbulonte se pas tisit qė kishte ngritur vetė diktatori dhe lakejtė qė i rrinin pas, fshihej drama e njė populli qė vuante nga njė shtypje e egėr. Jo vetėm kaq, por shumė diskutantė tė tjerė, qė do ta merrnin fjalėn nė vazhdėn e diskutuesve tė parė, i tėrhoqėn diskutimet e tyre.
    Erdhi koha e disa hijenave, deri atėherė tė tulatur nga kjo frymė entuziaste para ardhjes sė Enver Hoxhės, qė tani, duke marrė zemėr nga thirrja qė u bėnte ai, tė ngriheshin dhe tė tregonin se ishin besnikė tė tij. Sepse, nė fakt, kėshtu kishin qenė, dhe tė tillė mbetėn, ndonėse disave prej tyre diktatori, megjithatė, ua hėngri kokat mė pas.
    (Vijon nesėr)
    (Artikulli mund tė ilustrohet me fotografi tė Iljaz Ahmetit, (shih numrin e telefonit –Leka Dizdari, dhėndri i tij, nr.2228455), Nesti Zotos, Niazi Jahos… qė mund tė gjenden duke interesuar te familiarėt me anė tė numrave tė telefonave, dhe pėrsėri fotografi tė Enver Hoxhės).



    07/07/2004

    ----

    GJASHTE DITET TRAGJIKE TE KONFERENCES SE TIRANES (10-14 prill 1956)

    Kritikuesit nė bankėn e tė akuzuarve


    Skifter Kėlliēi

    Pjesa e gjashtė
    Nė pjesėn e pestė u vu nė dukje kurajoja me tė cilėn delegati ushtarak, Iljaz Ahmeti, diskutoi nė konferencė, edhe pse Enver Hoxha ishte ftuar atje qė tė mbyste frymėn e kritikės ndaj udhėheqjes sė Partisė pėr probleme qė i kemi vėnė nė dukje, sidomos pėr hendekun qė po krijohej midis udhėheqjes, qė jetonte nė mirėqenie, dhe popullit tė zhytur nė varfėri, e cila po shtohej nga dita nė ditė. Gjatė diskutimit tė tij, diktatori Hoxha nė mėnyrėn mė brutale e ndėrpreu Iljaz Ahmetin, madje ka fyer dhe komunistin e thjeshtė, Injac Mazi duke e quajtur me pėrbuzje “zotėri”, qė u ngrit dhe i vuri nė dukje se delegatėt duhej tė liheshin tė lirė tė shprehnin mendimet e tyre, fakt qė e tėrboi “udhėheqėsin e madh”. Ai pastaj, si inkuizitor mesjetar, nisi sulmin e hapur duke i quajtur diskutantėt elementė qė kishin mashtruar besimin e drejtė ndaj Partisė dhe frymės sė saj.
    Ndodhi kėshtu qė pikėrisht ata qė kishin duartrokitur e brohoritur gjatė ditės sė parė, ata qė kishin bėrė pyetje e, pėr mė tepėr qė kishin diskutuar, tani tė heshtnin dhe tė dėgjonin ata qė iu kundėrvunė veēanėrisht Niazi Jahos,Vehip Demit, Nesti Zotos, Vangjush Vincanit dhe Iljaz Ahmetit. Ndėr diskutantėt mė tė flaktė, qė mbėshtetėn menjėherė fjalėn e Enver Hoxhės, ishin Ndreko Rino, Maqo Ēomo, Arif Hasko...
    “Ishte pasditja e ditės sė tretė tė konferencės,-kujton Myfit Vigani, siē e kemi pėrmendur, instruktor i Komitetit tė Partisė, qė merrej dhe me organizimin e saj,-kur sapo kishin nisur diskutimet, nė derėn kryesore tė sallės sė Estradės sė Shtetit, ku zhvillohej konferenca, u dėgjuan trokitje tė lehta. Unė qė ndodhesha nė hollin e madh, u drejtova nga dera qė t’i thoja cilido delegati tė vonuar qė, nuk mund tė hynte, sepse nė sallė ndodhej, tanimė, vetė udhėheqėsi i madh, Enver Hoxha. Por mbeta kur pashė qė para meje ndodhej… Ramiz Alia, asokohe anėtar i Komitetit Qendror dhe ministėr i Arsimit. Ai mė kėrkoi falje dhe m’u lut qė ta lija tė futej nė sallė. Dhe ishte pikėrisht ai qė diskutoi ndėr tė parėt e asaj seance. Njė diskutim me tė vėrtetė i shėmtuar”.
    Dhe kėshtu ishte. Nė diskutimin e tij ai tha plot zell dhe servilizėm: “Demokracia ka kufi. Eshtė nė interesin e Partisė, derisa nuk preken interesat e partisė…Por, kur preket intresi i Partisė e tė tjera, mendoj se nuk ka tė bėjė me demokracinė e brendshme tė partisė. Njė gjė e tillė, mė duket mua, ka tė bėjė me diskutimet e shtrembėruara tė kėtyre shokėve. Pėr shembull, Nesti Zoto, duke folur nė emėr tė organizatės bazė tė partisė sė Kinostudios “Shqipėria e re”, thotė se gjendja e masave punonjėse ėshtė e mjeruar. Kjo ėshtė vepėr armiqėsore. Kjo ėshtė kundėr interesave tė partisė”.
    Pra, sipas kėtij lakeu tė Enver Hoxhės, qė nė atė kohė nuk ishte veēse 31 vjeē, tė shprehje njė tė vėrtetė, siē ishte gjendja e rėndė ekonomike e popullit, qenkesh vepėr armiqėsore?!...Dhe dihet se si u shpėrblye mė pas Ramiz Alia, i cili, falė mbėshtetjes sė diktatorit arriti tė bėhej shumė shpejt kandidat i Byrosė, byroist, dora e djathtė e Enver Hoxhės dhe mė pas trashėgimtar i “fronit” tė tij.
    Kėshtu, pas kėtyre diskutimeve tė besnikėve tė Partisė, qė pėrmendėm mė sipėr, kur e tėrė salla ndodhej nėn trysninė e plotė tė tij, diktatori nisi gjyqin mizor kundėr rebelėve, qė tashmė ishin armiq.
    Nė bankėn e tė akuzuarve u vu i pari Vehip Demi. Dhe tamam ata qė me aq hare e duartrokitėn ditėn e parė diskutimin e tij, i drejtojnė pyetje, vetėkuptohet tė parapėrgatitura ose tė imponuara nga frika dhe kėrcėnimet e diktatorit.
    “A ka qenė i pėrgatitur mė parė diskutimi?”,-ėshtė njė pyetje qė i bėhet atij nga salla.
    “Dikutimi ka qenė i pėrgatitur, -pėrgjigjet Vehip Demi. -Diskutimin e kam parė me sekretarin e partisė, Skėnder Tupen, Sofokliun dhe Dhorin”.
    “Pėr udhėheqjen e Partisė sonė shpifje tė tilla tė poshtra thotė vetėm BBC-ja e Londrės,-i kundėrvihet Beqir Balluku,-qė flet edhe pėr varfėrinė e popullit tonė dhe kėtė e nxjerr dhe Vehip Demi”.
    “Kur unė u ngrita e diskutova,-mbrohet Vehip Demi,- u duartrokita nga shumica, ndėrsa tani po mė bėhen pyetje nga ata qė mė duartrokitėn”.
    “Kjo nuk ėshtė e vėrtetė,- ulėrin nga salla Kadri Hazbiu, ministėr i Brendshėm.
    Ēfarė mund tė bėjė tjetėr Vehip Demi, veēse tė dorėzohet dhe tė detyrohet tė bėjė autokritikė pėr ato qė kishte shprehur aq ēiltėrisht nė familjen komuniste, midis shokėsh qė e kishin pėrgėzuar e tani detyroheshin t’i kthenin shpinėn.
    E njėjta gjė ndodhi edhe me Nesti Zoton, Niazi Jahon, Iliaz Ahmetin, Vandush Vincanin. Tė tėrė u detyruan tė bėnin autokritikė, madje tė rreptė, kur kishin bindjen mė tė thellė qė nuk kishin bėrė gjė tjetėr, veēse kishin pėrēuar nė konferencė dėshirat dhe mendimet e shprehura nė mbledhjet e organizatave bazė tė partisė qė i kishin zgjedhur, mendime qė ishin edhe tė vetė masave tė popullit.
    Megjithatė, Nesti Zoto mbrohet kur thotė: “Disa pyetje kėtu nė konferencė janė bėrė dhe nga organizata bazė e partisė nė Kinostudio dhe nė lidhje me kėto pyetje, nė mos gaboj, kanė folur rreth 12 diskutantė. Por unė dua t’i them konferencės se mua kėto pyetje m’i dhanė tė pėgatitura dhe mė thanė t’i shtroj nė konferencė”.
    Kėshtu ai pohon katėrcipėrisht se nuk sillte mendimin e tij vetjak, por tė tėrė komunistėve tė kėtij institucioni, tė cilėt ishin tė shqetėsuar pėr shumė probleme, zgjidhjen e tė cilave e shihnin vetėm duke ia shprehur haptas partisė, ashtu siē porosiste shoku Enver edhe nė artikullin e botuar nė gazetėn “Zėri i Popullit” me titull “Marksizėm-leninizmi mėson se populli ėshtė krijuesi i historisė” (13 prill1956).
    Sigurisht qė edhe Fiqrete Shehu, sekretarja e parė e Komitetit tė Partisė sė Tiranės, nuk mund tė mbetej pas. Edhe ajo u detyrua tė bėnte njė autokritikė tė rreptė: “Kjo tregon,-shpjegon ajo,-se ne, anėtarėt e byrosė, e kemi humbur vigjilencėn e partisė dhe nuk kemi mundur tė zbulojmė armiqtė e vėrtetė qė pėrgatitėn shpifjet kundėr partisė sonė. Dhe unė kam pėrgjegjėsi shumė tė madhe”.
    Nė kohėn qė tashmė viktimat qė po cilėsoheshin si armiq tė partisė edhe nga diskutuesit nė sallė, po sulmoheshin, siē thamė nga Ramiz Alia e tė tjerė si ai, Enver Hoxha tashmė ngadhnjimtar, dėgjonte. Ia kishte arritur qėllimit. Konferenca kishte pėsuar njė kthesė tė rrufeshme vetėm falė tij. Megjithatė, fjalėn ia linte tani Beqir Ballukut, tė deleguarit tė Komitetit Qendror, i cili ditėn e parė nuk kishte mundur t’u jepte pėrgjigje pyetjeve aq tė drejta, tė ngritura nga delegatėt nė sallė.
    “Ē’ngjau ditėn e parė tė konferencės,- thotė ai -nė diskutimin e tij.- Disa elementė tė sėmurė, me qėllime tė theksuara antiparti, si “partizanė tė flaktė” tė mėsimeve tė Kongresit tė 20-tė, tentuan nė mėnyrė ta hapur armiqėsore tė spostonin qėllimet e konferencės. Ata kėrkuan qė tė godisnin vijėn e drejtė tė Partisė me pyetjet dhe diskutimet e tyre “serioze”… Kjo gjendje e sėmurė u pėrgatit pas krahėve tė Partisė”.
    Shprehja “prapa krahėve tė partisė” u bė shprehje tipike e Enver Hoxhės menjėherė pas pėrfundimit tė Konferencės sė Tiranės. Dhe kjo kishte si qėllim qė tė vėrtetonte se e tėra kjo ishte vazhdė e njė komploti tė organizuar. Mirėpo e vėrteta qėndron krejtėsisht ndryshe. Kėtė e vėrteton mė sė miri vetė Beqir Balluku, i cili nė diskutimin e tij vazhdon:
    “Ku u dukėn pikėpamjet antiparti? Vetėm nė Ministrinė e Industrisė? Jo, njė gjendje e tillė ka ekzistuar me kohė nė organizatat e Kinostudios, Radio Tiranės, Importit”.
    Jo vetėm kaq: Nga diskutimet qė u bėnė nė konferencė, njė gjendje e tillė, pra, ku shpreheshin ato pikėpamje qė tashmė janė tė njohura nga lexuesit dhe qė u quajtėn armiqėsore nga diktatori Hoxha, ekzistonte edhe nė gazetėn “Bashkimi”, “Puna”, nė institucione tė tjera, madje edhe te “Zėri i Popullit”, siē u pa fare qartė edhe nė diskutimin e Adriatik Kananit, delegat i organizatės bazė tė partisė sė kėsaj gazete.
    Por njė gjendje e tillė, siē do ta shohim mė poshtė, ishte dhe lart, nė Komitetin Qendror tė Partisė.
    (Vijon nesėr)
    (Ky shkrim mund tė ilustrohet me fotografi tė Beqir Ballukut, Fiqrete Shehut, Kadri Hazbiut… tė asaj periudhe ).



    08/07/2004

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,892
    Faleminderit
    59
    119 falenderime nė 109 postime
    shekulli
    ---

    GJASHTE DITET TRAGJIKE TE KONFERENCES SE TIRANES (14-20 prill 1956)

    Akuza pėr Mehmet Shehun dhe e vėrteta arkivore


    Skifter Kėlliēi

    Pjesa e shtatė
    Nė pjesėn e gjashtė pamė se si duke marrė rolin e inkuizitorit, Enver Hoxha i detyroi diskutuesit e guximshėm, Niazi Jaho, Vehip Demi, Nesti Zoto, Vandush Vincani, Iljaz Ahmeti e tė tjerė, qė kishin diskutuar gjatė ditėve tė para tė konferencės, tė bėnin autokritikė. Pastaj kundėr tė mėsipėrmve u sulėn me diskutimet e tyre, diskutues tė tillė si Arif Hasko, Ndreko Rino, Maqo Ēomo, e veēanėrisht, Ramiz Alia, asokohe ministėr i Arsimit, i cili do tė niste kėshtu rrugėn e ngjitjes si besnik dhe pasues i pėrjetshėm i diktatorit Hoxha. Megjthėse i deleguari i Komitetit Qendror, Beqir Balluku, nė fjalėn e tij, natyrisht tė diktuar nga Enver Hoxha, i cilėsoi diskutuesit “elementė tė sėmurė, me qėllime tė theksuara antiparti”, ose: “kjo gjendje u pėrgatit prapa krahėve tė Partisė”, faktet e mėposhtme do tė dėshmojnė tė kundėrtėn.
    Nė ditėn e pestė tė Konferencės sė Tiranės, pra, mė 19 prill 1956, presidiumit i erdhi njė letėr e nėnshkruar nga komunisti M.T., i cili ishte edhe ai delegat nė konferencė, qė ruhet nė dosjen pėrkatėse tė kėsaj konference nė Arkivin e Shtetit, nė Tiranė. Nė kėtė letėr ai pėrshkruan njė takim qė kishte pasur nė shtėpinė e tij me dy punonjės tė Komitetit Qendror, Vandush Vincani dhe Mymtaz Shehu, dy miq tė tij tė ngushtė, tė cilėt i kishte ftuar pėr darkė.
    “Nė bisedė e sipėr,-i shkruan ai presidiumit nė kėtė letėr,- ata mė thanė se nė njė mbledhje qė kishin bėrė nė aparatin e Komitetit Qendror, ishin bėrė shumė pyetje nga mjaft shokė e shoqe qė kishin qenė poshtė e kishin sjellė mjaft pyetje. Tė nesėrmen shoku Vandush kish qenė i thirrur nga shoqja Nexhmije Hoxha dhe kishin biseduar rreth mbledhjes dhe ēėshtjeve tė tjera qė ishin ngritur atje. Shoqja Nexhmie, siē mė tha shoku Vandush, i kish thėnė se pyetje pėr ēėshtje tė tilla mund t’i kenė bėrė njerėz tė pakėnaqur ose tė paqartė. Vandushi i kishte thėnė se kėto ēėshtje u ngritėn dhe nga organizatat e partisė nė rrethe, (ai kish qenė ato ditė nė Shkodėr), pra, formojnė probleme pėr Partinė. Veē kėsaj,Vandushi mė tha se poshtė flitet mjaft pėr furnizimin e Bllokut pėr disa shokė. “Unė atė qė kam,-tha Vandushi,-ashtu siē mendoj dhe pa droje, do t’ia them Partisė, jo pėr gjė, por qė tė jem i qartė dhe vetė”.
    Siē shihet, komunisti M.T., duke parė si po rrokulliseshin ngjarjet nė konferencė, kur shoku i tij,Vandush Vincani, i duartrokitur nė sallė nxehtėsisht si diskutuesit e tjerė, u sulmua pastaj nga Enver Hoxha e mė pas tė trembur, edhe prej atyre qė e kishin duatrokitur, nė mėnyrė qė t’i dilte pėrpara ēdo tė papriture nė ndonjė mbledhje partie, ku mund tė pyetej se pėrse nuk ia kish shfaqur mė parė Partisė ato qė tė kishte shprehur Vandush Vincani, i shkruan kėtė letėr presidiumit tė konferencės.
    Mirėpo, pikėrisht kjo letėr zbulon njė tė vėrtetė shumė tė madhe, qė Nexhmije Hoxha, pra, e shoqja e diktatorit, ishte informuar qė mė parė se ē’thuhej nė popull madje, pėr mė tepėr, nė mbledhjet e organizatave tė partisė nė rrethe, pėr problemet e mėsipėrme.
    Si pasojė thėnia se “…kjo gjendje u pėrgatit prapa krahėve tė Partisė, qė Enver Hoxha e shpreh kėtė radhė nėpėrmjet gojės sė Beqir Ballukut, ėshtė njė gėnjeshtėr e trashė. Enver Hoxha, ėshtė e qartė qė ishte njoftuar nga e shoqja pėr ato qė i kishte shprehur Vandush Vincani, pavarėsisht se ajo i cilėsonte kėto thėnie si shprehje tė elementėve tė pakėnaqur ose tė paqartė.
    Jo vetėm kaq, por Mymtaz Shehu, nė njė bisedė qė kam pasur me tė vite mė parė pėr kėto ēėshtje, mė ka thėnė se disa ditė pas Kongresit tė 20-tė, ai sė bashku ne Foto Ēamin, Vangjel Moisiun, Hamit Beqjen etj. edhe ata punonjės tė aparatit tė Komitetit Qendror, kishin shkuar me shėrbim nė qytete tė ndryshme tė Shqipėrisė, ku nė organizatat bazė tė partisė atyre u ishin bėrė tė njėjtat pyetje qė ishin ngritur mė pas nė Konferencėn e Tiranės.
    Ishte kjo arsyeja qė ata me t’u kthyer nė Tiranė kishin hartuar njė relacion, tė cilin ia kishin paraqitur Nexhmije Hoxhės. Nuk kishin kaluar veēse pak ditė dhe ajo u ishte pėrgjgjur atyre se lidhur me ēėshtjet qė ata ngrinin nė relacionin e tyre, shoku Enver po pėrgatiste njė artikull. (Eshtė fjala pėr artikullin e botuar mė 13 prill, nė gazetėn “Zėri i Popullit” qė e kemi cituar disa herė), ku ai nė fakt u shmanget plotėsisht atyre.
    Me sa dukej, diktatori mendonte se me kėtė artikull, masa e komunistėve tė thjeshtė do tė kėnaqej e do tė mjaftohej edhe nė Konferencėn e Tiranės me pyetje dhe diskutime qė i preknin ato sa pėr tė kaluar radhėn. Mirėpo kėtu Enver Hoxha, siē e pamė, kishte gabuar shumė rėndė, duke u ndodhur para tė papriturash krejtėsisht tė pakėndshme pėr tė dhe Byronė Politike qė drejtonte.
    Ndaj iu desh qė tė tregonte fytyrėn e tij tė dytė prej udhėheqėsi hipokrit dhe tiran, qė tė mbyste zėrin e komunistėve qė i ngritėn me ēiltėrsi problemet qė i shqetėsonin dhe pėr tė cilat e paguan tepėr rėndė. Ja pėrse edhe daja im, Myfit Vigani, i cili me aq entuziazėm mė kishte folur mua, studentit 18-vjeēar pėr gjithēka qė zhvillohej nė kėtė konferencė, ashtu si dhe komunistė tė tjerė, delegatė tė saj, qė u kishin kumtuar tė afėrmve tė tyre nė dy ditėt e para se si po zhvillohej konferenca, nė paraditen e seancės sė fundit mė 20 prill, ditė kur u takua me mua, ishte i zymtė. “Tani nuk priten veēse dėnime,-mė tha atėherė ai-madje dėnime tė rėnda”.
    Kjo u duk qartė nė rezolucionin e Konferencės sė Tiranės dhe nė artikullin “Tė ruajmė dhe tė forcojmė unitetin e Partisė”, (“Zėri i Popullit”, 25 prill 1956), ku arrihet nė konkluzionin se “kjo punė armiqėsore pėrgatitej prapa shpinės sė partisė dhe nxitej nga elementė antiparti”.
    Veē kėsaj, rezolucioni i pėrcakton kėta elementė me shprehjen: “…qė kanė qenė kurdoherė nė opozicion me vijėn e partisė dhe nė pozita tė theksuara armiqėsore, si Pėllumb Dishnica, Hulusi Spahiu, Pajo Islami, Peco Fidhi”. Duhet thėnė se nė karakterizimin e Pėllumb Dishnicės Enver Hoxha ėshtė kontradiktor.
    “Mund tė grijė njė farė Hulusi Spahiu nė legatėn jugosllave,-thotė ai nė konferencė,-qė pasi pi e bėhet xurxull, flet kundėr partisė…Njerėz tė tillė nuk e duan miqėsinė e popullit tonė me Jugosllavinė”.
    E ēuditshme! Pra, Hulusi Spahiu paskėsh qenė kundėr miqėsisė me jugosllavėt, nė njė kohė kur nė veprėn “Titistėt” ai cilėson punonjėsit e legatės jugosllave si nxitėsit e ngjarjeve qė ndodhėn nė konferencė.
    Kontradiktor ėshtė diktatori edhe kur sulmon ashpėr Nesti Zoton, tė deleguarin e organizatės bazė tė partisė sė Kinostudios “Shqipėria e re” nė kėtė konferencė.
    “Duhet tė vijnė kėtu shokė jugosllavė,-shprehet ai nė konferencė,-tė piqen me njerėzit tanė,-nė frymėn e re, tė shėndoshė, tė vemi edhe ne, tė shohim si janė organizuar ata atje. Por, nėse Nesti Zotos nuk i mbushet mendja qė nuk po ecet shpejt nė pėrmirėsimin e marrėdhėnieve me Jugosllavinė, tė thotė ai se ē’duhet bėrė mė shumė. Unė vetė kam folur me ministrin jugosllav dhe i kam thėnė tė na dėrgojė sa mė shumė filma jugosllavė”. “Ne duhet tė marrim sa mė shumė filma nga ju dhe shfaqja e filmave do tė luajė njė rol tė madh pėr ēėshtjen e miqėsisė. Ky ėshtė vullneti ynė”.
    Po me kėtė frymė ai flet disa javė mė pas nė Kongresin e 3-tė tė Partisė, pėrsa u pėrket marrėdhėnieve me Jugosllavinė, duke bėrė, siē kemi theksuar, edhe autokritikė e duke pranuar dhe faje ndaj miqve jugosllavė.
    Mirėpo, kur kėto marrėdhėnie do tė keqėsoheshin pėrsėri e, pėr mė tepėr mė 1961 do tė prisheshin edhe marrėdhėniet me Bashkimin Sovjetik, Enver Hoxha do ta cilėsonte Konferencėn e Tiranės si njė komplot tė organizuar nga udhėheqja jugosllave, nėpėrmjet legatės sė saj nė Tiranė. Ndaj, te vepra “Titistėt” ai shkruan:
    “Po ashtu, qysh ato ditė arritėm nė konkluzionin e drejtė se ishte platforma revizioniste e Kongresit tė 20-tė ajo qė i kishte frymėzuar dhe i kishte nxitur udhėheqja jugosllave si dhe agjentėt e saj brenda nesh nė kėtė tentativė armiqėsore. (“Titistėt”, faqe 547).
    Sipa tij, organizuesi kryesor i kėsaj veprimtarie ishte Mehmet Shehu, i cili e kishte nisur veprimtarinė e tij komplotuese dhe tė grupit tij armiqėsor qė nė Konferencėn e Tiranės. (po aty, faqe 548). Ai nuk mjaftohet me kaq,por i bashkangjit mė pas Mehmet Shehut dhe pjesėtarėt e tjerė tė kėtij grupi armiqėsor, ku bėnin pjesė edhe Kadri Hazbiu, Feēorr Shehu, Lambi Ziēishti. “Ata tė dėnuar me vdekje, bashkė me armiq tė tjerė, duke zbatuar detyrat e ngarkuara nga zbulimi jugosllav e sovjetik, punuan aktivisht pėr organizimin e prapaskenave tė Konferencės sė Tiranės tė vitit 1956. (Dosja “Hazbiu”, “RD”, 21 nėntor 1995).
    Pas kėtyre “zbulimeve” sensasionale tė Enver Hoxhės, duhet tė gjykojmė: “Pra, agjentura jugosllave, nėpėrmjet Mehmet Shehut, Kadri Hazbiut me shokė paska depėrtuar deri nė organizata bazė tė partisė, qė tė formulojė pyetjet dhe diskutimet e delegatėve e, pse jo, edhe diskutimet qė vlonin kudo nėpėr rrethe pėr gjendjen e vėshtirė ekonomike tė popullit, pėr tė cilat, siē u pa dhe mė sipėr, ishte vėnė nė dijeni para kėsaj konference edhe vetė diktatori.(?!).
    Duke folur nė gjyqin qė i ishte kurdisur atij pėr kėtė ēėshtje, Kadri Hazbiu shprehet kėshtu: “Kjo ėshtė njė sajesė e poshtėr e dėshmitarit…Ėshtė e vėrtetė qė shumė diskutantė e morėn fjalėn dhe diskutuan pėr shumė probleme. U ngrit edhe problemi i kultit tė individit dhe u tha se pėrse nuk diskutohet nė partinė tonė, u tha se klasa e udhėheqjes po borgjezohej, jetojnė nė bllok, pėrdorin makina luksi etj., nė njė kohė qė populli ishte keq ekonomikisht. Beqir Balluku i lejoi njerėzit tė diskutonin lirisht…Tė gjithė kėta diskutantė nuk u organizuan nga ne, siē thotė dėshmitari, por njerėzit qė folėn, ishin njerėz tė thjeshtė dhe ngrinin probleme qė ata i quanin tė drejta dhe kėrkonin zgjidhje pėr faktin se godisnin tė metat qė ishin vėnė nė vijėn e partisė.
    “Kėto diskutime,-vazhdon Kadri Hazbiu,- u cilėsuan nga sekretari i parė i Partisė qė erdhi me shpejtėsi nga Vlora, si veprimtari armiqėsore qė kishte pėr qėllim rrėzimin e udhėheqjes sė Partisė”.
    Pastaj Kadri Hazbiu mohon kategorikisht se gjatė ditėve tė Konferencės sė Tiranės ai, Feēorr Shehu, Mihallaq Ziēishti … tė ketė shkuar nė shtėpinė e Mehmet Shehut. (“Ja si u mbrojt Kadi Hazbiu”, 12-13 qershor 2004).
    Megjithatė akuzat absurde se Konferenca e Tiranės ishte njė puē i brendshėm i armiqve si Mehmet Shehu dhe klani i tij, nė bashkėpunim me legatėn jugosllave nė Tiranė, Enver Hoxha do t’i vazhdonte nė veprėn e tij plot mashtrime banale 26 vjet mė pas gjithnjė te “Titistėt”, siē do tė shohim…
    (Vijon nesėr)
    (Kjo pjesė mund tė shoqėrohet me fotografi tė Kadri Hazbiut, Mehmet Shehut, Feēor Shehut, Mihallq Ziēishtit …)



    09/07/2004

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,892
    Faleminderit
    59
    119 falenderime nė 109 postime
    --

    Spastrimi i diskutuesve tė guximshėm tė kėsaj konference. Dy prej tyre, Nesti Zoton dhe Vehip Demin i pret vdekja. Tė gjithė tė tjerėt largohen nga detyra dhe kėtej e tutje do t’i ndjekė damka e “armiqve”. Mashtrimi i Enver Hoxhės nė lidhje me komplotin jugosllav dhe dokumentet arkivore qė e mohojnė variantin e tij

    Fundi tragjik i Konferencės sė Tiranės


    Skifter Kėlliēi

    Pjesa e tetė dhe e fundit


    Nė pjesėn e shtatė pamė qė Enver Hoxha u shpreh me mburrje para delegatėve tė konferencės se si ai vetė po pėrpiqej qė marrėdhėniet e Shqipėrisė me Jugosllavinė tė pėrmirėsoheshin sa mė shpejt dhe se pėr kėtė qėllim kishte biseduar dhe me njė ministėr jugosllav. Dhe, si tė kishte harruar se ēfarė kishte pohuar atėherė, pra, pas prishjes sė marrėdhėnieve me Jugosllavinė dhe me Bashkimin Sovjetik, konferencėn e Tiranės e cilėson si komplot jugosllavo-sovjetik, nė bashkėpunim me agjentėt e tyre Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu, Feēorr Shehu, Llambi Ziēishti etj. Mirėpo, nė procesin gjyqėsor kundėr tij, Kadri Hazbiu i hedh poshtė kėto akuza, duke dėshmuar se delegatėt nė konferencė shprehėn me sinqeritet para Partisė shqetėsimet e tyre, sidomos pėr gjendjen e vėshtirė tė popullit, nė njė kohė qė udhėheqja po borgjezohej.
    Myfit Vigani, instruktor i Komitetit tė Partisė sė Tiranės dhe i pranishėm nė konferencė kujtonte: “Ē’ėshtė e vėrteta, gjatė ditėve tė konferencės, punonjės tė Legatės Jugosllave rrinin nė kafe “Tirana”, kundruall Estradės sė Shtetit, dhe rastiste, siē flitej, tė bisedonin me pjesėmarrės tė Konferencės. Por sot kjo nuk duhet tė habisė askėnd, po tė marrim parasysh se me vendosjen e marrėdhėnieve diplomatike midis tė dy vendeve, u krijua njė atmosferė e ngrohtė, aq sa punonjėsit e kėsaj legate, midis tė cilėve edhe njė shqiptar, me sa duket nga Kosova, i cili takohej lirisht me qytetarė, madje dhe luante tenis nė Parkun Sportiv tė Tiranės”.
    Jo vetėm kaq, por vetė Enver Hoxha nga salla e konferencės, siē e pamė nė numrin e kaluar, mburrej qė marrėdhėniet me Jugosllavinė po ecnin pėrpara dhe kritikonte ashpėr Nesti Zoton, tė deleguarin e organizatės sė partisė sė Kinostudios “Shqipėria e Re”, tė cilit nuk i mbushej mendja qė nuk po ecet shpejt nė pėrmirėsimin e marrėdhėnieve me Jugosllavinė… dhe theksonte qė miqėsinė me kėtė vend “ta bėjnė tė shėndoshė, tė sinqertė si dhe mė pėrpara…”
    Eshtė thėnė mė pas se punonjėsit e kėsaj legate nxisnin delegatė qė tė diskutonin nė konferencė nė frymėn e vendimeve tė Kongresit tė 20-tė. Megjithatė, deri tani lidhur me kėtė problem nuk ka dalė asnjė fakt. Asnjė fakt. Por kjo nuk e pengon diktatorin Hoxha qė t’i japė aq liri fantazisė sė tij “krijuese” sa tė shkruajė trillime qesharake si ky fragment qė po citojmė mė poshtė:
    “Iu drejtova njerit prej tyre me emėr dhe i kėrkova tė na sqaronte aty pėr aty se ē’e kishte shtyrė nė akuzat qė bėnte. Nisi tė dėrdėlliste … se gjoja sillte mendimin e organizatės bazė.: “Lėre organizatėn bazė,- i thashė,- po na sqaro mė parė ē’deshe nė makinėn e ambasadės jugosllave filan ditė, ku shkove dhe ē’udhėzimė more”. (“Titistėt”, faqe 556).
    Eshtė njė gėnjeshtėr e paskrupullt e Enver Hoxhės qė nuk mund tė mashtrojė as edhe njeriun mė naiv. E para, se njė pohim i tillė nuk ndodhet asgjėkundi nė procesverbalet qė ruhen nė dosjen e Konferencės sė Tiranės nė Arkivin e Shtetit.
    E dyta, qė ėshtė edhe mė e rėndėsishme, se, edhe po tė kishte ndodhur, kjo do tė ishte njė skandal i vėrtetė i njė udhėheqėsi, i cili, nga njė anė krenohej qė marrėdhėniet me Jugosllavinė po ecnin nė rrugė tė mbarė dhe, nga ana tjetėr, po nė atė konferencė demaskonte njė delegat qė paskėsh marrė… udhėzime nga diplomatėt jugosllavė (?!).
    Ne e pamė se ē’dialog tė ashpėr pati diktatori me Iljaz Ahmetin, sidomos kur ky i fundit me fakte dėshmonte para tij se sa shpenzime kishte familja e njė anėtari tė Komitetit Qendror, tė cilat ne i cituam fjalė pėr fjalė sipas procesverbalit tė mbajtur nė konferencė. Mirėpo, pėr tė dėshmuar se Iljaz Ahmeti ishte agjent jugosllav, Enver Hoxha vė nė gojėn e tij kėto fjalė, kur e paskėsh pyetur se ē’bėnte njė natė nė rrugėn e Durrėsit:
    “Prisnim pėr tė gjetur ndonjė makinė pėr tė shkuar nė Durrės,- i qenkej pėrgjigjur Iljaz Ahmeti,- kur nė kėtė rast vjen njė makinė franceze dhe shoferi e ndaloi makinėn duke hapur derėn dhe duke na thėnė tė hipnim ..Dhe ne hipėm…”
    Pėrsėri njė sajesė e Enver Hoxhės, sepse njė shprehje e tillė pėrsėri nuk ndodhet nė dosjen e mėsipėrme tė Konferencės sė Tiranės, qė ruhet gjithnjė nė Arkivin e Shtetit.
    Por, pėr t’u bindur edhe mė shumė se kėto qė shkruan Enver Hoxha janė thjesht trillime, mjafton tė vemė nė dukje se deri tani nuk ėshtė vėrtetuar qė Vehip Demi, Nesti Zoto, Iljaz Ahmeti, Niazi Jaho, Vandush Vinēani, Islam Budo, Pajo Islami, e tė tjerė, qė u kritikuan ashpėr si protagonistė kryesorė “tė kėtij komploti” qė po pėrgatitej tradhtisht pas shpinės sė Partisė, me gjithė dėshirėn e madhe tė diktatorit, tė kenė qenė agjentė tė shėrbimit tė fshehtė jugosllav a sovjetik.
    As fill pas pėrfundimit tė Konferencės sė Tiranės, as mė pas.
    Vetėm kur Enver Hoxha mė 1973 e cilėsoi Beqir Ballukun si armik, e akuzoi atė se nė veprimtarinė e tij shumė tė rrezikshme pėr fatet e atdheut pėrfshihej edhe aktivizimi i tij nė ngjarjet e kėsaj konference.
    Pas vrasjes, vetėvrasjes sė Mehmet Shehut dhe arrestimit tė Kadri Hazbiut e Feēorr Shehut, tė tre do tė akuzoheshin, veē tė tjerash, se sė bashku me Beqir Ballukun ishin autorėt e ngjarjeve tė Konferencės, fakte tė cilat Kadri Hazbiu, siē e pamė nė pjesėn e shtatė i hedh poshtė, dhe thekson se “…nė diskutime u ngrit edhe problemi i kultit tė individit, u tha se pėrse ai nuk diskutohet nė Partinė tonė, u tha se klasa e udhėheqėsve po borgjezohet, jetojnė nė bllok…”.
    Madje Vandush Vinēani, me tė cilin kam pasur rast tė bisedoj gjatė rreth ngjarjeve tė Konferencės sė Tiranės, kur unė i citoja fragmente nga diskutimet qė kisha shkėputur nga dosja e kėsaj konference gjatė periudhės qė studioja nė Arkivin e Shtetit, mė nėnvizonte se ato dikutime kanė qenė shumė mė tė ashpra dhe me njė ton edhe mė tė rreptė, por stenografisti, siē duket, i ka zbutur ato gjatė zbardhjes duke parandier rrezikshmėrinė e tyre. Megjithatė, edhe ashtu siē i kemi cituar nė pjesėt e kėtij artikulli tė gjatė, ato janė shumė tronditėse.
    Ja sepse ndaj shumicės sė diskutuesve nė Konferencėn e Tiranės, me urdhėr tė Enver Hoxhės u morėn masa tė rėnda partie e shtetėrore. Vehip Demi dhe Nesti Zoto u internuan e vdiqėn nė kushte shumė tė rėnda. Me tė tjerėt diktatori u tregua mė i butė. U largua nga Komiteti Qendror i Partisė Vandush Vinēani dhe Niazi Jaho nga Komiteti i Partisė sė Tiranės, u transferuan nga Radio Tirana nė institucione tė tjera Skėnder Tupja, Masar Bekteshi, Findia Veizi, Sofokli Afezolli, qė kishin aprovuar diskutimin e Vehip Demit nė konferencė. Drejtori i Radios, Petro Kito, u kritikua rėndė, ndonėse ai, siē e kemi pėrmendur, gjatė ditėve tė konferencės ndodhej me shėrbim jashtė shtetit.
    U larguan nga gazeta “Zėri i Popullit” Adriatik Kanani qė kishte lexuar diskutimin nė emėr tė byrosė sė organizatės bazė tė partisė tė kėsaj gazete, Taho Sejko u transferua nė Shkodėr, ku mė pas u arrestua dhe u burgos, Masar Shehu u dėrgua tė punonte mėsues, Alferd Uēi, pedagog. Nga gazeta “Bashkimi” u largua dhe mė pas u burgos Ibrahim Zeneli dhe nga gazeta “Luftėtari” u largua dhe u internua Merkur Celo. Spastrime pati dhe nė institucione tė tjera.
    Kėshtu diktatori asgjėsoi me zjarr e hekur gjithēka qė u shfaq hapur dhe ēiltėrsisht nga diskutuesit nė Konferencėn e Tiranės, brenda normave tė demokracisė sė partisė, sipas parimit tė vijės sė masave, siē kishte theksuar me tė madhe nė artikullin e 13 prillit, nė vigjilje tė konferencės. Ai nuk u mjaftua me kaq. Me urdhėr tė tij tė gjitha organizatave bazė tė partisė iu dėrguan udhėzime “pėr zbulimin e disa elementėve antiparti dhe mėsimet qė duhen tė nxirrnin nga tentativat e tyre pėr te devijuar me frymė revizioniste dhe ēoroditėse punimet e konferencės sė partisė tė rrethit tė Tiranės”. (Enver Hoxha, “Ditari” 1955-1957, faqe 149). Kėshtu ky diktator mori masa qė ēdo lloj orvatje si ato qė ndodhėn nė konferencėn e Tiranės, tė mos pėrsėriteshin kurrė mė.

    EPILOG

    Nė fakt, Konferenca e Tiranės qe shprehja e parė e kundėrshtimit tė hapur ndaj prirjeve diktatoriale staliniste tė Enver Hoxhės, jo vetėm nė Shqipėri, por edhe nė tėrė kampin socialist. Por, megjithatė, nė kėto vende vendimet e Kongresit tė 20-tė, sidomos lufta e hapur qė u bė kundėr kultit tė Stalinit, solli si pasojė qė ish-udhėheqėsit stalinistė mė pas tė pėsonin fatin e Rakoshit, i cili atėherė u zėvendėsua nga Kadari. Vetėm dy udhėheqės, drejtues kryesorė partish, mbetėn nė fuqi deri nė vdekje: Titoja nė Jugosllavi dhe Enver Hoxha nė Shqipėri, por me tė vetmin ndryshim se i pari ishte antistalinist i tėrbuar dhe i dyti stalinist i flaktė, i cili, ditėn e vdekjes sė Stalinit mė 3 mars 1953, pati detyruar popullin e Tiranės nė mitingun e pėrmortshėm, tė mbajtur me ketė rast, tė pėrulej me kokėn poshtė deri nė tokė.
    Enver Hoxha, jo vetėm qė nuk e luftoi kultin e Stalinit, ashtu siē kėrkuan me ngulm diskutuesit nė Konferencėn e Tiranės, por e ngriti nė piedestal, sepse ndryshe do tė pėsonte fatin e udhėheqėsve tė tjerė stalinistė.
    Ky diktator dėnoi menjėherė ashpėr Liri Belishovėn, anėtare e Byrosė Politike qė iu kundėrvu atij lidhur mė kėto vendime. “E quaj meritė,- nėnvizon ajo, – qė mė 1960, kur nė lėvizjen komuniste ndėrkombėtare filluan tė kristalizohen dy rrugė, u quajt revizioniste ajo qė kishte filluar nė Kongresin e 20-tė PK tė Bashkimit Sovjetik, por qė nė fakt ishte rrugė reformiste dhe njė rrugė paqėsore”. (15 qershor 2004). Mirėpo pėr Enver Hoxhėn ajo ishte rruga e tradhtisė ndaj parimeve tė marksizėm-leninizmit.
    …Ndonėse larg atdheut, kur vij nė Tiranė, mė rastis tė ulem nė kafe “Ēaplini”, ngjitur me godinėn e Estadės sė Shtetit. Shoh shikues qė lėnė sallėn duke qeshur nga loja e aktorėve qė kanė zėvendėsuar Xan Xyberin e Skėnder Sallakun me shokė. Shumica janė tė rinj. Dhe mbase nuk e dinė se thuajse gjysmė shekulli mė parė, pikėrisht nė kėtė sallė, u luajt njė nga dramat mė tė mėdha tė Shqipėrisė komuniste, ku u varrosėn dėshirat e shumė e shumė komunistėve tė ndershėm, dhe tė saj, ashtu siē kujton Liri Belishova, me pendim tė thellė se: “…jo vetėm nuk realizuam premtimet qė i dhamė popullit, por edhe ėndrrat tona, pėr tė cilat sakrifikuam rininė dhe ėndrrat e shokėve qė na janė vrarė…”. (Po aty). Kėta komunistė, nė emėr tė tyre dhe tė popullit, ngritėn zėrin me aq sinqeritet dhe kėmbėngulje nė kėtė konferencė. Dhe e pėsuan.
    Shumė prej tyre nuk janė mė midis nesh. Por ėshtė kujtimi i tyre, tė cilin u mundova ta jap nė kėta artikuj, si shenjė respekti pėr kėta pararendės tė demokracisė qė kurrė nuk u vendos gjatė diktaturės sė zymtė komuniste.
    Shėnim: Ky cikėl artikujsh u shkrua nė bazė tė fakteve tė nxjerra nga materialet e ruajtura nė Arkivin e Shtetit, Tiranė: Fondi 2 i Komitetit tė Partisė sė Tiranės, Dosja, A/1, A/2, faqe 1-530, veprat e Enver Hoxhės, “Ditari”, 1955-57, (1973), “Hrushovianėt”, (1979), “Titistėt”, (1982), Vėllimi i 13-tė, (1975), si dhe “Zėri i Popullit”, 13 prill, 27maj 1956, “RD”, 21 nėntor 1994 etj.
    Boston, qershor, 2004





    10/07/2004

    -----

Tema tė Ngjashme

  1. Rama: Berisha nė pushtet, fundi jonė
    Nga Nice_Boy nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 08:53
  2. Barbaria Komuniste
    Nga Lexuesja nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 23-10-2006, 07:48
  3. Vet)Vrasja e kryetarit tė Komitetit Ekzekutiv tė Tiranės
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-05-2006, 18:09
  4. Planifikimi urbanistik i qėndrės sė Tiranės
    Nga drini_nė_TR nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 13:03
  5. Votėbesohet nė parlament qeveria Berisha
    Nga zeus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 112
    Postimi i Fundit: 28-09-2005, 11:32

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •