gsh
-----
DOSSIER
Neritan Ceka tregon pėr situatat e vėshtira tė pasviteve '90, kur nė Shqipėri po ndodhnin ndryshimet e mėdha politike. Si shmangėm gjakderdhjen e provokuar tė Bllokut
"Grushti i shtetit" i Sulo Gradecit, pas rrėzimit tė Enverit
--------------------------------------------------------------------------------
Fatos Veliu
Neritan Ceka flet ekskluzivisht pėr "Gazetėn Shqiptare" momentet mė tė vėshtira qė kanė kaluar njerėzit e ndryshimeve tė mėdha politike tė pasviteve '90, kur pėrballė tyre ishin forcat e armatosura tė shtetit komunist.Ēfarė ndodhte nė tė vėrtetė nė Tiranė nė ato ēaste kur gjakderdhja ishte nė prag. Ditėt qė shoqėruan situatat e favorshme deri nė aktin final, kur nė qendėr tė kryeqytetit u rrėzua monumenti i Enver Hoxhės.Si u bė i mundur rrėzimi i monumentit dhe roli i drejtuesve kryesorė tė Partisė Demokratike nė manaxhimin e situatave pėr tė mos ēuar njerėzit nė tragjedi. Si u rrėzua monumenti dhe pėrdhosja e tij nga mijėra njerėz, duke e tėrhequr zvarrė nėpėr rrugėt e kryeqytetit.Janė kėto disa nga sqarimet qė bėri nė intervistėn e numrit tė kaluar zoti Ceka, i cili nė ato momente ka qenė njėri nga drejtuesit e rėndėsishėm tė Partisė Demokratike, ndėrkohė qė aktualisht ai ėshtė President i Aleancės Demokratike.Nė numrin e sotėm ai shpjegon pėr situatėn e krijuar ditėn e dytė pas rrėzimit tė monumentit tė Enverit. Fjala e hapur nė njerėzit e irrituar, se Sulo Gradeci kisht bėrė grusht shteti, duke vrarė fillimisht Ramiz Alinė dhe se do tė rivendoste situatėn me ēdo formė, duke i qėndruar kėshtu besnik Enverit.Si u bė e mundur pėrmbajtaj e asaj turme qė desh ēoi njerėzit nė gjakderdhje. Roli i Neritan Cekės nė atė moment, qė do ta fuste emrin e tij nė Histori.Si ėshtė e vėrteta e thėnies se ai me njė foshnjė nė duar ka dalė para zinxhirėve tė tankut tė Gardės , si dhe shumė hollėsi tė tjera, qė do t'i lexoni nė intervistėn e mėposhtme, pra tė zotit Ceka.
(Vijon nga numri i kaluar)
Zoti Ceka , ēfarė situata u paraqitėn nė Tiranė ditėn e parė pas rrėzimit tė monumentit tė Enverit?
Pėr periudhėn qė po flasim, kur nė arenėn politike shqiptare pėr herė tė parė kishte dalė partia e parė opozitare, anėtar i Kryesisė tė sė cilės isha dhe unė , aktualisht punoja si drejtor i Institutit tė Arkeologjisė. Konkretisht pėr datėn 21 shkurt mund tė them se ne me shumė shokė arritėm tė shmangim njė tragjedi, ndoshta me pėrmasa tė mėdha.
Ēfarė ndodhi nė tė vėrtetė?
Nė mėngjesin e asaj dite unė si zakonisht po pija kafen me dy miq tė mi tė arkeologjisė , pikėrisht me Myzafer Kurkutin dhe Namik Bodinakun. Kafen e pinim nė njė lokal diku aty mbi Gardėn e Republikės. Gjendja deri sa ne pimė kafen ishte e qetė dhe nuk kishte ndonjė shenjė qė tė ndodhte ajo qė ndodhi.
Po nga territori i repartit tė Gardės ,a konstatonit ndonjė formė organizimi?
Absolutisht s'ndihej asgjė. Dukej se ndiqej veprimtaria e pėrditshme normale.
Sa ka qenė ora pėr momentet qė flisni?
Po tė them se ka qenė aty mbi 10.00.Se pas kėsaj ore unė ēdo ditė ēohesha nga kafja dhe kthehesha sėrish nė zyrėn e punės, tė cilėn e kisha siē tė thashė te Instituti i Arkeologjisė ,i cili ndodhej nė krah tė sheshit qė sot mban emrin "Nėnė Tereza". Duhet tė kemi qenė aty nga mesi i sheshit, shumė afėr shatėrvanit, kur nga thellėsia e Bllokut ku banonte akoma njė pjesė e udhėheqjes komuniste u dėgjua njė breshėri automatiku . Ishin disa tė shtėna karakteristike qė dhe na ngjallėn njė kėrshėri,por qė gjithsesi pas pak ēastesh nuk u vumė rėndėsi.
Sa zgjatėn?
Jo mė shumė se 3-4 minuta.Mirėpo sa kaluam disi sheshin dhe afrohem te dera e godinės pėr tė hyrė brenda nė zyrė shikoj tanket qė dolėn nė rresht dhe me alarm nga territori i repartit tė Gardės sė Republikės.Duhet tė ketė qenė ora pa frikė aty te 10.30 minuta.
Po juve a ishit nė kryesinė e PD-sė?
Po. Unė tė thashė dhe diēka nė intervistėn e ditės sė kaluar, qė ne vetėm nė mbasdite shkonim nė zyrat e partisė, se gjatė orarit zyrtar kryenim detyrat tona ku merrnim rrogėn.
Ku shkuan tanket?
Siē tė thashė ata dolėn me njė urgjencė aq tė madhe sa qė nuk vihej nė dyshim se diēka kishte ndodhur.Unė kujtova menjėherė breshėrinė e automatikut qė dėgjova pak ēaste mė parė nė territorin e Bllokut. Aq shpejt dolėn tanket sa qė njėri nuk mundi tė manovronte dot dhe u pėrplas me njė shtyllė nė anė tė sheshit. Pas tankeve pamė qė dolėn po me tė njėjtėn shpejtėsi dhe ushtarėt kėmbėsorė, si dhe shumė mjete tė tjera tė repartit. Ata morrėn rrugėn e shėtitores.
Dhe ku pėrfunduan?
U vendosėn menjėherė nė mbrojtje tė Bllokut. Kjo u kuptua nga fakti se po zbatonin skemėn sekrete tė vendosjes qė ishte pėrpiluar qė herėt pėr rastet e jashtėzakonshme.
Nga e kuptonit se zbatohej skema sekrete?
Sepse si dolėn tė gjithė me njė shpejtėsi tė madhe, siē tė tregova pak mė parė , nė vetėm pak ēaste secili grup dhe mjet shkoi nė njė pozicion tė caktuar sa qė bllokoi tė gjitha rrugėkalimet, qoftė kryesore dhe qoftė dytėsore, qė tė ēonin nė lagjen e "Bllokut".
Ēfarė bėtė juve?
Nuk kishte mė dyshim se diēka kishte ndodhur . Mua, pas gjithė kėsaj, detyrimisht mė dilte detyrė pėr tė shkuar nė zyrat e Partisė apo diku tjetėr, ku mund tė kishte ndodhur ajo pėr ēka dilnin forcat gardiste ,se isha anėtar i Kryesisė qendrore tė partisė. Kėshtu qė hipa menjėherė nė makinėn time tip "Aro"dhe mora drejtimin pėr nga Presidenca, duke dalė majtas nė drejtim tė shkollės "11 janari" dhe mandej tė dilja te ura e Lanės, e cilia ndodhet pėrballė Drejtorisė sė Policisė sė Tiranės.
Pse kishit makinė?
Unė tė thashė qė isha drejtor i Institutit tė Arkeologjisė dhe kishim makinėn e institutit.
Pse ndryshuat drejtimin e shėtitores?
Lėviza i detyruar, pasi, siē tė thashė ,qė tė gjitha rrugėkalimet ishin bllokuar nga forcat gardiste. Madje, dhe te ura tjetėr e Lanės, e ndodhur pėrballė Drejtorisė sė Policisė, kur dola pak ēaste si isha nisur me makinė, u ndesha me njė postobllok policie. Kuptova se ishte vendosur jo vetėm Garda nė gadishmėri, por edhe policia. Unė u shpjegova policėve se isha anėtar i Kryesisė sė Partisė Demokratike dhe po shkoja tė shikoja se ēfarė po ndodhte . Ata nuk mė penguan, por mė lejuan menjėherė.Si dola nė Unazė pashė se nė drejtim tė shėtitores sė madhe dhe pikėrisht duke filluar qė nga ura e madhe e Lanės nė bulevardin kryesor dhe deri nė thellėsi pėr nga drejtimi i hotel "Dajtit" vendi nxinte nga njerėzit. Ishte e pabesueshme qė tė mblidhej ajo masė njerėzish nė njė kohė aq tė shkurtėr, pasi pak kohė mė parė nuk ishte ndier fare se do tė ndryshonte situata.
Vėrtet nuk kishit dijeni se nga ēasti nė ēast mund tė ndodhte diēka e tillė?
Unė dija njė gjė , qė ishte dita e parė qė Tirana ishte gdhirė pa monumentin e diktatorit nė qendėr .Pėr kėtė fakt dihej gjithashtu se kishin ardhur shumė njerėz nga rrethe tė ndryshme tė vendit, tė cilėt vetiu karakterizoheshin nga ai entuziazmi i brendshėm pėr atė ēka kishte ndodhur njė ditė mė parė. Jo vetėm kaq, por edhe me atė parandjenjėn se tashmė ishin bėrė tė pėrditshme protestat, ku shteti i kuq po merrte goditje tė njėpasnjėshme.Kėshtu qė sa ishte dhėnė njė shkėndijė njerėzit sikur tė mbinin nga dheu mbushėn sheshin dhe ishin nisur pikėrisht pėr nė drejtim tė Bllokut me njė irritim tė papėrmbajtshėm.
Kur e mėsuat se po shkonin te Blloku?
Unė shkova menjėherė te turma dhe aty gjeta shumė elementė tė PD-sė, por qė gjithsesi jo tė njohur apo si tė thuash jo nga kryesorėt e saj, si Pėllumb Karameta, Emin Riza , Edmond Budina e shumė tė tjerė qė pėr momentin nuk po i kujtoj.Ata mundoheshin me mish e me shpirt pėr tė pėrmbajtur turmėn e elektrizuar qė tė ndalej sa tė sqarohej gjithēka . Por nuk donte t'ia dinte njeri nga turma qė kishte shpėrthyer njė urrejtje dhe zemėrim i madh.
Cili ishte shkaku?
Atje mėsova se gjithēka qė po ndodhte ishte pėr shkakun e njė thashethemnaje tė tillė qė Sulo Gradeci, pas rrėzimit tė monumentit tė Enverit, kishte vrarė Ramiz Alinė, kishte mobilizuar Byronė Politike dhe po merrte masa qė me tė gjitha rrugėt e mundshme tė rivendoste gjendjen nė vend. Pėr kėtė po mobilizonte ushtrinė dhe policinė. Pra sipas fjalės sė pėrhapur kuptoje qė nga shteti po bėheshin pėrpjekje pėr tė bllokuar tėrė proceset demokratike qė kishin nisur.Dhe shkak pėr kėtė gojėdhėnė ishte bėrė breshėria e automatikut qė ishte ndier minuta mė parė nė drejtim tė Bllokut.
Pėr sa kohė juve arritėt te turma?
As 5 minuta kohė nuk u vonova. Ishin ēaste vetėm shpejtėsie. Situatat ishin alarmante dhe nuk prisnin sqarime tė mėdha.
Ē'menduat pėr kėtė qė dėgjuat?
Tė them tė drejtėn u ēudita, por edhe u mpiva. Nuk dija se ēfarė tė thoja . Vetėm se pashė qė, sido qė tė ishte puna, situata ishte e vėshtirė. Ishim pėrballė njė katastrofe qė mund tė ndodhte nga ēasti nė ēast, sido qė tė ishte lajmi , qoftė i vėrtetė dhe qoftė i pavėrtetė. Dhe e keqja ėshtė se kėto situata kaq kritike po i ndeshnim pėrditė.
Pse, ju kishit bėrė tashmė shumė mitingje dhe i kishit kapėrcyer mirė?
Po kėtė herė turma e njerėzve qė donin tė mbronin fitoret demokratike tė arritura mes aq e aq peripeci , rreziqe dhe sakrifica ,donin me patjetėr tė sulmonin Bllokun dhe tė merrnin vesh se si ishte puna .Ata donin qė atė ditė mė shumė se kurrė , tė pushtonin kryeministritė , ministritė dhe tė merrnin pushtetin nė njė formė qė e konsideronin mundėsinė mė efikase.Mirėpo, ku ishte rrezikshmėria do tė thoni ju?Njerėzit ishin pėrqendruar te ura e Lanės, siē tė thashė . Atje ishin bllokuar nga forecat speciale dhe nga policia nė bazė tė skemės sė parapėrgatitur pėr mbrojtjen e Bllokut nė situatėn luftarake.Kėto forca kemi parasysh se ishin armatosur deri nė dhėmbė, madje dhe tė pėrforcuara me tanke, tė cilėt i kishin predhat brenda nė grykėn e zjarrit. Nga krahu i protestuesve njerėzit gjithashtu ishin tė vendosur pėr tė sulmuar , tė gatshėm qė tė paguhej kjo me ēdo ēmim.Ata mblidhnin gurė, tulla dhe ēdo gjė qė gjenin pėrreth, duke qėlluar mbi forcat e policisė tė ndodhura pėrballė.
Konkretisht si ishin vendosur forcat shtetėrore?
Nė mes tė urės ishin vendosur forcat speciale tė repartit 326 ,qė quheshin atėhere.Mbrapa tyre ishte Garda nė njė gadishmėri tė atillė qė dukej se nuk do t'i kursenin plumbat jo vetėm ndaj njerėzve qė do tė guxonin tė hynin nė Bllok, por edhe ndaj forcave speciale, nė qoftė se lėshonin pe.Pas forcave tė Gardės vinin njė rresht me tanke.
Sa tanke ishin?
Vetėm te ai vend ishin rreth 10 copė. Por ata ishin shpėrdarė dhe nė rrugėkalime tė tjera. Me njė fjalė situata ishte e atillė qė mund tė shpėrthente vetėm nė pak ēaste. Nga forcat e policisė (tė 326-ės) njė oficer i policisė kishte marrė njė megafon dhe u bėnte thirrje popullit pėr qetėsi dhe tė distancoheshin nga veprime tė tilla, qė mund tė ēonin nė gjakderdhje. Madje, po u lutej i ziu oficer, por nuk po e dėgjonte njeri.Edhe nga krahu kėtej bėhej njė pėrpjekje e madhe nga njerėzit e Partisė Demokratike, por sėrish nuk i dėgjonte njeri. Se tė thashė qė ishin tė panjohur.
Po ju njiheshit?
Jo, nuk isha njeri publik atėhere.Kėshtu qė edhe unė nuk e kisha tė thjeshtė, por qė sidoqoftė isha anėtar i Kryesisė sė PD-sė dhe gjithashtu isha diēka i njohur te shumė njerėz..
Ēfarė mendonit pėr momentin e tmerrshėm qė ndodheshin njerėzit tuaj?
Unė ,qė tė tė them tė drejtėn ,nuk kisha pėrcaktuar se cilėt ishin njerėzit tanė , por e shikoja problemin shumė mė gjerė. Njerėzit tanė ishin tė gjithė. Situata do tė derdhte gjak nė tė gjitha krahėt. Ata ishin tė urdhėruar tė qėllonin. Tė paktėn forcat speciale tė ndodhura nė mes tė urės nuk mund tė tėrhiqeshin se mbrapa kishin ushtarėt e Gardės, qė nuk diskutohej se nė rast kritik do tė qėllonin. Ē'ta zgjasim , si nė situatė luftarake.Nė ato ēaste mė ka shkuar mendja se gjithė sa thuhej ishte njė sajesė e poshtėr qė nuk do tė shpėtonte pa risqe tė mėdha.
E ēfarė bėtė?
Menjėherė shkova te oficeri i forcave speciale, qė fliste me megafon. Madje, mė kujtohet shumė mirė dhe emri i tij qė quhej Sejdo Brahimi. E pyes se si ishte e vėrteta , i kishte ndodhur gjė Ramiz Alisė. Mė pėrgjigjet se nuk kishte ndodhur asnjė gjė dhe lajmi qė ishte pėrhapur kishte qenė i rremė.E pyeta se ēfarė ishin krismat qė janė dėgjuar nė Bllok . Mė tha se ishte vetėm njė veprim adoleshentėsh, tė cilėt kishin hipur nė njė motor dhe kishin tentuar tė hynin nė Bllok. Por ushtari, duke qėlluar nė ajėr, i urdhėroi qė tė ktheheshin nga kishin ardhur . Pas kėsaj dy adoleshentėt ishin kthyer mbrapsht po me tė njėjtėn shpejtėsi nga kishin ardhur. Kaq kishte mjaftuar pėr tė dalė Garda nė situatė luftarake numėr njė. Pas kėsaj ishte pėrhapur thashethemnaja e mėsipėrme , duke vėnė si shkak daljen e Gardės dhe krismat nė Bllok. Kėshtu, nė pak ēaste situata degjeneroi nė madhėsinė dhe rrezikshmėrinė qė konstatohej. "Nga tė tė besoj unė ,i thashė oficerit qė mė shpjegoi ngjarjen, se po tė jetė e kundėrta ata njerėz na bėjnė katėrqind copa mua dhe ty". "Tė jap besėn e nderit, mė tha ai.Unė ju njoh juve, se ne kemi njė mik tė pėrbashkėt qė ėshtė nė Ballsh. Kė mik, i them. "Kemi Faik Dinen. Kjo ėshtė e vetmja garanci qė mund tė tė jap." "Mė jep megafonin, i them. Ndėrkohė qė tė garantohem tamam do tė marrėsh dy njerėz nga tė mitė dhe t'i ēosh ta shikojnė vetė Ramiz Alinė, qė ėshtė i gjallė , ndėrsa unė do tė mundohem tė kthej njerėzit.
Ikėn njerėzit te Ramiz Alia?
Po u nis menjėherė Agron Ēika dhe Bashkim Sala. Nė tė njėjtėn kohė unė hipa nė njė fiat tė PD-sė qė ndodhej rastėsisht aty pranė . Kjo pjesė ėshtė e pafilmuar, se pjesa e dytė qė ėshtė filmuar dhe e keni parė nė sinkron ėshtė pjesa e dytė.Kėshtu si hipa nė fiat ,iu ktheva njerėzve duke u folur me megafonin qė i mora oficerit ."Jam anėtar i Kryesis sė PD-sė, u thashė. Nuk ka ndodhur asnjė gjė .Nuk ka ndonjė grusht shteti,prandaj kthehuni tė mos humbasim njerėz .Ēdo gjė ėshtė bėrė e qėllimshme, prandaj mos bini nė grackė etj, etj". Fiati ndėrkaq mori drejtim pėr nga sheshi ku unė flisja me megafon .Nė kėtė ēast njerėzit morėn drejtimin e kthimit pėr nė sheshin "Skėnderbej". Vetura mbi tė cilėn rrija unė me megafon vijonte drejt sheshit ndėrsa gjithė moria e njerėzve mė ndiqte nga pas. Pas mė se ēerek ore, si kisha shkuar nė shesh, mėsova se njė turmė tjetėr ishte mbledhur tė ura e shėtitores para "Dajtit". Kėtė herė hipa nė "Aron" time qė mė kishte ardhur nga mbrapa dhe u nisa prapė pėr te vendi ku ktheva turmėn e parė pėr nė shesh. Kėtė herė mė erdhėn dhe shokėt qė kishin takuar Ramiz Alinė, tė cilėt vėrtetuan qė ai ishte i gjallė.Kjo vajtje- ardhje , pėr tė kthyer njerėzit e elektrizuar qė grumbulloheshin herė pas here te ura e blokuar , u bė tre herė derisa u rivendos situata dhe shpėtuam njerėzit.
Thuhet se i keni dalė tankut pėrpara me njė foshnjė nė duar. Sa ėshtė e vėrtetė?
Ka vetėm njė pjesė tė vėrtetė. Ndėrsa ishte momenti qė unė u flisja njerėzve me megafon, ndėrsa rrija mbi "Aro", rastisi qė kaloi gruaja ime qė kishte marrė fėmijėn tonė dy vjeē nė ēerdhe. Ajo sa mė pa u ēudit dhe m'u afrua se ēfarė po bėja para asaj turme tė papėrmbajtur. Mirėpo ky ēast korrespodonte saktėsisht me momentin qė njerėzit e irrituar shprehnin mosbesim te unė, duke mė akuzuar se i gėnjeja. Atėhere unė mora nga rrobat, duke e kapur te qafa foshnjėn time dyvjeēare dhe ia tregoj turmės, duke thėnė se kjo ėshtė besa ime. "Unė ju betohem - ju thashė - pėr vete dhe pėr fėmijėn. Nė rast se ju gėnjej as njėri prej ne tė dy , nuk e do jetėn etj. Pas gjithė kėsaj skene detyrimisht s'kisha si tė mos bėhesha i besuar. Rėndėsi pėr mua kishte tė shpėtonim njerėzit nga tė papriturat qė i ēonte momenti dhe emocioni.
Pse u tmerruat kaq shumė se mos humbisnit Ramiz Alinė?
Ramizi ishte e keqja mė e vogėl e asaj kaste qė kishim pėrballė. Madje dhe loja qė bėhej duke thėrritur "Presideni ėshtė me ne", ishte njė formė qė ai tė mos bėhej ekstremist. Pra fjala ėshtė se ai ishte mė i pranueshėm, jo se nuk ishte komunist apo enverist, por qė e kishte kuptuar tė ardhmen e pakthyeshme politike tė vendit mė shumė se dogmatikėt e tjerė tė Bllokut .
------
Koment i im..
kush do jen valle ata "dy adoleshentet" me motorr qe kane dashur te hyjne ne Bllok??
Kam pyetur dikur katundaret qe ja mesynin portit te durresit.. Kush ju tha se do hapet porti?
Njeri me tha..
Isha tu punu ne are buz rruges kurre ca me motorra kaluan andej e na thane..ej do hapet porti i durrsit..
Nuk harrohen ato dite te tmerrshme..
Ktu ka nje dore..qe i leviz turmat kur do e ku i do..
Krijoni Kontakt