NANO, SKANDAL NE KRANS MONTANA
Moisiu perballet me nje skandal te Nanos ne Zvicer. Sot, ne dreken zyrtare te shtruar per nder te kryetareve te shteteve dhe ministrave qe merrnin pjese ne Forumin Universal te Krans Montanes, Presidenti i ketij forumi, Zhan Pol Karteron, ne prani te ambasadorit te Shqiperise ne Zvicer dhe te mjaft personaliteteve te larta, ju drejtua presidentit Moisiu si vijon: "Zoti President, me shume keqardhje, por jam i detyruar t'ju informoj se kryeministri juaj, Fatos Nano, prej 6 vitesh i detyrohet nje shume prej 110.000 frangash zviceriane, borxh ketij forumi. 6 vjet me pare ai erdhi ne Krans Montana me nje ekip te gjere zyrtaresh shqiptare dhe kerkeses se asistentes sime per te paguar shpenzimet iu pergjigj se nuk kishin marre para me vete, por sapo te ktheheshin ne Shqiperi do t'ua dergonin shumen e faturuar kundrejt shpenzimeve te bera. Madje, kryeministri Fatos Nano la si peng disa pasaporta diplomatike te zyrtareve qe e shoqeronin. I kam derguar faturat e shpenzimeve dhe dhjetera letra, por nuk me ka kthyer asnje cent dhe asnje pergjigje. Une u jam drejtuar zyrtarisht ne menyre te perseritur autoriteteve shqiptare ne Zvicer dhe Ministrise se Puneve te Jashtme te Shqiperise dhe ende nuk kam marre asnje pergjigje". Karteron e ka pasur te veshtire per te shprehur kete problem dhe eshte munduar ta percjelle me sa me shume diplomaci. Ai ka mbetur teper i cuditur nga sjellja e kryeministrit tone. Me nje shkujdesje te plote, Nano ka thyer gjithe normat e protokollit dhe te kortezise zyrtare, madje kryen nje veprim qe nje shqiptar i thjeshte nuk e ka per zakon ta beje, nuk kthen borxhin. Organizatori i forumit prestigjioz, pasi e ka humbur durimin ia ka treguar kete akt skandaloz kryetarit tone te shtetit, i cili ka mbetur i shokuar. Ne vend qe te bisedonin per punet e Shqiperise, teme e bisedes u bene parate e harxhuara per qejf te Nanos. Kryeministri dhe shpura e vet kane harxhuar jo pak, por 110 mije franga, te cilat do te duhet te nxirren nga arka e shtetit ne formen e dietave per udhetime jashte, per "sherbime". Zhan Pol Karteron e ka thene qartazi se kerkon te vihet ne vend jo vetem borxhi, por edhe nderi i ketij forumi. "Zoti President, une jam nje mik i Shqiperise dhe per te ruajtur dinjitetin e saj nuk kam dashur ta bej kete borxh nje problem gjykatash. Ju lutem te ushtroni autoritetin tuaj ne menyre qe kryeministri Fatos Nano t'i ktheje borxhin Forumit te Krans Montan`s. Gjate ketyre 15 viteve ne kete forum kane ardhur me qindra kryeministra, kryetare shtetesh dhe ministra nga pothuaj te gjitha vendet e botes. Asnje prej tyre nuk i ka mbetur borxh asnje cent" - tha Karteron duke shprehur keqardhje. Nga ana e tij, Presidenti Moisiu theksoi se degjonte per here te pare per kete borxh te kryeministrit Fatos Nano dhe se, ai me t'u kthyer ne Shqiperi do te merrte masa qe zoti Nano te shlyente borxhin. Ambasadori shqiptar ne Zvicer, z.Leontjev Cuci, e siguroi kryetarin e ketij forumi, z.Karteron, se ai menjehere do te informonte ministrine e Puneve te Jashtme dhe qeverine dhe do te kerkonte pagesen e ketij borxhi. Po perse te jene harxhuar kaq shume para ne kete forum? Cilet ishin pjesemarresit e delegacionit? Keto duhet t'i tregoje per taksapaguesit shqiptar kryeministri yne qe na e ka nxjerre namin neper bote, si njerez qe nuk paguajme borxhet.
koha jone
Krijoni Kontakt