EDISON Tomas (1847-1931) elektroteknik amerikan dhe sipėrmarrės industrial
* Mė 1912, Edisoni ra i sėmurė nė shtrat. Si gjithnjė ai nuk i jepte rėndėsi dhimbjeve tė tij. Me kėmbėnguljen e pjesėtarėve tė familjes, mė sė fundi, thirrėn mjekun. Ai erdhi, e vizitoi Edisonin, shkroi recetėn dhe u largua.
Kur barnat i erdhėn, Edisom pėr ēudinė e tė gjithėve, hapi dritaren dhe i hodhi poshtė.
- Ē'bėtė kėshtu? - e qortuan miqtė dhe tė afėrmit.
- Tė dashur miq, - u tha Edisom, - duan edhe mjekėt tė jetojnė dhe kėtė e pranova, e thirra dhe pagova vizitėn e tij. Dėrgova pėr tė mė blerė barnat, sepse edhe farmacistėt duan tė jetojnė. Mė sė fundi edhe unė kam dėshirė tė jetoj dhe prandaj i hodha barnat nga dritarja poshtė.
* Edisoni ishte shumė i hutuar. Darkėn e martesės harroi tė merrte gruan. Pas banketit tė dasmės, lajmėroi se duhej tė shkonte pėr njė ēast nė laboratorin e tij, ku kishte lėnė njė preparat pėr tė zier. U fut nė laborator, i hyri aq thellė punės shkencore dhe eksperimenteve, sa qė kaloi aty gjithė natėn.
Kjo ishte nata e parė e martesės.
* Edisoni pėr muaj e muaj tė tėrė punonte nga mėngjesi deri nė mbrėmje pa pushuar fare. Ai flinte vetėm dy ose tre orė. Shpesh e gjenin duke fjetur nė orėt e para tė mėngjesit, pasi kishte kaluar njė natė tė tėrė pa gjumė mbi tryezėn e eksperimenteve. Asnjėherė nuk arriti tė kuptojė pse tė tjerėt nuk e kishin
qėndresėn e tij.
* Nė vitin 1878, Edisom po punonte qė tė riprodhonte tinguj dhe fjalė. Tė gjitha pėrpjekjet kishin shkuar kot. Ateherė, ai pėrdori njė metodė tė re. Njė darkė, sapo u fut nė laboratorin e tij, sė bashku me asistentėt, e mbylli derėn me ēelės dhe u tha atyre pėr aparatin qė ende nuk kishte folur:
- Djema, nuk do tė dalim kėndej, deri sa kjo makinė tė flasė. Dhe mrekullia ndodhi.
* Njė mik shkoi njė ditė ta takonte Edisonin nė vilėn e tij tė vogėl, nė fshat. Kur hyri, i tha shpikėsit tė madh:
- I dashur Tomas, porta jote e hyrjes kėrkon njė forcė tė madhe pėr t'u hapur. Ti, qė je i apasionuar pas mekanikės duhet tė sajosh diēka qė porta tė bėhet mė e lehtė pėr t'u hapur... pėrshembull, ta lyesh me diēka. Edisoni qeshi me gjithė shpirt.
- Nuk ėshtė e mundur, - i tha mė nė fund, - hajde ta shohėsh vetė. Dhe i tregoi njė fije teli tė fortė qė fillonte nga porta dhe shkonte drejt kopshtit.
- E sheh? Ky tel ėshtė pjesė e njė mekanizmi me anėn e tė cilit kushdo qė vjen tė vizitojė, kur hap portėn me forcė, nxjerr nga pusi i kopshtit njėqind e dhjetė litra ujė. Tani e kupton pėrse porta ėshtė aq e fortė pėr t'u hapur.
* Kur zhytej thellė nė studimet e tij, Edisoni shpesh hutohej. Njėherė u kthye nga njė udhėtim me tren dhe u ankua se i ishin marrė mendtė nga qė kishte udhėtuar me shpinė nga lokomotiva.
- Po pėrse, e pyeti e shoqja - nuk kėrkove qė tė ndėrroje vendin me udhėtarin qė kishe pėrballė.
- Nuk munda ta bėja, sepse nė kabinė isha vetėm fare dhe nuk kisha njeri pėrballė me tė cilin tė mund tė kėmbeja vendin.
- Zotni, ju jeni ai qė keni bėrė makinėn e parė folėse?
- Oh, ta marrė e mira, - tha Edisom, - po makina e parė folėse ėshtė bėrė shumė e shumė shekuj mė parė nga brinjėt e Adamit.
* Nė njė sallon, disa zonja, e pyetėn se cila ishte shpikja e tij e parė. Edisoni nisi tė tregonte njė histori tė sajuar qė nuk kishte ndodhur kurrė, po qė aty u besua si e vėrtetė.
- Po mirė, po cila ėshtė shpikja juaj e fundit? Dhe Edisom duke qeshur tha:
- E fundit? Doni tė dini edhe tė fundit? E po mirė zonjė, shpikja ime e fundit ėshtė historia qė ju tregova tani.
Krijoni Kontakt