FRANC KAFKA
HIQ DORĖ(tregim)
Pėrktheu: Gjergj Vlashi
Ishte mėngjes herėt, rrugėt qenė tė pastruara e tė zbrazura.
Po shkoja te stacioni. Kur krahasova orėn time me njė orė tė madhe, vura re se ishte mė vonė se sa kujtoja: duhej tė nxitoja! I trembur nga ai zbulim, harrova rrugėn, ngaqė nuk e njihja mirė atė qytet. Pėr fat, aty pranė vura re njė polic; iu afrova me vrap dhe duke m'u marrė fryma e pyeta ēfarė rruge tė ndiqja. Ai mė pyeti buzagaz:
- Nga unė kėrkon tė mėsosh rrugėn qė duhet tė ndjekėsh?
- Po, iu pėrgjigja, derisa nuk mund ta gjej vetė.
- Atėherė hiq dorė! Hiq dorė! - tha ai dhe mė ktheu shpinėn, siē bėn njė njeri i cili do tė qeshė pa e parė askush.
Krijoni Kontakt