Tema
Risillni ndermend personazhe filmi ose romanesh qe keni lexuar. Identifikoni disa prej tyre qe kane nevoja neurotike. Argumentoni pergjigjen tuaj.
Maria nje gazetare e re dhe e bukur, por me nje te kaluar te keqe. Ajo i perdor burrat si trampoline per karrieren e saj. Burrat i ngjallin neveri, e sidomos kur ato renkojne ne shtrat.
Nena kishte qene nje prostitute dhe perdorte shtepine e saj si bordello bashke me disa vajza te tjera. Pikerisht ne kete vend ku burrat vinin per te shfryre epshin e tyre, ne ate vend ku çdo lloj te beri qejf kishte nje vlere ne para dhe ku çdo lloj ndjenje do te quhej dobesi, u rrit personazhi jone Maria.
“Ai qe rritet ne nje vend te tille, mbetet deri ne nje fare mase, gjithmone i pa rritur “.
Rruga “Gerber” ku lulezonte zanati i ndyresise, ku nena e saj e ndoqi deri sa u plak dhe filloi te alkolizohej gradualisht per te mbajtur mazokistet nen zap e tu plotesonte atyre tekat.
Ndersa nga ana tjeter Maria e vogel perjetonte historite e prostitutave, renkimet e meshkujve, dehjen e nenes, qe e urrente por qe nuk i vinte kurre faj.
Nena e saj, e urryera e saj. Kur ajo flinte gjume e bere tap Maria perfytyronte shtratin e nenes si nje furre drush qe digjeshin.
Festa e mbremjes se matures ku nena e saj shkon e dehur dhe ajo ndjente te gjitha veshtrimet poshteruese. Dashuria dhe perbuzja e perjashtojne njera – tjetren, por nena e saj nuk arriti ta kuptonte kurre. Ne moshen 13 – vjeçare Maria tentoi te vriste vehten nga ndjesia e turpit. Ne moshen 14 – vjeçare u zhvirgjerua e ne 16 la pas shpatullave nje abort e te gjitha keto kishin nje emer te vetem “nene”. Por me pas filloi te luftoj e te mesoj fale perkrahjes shoqerore te shkolles, e te punonjesve social te cilet i dhane ndjesine e te qenit e veçante, sidomos kembengulese, e shume e zellshme, nje shembull per klasen. Keshtu turpi ju shnderrua ne mirnjohje dhe perulje. Por ajo kurre nuk mund ta harroj te kaluaren qe i del perpara si nje fantazem sado qe ajo mundohet ta peshtyj ate.
Gjithashtu nuk mund te harroj zjarrin qe i vuri shtepise. Per te zjarri ishte i vetmi moment i lumtur qe kishte perjetuar. Ajo ishte e dashuruar pas tij.
Maria u be nje gazetare teper ambicioze, qe kerkon te ngjitet lart e me lart, e cila nuk njeh pengesa me erotizmin e saj e ne qofte se kjo nuk do te mjaftonte ajo nuk tutet te beje edhe shantazh.
Ajo urren sundimin e burrave, kthimin e kurrizit, arrogancen e tyre te pameshirshme.
Nena e saj jeton ne nje azil pleqsh te semure e pa te ardhura financiare. Vizitoret e saj jane te rralle, e nder to eshte edhe Maria. Te ishte per te nuk do ti bente kurre ato vizita se kthimi ne jeten tjeter i shkakton nje torture te vertete, e ndaj pret me ankth vdekjen e saj.
Maria u dashurua me njeriun e gabuar. Ai kishte nje familje dhe nuk ishte i pasur, larg meshkujve qe ajo frekuentonte. Mirepo ishte pikerisht kjo dashuri qe e beri ate te njihte kete ndjenje edhe pse ishte e parealizueshme, madje pikerisht kjo do e çonte Marine ne fundin e jetes.
Njeriu qe ajo dashuronte zgjodhi familjen, e per te qene larg Marise, u nis ne nje udhetim ku dhe humbi jeten ne nje aksident. Ai vdiq ne flaket e zjarrit, ne zjarrin qe Maria adhuronte. Ndersa Maria nuk e perballoi dot humbjen e tij dhe u mbyt ne det, ne ujin qe ai urrente.
Kjo pra eshte permbledhja e nje historie te marre nga romani “Bije prostitute” me autor Kristine Gren. Pra vete ngjarja flet qarte per nje qenie njerezore femijeria e se ciles kthehet ne nje ferr te vertete. Indiferenca prinderore minimalisht do te quhej e tille, mungesa e afeksionit dhe e ngrohtesise gjate femijerise e deri tek abuzimi psikologjik qe sulmon kete individ gjate gjithe femijerise shfaq tek ky individ nje numer te konsiderueshem neurozash ne moshen e rritur disa prej te cilave jane lart permendur.
Nje tjeter histori protagoniste te se ciles eshte nje familje shqiptare e viteve te fundit.
Ajo ishte vetem 16-vjeç ndersa ai 33-vjeç kur u fejuan, dhe jo me vone se 1 vit ato u martuan, e shume shpejt u bene me nje djale. Ajo nje nene 18-vjeçare ndersa ai 35-vjeç. Dy prinder qe nuk kishin asnje te ardhur ekonomike perveç pensionit te prinderve. Nuk mjaftoi faktori ekonomik problematic per kete familje te re por ai u be edhe shkak i dhunes familjare e me vone edhe ne shfaqjen e xhelozise, sidomos nga ana e bashkshortes. Nga ana tjeter bashkshorti perdorte dhune te vazhdueshme mbi te shoqen duke e keqtrajtuar, dhe kjo ndodhte edhe ne prezencen e femijes akoma pak muajsh ( 5 – 7 muajsh ).
E vetmja mbrojtje per te ishte kur merrte djalin para kraheve dhe e vinte si mburoje kur ndaj saj perdorej dhune, vetem ne kete menyre kishte gjetur nje copez siguri qe i shoqi nuk do ta godiste.
Ndersa femija qante e ulerinte sa here qe kjo gje ndodhte dhe gradualisht femija filloi te shfaqte nje ndjenje frike te dukshme, madje edhe sikur dikush te ngrinte pak zerin ai trembej dhe menjehere fillonte te qante.
Ndonese me kalimin e viteve çifti u permiresua, tek femija ndjenja e frikes nuk u zhduk. Femija filloi te shfaqte simptoma te reja si: druajtje, ankth, turp etj. Por ajo çka binte me shume ne sy tek femija ishte si pasoje e traumes se kaluar ne femijeri, nje vonese ne te folur e me tej nje marrje goje.
Sot ai eshte aktualisht ne klasen e pare por e folura e tij vazhdon te jete me probleme e nuk eshte e njejte me nje femije 7-vjeçar. Ai ende nuk lexon rrjedhshem dhe e ka me te thjeshte te shkruaj se te lexoj.
Nje bilanc i tille i gjuhes se folur justifikohet, kur femija kupton gjuhen, arrin ta shkruaj ate por ka nje anomali te ligjerimit gojor te quajtur “belbezim fiziologjik” i cili ka gjasa te zhduket me zhvillimin e metejshem te femijes, por mund te zgjase ne rast se fikson akoma anthin e prinderve.
Kjo sipas psikiatres Dr. Elida Cangonji.
Nje tjeter rast ku kam pasur mundesine te evindentoj nje tjeter anomali te ligjerimit gojor me nje femije te moshes 5-vjeçare i cili shfaqte dukshem nje çalim ne te folur. Nga informacionet e pakta qe arrita te merrja per te nga nje i aferm i tij ishte per tu marre ne konsiderate fakti qe ne moshe fare te vogel femija kishte pesuar nje aksident duke rene nga nje lartesi e konsiderueshme dhe kjo ngjarje kishte pasuar me shfaqjen e frikes tek ai e me vone ne kete anomali ne te folur. Ai ishte nje djale i qeshur, shume i dashur dhe i afrueshem ne kontaktet e pakta te pasura me te. Ne komunikimin tim me femijen vura re se deshira per te komunikuar egsistonte tek ai por kishte veshtiresi te medha ne formimin e fjalive mjaft te thjeshta. Vihesh re nje boshllek i madh qe krijonte femija ne fjali.
Pra, keto ishin ngjarje ku transmetohet qarte jo vetem “e keqja baze” siç preferon ta quaj Horney por injoranca, padituria e prindit per te shfaqur interesin e duhur kundrejt femijes ne zhvillimin e tij te shendoshe, diskriminimi dhe abuzimi psikologjik nga ana tjeter qe sulmon femijen ne hapat e para te jetes. E gjithe kjo atmosfere e zymte dhe armiqesore ne familje ben qe keta femije te shfaqin anomali ne zhvillimin dhe rritjen e tyre apo te vuajne nga neurozat ne moshen e rritur.
Tema
Kujtoni nje enderr tuajen. Perpiquni ta interpretoni duke u bazuar tek problematika juaj aktuale, tek interpretimi popullor shqiptar dhe tek teoria e Frojdit.
Ishte erresire dhe une isha shtrire per te fjetur, por brenda meje shfaqet papritmas nje ndjenje frike nga vetmia qe me rrethonte. Kete frike e shton akoma me shume era qe frynte jashte duke me kujtuar disa skena te frikshme te nje filmi. Ajo qe une po rikujtoja nga ky film ishin disa skena, ku nje prift donte te dinte ne egzistonte bota tjeter, e per ta vertetuar kete ai ve nje magnetofon prane varrezave per te degjuar zerat e nates, dhe kur ai merr kaseten per ta ridegjuar aty ishin inçizuar disa pershperima e disa zera ku te vdekurit flisnin per ate qe kishin lene ne boten reale.
E hoqa mendjen nga keto mendime qe me futen friken deri ne palce duke thene me vehte se keto gjera eshte e pamundur te egzistojne.
Bie te fle dhe gjate nates ne nje enderr, mu be sikur, pas kurrizit tim, ishte shtrire dikush ne krevat, e merrte fryme, e une qe shikoja vehten time sikur hapja syte e nuk mund te kthehesha sepse nje frike e tmerrshme me kishte mbuluar gjithe trupin. Pas pak ne koken time filloi nje zhurme e madhe dhe si pasoje une nuk arrija me te degjoja frymemarrjen e tij.
U zgjova e zemra po me rrihte forte, mbulova koken se vazhdoja te ndjeja frike.
Kjo enderr e treguar nga nje vajze keto ditet e fundit me beri pershtypje se ndryshe nga endrrat e tjera te treguara ishte me e plote. Ka disa plane ne te cilat mund te shikohet dhe te mundesohet interpretimi i saj dhe me interesant eshte fakti qe tregohen dy momente te caktuara, ai para fjetjes dhe ai gjate fjetjes.
Duke e njohur ne vija te pergjithshme mire kete person, duke pasur disa informacione plus persa i perket jetes qe zhvillon, munda te krijoj nje tabllo te qarte per te mundesuar keshtu interpretimin e endrres se saj.
Ne njeren ane vlen per tu permendur fakti se kjo vajze ka kaluar nje periudhe kohe pasive si rezultat i ndenjes per nje kohe relativisht te gjate e paaktivizuar ne kushte shtepie ajo ne momente vetmie shfaq hera – heres nje ndjesi ankthi apo pse jo dhe frike, pasigurie. Vendi ku ajo jeton eshte nje Shtepi (vile) goxha e bollshme dhe ajo jeton ne njerin nga katet dhe te pakten gjate gjithe pjeses se dyte te dites ajo e kalon vetem ne dhomen e saj dhe per te kjo perben ne momente te caktuara nje rikthim te asaj frike te shkaktuar nga ajo qe quhet vetmi.
Nga ana tjeter vihet re mjaft qarte se sa pershtypje kishin lene skenat e atij filmi te frikshem tek kjo vajze, aq sa ne gjume ajo shikon nje enderr baza e se ciles e ka fillesen ne filmin e pare kohe me pare. Paralelizmat qe krijohen midis reales dhe sureales, zerat e te vdekurve te para ne skenen e nje filmi çfaredo dhe zhurma apo frymemarrja qe ajo percakton ne enderr shprehin mjaft qarte lidhjen e ngushte midis dy poleve te kunderta ku mes tyre qendron truri i njeriut, fantazia e te cilit ne momente te caktuara te ben te kuptosh se pertej asaj qe jetojme, ndjejme, prekim, ka nje bote tjeter po aq interesante dhe misterioze si ajo e endrrave.
Tema
Adler pohon se te gjithe ne kemi ndjenja inferioriteti: Fokusohuni tek vetja dhe identifikoni nje ndjenje inferioriteti ( biologjik ose psikologjik ). Si jeni perpjekur ta kompensoni ate? Çfare stili jete ka karakterizuar perpjekjet tuaja ne kompensimin e kesaj ndjenje?
Duke filluar qe nga mosha 5 – vjeçare e deri ne mbarim te shkolles 8 – vjeçare violina ishte bere vegla, lodra, pse jo dhe profesioni me i dashur i femijerise. Nga ana tjeter frekuentimi i nje shkolle muzike per kaq vite me kishte dhene nje dashuri te veçante perkundrejt muzikes ne teresi. Te gjithe idete e mija feminore ishin ne nje menyre apo ne nje tjeter te lidhura ngusht me muziken. Marrja pjese ne shume evenimente kulturore – artistike ne qytete te ndryshme bashke me orkestren ku beja pjese ne nje fare menyre me kishte shtuar ego time per te vazhduar ne kete drejtim edhe me tej. Mirepo mbas mbarimit te 8 – vjeçares me deshiren per te vazhduar edhe me tej ne kete fushe konkurova per violine ne Liceun Artistik bashke me moshataret e mi. Nuk munda te fitoj, kjo per shkak te burokracise qe ne ate kohe ishte me e eger se kurre, per shkak se asnje nga prinderit e mi nuk kishte mbaruar per art ne pergjithsi. Ndonese mu dha mundesia te futesha me shtesa kjo gje binte ndesh me deshiren dhe idete e mija. Atehere vazhdova ne nje shkolle te mesme te pergjithshme “Ismail Qemali” ku fillimi mu duk jasht mase i veshtire si me moshataret qe me rrethonin ashtu edhe me pjesen tjeter. Akoma ne vetvete ndjeja se nuk isha i plotesuar, mendoja per ato te cilet kishin fituar dhe brenda meje ndjeja nje lloj zymtesie. Me kalimin e kohes mora guximin qe paralelisht me shkollen te vazhdoja jo vetem me violinen por edhe kitaren ta mesoja fillimisht vete e me pas u futa ne nje kurs me Edison Mison. Ne spektaklet e ndryshme shkollore apo ne rinfeste mora pjese ne duete kitare – violine me nje mikun tim te vjeter e me vone formova nje band te vogel me te cilen kaluam neper disa spektakle apo evenimente te tjera kulturore. Suksesi, vrulli i deshiruar ne kete fushe me beri te fitoja shume me teper. Krijimi i teksteve, te muzikes ne nje moshe te atille me dha te kuptoja se ne te vertet nuk kisha humbur ate qe deshiroja por kisha fituar prej saj ne nje dimension tjeter me me shume aventura dhe eksperienca te volitshme.
Krijoni Kontakt