sigurisht qe nje zgjidhje eshte qe vjeren ta mbash sa me afer,dhe ta shikosh me syrin e shoqes dhe jo te vjerres.se kot sthon armikun beje mik....
sigurisht qe nje zgjidhje eshte qe vjeren ta mbash sa me afer,dhe ta shikosh me syrin e shoqes dhe jo te vjerres.se kot sthon armikun beje mik....
LOL 'armikun bëje mik' hahah sa kam qeshur ... cilin armik moj
Vjehrra (huh vetëm këtu po e përdor këtë fjalë, pak si e trashë më duket për përdorim të përgjithshëm, ashtu siç më duket fjala nuse) ... ka vëndin e saj. Sigurisht vëndin e mëmës sime s'ka për ta zënë, sepse nuk e di për ju të tjerat, po mëma ime i ka shoqet e rralla...
Unë mendoj se vetëm një ndjenjë duhet të egzistojë me patjetër dhe gjithmonë në një marrëdhënie të tillë - respekti. Nq se të dyja ruajnë respektin reciprok gjërat s'kanë për të shkuar kurrë keq. Sa për ato të larat e të tharrat, lërini budallallëqet...nq se jeni në nevojë kaq të madhe për pastruese, paguani dikë dhe u zgjidh ajo punë.
Haha vazhdoj të qesh, kjo temë duhet të kalojë tek humori me gjithë përgjigjet e dhëna më sipër...
Eh shume shpejt per te menduar per martesa!shumicen e femrave gjeja e pare qe i shqetson kur mendojne per martesen jane grindjet qe do kene me vjehrren,problemet qe do ju sjelli ne mardhenie me burrin.si do silleni?po ju djemt cpozicion do mbani ne kte rast?
Un besoj se po nuk respektova maman e ti, eshte njesoj ose dhe me keq se sa mos te respektoj ate vet. Kshu qe shpresoj se vjehrra ime do jet ne grua me karakter te mire qe do me bej ta adhuroj...si eshte mamaja e nje te njofurit tim pershembull
Menyra qe do me prezantoj i dashuri/fejuari tek prindrit e ti eshte e rendesishme. Gjithashtu dhe menyra qe do prezantoj un veten time eshte shume e rendesishme.
ncncnccn vetem nqs konsideron armik dhe burrin tend se ska mundesi.'armikun bëje mik'
Varet....Si do te sillej ajo me mua.Une kam detyre ta respektoj,por nese ajo nuk sillet mire me mua,do te perpiqem te kem nje distance me te.Te dashura nga larg.
tani po flasim per ato vjerra qe ste lene rehat,e qe vetem gricen.ju qe i keni te mira skeni pse nxeheni
s'ka vjerra te mira dhe vjerra te keqija.
ato jan femra qe jan thjesht xheloze per djemte e tyre.
po megjithate nje distance e keshillueshme do ishte nja 500 km .
"Mi dissero che per farla innamorare dovevo farla ridere. Ma ogni volta che ride, m'innamoro io."
Dihet qe njerezit behen pak me te bezdisur kur plaken. Ti qe je e re dhe ke durim ske pse te bezdisesh kaq shume nga ajo. Vjehrra ska pse mos te ket qef ty nese ti e trajton mire djalin e saj. Pra gjerat jan reciproke, por ne duhet te jemi pak me tolerante dhe sido qe te sillet ajo tepakten ta respektojm per moshen qe ka.tani po flasim per ato vjerra qe ste lene rehat,e qe vetem gricen.ju qe i keni te mira skeni pse nxeheni
per temen,
respekti ndaj vjehrres, qofte nga ana e mashkullit apo e femres, varet nga sa e do te birin/bijen e vjehrres.
Nese ke dashuri te sinqerte per partnerin, natyrshem lind respekti ndaj vjehrres.
Nese nje dikujt i peshtiroset apo urren vjehrren, duhet te ndalet pak e te rishikoje ndenjat ndaj burrit/gruas.
Ndryshuar për herë të fundit nga DI_ANA : 19-11-2007 më 12:53
personalisht do doja vjera me vjerin te rin ne shpi me vete.Le te jen afer me shpin time por ama kur un te bej llafe me burrin ata sdo futin hundet,etj etj
pastaj do i dua e do i respektoj aq sa do me duan ata edhe burri,se nje dit e ne do vijme ne vendin e tyre dhe un personalisht nuk do doja te ri me femijet e mi kur ata te martohen.Sekush te shikoje te miren e tij.
normale
"MY LOVE IS YOUR LOVE AND YOUR LOVE IS MY LOVE"
S'ka Receta Per Kete Pune.
cdo gje kalon, por sa e dhimbshme eshte ne momentin qe e perjeton
Shumica e njerëzve nuk kanë mendim të mirë për vjehrrat. Mos vallë ky mendim i keq ka shkaqe personale?
Tre janë arsyet që shkaktojnë marrëdhënie të tendosura midis bashkëshortëve dhe vjehrrës, megjithëse kjo e fundit sillet në mënyrë korrekte.
1- Nganjëherë vjehrra përfaqëson një model gruaje, të cilin nusja nuk mund ta arrijë dot.
2- Shpesh, burrat ose nuset ndiejnë se askush nuk i ka kuptuar dhe vlerësuar si duhet në fëmijërinë e tyre, prandaj e shohin vjehrrën si nënën e tyre që u bërtiste kur ishin të vegjël.
3- Një arsye tjetër e marrëdhënieve të tendosura me vjehrrën është prirja e bashkëshortëve pët t’ia vënë asaj fajin për çdo problem që ndodh midis tyre.
Por si duhet të jenë marrëdhëniet me vjehrrën? Burri dhe gruaja duhet ta kuptojnë se vjehrra ka disa të drejta, të cilat duhen respektuar. Ata duhet të mundohen ta kuptojnë atë dhe kushtet e saj psikologjike.
Prania e një personi të tretë i bën bashkëshortët që ta kenë më të vështirë që të shprehen lirisht me njëri-tjetrin për të kapërcyer ndonjë keqkuptim që kanë midis tyre midis tyre, gjë që po të ishin vetëm, mund ta bënin më lehtë. Megjithatë, i ftojmë të dyja palët (vjehrrat dhe bashkëshortët) që të kenë më shumë mirëkuptim, respekt dhe dashuri me njëri-tjetrin.
"Carpe Diem"
Krijoni Kontakt