Nga gazeta Shqiptare.
---------------------------------
Dėshmia e Avdul Banushit:
- "Zv /sekretari i Departamentit tė Shtetit pėr Ballkanin, Zhozef Shisko, i tha Vasil Gėrmenjit: Nuk ju ndihmojmė dot, ju jeni terroristė"
"Ja pse nuk na mbėshteti SHBA pėr rrėzimin e Enver Hoxhės" .
Dashnor Kaloēi
Nė pjesėn e parė tė kėtij shkrimi tė botuar nė numrin e sė dielės u njohėm me njė biografi tė shkurtėr tė Avdul Banushit, 75-vjeēarit qė dėshmon eksluzivisht pėr Gazetėn. Avduli u lind nė vitin 1927 nė fshatin Golem tė Gjirokastrės dhe gjatė viteve tė luftės ai u angazhua me rininė e Ballit Kombėtar nė qytetin e Durrėsit ku vazhdonte gjimnazin. Nė vitin 1943 ai u arrestua nga Gjermanėt dhe u dėrgua nė kamet e shfarosjes nė Prishtinė, Landsberger e Dakau, nga ku u lirua nė prillin e 1945-ės. Mė 20 tetor 1945 ai u kthye nė Shqipėri dhe pas pak ditėsh u arrestua nė fshatin e tij nė Golem, i akuzuar si agjent i anglo-amerikanėve dhe u dėnua me 18 vjet burg. Nė 1961 ai u lirua nga burgu dhe u internua nė qytetin e Fierit ku u arrestua pėrsėri dhe u izolua nė qelitė e Degės sė Brendshme, ku qė natėn e parė u arratis qė andej duke prerė hekurat me sharrė. Po atė natė ai u arratis pėr nė Greqi ku mė pas fitoi azilin politik dhe nė 1962 shkoi nė SHBA.
Zoti Avdul, si munde tė largoheshe nga Greqia pėr nė SHBA?
"Nė 10 dhjetor tė vitit 1961 nga Athina ku mė bėnė procedurat hetimore mė ēuan nė kampin e Llavrosit ku ndodheshin shumė emigrantė politikė nga vende tė ndryshme tė Evropės Lindore. Atje ishte njė komisjon i posaēėm qė merrej me kordinimin e tyre dhe nėpėrmjet atij komisioni unė fitova tė drejtėn pėr tė shkuar nė SHBA si azilant politik. Pas kėsaj mė 11 dhjetor 1961 u nisėm me njė anije nga Porti i Patras dhe mė 31 maj 1962 mbėrritėm nė New York"
Me ēfarė u morėt fillimisht nė SHBA?
"Nėpėrmjet disa miqve tė mij shqiptarė qė i kisha telefonuar mė parė nga Greqia u sistemova nė punė si kamarier dhe mė pas me ndihmėn e Profesor Stavro Skėndit pėrfundova shkollėn nė Robert Kolexh".
A u angazhuat nė partitė politike tė mėrgatės antikomuniste qė vepronte nė SHBA?
"Qė kur shkova atje pashė se mėrgata antikomuniste shqiptare ishte shumė e pėrēarė dhe kishte tre parti tė Ballit Kombėtar, tre tė Legalitetit dhe njė tė Bllokut Indipendent. Ndonėse pata shumė oferta nga krerėt e tyre pėr tė aderuar nė ato parti, si fillim unė qėndrova disi i mėnjanuar prej tyre".
A i ndiqje zhvillimet politike qė ndodhnin nė Botė e nė Shqipėri?
"Patjetėr, zhvillimet politike nė Botė dhe nė Shqipėri ndiqeshin me mjaft interes nga e gjithė mėrgata politike shqiptare. Nė janarin e vitit 1970 kur filluan nė Varshavė bisedimet amerikano-kineze, ne i pritėm me mjaft interes. Ky interes na u shtua sė tepėrmi nisur dhe nga fakti se qeveria shqiptare nuk e priti mirė atė lajm dhe ishte tepėr e shqetėsuar pėr ē'ka po ndodhte me Kinėn, qė e kishte tė vetmin shtet mik ku mbėshtetej. Pas kėsaj nė mes Shqipėrisė e Kinės nisėn kontraditat e para, gjė e cila nė atė kohė dukej se i interesonte edhe amerikanėve".
Ku e shikonte mėrgata politike shqiptare interesin konkret nė bisedimet amerikano-kineze?
"Kur nisėn ato bisedime ishte mė se e natyrshme se nuk mund tė mos kishte njė rishikim tė politikės amerikane edhe ndaj Shqipėrisė, prandaj mėrgata politike shqiptare i ndiqte me mjaft shqetėsim ato zhvillime".
Ku konsistoi realisht rishikimi i politikės amerikane ndaj Shqipėrisė, pas kontraditave tė saj tė para me Kinėn?
"Hapi i parė qė ndėrmori qeveria amerikane, ishte veprimi pėr tė shpėrndarė Komitetin "Shqipėria e Lirė". Nga shumė prej nesh ky veprim u keqkuptua, por ai ishte njė hap i zgjuar i SHBA-sė pėr pėrmirėsimin e mardhėnieve me Tiranėn. Por Enver Hoxha ishte tepėr kokėfortė, ai jo vetėm qė nuk kishte ndėrmėnd tė pėrmirsonte mardhėniet me SHBA-nė, por u pėrkundrazi, u acarua dhe me Kinėn qė po i afrohej Amerikės. Si rezultat i kėtij qėndrim qė mbajti Tirana, amerikanėt kundėrvepruan duke rinjohur Komitetin "Shqipėria e Lirė" dhe duke e financuan atė. Pas kėsaj pati njė ripėrtėritje tė tė gjithė organizatave qė pėrbėnin atė Komitet dhe qeveria amerikane duke e njohur si tė vetmin pėrfaqėsues tė emigracionit antikomunist nė Botėn Perendimore, e pėrkrau atė dhe politikisht".
Pas rinjohjes sė Komitetit "Shqipėria e Lirė", ēfarė hapash ndėrmori ai?
Me rinjohjen e Komitetit, ish-Kryetari i saj Dr. Rexhep Krasniqi, Prof. Vasil Gėrmenji, ish- zv / kryetar i Komitetit "Evropa e Robėruar" dhe disa tė tjerė vendosėn qė tė krijonin organizatėn "Fronti i Rezistencės Antikomuniste Shqiptare", e cila kuptohet do tė ishte ilegale. Pas kėtij vendimi u muarėn kontakt (me telefona e fax) me disa grupe emigrantėsh shqiptarė nė SHBA, Francė, Bruksel, Romė etj, tė cilėt pranuan tė antarsoheshin aty dhe filluan krijimin e komisjoneve".
Pse do krijohej nė mėnyrė ilegale kjo organizatė?
"Organizata ishte ilegale sepse pėr tė qenė legale duhej marrė leja e nevojshme nė bazė tė programit qė paraqisje. Pėr ta bėrė atė legale, Prof. Vasil Gėrmenji shkoi nė Uashington dhe takoi zv / Sekretarin e Departamentit tė Shtetit pėr Ballkanin z. Zhozef Shisko, tė cilit i parashtroi planin e organizatės. Z Shisko i tha Gėrmenjit qė hė pėr hė nuk duhej bėrė asnjė veprim. Nė atė takim merrte pjesė dhe Majori Tomas Smith i ngarkuar me emigracionin antikomunist shqiptar, i cili e dinte mjaft mirė gjuhėn shqipe dhe e fliste nė dialektin shkodran. Ai kishte jetuar disa vjet nė Shqipėri pasi babai i tij kishte qenė konsull nė Shkodėr, nė kohėn e Zogut. Z. Smith i tha Vasilit se organizata qė kishin krijuar nuk kishte asnjė platformė politike dhe ishte organizatė terroriste. Dhe si e tillė ajo nuk mund tė pranohej as pėr parti politike, sepse ishte Front, nga qė kishte katėr parti tė tjera brenda".
Po pas refuzimit pėr njohjen e "Frontit tė Rezistencės" si u veprua nga krerėt e saj?
"Edhe pse autoritetet amerikane nuk pranuan ta njihnin "Frontin e Rezistencės" ajo e vazhdoi aktivitetin e saj nė mėnyrė ilegale. Hapi i parė ishte organizimi i mbledhjes sė pesė partive shqiptare nė Madrid tė Spanjės nė vitin 1972. Kjo gjė u muar pėrsipėr nga Leka Zogu, i cili ndėrhyri tek shoku i tij i shkollės Princi trashėgimtar Huan Karlos, qė ai tė bisedonte me Gjeneralin Franko. Nė takimin e dytė qė pati Leka Zogu me Princin Huan Karlos, ai e pyeti se sa emigrantė shqiptarė ndodheshin jashtė Shqipėrisė. Leka iu pėrgjigj se qė nga 1944-ra e deri nė atė kohė nė gjithė Perėndimin duhet tė ishin 15.000 vetė tė arratisur. Pas kėsaj Lekės iu dha e drejta qė nė gushtin e vitit 1972, tė bėnte njė mbledhje nė Madrid me tė gjithė krerėt e partive politike shqiptare nė Perėndim".
Kush mori pjesė nė atė mbledhje dhe ēfarė dini rreth saj?
"Me sa mė kujtohet ajo mbledhje u mbajt nė korrik tė vitit 1972. Partia e Ballit Kombėtar u pėrfaqėsua me Prof. Vasil Gėrmenjin, Hasan Dosti i Partisė Balli Kombėtar Agrar, dėrgoi zv / e tij Petraq Ktonėn, Legaliteti dėrgoi Fuat Myftinė, "Blloku Indipendent" Ismail Vėrlacin e Ndue Pjetėr Gjomarkajn, Balli Kombėtar i Ali Kėlcyrės dėrgoi juristin Halim Begeja, ndėrsa Partia e Ballit tė Abaz Ermenjit mė duket se u pėrfaqėsua nga vetė Ermenji. Aty u diskutua mundėsia e bashkimit tė kėtyre partive nė njė front tė pėrbashkėt dhe krijimi i njė qeverie demokratike nė emigracion. Kjo qeveri do tė ishte e tipit perendimor dhe do tė udhėhiqte tė gjitha veprimet pėr pėrmbysjen e qeverisė komuniste tė Enver Hoxhės. Nga sa mė pati treguar Vasil Gėrmenji, gjatė mbledhjes dikush propozoi qė nė krye tė forcave tė armatosura qė do tė zbarkonin nė Shqipėri, tė vihej Leka Zogu, meqėnse ai kishte mbaruar shkollat ushtarake. Mirpo ky propozim u kėndėrshtua nga njėri prej eksponentėve ballistė dhe si pėrfundim mbledhja dėshtoi. I gjithė problemi i krerėve antikomunistė shqiptarė qė solli dhe pėrēarjen ndėrmjet tyre, ishte se kush do tė merrte timonin e Frontit tė Bashkuar kur tė rrėzohej Enver Hoxha".
Ē'u bė pas dėshtimit tė asaj mbledhje, a pati tentativa pėr t'u bashkuar pėrsėri?
"Nė fund tė mbledhjes sė Madridit, Vasil Gėrmenji propozoi qė tė zhvilloheshin pėrsėri tratativa qė tė arrihej marrveshja dhe mbledhja tė zhvillohej nė selinė e Komitetit "Shqipėria e Lirė" (Manhaten, 34 rrugėt Leksiton Aveny) nė New York, ku ne kishim katėr zyra qė ishin trashėguar qė nga viti 1949 prej Mithat Frashėrit. Nė atė mbledhje qė drejtohej nga Vasil Gėrmenjit, Stavro Skėndi, Rakip Frashėri, Dr.Hamdi Uruēi, Athanas Gega etj, mora pjesė dhe unė. Aty u shpall krijimi i organizatės "Fronti i Rezistencės Antikomuniste Shqiptare" dhe u vendos qė tė mbahej njė tubim i madh ku tė merrnin pjesė tė gjithė ata qė ishin tė gatshėm tė luftonin pėr rrėzimin e diktaturės komuniste tė Enver Hoxhės. Pas kėsaj nė shtatorin e vitit 1973 u mbajt njė mbledhje tjetėr shumė mė e zgjeruar ku me propozimin e Dr. Rexhep Krasniqit, kryetar i "Frontit tė Rezistencės" u zgjodh Vasi Gėrmenji, ndėrsa zėvėndės i tij Stavro Skėndi. Si kėshilltar tė tyre Krasniqi propozoi vetėn e tij e Rakip Frashėrin, ndėrsa mua mė propozoi sekretar organizativ tė asaj organizate. Pas zgjedhjes sonė u zgjodhėn dhe nėntė sekretarė organizativ lokalė me banim nė shtete tė ndryshme tė SHBA -sė ku banonin shumė shqiptarė. Dy sekretarė tė tjerė do tė ishin nė Kanada dhe shtatė tė tjerė nė shtetet e ndryshme tė Europės ku kishte mjaftė emigrantė politikė shqiptarė".
Ēfarė vendimesh u morėn nė atė mbledhje?
"Komiteti i porasaformuar vendosi tė nxirrte njė gazetė dhe njė revistė javore si dhe u vendosėn shtatė numra telefonikė sekretė tė paregjistruar nė librin pėrkatės. Tė gjithė ata qė ishin nė mbledhje pranuan dhe lėshuan nga njė deklaratė me shkrim se ishin tė gatshėm tė antarsoheshin nė "Frontin e Rezistencės". Nė tetor tė vitit 1973 u mblodh kryesia e organiztės e cila vendosi pėrgatitjen e njė programi provizor dhe rregulloren e cila parashikonte njė displinė tė fortė nė rradhėt e antarėve tė grupit. Po nė atė mbledhje u vendos qė tė krijoheshin dy grupe me nga pesė vetė secili, qė do tė zbarkonin me misione tė fshehta nė Shqipėri. Personat qė do tė merrnin pjesė nė kėto grupe duhej tė ishin njerzit mė besnikė tė "Frontit tė Rezistencės".
A u legalizua nga qeveria amerikane "Fronti i Rezistencės" dhe ēfarė misionesh do tė kryenin grupet qė do hynin nė Shqipėri?
"Jo, ajo vazhdonte tė ishte ilegale, sepse amerikanėt i mbaheshin asaj qė i kishin thėnė Vasil Gėrmenjit nė Departamentin e Shtetit, ndėrsa misioni qė do tė kryenin kėto grupe kur tė futeshin ilegalisht nė Shqipėri, do tė ishte: krijimi i bazave antikomuniste, takimet me njerzit e pakėnaqur nga pushteti komunist i Enver Hoxhės, shpėrndarja e materialeve propagandistike me frymė antikomuniste qė ishin shtypur mė parė nė SHBA, si dhe krijimi i disa bazave tepėr tė sigurta pėr ata qė do tė hynin nė pėrbėrje tė grupeve nė Shqipėri. Me njė fjalė thelbi i gjithė misioneve qė do tė hynin nė Shqipėri ishte qė ne tė shikonim gjėndjen reale nė vėnd, mundėsisht nga Jugu nė Veri, pėr tė kontaktuar me familjet e goditura dhe tė pakėnaqura nga regjimi komunist i Enver Hoxhės. Kjo do tė bėhej nė mėnyrė qė ne t'ju jepnim atyre shpresė dhe t'i pėrgatisnim moralisht pėr ndryshimin e situatės nė vėnd. Duke ndjekur nga brenda situatėn ne do tė krijonim njė tablo mė tė plotė nėse ishin krijuar kushtet pėr tė ndėrhyrė nga jashtė. Kėto misione do tė kishin karakter tepėr sekret dhe ato nuk mund t'i dinin antarėt e thjeshtė tė organizatės, pėr to do tė kishin dijeni vetėm kuadrot kryesor tė zgjedhur tė saj. Po kėshtu edhe organizatat apo grupet e ndryshme qė do tė krijoheshin nė Shqipėri, nuk do tė kishin lidhje e njohje me njera tjetrėn, me pėrjashtim tė kryetarėve tė grupeve. E gjitha kjo bėhej me qėllim qė tė ruhej jeta e atyre qė ishin nė Shqipėri, sepse regjimi komunist i Enver Hoxhės me anė tė Sigurimit tė Shtetit kishte agjentėt e vet kudo, si brenda ashtu dhe nė Perėndim ku ishim ne".
(vijon nesėr)
----------------------------
Aty thuhet mes tjerash....
"Nė 1961 ai u lirua nga burgu dhe u internua nė qytetin e Fierit ku u arrestua pėrsėri dhe u izolua nė qelitė e Degės sė Brendshme, ku qė natėn e parė u arratis qė andej duke prerė hekurat me sharrė. Po atė natė ai u arratis pėr nė Greqi ku mė pas fitoi azilin politik dhe nė 1962 shkoi nė SHBA."
E paskan len ne qeli me sharr hekuri te ngratin Abdyl...hahaha qerrata plak..O Abdyl vazhdo filmat se nuku i hame na keto **** ulliri..po ti vazhdo genje ca se genjen bukur o derman..
Krijoni Kontakt