Ringrihet shtėpia muze e Mihal Gramenos
A.Mile
Ndėrsa ėshtė duke pėrjetuar grahmat e fundit tė jetės dhe ėshtė kthyer nė njė grumbull trarėsh e dėrrasash tė kalbura, qė zor se tė japin pėrshtypjen e njė shtėpie, e aq mė tepėr muze, vjen lajmi i mirė i restaurimit. Mes disa ēėshtjesh, tė diskutuara nė mbledhjen e fundit tė Kėshillit Kombėtar tė Restaurimeve, kryetar i tė cilit ėshtė ministri i Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Blendi Klosi, ėshtė diskutuar rimėkėmbja e shtėpisė muze tė patriotit Mihal Grameno, nė qytetin e Korēės. Mėsohet se punimet pėr ringritjen e kėsaj shtėpie shekullore, do tė financohen nga vetė pronarėt qė kanė trashėguar kėtė objekt, tė cilėt kanė menduar qė tė ngrenė aty edhe njė aktivitet privat. Por duke qenė se ky objekt ėshtė i pėrfshirė nė listėn e trashėgimisė kulturore, u vendos qė punimet nė tė, tė kryhen prej specialistėve tė Institutit tė Monumenteve tė Kulturės, me qėllim qė tė ruhen karakteristikat arkitekturore ekzistuese dhe tradita korēare nė strukturėn e ndėrtimit tė kėtij objekti. Pas pėrfundimit, nė disa prej ambienteve tė saj, do tė vendosen sėrish objektet muzeale, qė ruheshin nė shtėpinė e luftėtarit dhe poetit Grameno, pėr tė pritur edhe njėherė vizitorė.
Krijoni Kontakt