Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 15 prej 15

Tema: Euro

  1. #1
    i larguar
    Anėtarėsuar
    16-11-2002
    Postime
    1,084
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Euro

    HISTORIA E EURO-s

    Anėtare tė eurozonės janė 12 nga 15 shtetet e BE-sė (Gjermania, Franca, Italia, Spanja, Portugalia, Belgjika, Luksemburgu, Hollanda, Austria, Finlanda, Greqia dhe Irlanda).

    Mė 1 janar 2002 euro-ja zėvendėsoi monedhat e vjetra kombėtare. Siē tregon grafiku, vlera e monedhave evropiane gjithmonė ka lėvizur nė krahasim me dollarin, madje edhe gjatė kohės kur janė zhvilluar debate rreth euros.

    Lindja e Sistemit Monetar Evropian

    Ishte kriza ekonomike e viteve 1970 qė ēoi nė planet e para pėr njė monedhė tė vetme.

    U braktis sistemi i vlerave tė fiksuara tė kėmbimit tė lidhura me dollarin amerikan.

    Udhėheqėsit evropianė ranė dakord tė krijonin njė sistem zinxhir monedhash, qė lidhte monedhat evropiane me njėra-tjetrėn.

    Por sistemi menjėherė iu vu nėn presionin e dollarit tė fuqishėm, duke iu hapur probleme vendeve evropiane me ekonomi mė tė dobėt.

    Marrėveshja e Plaza-s

    Nė vitet 1980-tė dollari u forcua shumė. Pėrqindjet amerikane tė interesit ishin shumė tė larta. Shkak pėr kėtė ishte njė mosmarrėsheje midis administratės sė Reganit dhe bankės qėndrore amerikane lidhur me madhėsinė e defiēitit buxhetor. Nė vitin 1986 vendet kryesore industriale tė botės ranė dakort qė tė veprojnė pėr tė ulur vlerėn e dollarit. Marrėveshja e suksesshme u arrit nė hotelin Plaza tė Nju Jorkut.

    Traktati i Mastrihtit

    Mė 1991, 15 anėtarėt e Bashkimit Evropian, qė u takuan nė qytetin hollandez tė Mastrihtit, ranė dakord tė krijonin njė monedhė tė vetme nė kuadrin e pėrpjekjeve pėr Bashkim Ekonomik dhe Monetar.

    U vendosėn kritere tė rrepta pėr anėtarėsim, ku pėrfshiheshin edhe objektivat pėr inflacionin, pėrqindjet e interesit dhe defiēitet buxhetore.

    U themelua njė Bankė Qėndrore Evropiane pėr tė pėrcaktuar pėrqindjet e interesit. Britania dhe Danimarka vendosėn tė mbeten jashtė kėtyre planeve.

    Kriza e MVK-sė

    Mekanizmi i Vlerės sė Kėmbimit - i krijuar mė 1979 - shėrbente pėr tė ruajtur qėndrueshmėrinė e vlerave tė monedhave evropiane.

    Por frika se votuesit mund tė refuzonin traktatin e Mastrihtit, bėri qė spekulatorėt e valutave tė vinin nė shėnjestėr monedhat mė tė dobėta.

    Nė shtator 1992 Britania e Madhe dhe shtetet e tjera tė BE-sė u detyruan tė zhvleftėsonin monedhat e tyre. Vetėm franga franceze arriti tė mbrohej me sukses nga spekulatorėt.

    Kriza aziatike

    Turbullirat nė tregjet e monedhave aziatike filluan nė korrik 1997 nė Tajlandė dhe u pėrhapėn me shpejtėsi anekėnd ekonomive kryesore aziatike, duke pėrfshirė edhe ekonomitė e Rusisė dhe Brazilit.

    Huadhėnėsit e jashtėm tėrhoqėn fondet e tyre nga frika e njė krize globale financiare, si pasojė e sė cilės u forcua dollari.

    Shumė shtete tė BE-sė po hasnin nė vėshtirėsi nė pėrpjekjen e tyre pėr tė shkurtuar defiēitet buxhetore me qėllim qė tė plotėsonin kriteret pėr anėtarėsim.

    Futja e EURO-s nė zbatim

    Euro-ja u fut nė zbatim mė 1 janar 1999 si monedhė elektronike, qė pėrdorej nga bankat, kėmbyesit e huaj, firmat e mėdha dhe bursat.

    Banka e re Qėndrore Evropiane vendosi pėrqindjet e interesit pėr mbarė eurozonėn.

    Por pasiguria lidhur me politikėn e saj dhe mosmarrėveshjet publike midis qeverive anėtare e dobėsuan vlerėn e euro-s nė tregjet e jashtme tė kėmbimit.

    Ndėrhyrja e Bankės Qendrore

    Vetėm pas 20 muajsh euro-ja kishte humbur afro 30% tė vlerės nė krahasim me dollarin. Banka Qėndrore Evropiane dhe bankat e tjera qėndrore bashkuan forcat mė nė fund pėr tė shtuar vlerėn e saj.

    Ky hap ndihmoi qė nėn euro-n tė vendoset njė dysheme - por ajo ende nuk e ka rimarrė vlerėn e saj. Njė euro e dobėt ndihmonte eksportet evropiane, por minonte besimin tek monedha dhe ushqente presionet inflacioniste.

    11.09.2001

    Sulmi nė Nju Jork, qė synonte dėmtimin e qendrės kryesore financiare botėrore, vuri nė provė tregjet valutore. Paratė ju larguan lidhjeve me dollarin dhe shkuan drejt monedhave tė sigurta si franga zvicerane dhe pėr herė tė parė edhe tek euro. Bankat qwndrore bėnė pėrpjekje tė qetėsonin tregjet dhe ulėn pėrqindjet e interesit anekėnd globit. Shumė vėzhgues besojnė se kjo mund tė ketė shėnuar pjekurinė e euro-s si valutė ndėrkombėtare.


    BBC
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga StterollA : 06-05-2004 mė 14:27

  2. #2
    i larguar
    Anėtarėsuar
    16-11-2002
    Postime
    1,084
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Paratė me vlerė tė madhe


    500 euro
    Pėrmasat: 160 x 82mm
    Ngjyra: e purpurt


    Kartmonedha me vlerė 500 euro (rreth 470 dollarė) ėshtė kartmonedha me vlerėn mė tė madhe nga tė gjitha - dhe jo tė gjithė janė tė kėnaqur me kėtė. Kartmonedhat me vlerė tė madhe mund tė lėvizen lehtėsisht dhe euro mund tė bėhet monedha e preferueshme pėr ata qė i bėjnė bisht pagimit tė taksava dhe qė duan tė pastrojnė para.

    Me njė milion dollarė nuk mund tė blesh aq drogė sa blije mė parė, por me kartmonedhat 100-dollarėshe mund tė mbushėsh njė valixhe tė madhe. Po ta shkėmbesh kėtė sasi me kartmonedha 500-euroshe, ajo sasi parash mund tė futet nė njė ēantė tė madhe.

    Megjithatė, nė disa vende tė eurozonės, si Austria, Belgjika dhe Hollanda, konsumatorėt janė mėsuar me monedha me vlera tė mėdha. Pėr shembull, vlerėsohet se kartmonedhat 1000-markėshe tė Gjermanisė pėrbėjnė deri njė tė tretėn e parave nė qarkullim nė kėtė vend.

    Banka Qėndrore Evropiane thotė se nuk mund tė arrish ndonjė gjė duke racionuar kartmonedhat me vlerė tė madhe; kriminelėt thjesht do t'i ktheheshin kartmonedhave me vlerė mė tė vogėl apo do tė kalonin nė monedha tė huaja, pėr shembull, duke pėrdorur kartmonedhėn 1000-frangėshe zvicerane
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  3. #3
    i larguar
    Anėtarėsuar
    16-11-2002
    Postime
    1,084
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Ekzagjerim me urat?




    200 euro
    Pėrmasat: 153 x 82 mm
    Ngjyra: E verdhė - kafe
    100 euro
    Pėrmasat: 147 x 82 mm
    Ngjyra: E gjelbert


    Nė dhjetor tė vitit 1996 Instituti Monetar Evropian, pararendėsi i Bankės Qendrore Evropiane, publikoi modelet fituese pėr kartmonedhat e reja evropiane. Artisti fitues ishte njė austriak, Robert Kalina, kartmonedhat e tė cilit paraqisnin shtatė epokat e zhvillimit evropian.

    Kartmonedha 5-euroshe ėshtė klasike, kartmonedha 10-euroshe romaneske, kartmonedha 20-euroshe gotike, kartmonedha 50-euroshe paraqet Rilindjen, kartmonedha 100-euroshe mishėron stilin barok dhe rokoko, kartmonedha 200-euroshe "epokėn e arkitekturės sė hekurit dhe qelqit" dhe kartmonedha 500-euroshe simbolizon arkitekturėn moderne tė shekullit tė 20-tė.

    Faqja e parė e kartmonedhave euro paraqet dritare dhe porta, ndėrsa faqet e pasme karakterizohet me figura urash tė stilizuara rishtazi.

    Por njė vėshtrim nga afėr i urave tė zotit Kalina zbuloi se figurat ishin marrė plotėsisht nga njė manual standart pėr kėtė ēėshtje, 'Urat - 300 vjet sfidė ndaj natyrės'.

    Kartmonedha 50-euroshe, pėr shembull, paraqiste urėn Rialto nė Venecia dhe kartmonedha 500-euroshe tregonte Urėn e Normandisė. Mė turpėrues ishte fakti se banknota 5-euroshe tregonte njė pamje tė njė ure tė lashtė tė lėvizshme nė Indi. Tani figurat janė ripunuar
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  4. #4
    i larguar
    Anėtarėsuar
    16-11-2002
    Postime
    1,084
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Falsifikuesit




    50 euro
    Pėrmasat: 140 x 77 mm
    Ngjyra: Portokalli
    20 euro
    Pėrmasat: 133 x 77 mm
    Ngjyra: Blu


    Kudo dhe kurdo qė bėhet njė reformė e monedhės, ka falsifikime. Falsifikuesit, me mashtrime, i morėn para njerėzve naivė kur Britania kaloi nė sistemin dhjetor tė parasė; e njėjta gjė ndodhi edhe kur Gjermania futi kartmonedha tė reja nė vitet 1980-tė.

    Pėr tė goditur mashtrimin dhe falsifikimet, qeveritė e vendeve tė Bashkimit Evropian kanė krijuar Europol-in, njė forcė policore ndėrvendore. Megjithatė, forca policore evropiane ėshtė e vogėl. Deri nė vitin 2003

    Europol-i do tė ketė rreth 350 oficerė. Europol-i nuk ėshtė njė FBI evropiane, por nė luftėn e tij kundėr krimit do tė mbėshtetet nė qeveritė e veēanta dhe policitė kombėtare.

    Kriminelėt do tė donin qė tė fusnin nė publik paratė e tyre tė falsifikuara para se njerėzit tė ishin mėsuar me paratė e vėrteta, dhe Komisioni Evropian ėshtė i shqetėsuar se ndonjė veprim i tillė mund tė vėshtirėsojė sė tepėrmi pranimin e monedhės sė re.

    Por Banka Qendrore Evropiane ka filluar njė fushatė tė madhe pėr ta pėrgatitur publikun pėr euro-n, dhe thotė se kartmonedhat e saj kanė disa prej elementeve mė tė pėrparuara tė sigurisė qė ekzistojnė.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  5. #5
    i larguar
    Anėtarėsuar
    16-11-2002
    Postime
    1,084
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Mali i monedhave euro




    Diametri: 25,75 mm
    Pesha: 8,5 gr
    1 euro
    Diametri: 23,25 mm
    Pesha 7,5 gr


    Monedhat pėrbėjnė problemin mė tė madh. Qeveria hollandeze, pėr shembull, vlerėson se do tė duhet qė 250 kamionė njėtonėsh tė bėjnė 8000 udhėtime pėr tė shpėrndarė sasinė e saj sa njė mal prej 1,5 miliard monedhash euro.

    Gjermania ka 20 miliardė monedha pėr tė shpėrndarė. Por Banka Qėndrore Evropiane ka pasur mundėsinė tė nxjerrė mėsime nga njė kalim prej njė paraje nė njė tjetėr, kur Gjermania Lindore hodhi tej paranė e saj pėr tė pėrdorur markėn e Gjermanisė Perėndimore pak kohė para ribashkimit tė tė dy vendeve.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  6. #6
    i larguar
    Anėtarėsuar
    16-11-2002
    Postime
    1,084
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Probleme me monedhat e vogla


    Njė euro ka 100 qindarka (cents), qė vjen nga fjala latinisht njėqind. Por prodhimi i tė gjithė monedhave euro dhe qindarkave nuk ka kaluar pa probleme.

    Nė disa vende prodhimi i monedhave u desh tė ndėrpritej pas zbulimit tė defekteve nė figurat apo pas problemeve me format.

    Monedha e parė zyrtare euro u prodhua nė maj tė vitit 1998 nė Bordo. Francezėt donin tė ishin nė krye nė prodhimin e pjesės sė tyre prej 7,5 miliard monedhash tė reja.

    Megjithatė ata e ekzagjeruan pak kur braktisėn pamjen origjinale tė monedhės. Nė fund francezėt u detyruan t'i shkrijnė pėrsėri nėntė milion monedhat 10-qindarkėshe me njė kosto prej disa qindra mijra dollarėsh.

    Edhe Gjermania hasi nė probleme. Cepat e 12 yjeve rreth anės sė monedhave euro vėshtronin nė drejtimin e gabuar dhe pas njė 'vlerėsimi artistik' prodhimi u ndal. Sipas planeve origjinale si kartmonedhat, ashtu edhe monedhat, duhet tė paraqisnin tė paktėn disa simbole kombėtare.

    Pėr tė shmangur konfuzionin mė nė fund u vendos pėr tė pėrdorur tė njėjtėn figurė pėr tė gjitha kartmonedhat nė tė gjithė eurozonėn. Por monedhat do tė kenė njė pamje tė parė evropiane dhe tė pasme 'kombėtare'. Pavarėsisht nga pamja kombėtare, monedhat euro mund tė pėrdoren nė tė gjithė eurozonėn.

    Ēdo vend i eurozonės mund tė vendosė se ēfarė simboli kombėtar dėshiron tė paraqesė nė pjesėn e pasme tė monedhave euro dhe qindarkave "tė saj". Irlanda, pėr shembull, paraqet harpėn irlandeze, Spanja ka vėnė njė portret tė mbretit, hollandezėt paraqesin mbretėreshėn e tyre, Italia ka vendosur vizatime klasike nga Leonardo da Vinēi dhe tė tjerė, Franca ka vėnė Marianėn dhe Gjermania shqiponjėn e Portėn e Brandenburgut.

  7. #7
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    30
    Postime
    11,981
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Ndėrmjet entuziazmit dhe dyshimit. Paketat startuese tė monedhės sė re.

    Nė 1. janar tė vitit 2007, Sllovenia ėshtė anėtare e zonės sė Euros, duke u bėrė kėshtu vendi i 13-tė qė pėrdor valutėn evropiane. Pėr dy javė sllovenėt mund tė paguajnė paralelisht me monedhėn e vjetėr, tolar-in, pastaj do tė pranohet vetėm euroja. 450.000 paketa startuese, qeska tė vogla me euro dhe cent nė vlerė tė 12 eurove dhe 52 cent, pėrgatiti Banka kombėtare sllovene pėr periudhėn e ndėrrimit tė viteve, por vetėm pas pak orėsh, nuk kishte mė asnjė paketė nė sportelet e bankės nė Lubjanė.

    Kjo mund tė kuptohet si njė shenjė e madhe interesi ndaj monedhės sė re, por po t'i pyesėsh sllovenėt pėr kėtė ata pėrgjigjen me shumė rezerva: "Disa janė mjaft entuziastė, disa skeptikė, shumica e shohin si unė realisht: do tė kemi njė monedhė tė re dhe pikė. Ndoshta do tė rriten ēmimet, por kjo nuk ka tė bėjė patjetėr me euron." Nada Serajnik Sraka drejton fushatėn e informimit pėr euron tė qeverisė sllovene. Atė e ēudit fakti qė bashkėkombasit e saj nuk kanė ndonjė entuziazėm tė madh ndaj euros, si gjermanėt para disa vitesh: "Mė shumė se 80% e qytetarėve e njohin euron. Sllovenėt udhėtojnė shumė, janė tregtarė tė mirė, pėr kėtė arsye shumė vetė kanė euro nė kuletat e tyre. Ėshtė ndryshe krahasuar me periudhėn para pesė vitesh nė Gjermani, Francė, apo Itali."

    Nė linjėn telefonike tė informimit studentja e politikės, Anja sė bashku me koleget e saj i pėrgjigjet me shume durim pyetjeve tė qytetarėve. Pėr shembull, sa kohė do tė ekzistojė ende tolari, tė cilin sllovenėt e futėn si monedhė vetėm para 15 vitesh. Pėrgjigja: Deri nė 15 janar. Disa madje kanė ende nė kokė valutat e vjetra: "Shumė i bėjnė llogaritė ende nė dinarė, valutėn e vjetėr jugosllave apo nė marka gjermane. Ka qė i kanė kursimet nė marka gjermane, pėr kėtė arsye atyre ju duhet qė tė kthejnė fillimisht euron nė marka, pėr tė kuptuar sa kanė." Ndryshimi i ēmimeve nga euro nė marka ishte i thjeshtė, me rregullin 1:2 Me tolarin ėshtė ėshtė mė e vėshtirė.

    239, 64 tolar bėjnė 1.euro.

    Kėshtu njė 1. milionėsh zvogėlohet shumė shpejt, nė 4173 euro. Shqetėsimi, qė euroja mund tė shkaktojė rritjen e ēmimeve ekziston edhe nė Slloveni, madje ai nuk ėshtė edhe aq i pabazuar. Drejtuesja e fushatės informuese, ka megjithatė besim se nuk do tė shfrytėzohet edhe aq faza e ndėrrimit tė ēmimeve pėr sharlatanizėm:

    "Ėshtė e mundur qė ēmimet nė disa raste do tė rriten. Ajo mund tė bėjmė ne ėshtė qė tė bėhemi sa mė tė ndėrgjegjshėm pėr kėtė. Qė nga marsi ēmimet janė tė shėnuara dyfish. nė euro dhe tolar. Prej 1 janarit do tė jetė ndryshe, mė dukshėm do tė tregohen ēmimet nė euro dhe mė tė vogla ato nė tolar. Kjo pėrgjatė njė viti dhe nė kėtė mėnyrė ne bėjmė transparent zhvillimin e ēmimeve. Studentja Anja e linjės telefonike tė informimit dėshiron tė ruajė disa tolarė si kujtim, megjithėse ndarja nga tolari pėr atė nuk
    ėshtė aq e vėshtirė si pėr gjermanėt para pesė vitesh:

    "Jo nuk ėshtė si nė Gjermani. Ne kemi pasur kaq shumė valuta. Unė akoma nuk jam bėrė 23 dhe kam pėrjetuar katėr valuta tė ndryshme. Pėrfytyrojeni si mund tė ndjehet gjyshja ime. Madje ka njerėz qė pyesin se kur do tė vijė valuta tjetėr pas euros. Por ne shpresojmė qė kjo ėshtė vėrtet valuta e fundit."
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #8
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    30
    Postime
    11,981
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Euro "ēmend" sllovenėt

    Rritja e menjėhershme e ēmimeve frikėson qytetarėt

    Shoqata e Konsumatorėve nė Slloveni, ka bėrė tė ditur se njė rritje e pėrgjithshme ēmimesh ėshtė regjistruar nė vend, ndėrsa bizneset rifilluan punėn pėr kėtė vit tė ri dhe gjithēka tani vėrtitet rreth euros. "Kemi marrė shumė ankesa qė nga 1 janari", thotė Breda Kutin, nga shoqata e konsumatorėve sllovenė. Ajo tha se ankesat mė tė shumta lidheshin me rritjen e ēmimeve nė sektorin e shėrbimeve. Sllovenia, ish-pjesė e Jugosllavisė komuniste, u bė kėshtu vendi i 13-tė anėtar i Bashkimit Evropian qė i bashkohet eurozonės.

    Komisioni Evropian nė anėn tjetėr tha tė premten se kalimi i Sllovenisė nė eurozonė po ecėn ashtu siē pritej, me ritme tė shpejta e tė kėnaqshme. Komisioni tha se rreth 40 pėr qind e monedhės sė vjetėr sllovene, tolarit, ėshtė larguar nga qarkullimi dhe konvertimi nė euro vazhdon. Sllovenia iu bashkua eurozonės mė 1 janar, duke zėvendėsuar tolarin e saj 15-vjeēar me euron. Njė euro ėshtė ekuivalente me 239,64 tolarė sllovenė. "Ēmimet e kafes, ēajit dhe ushqimeve tė tjera janė rritur nė tė gjithė Slloveninė", tha Breda Kutin, nga shoqata e konsumatorėve. Ajo shtoi se shoqata deri mė tani kishte marrė mė shumė se 500 ankesa tė konsumatorėve, nė lidhje me rritjen e ēmimeve nė restorante dhe nė lokale tė ndryshme nėpėr tė gjithė vendin.

    "Rritja e ēmimeve nuk ėshtė njė lėvizje e mirė nė termat afatgjata, pėr sa kohė qė ky ndryshim nuk pasohet edhe me rritjen e tė ardhurave tė qytetarėve", tha Kutin. Ajo shtoi se bankat kanė rritur rezervat e tyre qė para se euro tė hynte nė fuqi dhe disa prej tyre kanė dyfishuar madje tarifat pėr transferimin e parave. "Ne do tė donim qė qeveria tė mendojė pėr kontrollin e sektorėve ku ne nuk kemi kompetenca, veēanėrisht nė atė tė tė mirave publike. Kontrolli mbetet nė fakt shumė i ulėt nė Slloveni", thotė ajo. Shoqata e konsumatorėve ka publikuar njė listė biznesesh qė kanė ngritur ēmimet dhe i ka kėshilluar konsumatorėt t‘i evitojnė ato. Rreth 2 milionė sllovenė kanė dy javė kohė para se tė hyjnė nė fuqi pagesat vetėm me euro. Gjithsesi, sllovenėt do tė mund tė kėmbejnė tolarin e vjetėr me euro nė tė gjitha bankat.

    "Procesi i kalimit tek euro po ecėn mirė dhe nė pėrputhje me planet", tha edhe Banka Qendrore Evropiane nė njė deklaratė, duke iu referuar futjes nė qarkullim tė monedhės evropiane nė Slloveni. Ndėrkohė, njė vėzhgim i kohėve tė fundit tregon se dy tė tretat e sllovenėve janė tė kėnaqur qė po adoptojnė monedhėn e re, pasi e shohin kėtė si hapin pėrfundimtar drejt Evropės. Shteti alpin ėshtė i pari ndėr anėtarėt e rinj qė iu bashkuan bllokut nė vitin 2004, qė hyn nė eurozonė.

    Gazeta SHQIP
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #9
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    30
    Postime
    11,981
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Monedha evropiane shėnon kursin mė tė lartė nė histori

    Dollari i "gjunjėzohet" euros

    "Karta e gjelbėr" vazhdon rėnien me kokėposhtė. Shkaqet e pasojat e ndryshimeve tė fundit nė tabelėn e shkėmbimit valutor

    Europa, si njė lokomotivė e ekonomisė botėrore dhe SHBA-ja, si njė vagon qė po ecėn shpesh me defekte, e qė ngandonjėherė madje i duhet dhėnė njė dorė pėr ta shtyrė: e kush do ta kishte imagjinuar ndonjėherė njė skenar tė tillė para pak viteve? Por, pikėrisht kjo pamje shpreh mė sė miri edhe zhvillimin aktual nė tregun e devizave.

    Gjatė kėsaj fundjave, euro u rrit pėrkundrejt monedhės amerikane nė njė nivel rekord prej 1,3682 dollarėsh. Shkaktar pėr kėtė ngjitje spektakolare pėrballė monedhės sė shtetit superfuqi, u bėnė kėtė radhė shifrat e dobėta ekonomike tė regjistruara pėrtej Atlantikut.

    Ashtu sikurse bėnte tė ditur Ministria amerikane e Ekonomisė tė premten nė Uashington, bazuar nė tė dhėnat qė ajo zotėronte, rezultonte se ekonomia mė e madhe nė botė, nė ēerekun e parė tė vitit 2007 ėshtė rritur vetėm me njė normė prej 1,3 pėrqindėsh. Kjo i pėrgjigjet jo vetėm njė pėrgjysmimi nė krahasim me periudhėn paraardhėse, porse edhe vlerės mė tė vogėl tė arritur qysh prej katėr vjetėsh.

    Shpėrndarje e re e potencės ekonomike

    Analistėt kishin parashikuar nė prognozat e tyre njė nivel rritje mesatar prej 1,8 pėrqindėsh. Jo thjesht pėr shkak tė krizės amerikane nė tregun imobiliar, ekspertėt pėrllogarisin se pėr gjithė vitin tashmė parashikohet njė rritje ekonomike prej rreth 2 pėrqindėsh. Pėr zonėn e "Euroland"-it ata parashikojnė pėrkundrazi, njė vlerė disi tė pėrafėrt, por, gjithsesi, mė tė lartė: 2,5 deri nė 3 pėr qind. Vendet nė zhvillim qė po pėrjetojnė njė bum tė vėrtetė kapin njė shifėr mesatare prej 6,5 pėrqindėsh tė rritjes ekonomike vjetore. "Nė SHBA, rritja ekonomike kėtė vit ka qenė mė e ulėt se nė ēdo vend tjetėr", thotė Stephen Jen, ekspert e strateg ekonomik, qė punon pėr llogari tė "Morgan Stanley". "Si do tė bėhej pra e mundur qė dollari kėsisoj tė mos prirej nga dobėsimi?" Pėr ekonomistėt nuk ėshtė vetėm zhvillimi i vlerave tė tyre tė kėmbimit qė ndikon nė aftėsinė kompetitive dhe perspektivat ekonomike tė njė ekonomie. Pėrveē zhvendosjes sė potencialeve ekonomike ka dhe arsye tė tjera, mė sė shumti shkaqe teknike pėr mbajtjen e njė kursi relativisht tė fortė tė euros qysh prej njė viti e gjysmė. Nga njėra anė po vihet re ngushtimi i nivelit tė pėrqindjeve e kredive mes SHBA-sė e Europės gjithnjė e mė shumė sė bashku me fitimet e larta tė ndėrmarrjeve nė vendin mė tė moēėm tė bursave tė investimit tė joshura nga zona Euro dhe pėrforcimit tė monedhės sė pėrbashkėt europiane. Nga ana tjetėr, gjithnjė e mė shumė, bankat po mendojnė tė diversifikojnė rezervat e tyre nė devizė nė favor tė euros. Qė nė kėtė rast nuk bėhet fjalė vetėm pėr njė krizė tė sė ashtuquajturės "Greenback", por mė shumė pėr njė rritje tė verifikuar tė euros. Kjo mund tė diktohet mė sė shumti nga fakti se monedha e pėrbashkėt ka fituar terren edhe pėrballė devizave tė tjera tė rėndėsishme - megjithėse jo me tė njėjtėn forcė. Qysh nga mesi i janarit, euro ėshtė rritur me 5,8 pėr qind pėrballė dollarit. Pėrballė yen-it japonez, ajo ėshtė rritur me 4,5 pėr qind, ndaj paundit britanik, 3,5 pėr qind dhe pėrballė frangės zvicerane ka mbetur nė nivelin e dy pėrqindėshit, aty ku ka qenė edhe mė parė.

    Rrezik pėr eksportuesit

    Ndėrkohė, konsumatorėt, sipas analistėve e ekspertėve tė fushės pėrkatėse, rezulton se nuk kanė shumė arsye tė gėzohen pėr kėtė pozicion tė monedhės sė pėrbashkėt: pėr investitorėt, zhvillimi nė tregun e devizave nuk ėshtė joproblematik. Njė rrezik, sipas tyre, ėshtė se surprizat negative qė lidhen me fitime tė majme nė sezonin e ardhshėm tė raportimit, mund tė pėsonin rritje - e tė pasonin pasoja negative pėr aksionerėt nė bursa. Sidomos e lartė ėshtė mundėsia te koncernet qė eksportojnė shumė nė hapėsirėn apo zonėn e dollarit - e para sė gjithash, te prodhuesit e makinave. "Njė euro e stabilizuar do t‘i vendosė mė pas rezultatet e eksportuesve nė plan afatgjatė nėn presion", thotė Matthias Joerss. Porse kjo nuk do t‘u sillte probleme vetėm eksportuesve nė periudhat e tjera tė vitit. Edhe vlerat e pronave mendohet se do tė humbitnin disi terren, nėse janė regjistruar jashtė zonės Euro. Kėtu pėr shembull mund tė llogarisnim fondet e tregut imobiliar, tė fokusuar mė shumė nė Amerikėn Veriore, por edhe nė aksionet nė bursat aziatike apo dhe nė derivatet e aksioneve tė lėndėve tė para, tė cilat do tė ndiheshin tė pasigurta. Dy shembuj janė ato qė mund ta qartėsonin mė mirė kėtė pretendim: kush ka arritur tė blejė nga mesi i marsit njė certifikatė rezervash ari, ka pėsuar qysh prej asaj kohe njė humbje prej 1,6 pėrqindėsh. Pa efektin e dollarit ai do tė ishte kėsisoj njė ose dy pėr qind plus.

    Gazeta Shqip
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-04-2004
    Postime
    6
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Me sa shihet dollari ka per te rene akoma ndaj euros....

  11. #11
    jame per mendime ndryshe Maska e ibn_halduni
    Anėtarėsuar
    13-07-2007
    Vendndodhja
    nė Tokė
    Postime
    40
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    nje sajt i mire per ta pare shkembimin valutor ndermjet valutave te ndryshme, ketu eshte edhe ALL (ALBANIAN LEK).

    www.xe.com
    Nuk ka punė urgjente, por ka njerėz tė vonuar

  12. #12
    djal i mirė Maska e YPSILONI
    Anėtarėsuar
    17-05-2002
    Vendndodhja
    Atje ku kam rehatin (USA)
    Mosha
    34
    Postime
    103
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga ibn_halduni Lexo Postimin
    nje sajt i mire per ta pare shkembimin valutor ndermjet valutave te ndryshme, ketu eshte edhe ALL (ALBANIAN LEK).

    www.xe.com
    flm per kete web site,kisha disa kohe qe e kerkoja,flm again
    LA LAKERS4EVER

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,380
    Faleminderit
    35
    30 falenderime nė 21 postime
    sa vate euro ne shqiperi kto dit ?

    dmth.. sa lek merr po dhe 100 euro?

  14. #14
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2002
    Postime
    6,397
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin

    dmth.. sa lek merr po dhe 100 euro?
    Mer rrogen mujore te nje rrobaqepsje...ose nje saborator me 70 L benzine

  15. #15
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    7,764
    Faleminderit
    55
    20 falenderime nė 17 postime
    urime per temen.

    e meriton miku im Euro

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •