Shqipėria nuk paraqet ndonjė treg atraktiv pėr bankat e mėdha perėndimore. Vetėm helenėt dhe turqit shprehin interes pėr aksionet e bankės mė tė madhe private nė vend. Mė 10 korrik pritet vlerėsimi
Shtyhet pėrsėri afafti i shitjes sė shumicės sė aksioneve tė Bankės Kombėtare Tregtare. Burime nga kjo bankė bėjnė tė ditur se as muaji qershor nuk ka mjaftuar pėr tė vlerėsuar bankėn fituese tė 60 pėr qind tė aksioneve, ndėrkohė qė njė bankė greke dhe njė turke ishin nė garė. Arsyeja e shtyrjes sė afatit tė shpalljes sė fituesit tė paketės kontrolluese tė aksioneve, sipas tė njėjtave burime, ėshtė shtimi i interesit nga disa banka tė tjera turke. Kėshtu, deri tani, nė garė ishin Banka Kombėtare e Greqisė dhe banka turke 'Deniz Bank', ndėrsa nuk janė bėrė tė ditura bankat e tjera turke qė kanė shprehur interes pėr blerjen e aksioneve. Shtyrja pėr tė disatėn herė e shitjes sė aksioneve tė BKT-sė ka ndodhur paralelisht me shtyrjen e privatizimit tė Bankės sė Kursimeve. Bankat e fuqishme perėndimore kanė deklaruar se nuk mund tė marrin pėrsėripėr rreziqe mjaft tė larta tė blerjes sė bankave shqiptare, ndėrkohė qė janė angazhuar edhe nė privatizime tė tjera nė rajon.
Nė tė vėrtetė, qė pas falimentimit tė "Kent Bank'', banka turke qė bleu pėr 1 dollar 60 % tė aksioneve me premtimin e investimit tė 10 milionė dollarėve, shitja e aksioneve ėshtė shtyrė disa herė. Sipas burimeve nga Zyra e Bankės Evropiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim (BERZH), data 10 maj ishte afati i fundit pėr shprehjen e interesit pėr blerjen e 60 pėr qind tė aksioneve tė BKT-sė. Mė pas, ky afat u shty deri nė fund tė qershorit dhe tashmė burimet nga banka bėjnė tė ditur se gjatė muajit korrik, pas datės 10 do tė mėsohet edhe emri i bankės fituese. Ndėrkohė, dy institucionet financiare, si BERZH dhe Koorporata Financiare Ndėrkombėtare(IFC), degė e Bankės Botėrore, kanė nga 20 pėr qind tė aksioneve. Pėrfundimisht, BERZH-i dhe IFC-ja duket se mė kot kanė pritur interesimin pėr aksionet e BKT-sė, ndėrkohė qė, jo zyrtarisht, kanė shprehur mospėlqimin pėr bankat greke dhe turke. Argumentimi kundėr blerjes sė BKT-sė nga grekėt lidhej me krijimin e pozitave mbizotėruese nė tregun bankar shqiptar nga kėto banka. Por, gjithsesi, pėr BERZH-in dhe IFC-nė, tė cilat kanė tė drejtėn e vetos, duket se nuk mbetet alternativė tjetėr, veēse shitja e aksioneve te bankat greke ose turke. Nė momentin e parė, interes pėr 60 pėr qind tė aksioneve tė BKT-sė shfaqėn Banka e Pireut, Banka Kombėtare e Greqisė, Banka e Romės dhe banka turke "Deniz Bank". Kjo pasi "Kent Bank", zotėruesja e 60 pėr qind tė aksioneve tė BKT-sė, falimentoi dhe pasurinė e saj po e menaxhon Komisioni pėr Sigurimin e Depozitave. Pikėrisht Komisioni pėr Sigurimin e Depozitave mbledh ofertat e bankave tė interesuara dhe i paraqet te BERZH-i dhe IFC-ja. Dy institucionet e njohura financiare shqyrtuan interesimin e paraqitur dhe duhet tė konsultoheshinn edhe me Bankėn e Shqipėrisė, banka e nivelit tė parė qė mbikėqyr sistemin bankar. BSH-ja dhe dy institucionet financiare ndėrkombėtare po punojnė ngushtė pėr tė mos lejuar krijimin e monopoleve bankare nė Shqipėri.
P.M
Krijoni Kontakt