Ndjeva keqardhje kur lexova disa postime në temën "Ky çast" që u ishin përgjigjur një "kritike" të shkurtër të anëtarit Inspektori. (ato u patën hedhur në kosh, jo nga unë). Disa anëtarë të këtij forumi kishin thënë se i kishin pëlqyer shkrimet e mia, mirëpo gjerisa një koment negativ u bë mbi ato shkrime, menjehërë u postuan përgjigjie që thonin "shkrimet e Drinit janë boshë" ose "Bie 100% dakort me ty qe poezite e Drinit jane te dobeta & harxhim kohe" (Leila). Unë nuk brengosem nga fjalë të tilla, por më vjen keq që i shoh të dalin për shkak të një komenti të shkurtër të dikujt tjetri dhe pasi unë kam shkruar shumë shkrime. Ndaj më lind pyetja: Pse s'më keni thënë që në fillim ose qëkur nuk iu kanë pëlqyer, se ato shkrime janë BOSH? Do t'iu haja, apo do të hakërrehesha unë me ju? Ju SIGUROJ, shaini sa të doni dhe unë prap nuk do të inatosem sepse DI që ato janë ndjenjat e mia, dhe çka më frymëzon mua nuk më dëmton por më shëron.
Prandaj iu ftoj ata/ato që kanë komente për të bërë, mllefe për të shfryer ndaj atyre poezive, apo boshlliqe që duan t'i gjejnë tyre të mi thonë me hollësi që unë të MËSOJ, dhe komenti juaj mos të ngelet vetëm "negativ" në shijen që përshkruani, por edhe konstruktiv e që unë të mësoj pse janë bosh dhe si mund t'i përmirësoj ato poezi (nëse nuk janë aq keq sa për t'u hedhur fare)?
Bëni një analizë të hollësishme duke cituar ato pjesë të shkrimeve që janë gabim ose që nuk shkojnë, dhe përveçse të nxirrni në pah atë pjesë "shtesë" që "çalon", ju lutem, dhe e theksoj, JU LUTEM bashkë me komentin tregoni edhe mynyrën sesi shkrimi duhet të jetë, ose shkrimi është më mirë/bëhet më mirë. Si psh kur thua, "Ky shkrijmi jot është i neveritshëm" përveç këtij mesazhi, ai të cilit i drejtohet nuk mëson gjë tjetër përveçse "shkrimi është i neveritshëm." Prandaj Ju Lutem për herë të tretë, më tregoni si duhet të jenë nëse janë bosh, nëse janë të neveritshme, apo nëse janë kot. Gjithashtu ju ftoj të më pyesni edhe rreth kuptimit të tyre, ose edhe pyetjeve personale.
Pra ju kam dhënë lejen t'më suleni me kritikë të ashpër, dhe iu siguroj se unë nuk e humb arsyen, siç nuk flas si i humbur tani. Përkundrasi arsyeja pse ato poezi janë shumë shpirtërore ka të bëj me një tjetër gjë, dmth me një aftësi timen që kam zbuluar gjatë kësaj kohe të fundit, dhe që i kam shprehur me anë të atyre poezive. Jam shpirtshërues, çka do të thotë se kam aftësi të shëroj dikë me anë të shpirtit, dhe kjo është një aftësi që gjithkush mund ta ketë nëse zgjon një shqisë që kemi të gjithë por shumica e njerëzve e kanë në gjum ose të fjetur. Si njerëz ne kemi 6 shqisa, dhe jo 5, të cilat janë:
1.Nuhatja (hunda)
2.Shikimi, (sytë)
3.Shijimi (gjuha)
4.Prekja (duart dhe trupi)
5.Dëgjimi (veshët)
6.Shpirti (syri i tretë)
Ato shkrime unë jam munduar t'i shkruaj me shqisën e gjashtë, dhe në krye të ndjenjës dhe mesazhit VETËM të. Përkundër poezive tradicionale që frymëzohen, përshkruajnë, dhe flasin rreth ndjenjave të 5 shqisave, të jetës ditore mbi tokë të parë si përjetim dhe të shprehur si të tillë, unë kam dëshiruar të shpreh veç me shqisën e 6-të dhe kam dal jasht prej të pestave në poezitë që kam shkruar tek tema "Ky çast." Prandaj ato poezi mund të duken se jan bosh, të harxhuara, apo të stërgjatura dhe me të drejtë dikush mund të thotë diçka të tillë NËSE nuk po i shikon nga këndvështrimi i duhur që duhen parë. Edhe mua psh do t'më dukej filmi i neveritshëm nëse e kthej televizorin kokmbrapsh dhe e shoh filmin ashtu. Prandaj nëse patët menduar se ato poezi do ishin "vetëm" rreth një ndjenjë tokësore, i keni parë gabim dhe ndaj ju duken bosh, të stërgjatura dhe të harxhuara.
Pse shkruaj me shqisën e gjashtë? Sepse shpirti është ndjenja më e lartë e njeriut, dhe është trupi i padukshëm i njeriut. Pesë shqisat i përkasin trupit "fizik" të njeriut, ndërsa shqisa e gjashtë i përket trupit të padukshëm (shpirtit) të njeriut. Një trup pa shpirt vdes, ndërsa një trup me shpirt shërohet. Duke lexuar rreth shpirtit dhe duke zgjuar shpirtin tim unë harrita të shëroj vetveten nga disa probleme që kisha, dhe zbulova që kam aftësi dhe kam arritur të shëroj edhe të tjerë me anët të shpirtit. Ka nga ata të cilëve jam munduar t'u jap një ndihmë të tillë edhe në forum, dhe me një rezultat të mirë gjeri tani, pasi për shpirtin nuk ekzistojnë largësi tokësore, unë mund të prek dikë edhe në anën tjetër të botës. Kur arrin ta hapësh syrin e shpirtit, i shikon njerëzit për çfarë janë, dhe jo për çfarë thonë se janë. Dhe e shoh se në Shqipëri shumë njërëz i kanë vujtje shpirtërore, në fakt më mirë e thënë, problemet në Shqipëri shkaktohen nga një "vetëdije e fjetur kolektive" të shpirtit të njeriut. Arsyet janë të shumta, mirëpo zgjidhja është vetëm një: t'i jepet shtytje shpirtërore shqiptarëve, të bëhet e mundur më shumë dashuri MES shqiptarëve, më shumë besim MES shqiptarëve, më shumë paqe MES shqiptarëve, dhe më pak frikës MES shqiptarëve. Kjo i mungon Shqipërisë, këto janë muret që shqiptarët i vënë vetes dhe të cilat shkaktojnë korrupsionin, varfërinë, etj etj në vëndin e shqipeve. Dhe poezitë e mia flasin për to, për dashuri, për paqe, për besim, dhe unë prandaj poezitë e mia i sjell edhe në forum për të injektuar pak gjak të kuq këtij flamuri shqiptarë është është bërë këllirë nga inatet e shqiptarit kundra shqiptarit, që është shkepur nga përdhunimet shoqërore që ndodhin në Shqipëri, që me rrimbimet e prostitutave, me korrusionin në xhep't e pushtetarëve, apo me vrasjet e serbëve kundra shqiptarëve etj etj. Dashuria, dmth Shpirti është çka i mungon shqiptarëve që i është fjetur tek një shumicë e tyre, dhe prandaj unë mundohem, dhe shkruaj me shqisën e gjashtë që të fryej shpirt aty ku nuk ka shpirt.
Ka edhe shumë gjëra që mësohen rreth jetës kur e zgjon Syrin e Tretë, ka SHUMË gjëra, prandaj edhe poezitë e mia duken të stërgjatura. Duken si të thuash "fiction" siç i thonë në anglisht, por ju siguroj, përveç metaforave, asgjë nuk është imagjinare tek to. Të gjitha flasin për diçka të hollësishme, por shprehur dhe përkthyer në një gjuhë metaforash, për t'u vënë në poezi dhe në rimë pasi mua më pëlqejnë shumë në formë të tillë ose në këngë. A keni Sy të Tretë për t'i lexuar? Nëse e keni në gjumë, atëhere pajtohem me ju, ato poezi janë BOSH, të NEVERITSHME dhe të STËRGJATURA sepse nuk janë shkruar duke ndjerë 5 shqisat që ndjeni tani.
Thënësakaq, a ka njeri për kritikë? Mllefet dhe shpërfilljet janë akoma të mirëpritura, por për një debat konstrukiv, dhe për një debat që të frymëzoj debate të tjera të tilla rreth poezive dhe shkrimit të tyre. Pra bëheni një njeri që po ju kërkon, të shkuraj më mirë poezi.
Përzemërsisht,
Drini.
p.s. për ta që kanë dollarë nëpër dorë, kjo është një paraqitje pamore e Syrit të Tretë, brënda trekëndëshit sipër piramidës. Ndodhet në çdo 1 dollar.
Krijoni Kontakt