Rrėfimi i Halit Bajramit:
Unė, njeriu i Hazbiut nė bandėn e Xhevdet Mustafės
Speciale e Premte, Gusht 12th, 2011
Kadri Hazbiu nė sallėn e gjyqit
Halit Bajrami, i mbijetuari i bandės sė Xhevdet Mustafės qė erdhi nė Shqipėri pėr tė vrarė Enver Hoxhėn nė vitin ’82, ėshtė dėshmitari qė ka konsumuar numrin mė tė madh tė seancave hetimore tė procesit kundėr Kadri Hazbiut.Madje, grupi i hetuesve qė ėshtė pėrballur me tė, ėshtė ndėrruar disa herė pėr tė mbėrritur te versioni pėrfundimtar i akuzės ndaj ish-kreut tė Sigurimit.
Sidoqoftė, mėnyra si rrėfen Bajrami misteret e misionit tė pamundur tė vjeshtės sė ’82-shit, i kapėrcen kufijtė e ngjarjes sė bujshme, duke shpalosur njė histori tė zgjeruar, qė nis me arratisjen e tij nė vitin 50, pas njė pėrplasjeje me Mehmet Shehun, emigrimin nė Zelandėn e Re e deri te rikthimi me bandėn terroriste. Nė pėrgjigje tė kėmbėnguljes sė hetuesve, ish-oficeri i zbulimit tė Ushtrisė kujton ēastet e mbėrritjes nė brigjet shqiptare, vėshtirėsitė e lundrimit natėn nėpėr Adriatik, momentet e zbarkimit, kontaktet e para nė Divjakė, lėvizjen e fshehtė pėr nė thellėsi e deri tek pėrplasja fatale me forcat e Sigurimit. Nė dėshminė e tė besuarit tė Xhevdet Mustafės, marrė nga libri i Kastriot Dervishit, zbardhet numri i viktimave tė kapos sė tij ende pa rėnė nė pritė. Dy tė parėt, kujton Bajrami, ishin dy ushtarakė qė na u afruan tek gropa buzė detit ku sa ishim vendosur. Pastaj, shton i mbijetuari i bandės, Mustafa qėlloi njė polic qė kishte kaluar pranė tyre bashkė me njė civil. Ky i fundit, i marrė peng, ka bėrė udhėrrėfyesin e detyruar tė bandės drejt Tiranės. Mė tej,
Xhevdet Mustafa
ai tregon se Xhevdet Mustafa gjatė rrugės pėr nė Rrogozhinė ka vrarė edhe njė qytetar tjetėr qė kalonte me biēikletė. Rrėfimi i tij vijon me momentin kur ėshtė gjendur i kryqėzuar nga policia nė stacionin e trenit nė Rrogozhinė. Ka qenė ky momenti kur ka humbur ēdo kontakt me pjesėtarėt e tjerė tė bandės dhe u ėshtė nėnshtruar procedurave zyrtare si i pandehur pėr terror ndaj qytetarėve. Nė aq sa zbardh i mbijetuari i bandės sė Mustafės, ėshtė interesant njė takim i panjohur i tij me Kadri Hazbiun nė njė nga dhomat e stacionit tė trenit nė Rrogozhinė…
2.7.1983
I pandehuri Kadri Hazbiu u njoh me proceset hetimore tė datave 12 e 22 mars 1983 dhe 12 e 16 prill 1983 tė tė pandehurit Halit Bajrami.
Pyetje: Ē’ke pėr tė thėnė i pandehur nė lidhje me atribuimet qė tė bėn i pandehuri Halit Bajrami, anėtar i bandės kriminale tė dėrguar nga zbulimi jugosllav sipas kėrkesės sate pėr tė vrarė nė bashkėpunim me ty dhe persona tė tjerė, udhėheqėsin e partisė?
Pėrgjigje: Pasi lexova faqen e parė tė kėtyre proceseve, refuzoj tė jap shpjegime dhe t’i lexoj mė tej.
Hetuesi: I pandehur, po tė lexoj me zė proceset me dėshminė e tė pandehurit Halit Bajrami. (Kadri Hazbiu refuzon tė japė shpjegime)
Dėshmia e Halit Bajramit nė Hetuesi
Mė 24 shtator, Sabaudini tha se do tė shkonte t’i telefononte gruas nė Turqi, pasi atė e kishte dėrguar nė Turqi me gjithė vajzėn. Mė mori dhe mua me vete dhe shkuam nė Leēe, njė qytet nė Italinė e Jugut. Unė rrija nė makinė kur ai fliste me tė shoqen. Sa mbaroi telefonatėn me tė, bisedoi nė telefon me Peter Paviēin. Sa u kthye nga telefonata me Peter Paviēin, erdhi me shpejtėsi te makina ku e prisja unė dhe mė tha se duhej tė niseshim me shpejtėsi. Ku do shkojmė, e pyeta unė. Do shkojmė nė Shqipėri sonte, tha. Po ne s’jemi bėrė gati, i thashė, ti na ke thėnė qė para se tė nisemi, do na lajmėroje pėr tė sistemuar dokumentet. Pastaj i kujtova qė tė paktėn tė ēonim plaēkat e t’i linim te shtėpia e tij. Harroji plaēkat, tha, duhet tė shkojmė sonte se shokėt atje janė nė rrezik dhe na presin. Sonte do tė nisemi patjetėr, gjallė apo vdekur, kėmbėnguli. Ne shkuam nė bazė dhe Xhevdeti i tha dhe Fadil Kacelit se duhej tė niseshim. Ai u trondit pak, mbasi qe si e papritur. E kuptova qė ishte njė sekret, mendova se ishte nga ana e jugosllavėve, domethėnė qė tė iknim brenda ditės qė tė mos kishte mundėsi tė lėvizte asnjėri nga ne. Nė tė vėrtetė, atė ditė nė mėngjes, nga ora 04:00 erdhi njė grua Madam Vardari prej Belgjike pėr tė ndenjur disa ditė se ishte mikja e Xhevdetit. Po kur Xhevdeti mori vesh lajmin qė ne do tė niseshim po atė ditė, i tha asaj qė tė ikte dhe e ēoi deri tek stacioni i trenit.
Aty nga ora 6 pasdite unė shkova me njė italian tė cilin e kishte mik Xhevdeti pėr tė provuar barkėn me tė cilėn do tė lundronim natėn. Ajo kishte njė motor tė vogėl, njė tjetėr e mbajtėm rezervė. E mbushėm me benzinė barkėn. Morėm nja 600 litra benzinė ekstra. E kishim lėnė qė nė orėn 9 tė vinte Sabaudini aty nė Sampoka, ku ishte baza dhe unė shkova nė orėn 8 e 30 minuta. Ai erdhi pas orės 9, hipi nė barkė dhe shkuam nė “Tore del orso”. Aty ngarkuam plaēkat nė barkė. Fadil Kaceli nuk erdhi aty se mė ka dalė shpina, tha. Ai ecte shtrembėr dhe unė e besova. Nė Zelandė i kishte ndodhur disa herė, ndaj shkonte te doktori pėr kėtė. Kėtė radhė e bėri me qėllim apo ishte vėrtet i sėmurė, kėtė nuk mund ta verifikonim. Hipėm nė barkė dhe u nisėm para mesnate. Gjatė rrugės konstatuam se na ishte prishur busulla. Qė kėtej, drejtimin e mbanim vetėm me anėn e yjeve. I thosha Xhevdetit qė jemi midis Vlorės dhe Durrėsit, duke e bindur se nuk jemi nė zonėn greke. Tu ec u afruam nė bregun e detit. Aty ishte njė breg rėre. Ishim duke i rėnė bregut mes pėr mes se frynte erė e fortė. Nė ēast e ktheu barkėn. Unė isha sipėr bidonėve dhe rashė poshtė. Nejse, ndaluam barkėn dhe zbritėm. Sakaq, i them italianit tė ikte e ta kthente barkėn nė bazė, nė Sampoka tė Italisė. Ne dolėm nė tokėn shqiptare dhe filluam tė shikonim pėrqark. Dukej njė pyll ndonjė 100 metra larg, ku kishte kanal uji, det e nuk mund tė kalonim. Ishte thellė, ata e provuan dhe e lamė qė tė rrinim atė ditė aty e natėn tė dilnim, se kishim litar me vete t`u lidhshim me kalue me ēdo mėnyrė. Aty bėri Xhevdeti njė gropė tė madhe.
Vumė njė mushama, rregulluam plaēkat dhe ndenjėm. Zbardhi drita, unė isha zgjuar. Ata i kishte zėnė pak gjumi. Pashė pesė barka tė vogla me motorė qė kalonin shumė afėr nesh. Deri afėr drekės unė ndenja aty duke shikuar, pastaj i thashė Sabaudinit qė tė bėnte pak roje se mua po mė vinte gjumė. Mirė, mė tha. Mbulova kokėn dhe rashė pėr tė fjetur. Pas pak kohėsh, dėgjoj tė shtime automatiku. U zgjova. Kur shikoj Xhevdetin, qė rrinte para dy njerėzve tė vrarė, ish-oficerė tė Sigurimit mė duket. Po ē`ke bėrė mor Xhevdet, i thashė. U thashė qė tė dorėzoheshin kur zbritėn nga njė barkė atje poshtė mė tha dhe nuk pranuan, por filluan tė ecin nė drejtim tė gropės sonė. Ke bėrė gabim, i thashė, se ne kemi ardhur pėr qėllim tjetėr, kemi ardhur me shkue nė Tiranė. Kur pas ndonjė gjysmė ore, erdhi njė barkė afėr nesh me dy njerėz. U afrua ajo dhe Xhevdeti bėri me dorė. Zbritėn kėta njerėzit nga barka. Njėri ishte veshur me uniformė dhe tjetri ishte civil, me brekė tė shkurtra dhe pa kėmishė. Xhevdeti u vuri automatikun. Dorėzohuni!- i tha atij oficerit. Ai nuk u dorėzua. Nė debat e sipėr, Xhevdeti i ra atij dhe e vrau. Ndėrkaq, iu kthye atij civilit, duke i thėnė se nuk do ta vriste nėse do ta nxirrte nė anėn tjetėr tė bregut me barkėn e vogėl. Ai pranoi. Hipėm nė barkė, e me gjithė armatimin qė kishim me vete, duke lėnė tek gropa plaēkat e tjera. E lamė barkėn nė bregdet dhe ēantėn qė kishim me mitralozat brenda, Xhevdeti ia ngarkoi kėtij udhėheqėsit tė rrugėtimit. Ai ishte njė peshkatar, nga fshati aty afėr. I thamė tė na nxjerrė nė njė rrugė automobilash. Ecėm pas tij dhe u afruam tek njė rrugė qė na tregoi ai. Kur ndaluam, Xhevdeti iku vetėm pėrpara me pa ku ishte rruga. Nė atė kohė qė ne rrijshim aty, kaloi dikush me biēikletė e nuk na pa se ishim pas drurėve, pas atyre pishave tė mėdha.
Nė ēast, dėgjuam nja dy tre tė shtime. Ububu, thashė, do tė ketė shtirė Xhevdeti, mos ka vrarė atė fshatarin me biēikletė. Sakaq, ai erdhi aty dhe deshi me vra udhėheqėsin, atė fshatarin qė na printe. I thashė nė anglisht se nuk duhej ta bėnte kėtė. Unė jam stėrvitur vetėm me vra, mė tha. Nuk bėn me vra, i thashė, kemi nevojė pėr tė. Xhevdeti pranoi. Ai udhėheqėsi mė shikoi mua dhe mė tha: Do mė vrisni? Jo, i thashė, nuk tė vrasim, por ti ki kujdes, mos u mundo me ikė. Kur tė mbėrrijmė nė Tiranė, do tė tė lėshojmė dhe ti do jesh i lirė. Pastaj dolėm nė rrugėn kryesore dhe u fshehėm nė pyll. Aty ishte njė urė qė shkonte pėr nė Divjakė. Ndenjėm nja dy orė gati aty. Para mesnate, hymė afėr Divjakės. Nuk hymė nė fshat brenda, por u kthyem nė krahun e majtė e ecėm prapė nė tokė tė punueme, duke dalė sėrish nė rrugėn kryesore. Pas tri-katėr orėsh qė po ecnim, pyetėm atė udhėheqėsin se ku ishim. Ai na tha se ishim afėr urės sė Shkumbinit. Gjetėm njė kodėr atje dhe ndenjėm, u ēlodhėm pak. Tė nesėrmen kur lindi dielli, u ngritėm. Futėm automatikėt e zbėrthyer nė ēantė dhe dolėm nė xhade tė veshur civilė. Nė xhade takonim njerėz tė ndryshėm, me disa prej tė cilėve pėrshėndeteshim. Diku, unė u them qė tė merrnim njė drejtim tjetėr, nė mėnyrė qė brenda tri-katėr netėve tė futeshim nė Tiranė nga ana e Elbasanit ose nga ana e Bishqemit, nga vende tė ndryshme qė unė i kisha njohur qė kur isha partizan nė Pezė. Ata nuk pranuan. Sabaudini tha se duhet tė jemi sot nė Tiranė, duke shtuar se nuk ka mundėsi tė rrimė tri-katėr net rrugėve, pasi atje shokėt na presin.
Mirė, u thashė unė, doni kėshtu, kėshtu bėjmė, por ėshtė e rrezikshme ama, se do tė shkojmė brenda nė Rrogozhinė, se ishte Rrogozhina aty. Me bė me u diktue, thashė, i gjithė misioni ynė mbaron. Do tė shkojmė patjetėr, tha Sabaudini, ose me kamion, ose me tren. Mirė, thashė dhe hymė, kaluam aty, kaluam postbllokun, ishin disa oficerė e ushtarė, por nuk na tha njeri gjė. Shkuam afėr stacionit tė trenit dhe u ulėm. Xhevdeti u ul me atė udhėheqėsin, kurse unė shkova e pyeta pėr biletat e trenit. Treni i parė iku mė thanė pėr Tiranė. Treni i dytė kalonte pasdreke e biletat shiteshin vetėm gjysmė ore para. Nė pritje i ramė gjysmė ore xhiro qytetit. Gjysmė ore para se tė vinte treni, bleva biletat. Xhevdeti, sė bashku me udhėheqėsin, sollėn ēantat tek unė. Ēantėn me armatim e prumė brenda nė sallė, ku uleshin njerėzit. Dolėm jashtė. Kur po rrinim aty me Sabaudinin, na vjen njė civil e na thotė nėse kishte mundėsi tė shkonim nė dhomėn tjetėr. Mė shkoi mendja menjėherė e tani thashė, sigurisht do tė kemi ndėrlidhje qė tė na marrin shokėt. Kur shkuam nė dhomėn tjetėr, shoh dy oficerė, policė me uniformė qė rrinin nė kėmbė. Tė parin pyetėn Sabaudinin pėr letėrnjoftimin. Ai u tha se e kishte nė ēantėn pėrjashta. Po ti, mė pyetėn mua. Jam filani, u thashė, e u tregova emrin e vėrtetė, jam prej Durrėsi e dokumentin e kam lėnė nė shtėpi. Nė kėtė kohė, Sabaudini kishte dalė tek dera. Mua brenda sekondave mė shkoi mendja se ishte momenti kritik e gjithēka po merrte fund. Misioni ynė mbaroi, s`ka mundėsi tė kryhet, ėshtė e kotė tė zgjatemi, mendova aty pėr aty.
Mė morėn revolen nga brezi. Kur kėrkonin dokumente tė tjera, u thashė: Ēfarė dokumente kėrkoni, ne jemi diversantė, jemi vrasės. Ju lutem, mė ēoni nė polici. Nė ēast mė lidhėn duart e mė pas erdhi njė makinė aty. Sabaudini iku me atė tjetrin e ranė nė pėrpjekje mė duket, nuk e di se ē`ngjau, se nuk i pashė mė pastaj. Mua mė ēuan nė polici e po rrija aty. Isha i ulur nė njė karrige, kur nga korridori vjen njė njeri me dorė nė xhep e filloi tė ecė pėrpara meje duke mė sha. Unė ngrita kokėn, kur shikoj Kadri Hazbiun me njėrėn dorė nė xhep. Mė hyri frika, se ne kishim pėr ta takuar kėtė njeri, por po e takonim kėtu, nė njė vend tjetėr. Pasi mė shau nja dy-tri minuta, iku. Pas dhjetė minutash, erdhi aty ministri i Brendshėm, Hekuran Isai. Ai erdhi dhe mė pyeti pėr identitetin e ku di unė ēfarė. Mė morėn pastaj me makinė e mė sollėn nė burgun e Tiranės. Kėshtu qė mbaroi misioni qė na dhanė jugosllavėt pėr Kadri Hazbiun.
Pohimet nė gjyq
Mesazhin e jugosllavėve do t’ia transmetoja unė Kadri Hazbiut. Ky ishte obligimi jem. Kur tė takosh Kadri Hazbiun, mė kishte thėnė Sabaudini pėr kėtė, do t’i shpjegoja pėrbėrjen e grupit dhe do t`i flisja sa mė tepėr pėr Xhevdet Mustafėn qė ėshtė njeri i vendosur, i stėrvitur nga CIA. Do t’i thosha se ėshtė i bindur dhe mjafton tė ketė detyrė dhe e bėn. Detyrė terroriste. Do t’i thosha se ky ėshtė njeriu qė do tė futet nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr pėr tė vrarė Enver Hoxhėn gjatė gjullurdisė qė do tė bėhet. Ai mė kishte shpjeguar edhe ēfarė do tė ndodhte pas aktit qė do tė kryente Xhevdet Mustafa. Gjatė vrasjes, Kadri Hazbiu do tė kishte mundėsi tė merrte pushtetin nė dorė, gjithmonė nė emėr tė partisė, qė tė mund tė bėhej grusht shteti, me anė tė puēit ushtarak. Pika e dytė ishte qė Kadri Hazbiu do tė organizonte koordinimin e veprimit tė bandės me puēin ushtarak. Pika e tretė ishte qė Kadri Hazbiu tė caktojė ekzaktėsisht vendin, kohėn, ditėn dhe mėnyrėn se si Xhevdet Mustafa do tė vriste Enver Hoxhėn. Pika e katėrt ishte ndėrlidhja midis meje e Kadri Hazbiu, tė cilėn do ta mbaja unė, askush tjetėr. Pika tjetėr, sapo tė merrte pushtetin Kadri Hazbiu, do tė merrte kontakte me Ambasadėn Jugosllave nė Tiranė. Kėto ishin pak a shumė pikat qė mė tha Sabaudini mua pėr me ia transmetu Kadriut…
vijon…
Kush ishte Halit Bajrami
Halit Bajrami, i njohur ndryshe me pseudonimin “Bazeni”, i biri i Rizait dhe Ismetes, i vitlindjes 1925, ish-partizan i Pezės dhe Brigadės sė Tretė, shėrbeu pas ēlirimit pėr disa vite me radhė nė detyrėn e kreut tė Sigurimit tė Divizionit tė Korēės. I pakėnaqur nga vlerėsimi i Mehmet Shehut pėr aktivitetin e tij, nė vitin 1950 u arratis jashtė Shqipėrisė. Pėr disa muaj qėndroi nė kampin e emigrantėve nė Greqi dhe mė vonė fitoi azil politik nė Zelandėn e Re, ku qėndroi deri nė fillimin e viteve ’80. Pikėrisht nė vjeshtėn e vitit ’82 u bashkua me njė grup qė do tė zbarkonte nė Shqipėri me mision tė zbulimit jugosllav. Ka qenė shtatori i atij viti kur banda e Xhevdet Mustafės, nė tė cilėn bėnte pjesė edhe ai, ra nė pritėn e organeve tė Sigurimit dhe u asgjėsua. Bajrami mundi tė mbijetojė. Menjėherė pas procesit tė Kadri Hazbiut u riatdhesua nė Zelandė, ku kishte familjen.
AFRIM IMAJ
Krijoni Kontakt