Çlirimi i Frymës
Te dashur bashkebisedues,
po mundohem te sjell te perkthyer nje liber i cili ben fjale per Procesin e Clirimit te Frymes. Autori i ketij libri quhet Watchman Nee. Me eshte dukur interesant dhe po mundohem ta sjell pjese - pjese
Origjinali quhet:
"Release of the Spirit!"
--------------------------------------------------------------------------------------------------
Parathenie:
Ne leximi e ketij doreshkrimi, kemi ngelur te impresionuar nga mesazhi i tij i gjalle, i cili ka nevoje te ndahet me te tjere, me ata qe kerkojne Zotin dhe duan te jene kanalet e Jetes se Tij. Ne rast se dikush do lexoje pak nga ky liber do shohe se Watchman Nee deshironte me zjarr qe Kisha te njohe thellesite e Zotit te Saj, qe njerezit e Zotit te jene vazhdimisht te frytshem ne Ate, qe Ai te gjente sado pak interferim ne ne dhe qe Ai te lirohet plotesisht nepermjet FRYMES sone te cliruar.
Sigurisht, kjo eshte ora kur fusha e betejes eshte ne SHPIRTIN tone!Nderkohe qe Zoti mundohet te punoje nepermjet Frymes se zgjuar, Satani kerkon te punoje nepermjet Jetes Natyrale te shpirtit, e cila nuk eshte sjelle akoma nen kontrollin e Frymes!
Ne punen e tij shumevjecare me bashke-punetoret e tij, vella Nee, ka pare nevojen e domosdoshme te THYERJES. Ai sikur ndihej i pranishem mes shume punetoreve te skenes fetare te sotme, duke ndjere se sa e domosdoshme eshte thyerja per punetorin e krishtere. Ndoshta ka shume qe nuk jane te pergatitur per kete doze kaq te hidhur te ketij ilaci frymor, perseri ne besojme se ndoshta dikush, megjithese me gjykim dhe inat, do ta pranoje qe thyerja e fuqive shpirterore eshte e domosdoshme perderisa Fryma njerezore eshte krijuar e tille qe te shprehe Jeten e Zotit Jezus.
Te dashur, ne jemi te bindur qe ceshtja e thyerjes reale para Zotit, eshte nevoja e madhe e kesaj ore qe afron. Dikush ka thene drejt se Zoti perdor per lavdine e Tij, ata sherbetore qe jane thyer plotesisht. Sigurisht qe kur nje ene e bukur alabastre merr the carje, era e parfumit clirohet dhe e mbush dhomen me freski dhe arome te kendshme.
Eshte madheshtore kur ne shohim se ky mesazh perhapet. Ne besojme se ky mesazh do te arrije ne te gjitha pjeset e Trupit te Krishtit dhe do te realizoje nje clirim te Jetes se Tij, nepermjet shume kanaleve qe po presin pikerisht per kete fjale qe te kuptojne nevojen e tyre. Qofte keshtu per Lavdine e Tij te perjetshme!
Lexime nga Shkrimi:
Jn. 12:24 Heb. 4:12-13 Jn. 4:23-24
1 Cor. 2:11-14
2 Cor. 3:6
Rom. 1:9; 7:6; 8:4-8
Gal. 5:16,22-23,25
Prezantim
Ne menyre qe lexuesit te kuptojne kete liber, ndoshta mund te kene nevoje per disa shpjegime:
Se pari, ne duhet te mesohemi me terminologjine qe perdor vella Nee.
Ai ka zgjedhur te quaje Frymen e njeriut, NJERIU I BRENDSHEM.
Ai quan Shpirtin, NJERIU I JASHTEM , dhe trupin, NJERIU SIPERFAQESOR.
Duhet te kuptojme gjithashtu se ne Projektimin fillestar te njeriut, Zoti e zgjodhi Frymen e njeriut te jete vendi i Tij i banimit. Keshtu pra, Fryma e Shenjte, duke u bashkuar me Frymen e Njeriut, krijon nje unitet i cili qeveris Shpirtin. Dhe Fryma, se bashku me Shpirtin e perdorin Trupin si mjet te shprehuri.
Se dyti, kur Watchman Nee flet per shkaterrimin e Shpirtit, duket sikur ai perdor nje fjale shume te ashper sikur ai te mendonte nulifikimin e Shpirtit. Ne fakt thelbi i mesazhit te tij e shpreh qarte se Shpirti, ne vend qe te funksionoje i pavarur duhet te behet nje vegel, ose organ i Frymes. Keshtu pra, eshte pikerisht kjo pavaresi e Shpirtit qe duhet shkaterruar. T.A. Sparks ka theksuar qarte:
"Ne duhet te jemi te kujdesshem qe te kuptojme faktin se Shpirti eshte roberuar, skllaveruar, erresuar dhe helmuar me interesin vetjak. Ne nuk besojme se ai eshte dicka qe duhet te shkaterrohet ose asgjesohet ne kete jete. Kjo do ishte nje forme e asketizmit budist. Po keshtu, nje shprehje e tille, s'eshte vecse nje forme e okultizmit dhe Spiritizimit te njeriut. Natyra jone eshte ne Shpirtin tone!
Dhe nqs natyra goditet ne njeren ane, ajo merr hak ne anen tjeter!
Ky eshte pikerisht rreziku me shume njerez nqs ata vetem e njohin thyerjen (por nuk e kane shijuar)
Ka shume diference midis jetes se nenshtrimit dhe jetes se sherbimit. Nenshtrimi, pafuqishmeria dhe sherbimi i Krishtit ndaj Atit, nuk ishte nje jete e shkaterrimit te Shpirtit, por e pushimit dhe e gezimit! Skllaveria, perkundrazi eshte jetesa VETEM NE SHPIRTIN. Ne duhet te rishikojme idete tona mbi sherbesen, sepse po behet gjithmone e me shume e zakonshme qe sherbesa te shihet si skllaveri dhe roberi, kur ne fakt ajo eshte nje gje Hyjnore. Spiritualiteti nuk eshte nje jete e nenshtrimit. Ky kendveshrim eshte negativ. Spiritualiteti eshte pozitiv. Eshte JETE E RE. Jo si jeta e meparshme (ne mish) kur secili mundohet te behet zoti i vetvetes. "
Se treti, ne duhet te shohim se si shpirtrat jane goditur nga vdekja e Krishtit ne menyren qe ata mundohen te vete-qeverisin. Ashtu si Jakobi, pas prekjes se Zotit, e vazhdoi jeten e tij duke caluar. Kjo ilustron me se miri faktin se ne shpirtin e njeriut eshte regjistruar fakti se ai nuk mund te perdore veten si burim.
Perseri T.A. Sparks shkruan: "Si nje instrument, Shpirti duhet te fitoje, duke u drejtuar ne rruget me te larta dhe te ndryshme te Zotit. Shume here shpirti permendet ne Shkrim si dicka mbi te cilen ne mund te ushtrojme autoritet. Psh:
"Me durimin tuaj do te fitoni shpirtrat tuaj." (Lk. 21:19)
"Ju i keni pastruar shpirtrat me bindjen tuaj ndaj se Vertetes" (1 Pet. 1:22)
"Fundi i besimit tuaj, madje dhe shpetimi i shpirtrave tuaj." (1 Pet. 1:9)
Se fundi,ne kete liber ne do shohim se perse W.Nee insiston qe Shpirti (Njeriu i jashtem) duhet te thyhet, sepse vetem keshtu mund te jete i gatshem per t'u perdorur nga Fryma. T.A. Sparks thote:
"Ne se ne jemi te afte ta kuptojme ose jo, fakti eshte se nese ne jemi duke vazhduar me Zotin plotesisht, te gjitha fuqite shpirterore per te njohur, kuptuar, ndjere dhe bere, do te shkojne drejt nje fundi. Dhe ne do te qendrojme ne njeren ane, konfuze, te coroditur, pa ndjenja dhe te pafuqishem. Me pas, nje tjeter gje e re, Hyjnore, menyre te kuptuari, kontrolli dhe energjie do qendroje para nesh dhe do na beje te ecim perpara. Ne rastin e tille ne do u themi shpirtave tane:
"Shpirti im, rri i qete para Zotit!" (Psa. 62:5):
dhe: "Shpirti im, eja me mua te ndjekim Zotin"
Por, cfare gezimi dhe fuqie ka atehere kur shpirti pranon t'i dorezohet Frymes.Urtesia me e larte dhe lavdia me e madhe shfaqet hapur. Atehere ne mun dte kendojme si Maria:
"Shpirti im e madheron Zotin dhe Fryma ime gezohet ne Perendine, Shpetimtarin tim" (Lk. 1:46). Fryma KA, shpirti BEN!
Keshtu pra, ne kete plotesi gezimi, shpirti sillet nga vdekja dhe erresira per te mesuar per Lartesite dhe Thellesite ne te cilat e drejton Fryma!"
Keshtu, pra sa me shume t'i afrohemi fundit te ketij libri, aq me shume do kemi kuptuar sekretin e jetes se frytshme me Ate. Mos bini nen tundimin qe kane disa per te urryer shpirtrat e tyre, por qendroni te forte ne Fryme, keshtu qe shpirti te mund te fitohet, te shpetohet dhe te sherbeje me plotesine e gezimit. Zoti Jezus ka planifikuar qe ne te gjejme qetesine per shpirtrat tane dhe kjo vjen nepermjet BARRES se Tij, simbolit te Bashkimit dhe Sherbeses. Atehere ne kuptojme se si shpirtrat tane gjejne vleren e tyre te madhe ne sherbese dhe jo ne drejtim.
Me vertete, per sa kohe qe shpirti eshte i pathyer, ai deshiron te jete zot. Nepermjet Kryqit, ai behet nje sherbetor shume i dobishem!
(Vazhdon)
Krijoni Kontakt