Me vjen keq qe po rishkruaj perseri per te njetin person por artikulli qe lexova diten e sotme te gazeta shqiptare me shokoi.
Ne kete artikull thuhet qe mbreme naten ne plazhin e durresit Alfred Moisiu (personi qe do te jete president i ardhshem i vendit) ka dhene urdher nje ushtari te gardes naten qe te vrasi qente e komshiut te vet! Qente ndodheshin ne shtepine e komshiut te presidentit (ne vilen e tij ne durres) dhe komshiu nuk ishte njeri tjeter por biznesmeni me i madh ne Shqiperi francezi Julien Roche. Nga 7 qente qe ka francezi prej vitesh ne vilen e tij 2 jane vrare dhe nje plagosur rende! dhe kjo eshte bere ne oborrin e francezit! Nje pjese e madhe e autoriteteve te huaja ambasadore te ndryshem kane komunikur gjate dites se sotme me francezin mbi kete ēeshtje...Eshte e vertete qe Shqiperia ka shume probleme me te rendesishme se sa qente e nje biznesmeni francez po per mendimin tim nuk eshte thelbi i subjektit. Ajo ēfare me shqeteson me shume eshte shkelja e ligjit me te duja kembet e dikujt qe ne do kemi president vitet e ardheshme! Si mund te jipet urdher me i vrare kafshet dikujt ne pronen e tija? Vetem dikush qe injoron plotesisht ligjin mund ta bej kete!Moisiu nuk eshte ne nje repart ushtarak dhe jep urdhera po president i ardhshem dhe me veprimet qe ben perfaqson vendin e kjo eshte pergjegjesi e madhe. Personi ne fjale ka lene Francen e ka ardh me punu e jetu ne Shqiperi prej 15 vitesh.Eshte i vetmi person i huaj qe adhuron vendin tone, dhe nga te vetmit te huaj qe nuk braktisi shqiperine ne vitin 97. Ka krijuar ne Shqiperi me qindra vende pune me investimet e tij dhe eshte personi me i rendesishem i lobit shqiptar ne France. Kur dijme qe Franca dhe Gjermania bejne politiken dhe vendosin per ēdo gje ne komunitetin evropian atehere duhet te dijme qe presidenti i ardheshem shqiptar Alfred Moisiu ka bere dje nje incident te rende dipllomatik dhe me veprimin e tij hipotekon akoma me shume te ardhmen e integrimit shqiptar ne KE. Ti vrasesh kafshen dikujt ne perndim , aq me teper ne shtepine e tij quhet krim dhe denohet penalisht. Ky njeri eshte nje turp per popullin shqiptar dhe fatkeqsisht nuk po gabohem ne mendimet qe kam per te...Nje 70 vjeēar qe perveē ushtrise nuk eshte marre asnjehere me dipllomaci te behet president.....ju le juve te gjykoni te dashur bashkeatdhetare
Krijoni Kontakt