POshte kanuni, rrofte qytetaria.
O burra ta shpetojme tiranen nga breket e palara te lek dukagjinit e kompani.
Dy familjet tiranase banojnë në zonën e Komisariatit Nr. 4, në fshatrat e kryeqytetit dhe, pikërisht, në Laknas e Domje. Tri familjet e tjera janë të ardhura nga veriu i vendit, pikërisht për t’u ruajtur nga hakmarrja
Albert Dervishi gjatë analizës vjetore pohon se tri nga familjet janë nga Veriu, dhe dy të tjera tiranase
Pesë familje të ngujuara në Tiranë
Drejtori i Policisë: Gjakmarrja, fenomen edhe në kryeqytet
Vladimir Karaj
Pesë familje në Tiranë janë të ngujuara, për shkak të problemeve të hasmërisë.
Kjo shifër është pohuar dje nga drejtori i Policisë së kryeqytetit Albert Dervishi, gjatë analizës 6-mujore të kësaj policie, të zhvilluar në ambientet e Muzeut Kombëtar. Pohimi i drejtorit ka lënë të habitur shumë nga njerëzit që ndodheshin në sallë dhe që nuk kishin dijeni rreth kësaj çështjeje. Vetë drejtori i Policisë së Tiranës, Albert Dervishi, tha për gazetën “Panorama”: “Është ngritur një qendër për koordinimin e veprimeve për të bërë të mundur që, në bashkëpunim me komunitetin dhe njësitë e pushtetit vendor, të punohet për pajtimin e këtyre familjeve”. Ndërkohë që, sipas burimeve nga policia, tri nga pesë familjet janë të zbritura nga Veriu, ndërsa dy të tjera janë familje tiranase.
Familjet e ngujuara
Burime nga policia thanë se dy familjet tiranase banojnë në zonën e Komisariatit Nr. 4, në fshatrat e kryeqytetit dhe, pikërisht, në Laknas e Domje. Tri familjet e tjera janë të ardhura nga veriu i vendit, pikërisht për t’u ruajtur nga hakmarrja. Një prej këtyre familjeve banon në Tiranën e Re, ndërsa dy të tjera në Kamëz dhe Kodër Kamëz. Sipas policisë, gjendja e tyre nuk është shumë e rëndë dhe problemi nuk paraqitet i njëjtë si në qytet e Veriut, ku situata paraqitet shumë më kritike se në kryeqytet. Fëmijët e këtyre familjeve mund të shkojnë lirisht në shkollë dhe të arsimohen, ndërkohë që të ngujuar qëndrojnë vetëm meshkujt e rritur. Sipas policisë, pas një apeli të bërë nga drejtori i përgjithshëm për të evidentuar rastet e ngujimit dhe për të arritur në zbutjen e këtij fenomeni, komisariatet e Tiranës kanë raportuar pikërisht këto pesë raste. Gjithashtu, janë bërë edhe projektet, të cilat do të ndihmojnë në luftimin e fenomenit në fjalë.
Ngrihet qendra për zbutjen e fenomenit
Menjëherë sapo janë evidentuar rastet e gjakmarrjes në kryeqytet, Drejtoria e Policisë ka marrë edhe një sërë masash, për të bërë të mundur zbutjen dhe zhdukjen e kësaj dukurie. Sipas burimeve nga policia, rastet e evidentuara deri më tani nuk paraqesin ndonjë rrezikshmëri për jetën e njerëzve të ngujuar. E, megjithatë, janë marrë masat për të shmangur çdo rrezik që mund t’iu kanoset këtyre familjeve dhe për të bërë të mundur deri dhe daljen e tyre nga ngujimi. Drejtori i Policisë së Tiranës, Albert Dervishi, tha: ”Kemi ngritur një qendër për koordinim e punëve dhe në bashkëpunim me pushtetin vendor, me kryepleqtë e lagjeve dhe organizatat joqeveritare që merren me gjakmarrjen dhe po punojmë për të bërë të mundur pajtimin e këtyre familjeve dhe zbutjen e fenomenit. Puna për të arritur këtë qëllim ka filluar prej kohësh, megjithëse mësohet se ende nuk është arritur te ndonjë pajtim. Drejtori ka pohuar se policia, nga ana e saj, po punon edhe për të rritur sigurinë e këtyre familjeve, në mënyrë që ato të jenë sa më të qeta.
Kërcënimi për të marrë hak, vepër penale
Personat që kërcënojnë për të marrë hak, për të afërmit e tyre të vrarë, tashmë mund të arrestohen dhe të vihen para drejtësisë. Më parë shprehja se do të marr hak, nuk përbënte vepër penale dhe nuk merrej parasysh, nga drejtësia. Ndryshimi i këtij përcaktimi ndihmon në rritjen e sigurisë së familjeve, të afërmit e të cilëve kanë kryer një vrasje apo një akt tjetër penal, të cilin e dënon gjakmarrja.
Analiza e Policisë
Tirana me më pak krime
Kemi rritur evidentimin e veprave penale, ndërkohë krimi në shifra reale është ulur. Ky është edhe konstatimi i bërë në analizën e djeshme të Policisë së Tiranës. Krimi më i shpeshtë në numër është ai kundër pronës, krim ndaj të cilit është kërkuar edhe një punë me e madhe zbuluese. Në analizën e djeshme janë paraqitur edhe rezultatet e katër operacioneve të zhvilluara në Tiranë, gjatë kësaj periudhe, “Mirazh 2004”, “Rrjeta e hekurt”, “Liqeni” dhe operacioni për mbledhjen e armëve “Një armë më pak, një krim më pak”.
Familja nga Mamurrasi e ngujuar në kryeqytet
Familja e Ramadan Emërllait e cila banon në një shtëpi trikatëshe, në afërsi të Unazës së Re, e cila është e vetmja shtëpi që nuk është prishur nga Policia Ndërtimore, është një nga familjet që e vuan plagën e gjakmarrjes. Shtëpinë në kryeqytet e kanë ndërtuar dy djemtë e kësaj familjeje, të cilët kanë vdekur që prej më shumë se një viti. Kjo është një familje e ardhur nga Mamurrasi. Bashkë me dy pleqtë jeton edhe vajza, me fëmijët e saj, edhe këta të mbetur jetimë, pas humbjes së babait. Shtatë nipër më të vegjël se 18 vjeç, pjesa më e madhe e të cilëve ndjek shkollën 8-vjeçare, qëndrojnë në atë shtëpi. Gjakmarrja është shkaku i vetëm për mosprishjen e kësaj shtëpie.
Veriu, më shumë të ngujuar
Numri më i madh i familjeve të ngujuara për gjakmarrje haset në Veri të Shqipërisë, ku ka rreth 1370 familje të ngujuara. Ndërkohë që fenomeni, edhe pse në raste më të rralla dhe jo me të njëjtën ashpërsi, shfaqet edhe në jug të vendit. Për ta luftuar atë janë ngritur disa shoqata e organizata, synimi i të cilave është të arrijë pajtimin e familjeve.
Të dhënat
1370 familje janë të ngujuara në Shqipërinë e Veriut. Në këto familje 7000 individë janë ngujuar për shkak të këtij problemi.
70 për qind e krimeve e ka burimin pikërisht te gjakmarrja.
1370 mosmarrëveshje janë zgjidhur që nga viti 1991, nga Misioni i Pajtimit Mbarëkombetar, nga të cilat rreth 40% kanë qenë vrasje.
Në 313 raste është bërë pajtimi i plotë i mbi 400 familjeve që kanë qenë në gjak dhe prisnin nga momenti në moment të vrisnin ose të vriteshin.
10274 persona janë nxjerrë nga ngujimi disavjeçar.
1100 nxënës kanë fituar të drejtën për të shkuar në shkollë, pasi nga familjet e tyre kishte ikur “hija” e vdekjes.
Janë zgjidhur mbi 300 konflikte pronësie.
5 familje janë të ngujuara në kryeqytet nga gjakmarja. Tri prej tyre janë të ardhura nga rrethet, ndërsa dy janë vendase.
shkrimi nga panorama, hallall, te pakteb ligji po leviz, ku personat qe kercenojne me gjakemarrje te denohen, te pakten eshte nje fillim.
Tjeter, te miturit qe jane ngaterruarr na kahanun per faje te prinderve injorante, duhet urgjentisht te merren nga sherbimet sociale, pasi familja jo vetme qe i ngushton lirite, po i kercenon dhe jeten. Une mendoj se shteti duhet urgjentisht te krijoje struktura, ku keta femije tu jepen familjeve te ndryshme per biresim dhe me mbeshtetje financiare nga qeveria, sic e ka gjithe bota, derisa te shuhet fara e keqe e te cmendurve shpellare. Problemi eshte shume i madh, vecanerisht kur merr nemend edhe mundesine qe nje pjese e deputeteve tane te nderuar, jane lidh kryq me kanunin, ose e perdorin per interesa personale. Rrasti me flagrant ishte merhumi Sale qe akuzonte nanon se i kishte gjakun borxh familjeve shkodrane qe ju mbyten pjestaret e familjeve ne tragjedine e vlores. Dhe kur degjon llafe te tilla nga goja e atij qe pretendon te behet kryetar shteti. ske cthua tjeter ve asaj qe na moren frymen breket e palara lekes.
Kroksi
Krijoni Kontakt