Gsh
-------
Si lindi dhe u zhvillua Tirana moderne
--------------------------------------------------------------------------------
Rezarta Delisula
TIRANE
Tirana ka qenė njė fushė e begatė me shtėpi tė vogla tė ndėrtuara vende-vende. Nė qendėr ka pasur njė xhami, sahatin dhe pazarin e vjetėr." Kėshtu e kanė pėrshkruar Tiranėn tė gjithė udhėtarėt e huaj qė kanė kaluar nė Shqipėri. Viti i themelimit tė Tiranės ėshtė 1614, ndėrsa vetėm pas Kongresit tė Lushnjės mė 1920, qyteti i vogėl nė qendėr tė vendit u shpall kryeqytet.
Tirana nisi tė ndryshojė pamje nė vitet '30, kur vendin e shtėpive tė vogla dhe me qerpiē e zuri arkitektura italiane. Ishte koha kur Armando Brasini, arkitekt italian, hartoi planin pėr qendrėn e Tiranės, ku lindėn edhe godinat ministrore. Kjo mund tė cilėsohet si lindja e epokės sė ndryshimeve nė Tiranė apo lindja e Tiranės moderne.
Shtėpia e Kacelėve
Asgjė nuk ka ndryshuar nga pamja e shtėpisė sė Kacelėve, edhe pse kohėrat kanė ndryshuar vrullshėm. Ajo ėshtė njė vilė e lartė nė anė tė Sahatit, ngjyrat e sė cilės kanė nisur tė zbehen. Si familje e vjetėr tiranase, kjo tokė figuron e Kacelėve, qė nė vitin 1912. Aty ka qenė dyqan kartolerish, qė sot quhen kancelari. Familja e Kacelėve po nė atė vit mori liēensėn e parė tė shtetit shqiptar pėr zhvillim tregtie. Dyqani me vite nisi tė ndryshojė e tė zgjerohet. Kacelėt blenė njė copė toke nga familja Toptani dhe ndėrtuan po aty pallatin me dyqane poshtė, ashtu siē ėshtė edhe sot. Bėhet fjalė pėr vitin 1928-1929, kur arkitekti italian qė skicoi shtėpinė e Kacelėve, pėrdori njė arkitekturė tė veēantė, ku kolonadat duken, si brenda edhe jashtė. Shtėpia e Kacelėve ėshtė marrė si shembull nė historinė e arkitekturės, lėndė kjo qė jepet nė Fakultetin e Arkitekturės.
Nė shtėpinė e Kacelėve banorė tė vjetėr janė edhe fisi Laca. Kacelėt janė autoktonė tiranas dhe kanė kontribuar sė tepėrmi nė jetėn politike dhe nė ēlirimin e vendit. Ismail Kaceli, qė ishte stėrgjyshi i trashėgimtarėve tė sotėm, ka vdekur nė Lidhjen e Prizrenit, ndėrsa gjeniu i letėrsisė shqiptare, Gjegj Fishta, i ka thurur vargje tiranasit tė butė. "Merr Kacel nji her lahutėn, e na thuj nji kang shqiptare, s'marrim nazi pa na qit fare", janė kėto vargjet nė kryeveprėn e letėrsisė shqiptare, "Lahuta e Malcisė".
Familja Petrela
Plani urbanistik i hershėm, skica dhe rregullore tė vjetra tė dala nė kohėn e Zogut, ruhen me fanatizėm edhe sot nga familja Petrela. Ashtu si shtėpia e Kacelėve qė shėnoi njė ndryshim nė arkitekturėn kryeqytetase, edhe shtėpia e Petrelasve, karakterizohet nga arkitektura e veēantė me vlera respektive. Ndėrtesa ėshtė vendosur nė kryqėzimin e Rrugės sė Dibrės me Rrugėn e Barkadave apo godina ku ėshtė vendosur INSIG-u. Dy shtėpitė e familjes Petrela janė restauruar nga pronarėt, ndėrsa njėra ėshtė ngritur rreth viteve '30, tjetra ėshtė ngritur nė 1942-shin. Projekti i shtėpisė sė Petrelasve ėshtė bėrė nė pėrputhje me planin urbanistik tė asaj kohe, kur pėr tė ndėrtuar, duhej tė spostoheshe 4 metra nga rruga kryesore, e cila me prespektivė mund tė zgjerohej.
Arkitekti kėshillues
Projektuesi ka qenė Studio Teknik i Inxhinierisė Civile dhe Arkitekturės dhe mban firmėn e dy inxhinierėve tė njohur K.Mani dhe Spiro Koleka. Arkitekti kėshillues pėr ngritjen e godinės tre dhe katėr kate, ėshtė italiani Ferdinando Poxhi. Kjo ka qenė tokė e familjes Petrela dhe nė vendin ku ėshtė ndėrtuar pallati i tyre, kanė qenė njė varg dyqanesh, tė cilat u dogjėn. Nė dokumentet e vjetra tė ruajtura nga familja Petrela, ėshtė edhe njė fletė e zverdhur nga koha, ku, me shkronja tė mėdha shėnon: Rregullore. Kjo fletė ėshtė njė formė e ligjit tė sotshėm "Pėr Urbanistikėn", ku shėnohen tė gjitha kushtet dhe mėnyrat se si veprohej pėr tė ndėrtuar. "Mbasi tė nepet leja pėr me ba nji ndėrtesė tė re, duhet qi sipėrmarrsi ase mbikqyrėsi i sajė t'a lajmėroj Zyrėn Teknike tė Bashkiės tė dėrgojė teknikun e saj pėr me dhanė drejtimin pėr me hap themelet", kjo ėshtė pika kryesore e rregullores (nė origjinal) ku shėnohen edhe pasojat e ndėrtuesit nė rast se shkelej rregullorja e Bashkisė. Nė vitin 1946 shtėpitė u konfiskuan nga shteti pėr t'i rimarrė sėrish pas ndryshimeve politike tė bėra nė Shqipėri. Shtėpitė e ndėrtuara nga dy familje tė vjetra tiranase janė marrė si etalon i shtėpive, tė cilat ēelėn epokėn moderne tė ndėrtimit nė kryeqytet, por ka edhe mjaft tiranas tė tjerė, tė cilėt kanė ruajtur nė shtėpitė e tyre aktitekturat e hershme. Vitet '30 shėnuan revolucionin arkitektonik kryesisht nė Tiranė, ku sot pjesa mė e madhe e kėtyre ndėrtimeve janė quajtur me vlera muzeale, ndėrsa disa prej tyre janė shpallur Monumente Kulture.
Krijoni Kontakt