gazeta tema



----------

Fusha e Shallvares, fusha e parė sportive zyrtare nė Tiranė

Orhan Sakiqi

Sot perdorim nė popull por edhe nė shtyp fjalen: pallatet te Shallvaret ose blloku te Shallvaret, por pak sidomos te rinjte e dine se ne ate vend per 30 vjet ne mos me teper ka qene qendra e pare sportive e Tiranes dhe jo vetem sportive, por si do ta zgjeroj mė poshte, edhe kulturore. Qellimi i ketij shkrimi nuk eshte te permend kronologjine e ndeshjeve apo garave sportive qe jane zhvilluar apo cilet sportiste kane qene me te dalluarit pune te cilen e ben me kompetence ne faqet e kesaj gazete (TemA) dhe mė gjere gazetari Besnik Bizdari, por si banor i kesaj lagjeje bile i lindur aty, te nenvizoj historikun e fushes rendesine e saj si qender e rinise qytetare tiranase. Sigurisht si deshmitar i evenimenteve sportive te ndodhura aty nuk mund t'i shpetoj ndonje emocioni te ruajtura nga femijėria, pa ulur vlerat e qindra talenteve qe ketu filluan hapat e para sportive, i zhvilluan aty dhe disa prej tyre shkelqyen ne stadiumet e Evropes.

Emri "shallvare" nė turqisht sipas Prof. Demir Alizotit d.m.th. brekushe e kjo e verteton thenien e historianit tiranas z.Agim Bardhi qe fusha ka sherbyer si shesh lojėrash per garnizonin turk, i cili ndodhej fare afer, perballe Bankes se Shtetit. Me vone me 1916 sheshi ka sherbyer si piste avionash per ushtrine austriake dhe ketu simbas historianit ne fjale eshte zhvilluar ndeshja e pare e futbollit ne Tirane. Fusha mori vlerat e veta mbas themelimit te K.S. Tirana me 1920 e sidomos mbas drejtimit te klubit nga i paharruari Selman Stermasi.

Fusha shume afer qendres se qytetit kishte kushte shume te mira teknike: ndodhej ne drejtimin veri-jug me permasa simbas normave nderkombetare 104x65 me nje pjerrtesi natyrale ne dy drejtime. Qenia e nje toke suranore e bente te mos mbante uje megjithese nuk kishte asnje lloj drenazhimi. Rreth 1925 u bene dhomat e zhveshjes dhe me vone ne fillim te viteve '30, pista e atletikės e shtruar me pluhur tullash dhe nje tribune prej derrase. Mirembajtjen e fushes dhe shume pune te tjera administrative i kryente i ndjeri Besim Hamdiu (Qorri). Vetem me nje ndihmes, i shkurter pak i shendoshe por dinamik Besimi ishte kudo, ne vizimet ne lyerjen e portave ne pritjen e sportisteve etj. Ai ishte i kendshem ne biseda sportive dhe mbahet mend si gjyqtar i paanshem. Mbase dikush duhet te shkruajė me teper per kete figure te ndershme e tė perkushtuar te sportit tone.

Te gjitha takimet kombetare te futbollit qe nga kampionati i pare si edhe ato nderkombetare jene zhvilluar ne kete fushe e kjo deri me 1946 ku kaluan ne stadiumin 'Qemal Stafa' i ndertuar nga italianet. Po ashtu ne Shallvare jane zhvilluar edhe kampionatet e atletikes te lehte.

Fusha nuk kishte tribune qendrore per autoritetet. Si e tille sherbente shtepia jone dy kateshe e ndertuar me 1923 nga gjyshi ynė, deputet i parlamentit tė parė shqiptar Masar Kelliēi. Nuk e di a e porositur apo jo, por shtepia ishte vendosur ne vijen e mesit te fushes jo me shume se 50m larg saj. Pra ballkoni i saj ne katin e dyte karshi Dajtit ishte tribune e vertete. Ne kete tribune ka ndenjur Ahmet Zogu atehere, per te pare manifestimin me kuaj te kryer nga kozakėt. Fusha ka sherbyer edhe per manifestime ushtarake dhe nje nga keto me pjesėmarjen e Presidentit me 1927. Kete e permend T.Selenica ne librin e tij: Shqiperia e illustruar. Fusha ishte edhe nje qender defrimi per rinine tiranase ku mbidheshin per lojėra te ndryshme popullore per festa fetare si edhe studentet qe vinin nga jashte per pushimet verore.

Mbas 1944 ne tribunen tone vinte edhe komandanti por ne ndryshim me Ahmet Zogun kete radhe ishim te detyruar te dilnim nga shtepia disa ore mė pare qė te behej kontrolli per sigurine e shokut ne fjale. Me qe ra fjala per "tribunėn" nga autoritetet, frekuentuesi me i rregullt ka qene Sejfulla Maleshova, mik i shtepisė, si kur ishte minister, ashtu edhe me vone ku e emėrtuan "oportunist".

Pėrgatitjet e skuadrave tona per kampionatin ballkanik te 1946 ku dihet qe eshte fitorja e futbollit tone, mbase me e madhja ne historine e tij, jane bere ketu. Idhujt tone ne i kishim afer ēdo dite. Ketu nuk mund te harroj buzeqeshjen dhe dashamiresinė me femijtė tė Boriēit, elegancen e Poselit portierit te skuadres, kapelen e Dod Tahirit qe i linte te porta, Llambin, Spahiun qe pinte duhan i terhequr qe te mos e shihte trajneri, Biēakun, Dibrėn, Gjinalin, Mirashin gazmor e tė gjithe ata sportiste qe i dhane aq shumė sportit dhe vendit tone. Edhe atletet provat i bene ne pisten e Shallvares: Begeja i dyti ne 100m ne Ballkaniadė, vrapimet e gjata deri sa errej te Sojlit etj..

Mė vone shume talente te reja provuan ndeshjet e para zyrtare ketu me. Tiranėn si Resmja, Merja, Reēi, Arbana si edhe hodhėn hapat e para djemte e lagjes vellezerit Mema, Mario Ruci etj.. Nuk do t'i harroj skemen qe benin mbas stervitjes se skuadres Parapani (Tici) me Cen Petrelėn: Ne fillim te lojes Tici ne mes te fushes i kalonte nje top te gjate Cenit, qe dallohej per gjuajtje te forta, qe gjuante direkt.

Fusha sportive e Shallvares vazhdoi aktivitetin tanime si fushe e dyte edhe mbas 1946. Ajo u prish me 1951 per ndertimin e pallateve butaforike, te stilit rus, te cilat qendrojne edhe sot atje.

Si aneks i Shallvares ka qene prane saj parku sportiv Rinia. I ngritur prane tenis Nallbani aneksi kishte fushen e basketbollit te volejbollit si edhe sallen ku zhvilloheshin kampionatet e shahut, pinpongut dhe biliardos. Ketu, deri ne vitin 1955 kur u ndertua parku Studenti, jane luajtur te gjitha aktivitetet sportive duke perfshire edhe boksin, mundjen, ngritjen e peshave. Ketu do tė permend lojėrat e zjarrta te pinpongut ne mes te Qemal Voglit dhe Loro Boriēit, pesėshen e pare te Tiranes kampione nė basket: Pilku, Kona, Borova, Peza e Sokoli vrapimet e pafund tė boksierit Gezim Petrela pėr tė ulur peshė, stėrvitjen deri nė mesnate te volejbollistit Qemal Gjinali e shumė episode te tjera te mbetura ne kujtesen time.

Perveē Shallvares z. Bardhi mė thote se nė vitet '30 nė Tiranė ka pasur edhe disa fusha te tjera si: Fusha e Agait, e dibranėve, atje ku sot eshte gjykata e Apelit te shtepia e R. Jellės. Pra tė shperndara ne ēdo lagje e cila kishte skuadren e saj me emrat Agimi, Skėnderbeu Shpresa etj. Ndeshjet luheshin ne fushat e tyre e finalet ne Shallvare.

Qyteti me 30 mijė banorė kishte gjithė kėto fusha e si rrjedhojė edhe fėmijė tė talentuar qė janė e ardhmja e futbollit. Mos vallė mungesa e fushave bėn qė sot tė kemi varfėri nė futbolliste klasi nė Tiranė? Kėtė le ta thonė specialistėt.

Ēdo qytet ka tė kaluaren e tij ka kujtesen e tij ku sporti dhe kultura zene nje vend te rendesishem. Nė atė labirint ndėrtesash qe zėnė Shallvaren e dikurshme mbase dikush duhet tė kujtohet tė vendosė njė tabelė: Kėtu ka qenė fusha e parė sportive zyrtare nė Tiranė.



---------