Elena Jovanova rimerr makthet gjatė luftės nė Maqedoni, nė njė stacion autobusėsh nė Tiranė
Lufta nė valixhen e pagjumėsisė
Alma Mile
Nė njė ambient ku asnjėherė nuk do tė shkoje pa patur punė, qė ditėn shėrben njėkohėsisht si stacion autobusash pėr linjat Tiranė-Jug dhe si treg shumice fruta-perimesh, ku erėrat e naftės, perimeve tė kalbura dhe urinės, krijojnė njė pėrzierje tė padurueshme, nuk ėshtė fort e zakonshme tė shohėsh njė vajzė me kėmishė nate e me njė valixhe tė madhe nė dorė. Aq mė tepėr tė ēudit fakti qė ajo hap valixhen, futet nė tė dhe rri e ngrirė. I ngul sytė nė hapėsirė dhe qėndron ashtu pėr minuta tė tėra, derisa njė zė ta thėrrasė, e ajo ashtu po aq e pėrhumbur tė vėrtitet brenda valixhes. Njė grup policėsh, qė ndodhen jo rastėsisht nė atė kapanon tė braktisur nė tė rėnė tė muzgut, qeshin dhe i hedhin hoka njėri-tjetrit, ndėrsa fėmijėt e lagjes aty pranė kacavirren nėpėr mure pėr tė parė mė mirė. Ēuditėrisht asaj nuk i bėn pėrshtypje asgjė nga kėto. Vėrtitet brenda shtėpisė-valixhe, nė njė situatė tė ndėrmjetme mes gjumit dhe gjendjes zgjuar. Eshtė njė gjendje sonambul, ku ajo e veshur pėr gjumė, bėn veprime tė komanduara nga njė zė i brendshėm. Pas performancave nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe nė Angli, artistja maqedonase, Elena Jovanova, ka sjellė mbrėmjen e sė enjtes performancėn e saj Insomnia edhe nė Tiranė. Si ēdo performancė tjetėr e projektit Vende rebele, edhe kėtė herė u zgjodh njė vend jo i zakonshėm pėr tė performuar, stacioni i autobusėve, pranė 21 Dhjetorit. Por ndryshe nga ēishte njoftuar prej kuratorėve tė kėsaj performance, artistja nuk ka performuar nudo, por me njė veshje qė mė tepėr ngjan me njė veshje karakteristike ballkanase prej lini, sesa njė kėmishė nate. Sipas saj, bėhet fjal vetėm pėr njė keqkuptim.
Pasi ka pėrjetuar vetė tmerret e luftės e pasi ka vuajtur gjatė nga makthet qė i la si kujtim lufta nė Maqedoni, Jovanova, vendosi tu tregojė edhe tė tjerėve se ēdo tė thotė tė pėrjetosh situata tė tilla, tė vuash trauma, tė humbasėsh njerėz dhe objekte tė dashura. Ajo e nxit publikun tė mendojė mė shumė pėr jetėn dhe pėr ēdo gjė qė i rrethon. I nxit tė rendisin, jo thjesht me mendje, por ti shkruajnė dhjetė gjėrat mė tė rėndėsishme qė do tė merrnin me vete, nėse duhet tė arratiseshin nga shtėpia e tyre. Dhe nė tė vėrtetė, ndėrsa ajo qėndron brenda valixhes, njerėzit qė ndoqėn kėtė shfaqje nuk ndenjėn indiferentė, por shkruan dhjetė gjėrat qė do tė merrnin me vete. Disa do tė merrnin telefonin, bllokun e telefonave dhe adresave, paratė, fotografitė, tė tjerė do tė merrnin kujtimet, tolerancėn, mirėkuptimin Tė gjitha kėto, nė fund tė performancės, Jovanova i mblodhi dhe i futi brenda valixhes sė pagjumėsisė sė saj.
Jeni shprehur se kjo performancė ka lindur nga pėrjetime personale, mė konkretisht cila ėshtė origjina e saj?
Kjo ėshtė njė performancė qė ka lindur si pasojė e luftėrave nė Ballkan. Kur nisi lufta nė Maqedoni dhe u detyrova tė largohesha shihja vazhdimisht njė ėndėrr, sikur isha e futur nė njė valixhe dhe duhej tė ikja. Ishte njė situatė qė u bė tepėr e lodhshme dhe traumatike. Kjo ėndėrr artikulon traumėn qė kalova si njė person i shpėrngulur gjatė Luftės nė Maqedoni nė vitin 2002. Eshtė pėrkujtim i vazhdueshėm i mendimeve qė kam humbur dhe kam fituar duke qenė refugjate. Qė atėherė kam udhėtuar shumė, kryesisht pėr qėllime edukimi apo artistike, por ende mė shqetėson e njėjta ėndėrr. Dhe vazhdoj tė kem akoma ndiesinė e njė humbjeje tė thellė nė ėndrrat e mia. Njė ndjenjė se diēka shumė e rėndėsishme ėshtė marrė dhe se nuk do rikthehet mė kurrė. Sė fundi, vendosa ta pėrdor atė nė njė performancė, pėr tė treguar tragjedinė e njerėzve qė janė tė detyruar tė ikin, tė gjėrave qė humbasin, traumat personale Kjo performancė ėshtė shumė simbolike dhe pėr kėtė arsye ėshtė gjetur edhe ky vend, i cili tė krijon idenė e largimit tė pėrhershėm, tė njė situate tė paharrueshme
Ju sikur kėrkoni ti imponoheni publikut. Pėrgjithėsisht si ka reaguar ai?
Kėrkoj qė njerėzit tė mendojnė mė shumė pėr gjėrat e dashura, pėr ato qė duhet ti marrin gjithmonė me vete. Ato gjėra qė nuk i vlerėsojmė tani, por qė bėhen tė tilla kur ndryshojnė situatat, sistemet Kjo ėshtė njė thirrje pėr reflektim pėr jetėn dhe ekzistencėn kėtu. Ideja ime ishte qė tė pėrfshija edhe audiencėn nė kėtė projekt, duke i bėrė ata qė tė shkruajnė se cilat janė gjėrat e tyre mė tė dashura qė do ti merrnin me vete nė rast largimi nga shtėpia. Nė performancat qė kam bėrė nė SHBA dhe Angli, ato kanė qenė shumė personale dhe lidhen me kujtime, me gjėra qė ata duan ti kenė pranė, kudo qė tė shkojnė. Pėrgjithėsisht reagimet kanė qenė shumė pozitive, pasi njerėzit, kolegėt, artistėt, kanė pasur mundėsi tė reflektojnė e tė rivlerėsojnė gjėra qė mund ti kishin harruar, apo qė i kishin humbur.
Po gjėrat mė tė dashura qė ju do tė merrnit me vete, cilat janė?
Disa nga gjėrat e mia mė tė dashura, qė nuk do ti harroja kurrė janė mjetet pėr tė pikturuar, fotografitė familjare, bizhuteritė e sime mėje, ditari, qentė e mi
Sipas njoftimeve tė bėra nga kuratorėt, ju duhej tė performonit nudo, madje edhe nė faqen tuaj tė internetit, Insomnia prezantohet nga njė foto nudo. Pse ky ndryshim?
Ajo ēka keni parė ėshtė pjesė nga njė video instalacion, tė cilin e kam realizuar tė shtyrė nga miqtė e mi. Aty vėrtetė unė jam lakuriq. Por bėhet fjalė pėr njė video dokumentar, mė simbolike e qė flet pėr luftėrat nė Ballkan dhe unė pėr kėtė jam zhveshur.
Ndoshta jeni trembur nga Shqipėria
Jo, jo, nuk jam trembur nga Shqipėria, por kėtė projekt nuk e kam performuar asnjėherė nudo. Ka qenė thjesht njė keqkuptim pėr shkak tė distancės.
Pėr ku do tė udhėtojė mė tej ky projekt?
Momentalisht qėllimi im ėshtė tė vazhdoj tė performoj nė vende tė ndryshme tė Ballkanit. Ndėrkohė jam duke punuar pėr njė projekt tė ri, tė cilin mendoj ta realizoj nė vende tė braktisura e tė shkatėrruara nga lufta nė Maqedoni, nė Sarajevė, apo Prishtinė, nė vende qė kanė kaluar dhe ende vazhdojnė tė pėrjetojnė traumat e luftės.
Sa e lehtė apo e vėshtirė ėshtė tė shprehni idetė tuaja nė Maqedoni?
Nuk ėshtė e vėshtirė tė gjesh njerėz qė tė mbėshtesin e tė kuptojnė artin tim, por kam dy vjet qė jam larguar nga Maqedonia. Kam qenė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ku kam kryer edhe njė master. Jam kthyer vetėm nė qershor dhe ndihem shumė e freskėt, pėr tė punuar nė Ballkan, madje jam shumė e lumtur, qė mund tė shpreh artin tim kėtu.
Projekti
Pushime edhe pėr Vendet rebele
Performanca e artistes maqedonase Elena Jovanova, Insomnia mbylli sezonin e parė tė projektit Vende rebele, kuruar nga artisti italian, Stefano Romano. Ky projekt zgjati nėntė muaj dhe ka zhvilluar njė sėrė performancash nė vende tė ndryshme urbane, por qė kanė lėnė pas njė histori. Kėshtu janė zhvilluar performanca nė Qytetin Studenti, tek piramida, ish-Kombinati i Tekstileve Stalin, kinema Agimi, tregu industrial, Kinostudioja , etj. Nė tė kanė marrė pjesė njė numėr i madh artistėsh shqiptarė e tė huaj, tė ardhur nga vende tė ndryshme, si Suedia, Italia, etj. Sipas kuratorit Romano, sė shpejti do tė botohet edhe njė katalog me pamje nga tė gjitha performancat e kėtij projekti. Sipas tij, Vendet rebele do tė vijojnė sėrish nė muajin nėntor, pas pėrfundimit tė Bienales sė Tiranės, me tė tjera vende urbane, por konceptuar ndryshe nga sezoni i parė.
23/07/2005
KATEGORIA: Kulture.shekulli.
Krijoni Kontakt