14.
Ai deklaronte, ai kishte kishte pare me syte e tij nje mbremje mepare, se si pesedhjete e kater vellezer te Urdhrit te sapopermendur me nje qerre ishin derguar per ne turren e druve, pasi ata te siperpermendurat gabime nuk donin ti pranonin, dhe ai kishte degjuar te thuhej, ata ishin djegur, dhe ai vete prej frikes, sepse kishte frike, ngaqe ai nuk do te mundej te qendronte kaq burrerisht, ata do ta digjnin, do te kishte pranuar dhe do te betohej, para te emeruarve zoterinj komisare dhe para cdokujt tjeter, e keshtu le te mos ia vinin veshin, qe, qe te gjitha gabimet, qe ia kishin mveshur Urdhrit, te ishin te verteta, dhe se ai, nese do t“ia kerkonin, biles do e kish pranuar, se kishte vrare vete te levduemin Zotin tone Jezu Krishtin.
Deklarate e tempulltarit Aimery de Villiers-le-Duc me 13.05.1310
Nje proces plot me boshlleqe, kundershtķ, te panjohura dhe budallalleqe. Budallalleqet ishin me te dukshmet, dhe ngaqe ato me ishin te paqarta, i hodha ato me te panjohurat bashke. Ne ato dite te lumtura studimi une besoja akoma, qe budallalleqet krijokan te panjohura. Parmbreme, ne periskop, une mendoja, qe te panjohurat e tmerrshme, per te mos rene ne sy per te tilla, maskoheshin si marrezira. Sot une mendoj, qe bota eshte nje e panjohur e llojit te mire, e cila marrezine tone e ben te tmerrshme, pasi ajo tenton, qe te na shtyje drejt te vertetes se saj.
Tempulltaret nuk kishin me asnje qellim. Ose e thene me mire, ata e kishin kthyer mjetin ne qellim, ata administronin pasurine e tyre te pakufishme. S“eshte cudi, qe nje monark i fiksuar pas centralizmit, si Filipi i Bukuri, ti shikonte shtrember. Si mund te mbahet nje Urdher suveren nen kontroll? Mjeshtri i Madh kishte rangun e nje princi te nje gjaku, ai urdheronte nje ushtri, administronte prona tokash te pakufi, ishte i zgjedhur si kaizeri dhe zoteronte nje autoritet te pakontrolluar. Thesari i shtetit francez nuk gjendej ne duart e mbretit, porse ruhej ne tempullin e Parisit. Tempulltaret ishin depozituesit, prokuratoret dhe administratoret e nje kontoje ne ngarkim formalisht ne emrin e mbretit. Ata arketonin, paguanin, spekullonin me interesat, shkurt: ata silleshin si nje banke private, por me te gjitha privilegjet dhe lirite e nje banke shteterore. Edhe Mjeshtri i Thesarit i mbretit ishte nje tempulltar... A mund te qeverise seriozisht njeriu ne te tilla kushte?
Ate, te cilin nuk mund ta godasesh, duhet ta perqafosh. Filipi i kerkoi Urdhrit, qe ta emeronin si anetar nderi. Pergjigja ishte negative. Nje fyerje, te cilen nje mbret e mban vath ne vesh. Ai iu drejtua Papes dhe i propozon, qe te fuzionoje Tempulltaret me Johanniter, ne menyre qe Urdherin e ri mepas ta vinte nen komanden e te birit. Mjeshtri i Madh i Tempullit, Jacques de Molay, udhetoi nxitimthi qe prej Qiproje, ku ai nderkohe qeveriste si nje monark ne ekzil, dhe i parashtroi Papes nje memorandum, ne te cilin ai ne dukje parashtronte avantazhet, por ne fakt ngrinte dizavantazhet e nje fuzioni te tille. Pa pike turpi, Molay dha te kuptohej mes te tjerave, qe tempulltaret ishin me te pasur se johanniter, dmth fuzioni i vinte me per mbare njeres pale se tjetres, cfare shpirtin e kaloresve te tij do e demtonte shume. Molay e fitoi kete ndeshje te pare te lojes se filluar, ceshtja u mbyll ne arkive.
Tani mbeten vetem shpifjet, dhe ketu mbreti kishte krahet e lehta. Thashethemet mbi tempulltaret ishin per nje kohe te gjate ne qarkullim. Si do ti dukeshin ata francezit te mire, keta kolonialiste, te cilet vinin verdalle dhe mblidhnin Te dhjeten, pa i hequr gje vetes, nderkohe as edhe taksen e tyre te gjakut si ruajtes te Varrit te Shenjte? Sigurisht ishin edhe ata franceze, por edhe jo aq prej verteti, me teper pieds noirs ose, sic i thonin, poulains, kerrica. Ata e mbanin veten si ekzotike, me siguri merreshin vesh me njeri-tjetrin biles ne gjuhen e maoreve, me te cilen ishin mesuar. Ata ishin murgj, por zakonet e tyre shkretetiro-arrogante ishin te njohura, qe prej vitesh Papa Inocenti III kishte qene i detyruar te shkruante nje buletin De insolentia Templariorum. Ata kishin dhene nje betim varferie, por ata shfaqeshin me shkelqimin e nje kaste aristokratike, me makuterine e borgjezise se re dhe me paturpesine e nje trupe musketieresh.
Mjafton pak, qe nga thashethemi te kalohet ne pergojim, per te kaluar ne hedhje thumbash homoseksuale, heretike, idolatore, te cilet i faleshin nje koke leshtore, per te cilen askush nuk e dinte, se nga vinte, por patjeter jo prej panteonit te besuesve te mire. Me siguri ndajne edhe sekretet e ismaeliteve, japin e marrin biles edhe me asasinet e Plakut te maleve... Filipi dhe keshilltaret e tij dijne, se si ti vejne keto fjale ne sherbim te tyre.
Pas Filipit qendrojne dy b.thelepiresit e tij djallezore, Marigny dhe Nogaret. Marigny eshte ai, i cili ne fund do te shtije ne dore pasurine e tempulltareve dhe do ta administroje per mbretin, derisa Johanniter do ta marin ate, nderkohe qe nuk eshte shume e qarte, kush do te perfitoje prej interesave. Nogaret, vulembajtesi i mbretit, me 1303 ishte strategu i incidentit ne Anagni, kur princi romak Sciarra Colonna kishte goditur me shpulle Papen Bonifatius VIII, nderkohe qe ky i fundit, brenda nje muaji, prej kesaj vdiq prej marazit.
Ne nje pike te caktuar shfaqet ne horizont njefare Esquie de Floryan. I plasur ne qeli per disa delikte te pasqaruara dhe i denuar me vdekje, ai na qenkej takuar gjoja me nje tempulltar te penduar, i cili priste edhe ai , qe ti pritej koka, dhe i kishte treguar atij gjera te tmerrshme. Perkundrejt fitimit te lirise dhe nje shume te mire parash, Floryan shet ate, cka di. Ajo, cka ai din eshte ajo, cka nderkohe qe te gjithe mermerisin. Por tash prej mermeritjes do te kalohej ne deshmi para gjyqit. Mbreti, zbulimin sensacional te Floryan, e ndan me Papen, i cili tani eshte Klementi V., po ai, qe e kishte zhvendosur Papatin ne Avignon. Papa nuk e din me siguri, nese duhet ta besoje, sidoqe te jete ai e din, qe nuk eshte e lehte, qe te perzihesh ne ceshtjet e tempulltareve. Por me 1307, ai jep Placet-in e hapjes se nje hetimi zyrtar. Molay do te informohet, por ai e jep veten te qete. Ai merr pjese akoma ne ceremonite zyrtare ne krah te mbretit, si princ nen princin. Klementi e zgjat procesin ne pambarim, mbreti dyshon, se Papa kerkon tu jape kohe tempulltareve, qe te zhduken. Ketu ai gabohet si jo here tjeter, tempulltaret pijne dhe mallkojne akoma, pa ua kapur truri, neper keshtjellat e tyre. Dhe kjo eshte e panjohura e pare.
Me 14 shtator 1307, mbreti dergon mesazhe te mbyllura ne te gjitha kontete dhe provincat e mbreterise me urdhrin, qe tempulltaret te arrestohen kudo dhe pasurite e tyre te sekuestrohen. Ne mes nxjerrjes se urdhrit dhe arrestimit kalon nje muaj i tere, por sic duket tempulltaret nuk i bien fare ne te. Ne mengjesin e 13 tetorit do te rrethohen qe te gjithe dhe tjeter e panjohur qe te gjithe dorezohen pa lufte. Dhe te mendosh, se ne ditet e meparshme, nenpunesit e mbretit, per te qene te sigurte, qe gjate sekuestrimit te mos u shpetoje asgje, kishin bere nje tip inventari te pasurise te tempulltareve, ne te gjithe vendin, me argumentime foshnjore administrative. Dhe tempulltaret nuk kishin vene re gje merreni me rehatllik, zoti taksambledhes, shikoni rreth e rrotull, ku te doni, ndjehuni si ne shtepine tuej...
Kur e merr vesh Papa per arrestimin, ai perpiqet me nje proteste, por tani eshte shume vone. Komisaret mbreterore kishin filluar tashme, qe te punonin me dare dhe pinceta, dhe shume prej tempulltaret tashme nen tortura kishin pranuar. Tash ata do t“iu dorezohen edhe inkuizitoreve, te cilet edhe pse asokohe akoma nuk e perdornin zjarrin, por behet edhe pa te. Te kallezuarit perserisin kallezimet e tyre.
Dhe kjo eshte e panjohura e trete: Patjeter eshte perdorur tortura, biles nga me te rendat, nese ne to kane vdekur tridhjete e gjashte tempulltare, por ketyre burrave te hekurt, te cileve ishin te mesuar, ti benin balle turqve te tmerrshem, nuk u ben balle asnje xhelat i mbretit. Ne Paris vetem kater prej njeqind e tridhjete e tete tempulltareve refuzojne te pranuarit. Qe te gjithe te tjeret pranojne, perfshire edhe Jacques de Molay.
>>Por cfare pranojne ata valle?<< pyeti Belbo.
>>Ata pranuan pikerisht ate, cka shkruhej ne urdher-arrestin. Deponimet e tyre nuk ndryshojne pothuaj fare prej njeri-tjetrit, te pakten ne France dhe Itali. Ne Angli perkundrazi, ku asnje nuk deshiron ne te vertete, qe t“iu beje procesin, edhe pse ne deklaratat shfaqen te njejtat akuza, prape se prape ato iu mvishen deshmitareve te jashte Urdhrit, te cilet vetem raportojne, cka dinin prej thashethemeve. Me nje fjale, tempulltaret pranojne vetem atje, ku dikush deshiron, qe ata te pranojne, dhe vetem ate, cka duan te degjojne prej tyre.<<
>>Proces normal inkuizicioni<<, tha Belbo. Te ketij lloji kemi pare tashme edhe te tjere.<<
>>Prape se prape qendrimi i te akuzuarve eshte bizarr. Aktakuza thoshte, kaloresit, gjate ritualeve te tyre te iniciimit kishin mohuar tre here Krishtin, kishin peshtyre mbi kryq, ishin zhveshur dhe kishin lene te putheshin in posteriori parte spine dorsi, dmth ne prapanice, pastaj mbi kerthize dhe ne buze, in humane dignitatis opprobrium; se fundmi ata, thote teksti i aktakuzes, i ishin dhene bashkefjetjes me njeri-tjetrin, te gjithe sebashku. Orgjia. Pastaj atyre u ishte vene perpara nje koke djalli leshtore dhe ata ishin detyruar ti faleshin asaj. Dhe si u kundervihen ata ketyre fajesimeve? Geoffrey de Charney, po ai, i cili me vone do te digjej ne turren e druve sebashku me Jacques de Molay, thote, po, ka patur edhe raste, qe ai te kete mohuar Krishtin, por vetem nepermjet buzeve, jo me gjithe zemer, dhe ai nuk mund te kujtohej, nese kishte peshtyre mbi kryq, pasi ate mbremje, cdo gje kishte ndodhur shume shpejt. Persa i perkiste puthjes ne prapanice, po, edhe kjo i kishte ndodhur atij, dhe ai e kishte degjuar Preskepterin e Auvergne te thote, ne fund te fundit qenkej me mire, te bashkoheshe me vellezerit, sesa te kompromentoheshe me nje grua, por ai vete nuk kishte kryer asnje mekat mishtor me kalores te tjere. Shkurt, robi pranon, por na paska qene vetem nje loder, askush nuk kishte besuar seriozisht, te tjeret ndoshta e kane bere, por une jo, une e kam bere vetem prej miresjelljes... Jacques de Molay, Mjeshtri i Madh, pra jo me i fundit i bandes, thote, ai, teksa i kishin mbajtur kryqin per ta peshtyre, kishte bere gjoja sikur, por kishte peshtyre pertoke. Ai e pranon, qe ritualet e iniciimit, pak a shume keshtu kishin pervijuar, por sic e kerkon edhe rastesia ai nuk mund ta thoshte sakte, pasi ai, ne te gjithe karrieren e tij, vetem pak vellezer kishte iniciuar. Nje tjeter thote, ai e kishte puthur Mjeshtrin, por jo ne te ndenjura, porse vetem ne buze, prape se prape Mjeshtri pastaj e kishte puthur ate ne te ndenjura. Disa pranojne me teper se c“nevojitet: ata jo vetem e kishin mohuar Krishtin, por edhe kishin thene, ai qenkej nje kriminel, ata kishin mohur virgjerine e Marias, dhe mbi kryq biles kishin urinuar, dhe kjo jo vetem ne diten e iniciimit te tyre, por edhe gjate javes se pashkeve; ata nuk besonin ne sakramente, dhe ata nuk ishin mjaftur vetem me faljen ndaj Bafometit, por edhe ndaj djallit vete ne shembelltyren e nje maceje...<<
......................................vazhdon.
Krijoni Kontakt