25
(... ces mystérieux Initiés devenus nombreux, hardis er conspirateurs: jésuitisme, magnétisme, Martinisme, pierte philosophale, somnambulisme, éclectisme, tout est de leur ressort.)
...keta te iniciuar (te perzgjedhur) misterioze u bene te shumte, te guximshem e konspirativ: jezuitizmi, magnetizmi, martinizmi, guri filozofik, somnambulizmi, eklektizmi, te gjitha rrjedhin prej tyre.
C.-L.Cadet-Gassicourt, Le tombeau de Jacques de Molay,Paris,Desenne, 1797, fq91
Letra me turbulloi. Jo sepse i druhesha, te kerkohesha prej De Angelis, fundja isha ne nje hemisfere tjeter, porse prej arsyesh te paperceptueshme. Ne ato caste mendoja, se irritohesha, ngaqe papritmas po me rikthehej aty poshte nje bote, te ciles i kisha kthyer krahet. Sot e kam te qarte, qe ajo, cka me turbullonte, ishte nje gjurme e ngjashmerise, dyshimi i nje analogjie. Ne vetembrojtje instinktive mendoja, se me bezdiste ritakimi me Belbon me bishtin e tij te perjetshem nder shale. Keshtu qe e mblodha, te harroja gjithcka dhe Amparos nuk ia permenda fare letren
U ndihmova prej nje letre te dyte , te cilen Belbo ma dergonte dy dite me pas, per te me qetesuar.
Ceshtja me vajzen e zhdukur, shkruante ai, ishte sqaruar ne nje menyre te llogjikshme. Nje informant i policise kishte treguar, qe dashnori i vajzes ishte ngaterruar ne nje hesap mes shperndaresve te droges, per shkak te nje ngarkese droge, te cilen ai e kishte hequr per hesapin e tij, ne vend qe t“ia dorezonte grosistit te ndershem, i cili tashme kishte paguar. Nje gje e tille eshte pak e pelqyeshme ne ato llumra. Per te shpetuar lekuren e tij, djaloshi ishte bere tym nga syte kembet. Dhe sic duket kishte marre edhe vajzen me vete. Gjate shoshitjes se gjerave ne banesen e tij, De Angelis kishte gjetur disa revista te tipit Picatrix, me nje seri artikujsh, te cilat ishin nenvizuar me te kuqe. Njeri fliste rreth thesarit te tempulltareve, nje tjeter per Rozakryqet, te cilet jetonin ne nje keshtjelle apo shpelle ose dreqi e di se ku, ne te cilin ishte shkruar “post 120 annos patebo”, dhe te cilet jane perkufizuar si tridhjetegjashte te padukshmit. Per De Angelis cdo gje ishte e qarte: Vajza ishte ushqyer me kete lloj literature (e njejta, me te cilen ushqehej edhe koloneli) dhe mepas kete ajo e kishte ripeshtyre copa-copa perjashta, kur ishte ne trance. Ceshtja ishte mbyllur, i ishte kaluar komisionit te narkotikes.
Letra e Belbos me lehtesoi pamase. Shpjegimi i komisarit dukej me ekonomikja.
Parmbreme ne periskop thosha me vete, se ne fakt gjerat ndoshta kishin shkuar krejt ndryshe: vajza medium kishte cituar ne fakt dicka te degjuar nga Ardenti, por dicka, qe revistat nuk e kishin thene kurre, dhe qe askush nuk duhej ta dinte. Ne gjirizin e Picatrix ishte dikush, qe kishte zhdukur kolonelin per ti mbyllur gojen, ky dikushi kishte vene re, qe Belbo kishte ndermend te pyeste vajzen medium dhe e kishte eliminuar ate. Pastaj, per te ngaterruar hetimet, kishte eliminuar edhe dashnorin e saj dhe kishte instruktuar nje informant te policise, qe te tregonte historine e arratisjes.
Kaq e thjeshte, sikur te kishte nje Plan. Por a kishte nje te tille, duke qene se ate e kishim shpikur ne dhe shume kohe me vone? A eshte e mundur qe realiteti jo vetem qe e tejkalon fikcionin, por edhe i paraprin atij, ose me sakte i del perpara per te riparuar demet, te cilat i krijon fikcioni?
E pra asokohe, ne Brazil, nuk ishin keto mendimet, qe mi nxiti letra. Me teper, perseri, ndjeva, se dicka i ngjante nje dickaje tjeter. Mendova rreth udhetimit ne Bahia dhe ia kushtova nje mbasdite vizitave neper dyqanet e librave dhe objekteve te kultit, te cilat deri atehere i kisha anashkaluar. Gjeta dyqane gati sekrete dhe emporee te mbingarkuara me statuja dhe idhuj. Pronesova nje Perfumadores de Yemanjį, sfera aromatike mistike me nje arome shpuese, shkopinj tymues, bombola spray me nje spray te embel te emerzuar sipas Zemres se Shenjte te Krishtit, amulete per pak parį. Dhe gjeta shume libra, disa per te devotshmit, disa te tjere per ata, qe studionin te devotshmit, te gjitha bashke, formulare ekzorcizmi, Como adivinhar o futuro na bola de cristal dhe manuale antropologjie. Dhe nje monografi mbi Rozakryqet.
Gjithcka u amalgamua papritmas. Rite satanike dhe maure ne Tempullin e Jeruzalemit, magjistare afrikane per subproletaret veriore, mesazhi i Provins me njeqindenjezete vjetet e tij dhe njeqindenjezete vjetet e Rozakryqeve.
Mos isha bere nje shaker ambulant, i mire vetem per te perzier spirituoze te ndryshem, apo kisha provokuar nje qark te shkurter duke u ngaterruar ne nje gershet fijesh shumengjyreshe, te cilat po nderthureshin vete dhe per nje kohe te gjate? Pronesova librin mbi Rozakryqet. Pastaj thashe me vete, se po te kisha ndejtur edhe nja dy ore ne ato librari, si kolonel Ardenti dhe vajza medium mund te kisha takuar nja dhjete.
U ktheva ne shtepi dhe i komunikova Amparos, qe, zyrtarisht, bota ishte mbushur plot me te ēnatyrizuar. Ajo me premtoi ngushellim dhe e kaluam pjesen tjeter te dites sipas natyres.
Po shkonim drejt fundit te “75. Vendosa ti harroja ngjashmerite dhe t“ia dedikoja gjithe energjine time punes. Fundja, une duhej te jepja mesim mbi gjuhen italiane dhe jo mbi Rozakryqet.
Iu dedikova filozofise se humanizmit dhe zbulova, qe sapo kishin dale nga erresira e mesjetes, njerezit laike te kohes se re, nuk kishin gje tjeter me te mire per te bere, sesa ti kushtoheshin Kabbales dhe magjise.
Pas dy vjetesh frekuentimi te humanisteve, qe recitonin formula per te bindur natyren te bente gjera, qe nuk kishte ndermend ti bente, mora lajme nga Italia. Shoket e mi te vjeter, ose te pakten disa prej tyre, qellonin pas koke ata qe nuk ishin dakord me ta, per te bindur njerezit per te bere gjera, qe nuk kishin ndermend ti benin.
Nuk kuptoja. E mblodha mendjen se tashme isha pjese e Botes se Trete dhe vendosa te vizitoja Bahian. U nisa me nje Histori te Kultures se Renaissance nen sqetull dhe librin mbi Rozakryqet, i cili kishte mbetur i paprekur ne raft.
Krijoni Kontakt