PLANIFIKIMI FAMILJAR SIPAS ISLAMIT (1)- (2)
Hyrje
- Vėshtrimi juridik (i sheriatit) mbi ēėshtjen e planifikimit familjar;
- Si ndodhė koordinimi mes bashkėshortėve ndaj planifikimit familjar (shtimit tė familjes);
- Ndėrhyrja e tė afėrmėve (nėnave), nė ēėshtjen e koordinimit tė familjes, mes bashkėshortėve;
- Mendimi mbi planifikimin e caktuar, me qėllim tė edukatės sė pastėr.
Pyetjet e shikuesve
- A ėshtė i lejuar mosaftėsimi (i ēėshtjes sė lindjes) pėr shkak tė lindjes jo natyrore, gjegjėsisht lindjes pėrmes operacionit?
- Jam i detyruar tė kryej operacione tė lidhjes sė mitrės. Cili ėshtė qėndrimi i Islamit rreth kėsaj ēėshtjeje?
- Medikamentet (hapat) - a e pengojnė shtatzėninė, apo e ndėrpresin atė pasi tė ketė filluar?
- Kush janė Mendjelehtėt - tė papjekurit e pėrmendur nė fjalėn e All-llahut: Mendjelehtėve (tė papjekurve) mos u jepni pasurinė tuaj.
- A ėshtė i lejuar abortimi?
- A ėshtė e lejuar qė bashkėshortja ime nė ditė tė caktuara tė ēdo muaji tė merr mjete kontraceptive?
- Ekziston dallim mes planifikimit dhe kufizimit (caktimit)!
- Cili ėshtė mendimi juaj mbi abortimin e grave tė dhunuara?
- A mė ėshtė e lejuar qė tė abortoj gruan jo muslimane?
- Burri im refuzon qė unė tė lindi ende fėmijė (me qėllim tė shtimit tė familjes). Ai njėkohėsisht mė pengon qė tė marr mjete kontracepcioni. A lejohet pėrdorimi i injekcionit kontraceptiv?
Hyrje
Sot do tė trajtojmė njė ēėshtje e cila ėshtė mjaft aktuale dhe interesante pėr ēdo musliman dhe pėr ēdo familje islame - ēėshtjen e planifikimit familjar.
Me hyrjen e njerėzimit nė procesin e revolucionit industrial, pėr dallim nga ajo qė ishte mė parė, format e obligimeve jetėsore morrėn rrugė mė tė komplikuar dhe mė tė vėshtirė. Pėr dallim nga e kaluara, disa ēėshtje tematike morrėn dimension propagandues, kuptohet lidhur me natyrėn e jetės sė pėrditshme dhe formave tė saja tė reja. Mes kėtyre ēėshtjeve tematike u trajtua edhe ēėshtja e planifikimit familjar.
Nė kohėn kur disa ishin tė mendimit se ajo ėshtė ēėshtje e kahmotshme (e vjetėr) aq sa edhe vetė njerėzimi, disa tė tjerė ishin tė mendimit se ajo ėshtė ide moderne qė ka tė bėjė me imperializmin bashkėkohorė ndaj vendeve islame; disa ishin tė mendimit se ēėshtja e tillė paraqet risi perendimore me qėllim qė tė zvogėlohet numri i familjeve muslimane.
A thua ėshtė e vėrtetė se ēėshtja e planifikimit familjar ėshtė ēėshtje politike, nėn mbikqyrje tė shteteve tė Perėndimit, me qėllim tė pakėsimit tė popullatės muslimane?
A thua ēėshtja e planifikimit familjar ėshtė bėrė domosdoshmėri e jetės sė pėrditshme, gjė tė cilėn e detyron natyra e komplikuar e jetės moderne (bashkėkohore)?
Nė cilat raste aborti - si njė mjet prej mjeteve tė planifikimit familjar - ėshtė i lejuar, e nė cilat ėshtė i ndaluar (haram)?
Cili ėshtė qėndrimi islam ndaj ēėshtjes sė planifikimit familjar?
Kėto dhe njė sėrė pyetje tjera do tė prezentohen sonte para dijetarit tė shquar islam, tė nderuarit Jusuf El-Kardavi.
Udhėheqėsi:
I nderuari dhe i respektuari Dr. Jusuf El-Kardavi!
Cili ėshtė mendimi juaj mbi ēėshtjen e planifikimit familjar, duke pasur parasysh se disa e konsideruan atė ēėshtje tė kahmotshme (e vjetėr), ndėrkaq disa tė tjerė ēėshtje e kohės moderne si rezultat i pėrpjekjeve pėr tė luftur shtimin e popullatės nė botėn islame, kuptohet nė kohėn kur numri i popullatės nė vendet e Perėndimit ėshtė nė ulje drastike?
Dr. Jusuf El-Kardavi:
Falėnderimi i takon vetėm All-llahut, Salavatet dhe selamet e Tij qofshin mbi tė dėrguarin e All-llahut, Muhammedin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, mbi familjen e tij, shokėt dhe gjithė ata tė cilėt pasuan me dinjitet udhėzimin e tij.
Nuk ka dyshim se ideja e planifikimit familjar ėshtė ide e vjetėr (e kahmotshme). Njerėzit qysh nė kohėrat e mėhershme janė interesuar qė tė kenė familje me mė pak anėtarė (fėmijė). Arabėt qysh herėt thonin: Familja me mė pak anėtarė ėshtė njėra nga dy lehtėsimet (mirėqeniet e kėndshme). Begati ėshtė konsideruar ose pasuria e shumtė ose familja me mė pak anėtarė.
Disa prej njerėzve shprehnin dėshirė pėr familje (anėtarė) tė shkėlqyer. Nė Spartėn e vjetėr zgjedhnin vetėm fėmijėt tė cilėt shfaqnin fuqi tė jashtėzakonshme; ata, pėr tė vėrtetuar njė gjė tė tillė, i merrnin fėmijėt meshkuj dhe i vėnin nėn nxehtėsinė e diellit: ata tė cilėt i qėndronin nxehtėsisė, fitonin meritėn e ngeljes nė jetė, ndėrkaq tė tjerėt, ata qė nuk i qėndronin vapės, vriteshin. Arabėt (para shpalljes sė Islamit), pėr dallim nga Spartakėt, i vritnin bijat e tyre: Dhe kur tė pyeten ato vajza tė varrosura tė gjalla. Pėr ēfarė mėkati ato janė mbytur.
Krahas femrave, arabėt ishin tė njohur edhe pėr vrasjen e disave nga meshkujt e tyre. Kurani famėlartė njė gjė tė tillė e pėrmend nė kontekst tė mėkateve tė kryera nga njerėzit injorant: Ju mos i mbytni fėmijėt tuaj nga frika e varfėrisė, se Ne ua sigurojmė furnizimin atyre dhe juve, e mbytja e tyre ėshtė mėkat i madh.
Muslimanėt, njė formė tė tillė e njohėn pėrmes azlit (ejakulimit tė mashkullit jashtė organit gjenital femėror - coitus interruptus). Mashkulli ejakulonte jashtė organit gjenital tė femrės, me qėllim qė ajo tė mos mbetej shtatzėnė. Kjo metodė ishte mjaft e njohur. Sahabiu Xhabir ibėn Abdull-llah thotė: Ne ishim prej atyre tė cilėt zbatonim ejakulimin jashtė organit gjenital femėror (azlin), ndėrkaq Kurani vazhdonte tė shpallej. Hadith i transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi.
Njė formė e tillė e ejakulimit mė shumė kishte pėr tė ndodhur me femrat shėrbėtore, se sa me gratė e lira (tė kurorėzuara), siē transmetohet nė hadithin e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ku ai kishte ndaluar tė ejakulohej jashtė organit gjenital femėror te gratė e lira (tė kurorėzuara), pos me lejen e tyre.
Ky njėherit ėshtė edhe mendimi i njė numri tė konsideruar tė imamėve dhe fukahave, tė cilėt thonė: Nuk ėshtė i lejuar ejakulimi jashtė organit gjenital femėror, te gruaja e lirė (e kurorėzuar), pos me lejen apo pėlqimin dhe marrėveshjen me tė.
Azli - forma e tė ejakuluarit jashtė organit gjenital femėror - u bė metodė mjaft e njohur nė atė kohė.
Nė kohėn moderne kjo ēėshtje mori njė formė krejt tjetėr: tani kjo ėshte mė masive se sa qė ishte mė parė. Nė tė kaluarėn ēėshtja e tillė kishte karakter individual - njeriu shprehte vullnetin e tij tė kryente azlin dhe ēėshtja mbaronte - ndėrkaq, nė kohėn moderne kjo ēėshtje filloi tė merr pėrmasa mė tė gjėra, filloi tė merr njė koncept tė njė filozofie tė pėrgjithshme, edhe atė qysh nė shekullin nėntėmbėdhjetė, ēėshtje e njohur nė shkencėn e ekonomisė dhe filozofisė ekonomike, e cila shikon me shikim skeptik ndaj popullatės. Kjo teori ėshtė e njohur si teoria e Robert Maltos, e cila kishte shikim skeptik ndaj popullatės dhe e cila pohonte se shtimi i popullatės bėhet nė mėnyrė permanente gjeometrike, gjegjėsisht: 1, 2, 4, 8, 16, 32, 64, 128, ndėrsa tė ardhurat finansiare shtohen sipas mėnyrės permanente matematikore, dhe se e tėrė kjo don tė thot se pas njė kohe tė ardhurat pėr jetesė dhe furnizim do tė pakėsohen, se nė njė kohė tė ardhme do tė ndodhė uria dhe njerėzit do tė mbysin njėri-tjetrin.
Kjo teori, sikur tė kishte gjetur zbatim, me siguri do tė rezultonte me zhdukjen e planetit Tokė nga banorėt e saj - njerėzit, sepse njerėzit do tė vritnin njėri-tjetrin.
Ne, muslimanėt, pa dyshim posedojmė njė koncept krejt ndryshe nga ai i Robert Maltosit, apo atyre qė mendojnė si ai. Nė idenė e tyre ekonomike ekziston problemi i ashtuquajtur Problemi i mungesės sė dendėsisė - problem i cili manifestohet me tė ardhurat e rralla dhe tė kufizuara, ndėrkaq nė anėn tjetėr do tė ekzistonin njerėz me numėr tė pakufizuar.
Ne themi: Jo, tė ardhurat nuk janė tė rralla, ato ekzistojnė prej se kur All-llahu krijoi tokėn dhe e begatoi atė, nė tė caktoi aftėsitė e saj, siē pėrmendet edhe nė Kuranin famėlartė. All-llahu i Madhėruar pėr ēdo krijesė tė Tij nė sipėrfaqen e tokės siguroi dhe garantoi rriskun (furnizimin), ēdo gjė qė ėshtė nė qiell e nė tokė i bėri tė jenė nė shėrbim tė dobisė sė njeriut dhe vetėm atij ti jenė nėnshtruar: All-llahu ėshtė Ai qė i krijoi qiejt dhe tokėn, dhe Ai lėshoi prej sė larti ujė (shi), e me tė nxjerr fruta si ushqim pėr ju, dhe pėr tė mirėn tuaj u vuri nė shėrbim anijet, tė lundrojnė nėpėr det me urdhėrin e Tij, e nė shėrbimin tuaj i vuri edhe lumenjtė. Pastaj, Ai ėshtė qė nėnshtroi detin, qė prej tij tė hani mish tė freskėt, e prej tij tė nxirrni stoli qė i bani (i vishni), e i sheh anijet si ēajnė (lundrojnė) nė tė (me ushtimė e ēajnė ujin nė det). Ua nėnshtroi qė tė shfrytėzoni nga begatitė e Tij dhe ashtu tė falėnderoni (Zotin).
Bile edhe fuqinė e diellit e bėri tė nėnshtruar dhe nė shėrbim tė njeriut:
Dhe Ai ju dha gjithatė qė e kėrkuat (qė kėrkoi nevoja juaj) dhe, edhe nė qoftė se pėrpiqeni t'i numėroni tė mirat e All-llahut, nuk do tė mundė tė arrini t'i pėrkufizoni (nė numėr). Vėrtet, njeriu ėshtė i padrejtė dhe shumė pėrbuzės.
Andaj, problemi nuk ėshtė nė tė ardhurat e vogla, pėrkundrazi, ato janė tė shumta, por ėshtė nė padrejtėsinė dhe pėrbuzjen e madhe tė njeriut. Nisur nga kjo, Islami refuzon filozofinė e pėrgjithshme e cila bazohet nė atė se furnizmi ėshtė i vogėl (i pamjaftueshėm). Njė e treta e planetit Tokė ėshtė pothuajse rreth e pėrqark me detra dhe oqeane. Njeriu ende nuk ka arritur tė zbulojė tė gjitha gjallesat dhe gjėrat qė ekzistojnė nė to. As shkenca moderne nuk ka arritur tė zbulojė tėrė atė qė ekziston nėpėr ujėrat e tillė, nė tė cilat njeriu do tė mund tė zbulonte gjėra ushqimore. Njeriu nuk arriti tė zbulon zhvillimin e gjėrave as nga ana e sasisė, po as nga ana e llojit. Si p.sh. nė vend se tė mbillte njė herė, me anė tė mjeteve moderne do tė ketė mundėsi tė mbjell dy herė nė vit; nėse nė njė fushė mbjell 4 kallinj grurė, pėrmes mjeteve moderne nė kėtė hapėsirė do tė kishte mundėsi tė mbjell 10 kallinj. Kjo me anė tė mjeteve moderne dhe me anė tė pėrmirėsimit tė ekstrakteve dhe farave pjellore. Tė gjitha kėto gjėra do tė shėrbenin nė rritjen e tė ardhurave jetėsore tė njerėzve, si dhe do ta ndihmonin jetėn.
Edhe biseda mbi planifikimin familjar do ti pėrngjante njė filozofie tė tillė. Do tė kisha shpresuar shumė, qė tė gjitha filozofitė tė bėjnė pjesė nė atė qė ne e quajmė Interpretim komploti - ēdo gjė qė ndodhė, bėhet kundėr muslimanėve. Ėshtė e vėrtetė se ekzistojnė njerėz tė tillė, tė cilėt nuk dėshirojnė qė muslimanėt tė shtohen; ata ndiejnė frikė tė jashtėzakonshme nga rritja e numrit tė muslimanėve, e nė veēanti Perėndimi. Muslimanėt nė Gjermani, Francė dhe Rusi janė nė rritje e sipėr, pėr dallim nga banorėt tjerė tė kėtyre vendeve, numri i tė cilėve ėshtė nė ulje drastike. Disa prej tyre kanė vetėm nga njė apo dy fėmijė, e disa aspak nuk shprehin vullnet pėr lindje. Disa bile edhe nuk martohen; andaj nataliteti ėshtė gjithmonė nė rėnie e sipėr. Ata janė nė frikė, mendojnė: Ne jemi duke u pakėsuar, ndėrsa muslimanėt janė duke u shtuar; kjo do tė thotė se pas 20 apo 30 viteve muslimanėt do tė jenė shumicė nėpėr vendet tona. Bile edhe nė ish-Bashkimin Sovjetik, nė disa fletregjistre ka ekzistuar kujdesi i veēantė ndaj rritjes sė numrit tė muslimanėve, tė cilėt pas njė kohe ndoshta bėhen shumicė e cila do tė qeveriste me vendin e tyre.
Ne themi: Nė disa raste rritja e numrit tė anėtarėve tė familjeve muslimane ėshtė e duhur dhe e kėrkuar, siē ėshtė rasti me vėllezėrit tanė palestinez. Shumė prej tyre u vranė nga arma e ēifutėve, mirėpo themi atė qė ia thanė gratė muslimane Haxhxhaxhit, nė momentin kur ai u kėrcėnua duke u thėnė se do ti shfarosė, kur ato thanė: Ti shfaros, por All-llahu mbjell. Vėre dhe thuaj: Ku ėshtė fuqia e krijesės, nė krahasim me fuqinė e Krijuesit?! Vritne o ēifutė cilin tė doni. Vritne Muhjiddin Sherifin apo Jahja Ajashin ose Shikakiun, por do tė lindin nėnat muslimane dhe do tė sjellin nė kėtė botė edhe mė shumė Muhjidinė e Ajashė, do tė sjellin edhe mė shumė.
Nė disa raste rritja e numrit tė anėtarėve tė familjes ėshtė e duhur, e nė veēanti kur dimė se prej qėllimeve esenciale tė martesės nė Islam ėshtė krijimi i familjes.
Nuk ka dyshim se martesa posedon njė sėrė qėllimesh, e ndėr to edhe prehinė dhe qetėsinė: Dhe bėri mes jush dashurinė dhe mėshirėn.
Ndėr qėllimet tjera numėrohet edhe lidhja miqėsore me njerėz tjerė, siē haset edhe qėllimi i krijimit tė familjes (pasardhėsve), siē thotė All-llahu i Madhėruar: All-llahu krijoi pėr ju bashkėshorte nga vetė lloji juaj, e prej bashkėshorteve tuaja - fėmijė e nipa dhe ju furnizoi me (ushqime) tė mira. A besojnė ata tė pavėrtetėn, e tė mirat e All-llahut i mohojnė?
Dhe thotė: Tash e tutje bashkohuni me to dhe kėrkoni atė qė ua ka caktuar All-llahu..
Komentatorėt e Kuranit janė tė mendimit se fjala kėrkoni atė qė ua ka caktuar All-llahu ka pėr qėllim fėmijėt dhe familjen.
Rrisku nuk mund tė arrihet ndryshe, pos sipas ligjeve tė All-llahut. Ėshtė e vėrtetė se All-llahu ka garantuar rriskun, siē thotė edhe Vet: Nuk ka anjė gjallesė nė tokė qė All-llahu tė mos ia ketė garantuar furnizimin e saj, Ai e di vendbanimin dhe vendstrehimin e saj (pas vdekjes). Tė gjitha (kėto) janė nė librin e njohur (Levhi Mahfudhė).
Mirėpo, siē u tha Omeri atyre tė cilėt ishin ngujuar nė xhami pas namazit tė xhumasė, e i thanė: Ne jemi tė mbėshteturit nė All-llahun, fjalėn e tij tė shkėlqyer dhe tė pėrjetshme: Le tė mos ndėrpret asnjėri tė kėrkuarit e rriskut, e tė thotė: O Zot, mė sjell riskun, ndėrsa e dinė se qielli nuk lėshon ari e as argjend, por kur tė mbaron namazi, ju vazhdoni tė kėrkoni tė mirat e All-llahut.
Rrisku ekziston, mirėpo njerėzit janė tė detyruar qė ta kėrkojnė atė, tė vrapojnė nė tė arriturit e tij; ta kėrkojnė nė mbrenditė e tokės, tė pėrpiqen qė ta zgjerojnė fushėn e rriskut tė tyre; ta kėrkojnė ate nė mėnyrė sa mė tė bukur, nė sasi dhe lloj. Njė gjė e tillė ėshtė e kėrkuar nga njeriu.
Udhėheqėsi:
I nderuari Dr. Jusuf El-Kardavi. Tja nisim nga fillimi. Ēėshtja e planifikimit familjar. A thua si do tė kishte mundėsi tė bėhet njė koordinim mes bashkėshortėve rreth planifikimit tė familjes, dhe kush ėshtė ai qė posedon tė drejtėn e sjelljes sė konkluzės mbi kėtė ēėshtje?
Dr. Jusuf El-Kardavi:
Njė ēėshtje e tillė do tė ishte e drejtė e tė dy palėve, gjė tė cilėn e vėrteton edhe vetė hadithi i Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nė tė cilin ai ndaloi tė kryhet azli (ejakulimi jashtė organit gjenital femėror), pos me lejen e gruas sė lirė (tė kurorėzuar).
Jeta bashkėshortore ngrihet mbi bazėn e mirėkuptimit dhe ndihmės reciproke. Njė gjė tė tillė e vėrejmė edhe nė fjalėt e All-llahut fuqiplotė, konkretisht mbi ēėshtjen e gjidhėnies, gjė e cila ėshtė mė e vogėl se ēėshtjet tjera qė kanė tė bėjnė me bashkėshortėsinė: E nėse pas njė konsultimi dhe pėlqimi (prindėrit) shfaqin dėshirėn pėr ndėrprerjen e gjirit, nuk ėshtė ndonjė mėkat pėr ta.
Pas njė konsultimi dhe pėlqimi reciprok tė tė dy palėve (prindėrve), medoemos qė njė ēėshtje e tillė tė pėrfundojė pėrmes pėlqimit dhe konsultimit tė dy bashkėshortėve. Nėse ndodhė qė njėri tė ketė dėshirė ndryshe nga tjetri, ata me siguri se do tė duhet tė pėrpiqen pėr tu takuar diku nė mes. Ndodh qė bashkėshorti tė shpreh dėshirė pėr kėnaqėsi me bashkėshorten e vet pėr njė kohė sa mė tė gjatė, gjatė sė cilės ai nuk do tė dėshironte fėmijė, posaqėrisht kur bashkėshortėt janė tė rinjė. Islami nxit njerėzit qė tė martohen nė moshė sa mė tė re, por, pėr fat tė keq, nė kohėn moderne njerėzit po e vonojnė martesėn shumė. Nė qoftė se ndodh qė bashkėshortėt tė jenė tė martuar herėt, kjo nuk do tė thotė se ata do tė duhej qė menjėherė tė fillojnė procesin e shtimit tė familjes (tė kenė fėmijė), pėrkundrazi, le tė kėnaqen mes vete, dhe nuk pengon asgjė po qe se ata pėlqejnė qė njė gjė tė tillė (lindjen e fėmijėve) ta vonojnė. Ndodh qė bashkėshortja tė jetė studente me obligime univerzitare, andaj edhe dėshiron qė lindja e fėmijėve tė pret njė kohė, derisa tė jetė e pėrgatitur pėr shtatzėni, lindje, gjidhėnie dhe edukim. Medoemos duhet qė mes bashkėshortėve tė ekzistojė pėlqimi dhe konsultimi reciprok, ta dėgjojnė njėri-tjetrin.
Nė librin e imam Gazaliut Ihjau ulumud-din hasen shumė gjėra tė sjelljes ideale me All-llahun, kujdesin e veēantė ndaj gjėrave tė lejuara (hallall) dhe tė ndaluara (haram). Po nė kėtė libėr, imam Gazaliu pėrmend edhe ēėshtjen e azlit, tė cilin ai nuk e konsideron haram, po as qė e konsideron pėr mekruh (vepėr tė papėlqyer). Njė gjė tė tillė e konsideron sipas nijjetit (qėllimit). Sipas tij, ekzistojnė qėllime tė mira dhe qėllime tė prishura. Prej qėllimeve tė mira Imam Gazaliu konsideron edhe ruajtjen e bukurisė sė gruas, kujdesin e kėnaqėsisė sė saj, si dhe kėnaqėsinė e bashkėshortit tė saj. Sipas tij, ekzistojnė gra tė cilat pas lindjes e humbin formėn e trupit tė tyre, ndėrsa nė anėn tjetėr, ekziston mundėsia qė bashkėshorti pėrkatės tė mendojė pėr martesė me ndonjė femėr tjetėr. Nuk ėshtė gjė e keqe po qe se gruaja shfaq kujdes tė veēantė pėr ruajtjen e bukurisė sė saj, me ēka e mbron edhe bashkėshortin e saj. Njė gjė tė tillė Imam Gazaliu e konsideroi pėr vepėr tė mirė dhe tė pranuar sipas Islamit. Sheriati islam nuk ndalon njė gjė tė tillė, pėrkundrazi, ai bile edhe e konsideroi si njė ndėr shkaqet tė cilat i mundėsojnė njeriut qetėsinė dhe moslodhjen nė tė kėrkuarit e tė ardhurave pėr jetė. Ėshtė e vėrtetė se tė kėrkuarit e furnizimit familjar jetėsor ėshtė gjė e domosdoshme, dhe se ajo konsiderohet edhe njė lloj i xhihadit, mirėpo nėse ndodh qė tė kėrkuarit e tillė ta ketė lodhur shumė njeriun, e drejtė e tij ėshtė qė tė kėrkojė njė jetė mė tė matur, jetė tė palodhshme, jetė ku nuk do ta humbė trupin dhe shpirtin, ku natėn bie i lodhur e nė mėngjes gdhihet i pafuqishėm, jetė pėrplot brenga dhe dhimbje. Jo, e drejtė e tij ėshtė qė tė jetojė njė jetė tė matur dhe tė begatshme.
Udhėheqėsi:
Prej gjėrave tė cilat e ērregullojnė jetėn bashkėshortore - pėr sa i pėrket ēėshtjes sė lindjes sė fėmijėve - konsiderohet edhe ēėshtja e ndėrhyrjes sė familjes dhe tė afėrmėve, e nė veēanti e gjysheve dhe vjehrrave. A thua a ėshtė e mundshme qė tė ndėrhynė anėtarėt e familjes (sė bashkėshortėve) dhe tė afėrmit nė kėtė ēėshtje, apo njė ēėshtje e tillė medoemos duhet tė lihet nė kompetencat e ndjenjave tė bashkėshortėve?
Dr. Jusuf El-Kardavi:
Pa dyshim se ndėrhyrja e familjes, qoftė familja e gruas apo e burrit, nė jetėn bashkėshortore, konsiderohet gjė e cila shpie drejt ērregullimit tė tyre. Nė tė shumtėn e rasteve ndodh qė gruaja tė ndihet alergjike ndaj familjes sė burrit, siē ndodh qė edhe burri tė ndihet njėjtė pėr sa i pėrket familjes sė gruas. Ėshtė e domosdoshme qė pas ngritjes sė jetės bashkėshortore tė mos lejohet ndėrhyrja e familjes nė kėtė ēėshtje, pos nė rast tė pėrmirėsimit mes dy bashkėshortėve (nė rast tė acarimit tė marrėdhėnieve bashkėshortore, me ērast preferohet ndėrhyrja e familjeve tė tė dy palėve), siē ishte rasti me vetė Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kur ndėrhyri mes Fatimes dhe Aliut radijall-llahu anhu me qėllim tė pajtimit tė tyre. Siē thuhet, i Dėrguari i All-llahut, Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem kishte hyrė tek e bija e tij, Fatimja dhe e kishte pyetur se ku ėshtė burri i saj, Aliu radijall-llahu anhu, ndėrsa ajo ishte pėrgjigjur se kishte dalė pėr nė xhami. I Dėrguari i All-llahut, Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem shkoi nė xhami, ku e gjeti Aliun radijall-llahu anhu duke fjetur, ndėrsa mbi tė vėrejti pluhur. I tha: Ēohu, o njeri i dheut, dhe pajtoi mes atyre dyve. Nuk ka dyshim se njė ndėrhyrje e tillė ėshtė mė se e kėrkuar. Ndėrkaq, ndėrhyrja pėr nxitje apo ēarje tė kokės, konsiderohet ēėshtje e cila nuk rezulton me diē tjetėr, pos me ērregullim tė pashmangshėm tė jetės bashkėshortore. Gruaja e cila martohet duhet ta ketė tė ditur se meritė e saj e parė ėshtė bashkėshorti, ndėrsa prindėrit bėhen meritė e dytė, kurse e drejta e bashkėshortit bėhet e drejtė e parė, e drejtė e cila e tejkalon tė drejtėn e prindėrve tė saj. Pėr fat tė keq, njė gjė tė tillė shumė njerėz nuk e dinė. Disa prej njerėzve pėrpiqen qė me bijat e tyre tė martuara tė sillen sikur ato tė jenė ende nė shtėpinė e tyre. Assesi, ajo duhet llogaritur se ėshtė nė shtėpinė e burrit tė saj, dhe se nga ajo kėrkohet qė ta respektojė vetėm bashkėshortin e vet. Nuk ėshtė e lejuar qė familja tė ndėrhyjė, qoftė nė kėtė ēėshtje apo nė ēėshtje tjera, pos nė rast tė acarimit tė marrėdhėnieve bashkėshortore, me qėllim tė pajtimit dhe pėlqimit mes tyre.
Udhėheqėsi:
Cili ėshtė qėndrimi islam ndaj mendimit, i cili tash mė ka pėrfshirė pothuajse shumicėn e muslimanėve, e i cili preferon familje me mė pak anėtarė, me qėllim tė formimit dhe edukimit sa mė tė mirė dhe sa mė tė lehtė, edhe atė duke qenė tė vetėdijshėm nė besimin e tyre se rrisku ėshtė nė duart e All-llahut?
Dr. Jusuf El-Kardavi:
Muslimani tenton qė All-llahu ta furnizon atė me pasardhės tė mirė dhe tė vyeshėm; njė tentim i tij pėr familje tė pastėr dhe tė mirė ėshtė ēėshtje qė i pėrket natyrės sė tij njerėzore. Njė gjė tė tillė e kėrkuan edhe vetė tė Dėrguarit e All-llahut. Ibrahimi alejhis-selam tha: O Zot, mė dhuro njė pasardhės prej tė mirėve, e Ne e pėrgėzuam atė me njė djalė tė butė.
Dhe tha: Falėnderimi i qoftė All-llahut, i Cili nė pleqėri mė fali mua Ismailin dhe Ishakun! Vėrtet, Zoti im dėgjon dhe i pėrgjigjet lutjes.
Edhe Zekerija alejhis-selam tha: Tė mė trashėgojnė mua dhe ti trashėgojė ata nga familja e Jakubit, dhe bėri ata, o Zoti im, tė kėndshėm (tė vyeshėm)!
Ajetet e lartėshėnuara qartė tregojnė se tė kėrkuarit e pasardhėsve tė mirė e tė vyeshėm ėshtė gjė e natyrės sė vetė njeriut. Por a thua tė kėrkuarit e pasardhėsve (fėmijėve) nėnkupton vetėm se kuantitetin apo kualitetin? Disa e pėrmendin hadithin e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: Martohuni, shtohuni, se unė do tė mburrem me ju para popujve tė tjerė.
A thua shuma e tillė ėshtė e kėrkuar, edhe nė qoftė se ėshtė e pavlefshme?
Me siguri se hadithi i mėposhtėm do tė sillte pėrgjigjen adekuate, kur i Dėrguari i All-llahut tha: Do tė ndodh qė ndaj jush tė vėrsulen popujt tjerė siē vėrsulen egėrsirat ndaj gjahut tė tyre. Tė pranishmit thanė: O i dėrguari i All-llahut, pse atėherė do tė jemi pak? Ai tha: Jo, ju atė ditė do tė jeni shumė, por do tė jeni shkumė (tė pavlefshėm), sikurse shkuma e vėrshimės.
E vėrshima kaplon dhe merr gjithėēka: dru, gjethe, kallinj, gjėra tė lehta tė cilat nuk kanė kurrfarė peshe, tė cilat nuk ngelin dot nė thellėsi e as nuk pėrqėndrohen nė tė, gjėra sipėrfaqėsore tė cilat nuk kanė dobi. Lumi posedon shtratin e tij tė caktuar e tė drejtė, ndėrkaq vėrshima nuk posedon as qėllim, po as shtrat tė drejtė. Ummeti i cili do tė pėrjeton periudhėn e vėrshimės dhe shkumės sė saj, edhe pse do tė jetė shumė, do tė jetė sikurse shkuma e cila nuk sjell asnjė dobi. Ne nuk e duam sasinė (kuantitetin), por e duam cilėsinė (kualitetin); duam gjenerata qė janė tė edukuara me edukatė tė shkėlqyer, duam prindėr tė cilėt kanė harxhuar tėrė mundin e tyre nė edukimin e plotė dhe tė pėrsosur tė fėmijėve tė tyre. Edukata e pėrsosur kėrkon mund tė jashtėzakonshėm; kjo nėnkupton edukimin trupor (me anė tė ushtrimeve trupore), mendor dhe kulturor; pastaj kėrkon edukimin shpirtėror, qė manifestohet pėrmes ibadeteve; edukimin moral, tė manifestuar nė vlerat e larta kulturore; edukimin ushtarak, tė manifestuar nė trimėri dhe guxim; edukimin shoqėror dhe politik, tė manifestuar nė interesimin mbi ēėshtjen e tėrė ummetit islam. Me siguri se njė gjė e tillė kėrkon mund tė jashtėzakonshėm. Njeriu i cili do tė kishte shumė fėmijė, me siguri se do ta kishte vėshtirė ta plotėsojė njė kėrkesė tė tillė edukative. Kjo ēėshtje nuk ėshtė e kufizuar vetėm brenda kornizave tė rriskut dhe edukatės sė mirė. Pėrgatitja e njė personaliteti islam vetėkėrkon ndihmėn e jashtėzakonshme tė shtėpisė dhe shkollės, sepse shkolla nuk mjafton vetėm. Tė gjitha kėto kėrkohen pėr tė formuar njė lloj tė ri dhe tė vyeshėm tė njerėzve, tė cilėt do tė mund ti shėrbenin fesė, vetvetes dhe tėrė ummetit. Caktimin e numrit tė anėtarėve tė familjes e quajmė me emrin Planifikim familjar, d.m.th. e planifikojmė familjen e ardhme, e planifikojmė periudhėn e lindjes sė foshnjės sė dytė, gjė qė do tė na ndihmonte nė edukimin sa mė tė mirė tė fėmiut tė parė. Nė disa hadithe pėrmendet edhe ndalesa nga marrėdhėniet seksuale me gruan gjidhėnėse, sepse njė gjė e tillė do tė ishte konsideruar si mashtrim i foshnjės e cila ende ėshtė nė gjirin e nėnės (sepse me shtatzėninė e re foshnjės sė vogėl i ndėrpritet qumėshti i nėnės). Kjo formė nė Islam njihet me emrin Gajl.
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e lejoi njė gjė tė tillė mė vonė, duke shfaqur kujdesin e tij tė veēantė ndaj sahabėve tė tij, pėr tė cilėt njė gjė e tillė do tė paraqiste vėshtirėsi. E kur disa nga sahabet e tij i pėrmendėn se persianėt dhe romakėt e bėjnė atė dhe nuk u sjell dėm aspak, ai tha: Sikur tė ishte i dėmshėm, do tė ishte i dėmshėm pėr romakėt dhe persianėt. Imam Ibėn El-Kajjimi thotė: Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem shfaqi kujdes tė veēantė, sepse si do tė kishte mundėsi qė njeriu tė ndalohet nga marrėdhėniet seksuale me gruan e tij gjidhėnėse, kur periudha e gjidhėnies zgjat plot dy vjet?!
Mirėpo, nė kohėn tonė moderne kemi mundėsi ta realizojmė atė qė e preferoi i Dėrguari i All-llahut, edhe nėse njeriu nuk ndalet nga gruaja e tij, kuptohet me anė tė barėrave (tabletave) kontraceptive tė cilat e pengojnė shtatzėninė. Gruaja e sotme ėshtė e vetėdijshme pėr tabletat e tilla, andaj edhe i merr ato nė mėnyrėn mė tė pėrshtatshme dhe mė pak tė dėmshme. Disa preferojnė edhe pėrdorimin e spirales. Mirėpo, mė sė miri do tė ishte qė pėr njė gjė tė tillė tė konsultohet mjeku i cili do tė ndėrhyn nė ēėshtjen e planifikimit familjar; njėherit ai do ta preferonte atė qė sjell mė sė paku dėm, sepse disa nga gratė pėsojnė dėme tė mėdha nga barėrat dhe tabletat kontraceptive, ndėrkaq disa jo. Ekzistojnė tableta tė cilat janė tė dėmshme, ndėrsa ka edhe tė tilla tė cilat nuk janė tė dėmshme. Nuk ėshtė e lejuar assesi qė gruaja ta lidh grykėn e mitrės sė saj, me qėllim tė pengimit tė fekondimit qelizor, sepse njė gjė e tillė konsiderohet shėmtim nė krijesėn e All-llahut. Njė vepėr e tillė konsiderohet vepėr e djallit, siē pėrmend Kurani famėlartė, ku thuhet: Do ti shmangė (nga e vėrteta), do ti bėjė tė shpresojnė nė gjėra tė kota; do ti urdhėrojė dhe ata do tė shqyejnė veshėt e bagėtive; do ti urdhėrojė dhe ata do tė shėmtojnė krijesat e All-llahut. E kush bėn mik djallin, e jo All-llahun, ai ka dėshtuar sheshazi.
I Dėrguari i All-llahut i mallkoi ata tė cilėt ndryshojnė apo shėmtojnė atė tė cilėn e krijoi All-llahu, si p.sh. njeriun apo gjėrat tjera. Shėmtimi apo ndryshimi i krijesave tė All-llahut, sipas Islamit, bie nė veprat e ndaluara (haram), pos nė raste tė veēanta e tė domosdoshme, nė raste nė tė cilat e kėrkon nevoja e pashmangshme.
Disa nga gratė mė pyetėn, kuptohet pėr rastet e veēanta e tė domosdoshme, lidhur me gruan e cila ka gjasė tė mbetet shtatzėnė, me ērast shtatzėnia do ti sjellte dėm tė madh, sa qė ekziston frika nga humbja e jetės, se a lejohet lidhja e mitrės. Nuk ka dyshim se nė kėtė rast lejohet lidhja e mitrės, e sidomos kur kemi parasysh moshėn e vonuar tė gruas. Nė kėto raste nuk ka pengesė qė tė zbatohet njė veprim i tillė mjekėsor. Mirėpo, pa nevojė, njė gjė e tillė konsiderohet e ndaluar.
Shikues nga Ebu Dabi:
Dua tė pyes dijetarin e nderuar pėr rastin e gruas e cila ka tre fėmijė, dhe pas fėmijut tė tretė ajo ka lidhur grykėn e mitrės (e ka bėrė veten tė paaftė pėr lindje), duke pasur parasysh se ajo ka lindur nė mėnyrė jo natyrore, pėrmes operacionit.
Dr. Jusuf El-Kardavi:
Nė kohėn moderne, lindja me anė tė operacionit nuk paraqet rrezik, i cili do tė nxiste domosdoshmėrinė e mosaftėsimit pėr lindje. Kjo nuk paraqet mė ēėshtje e cila na bėn tė lejojmė mosaftėsimin pėrfundimtar tė gruas apo lidhjen pėrfundimtare tė mitrės sė saj, posaqėrisht kur gruaja ėshtė nė moshė tė re. Pastaj, askush nuk mund tė di se ēfarė do tė vie nesėr, apo ēdo tė sjell e nesėrmja, e as qė di se ēfarė fsheh e ardhmja: Ska dyshim se vetėm All-llahu e di kur do tė ndodhė Kijameti, Ai e di kur e lėshon shiun. Ai e di se ēka nė mitra (tė nėnave), nuk e di kush pos Tij se ēka do ti ndodhė (ēka do tė punojė) nesėr, dhe askush nuk e di, pos Tij, se nė ēvend (ose kohė) do tė vdesė. All-llahu ėshtė mė i dijshmi, mė i njohuri.
Gjithashtu, mjekėt modern njė operacion tė tillė e zbatojnė nė mėnyrė shumė tė lehtė; disa prej tyre thonė se nė shumė vende tė botės ekzistojnė gra tė cilat nuk lindin ndryshe, pos me anė tė operacionit.
Shikues nga Britania e Madhe:
Jam gjinekolog dhe momentalisht jam i punėsuar pranė njė spitali nė qytetin e Liverpulit. Nė disa raste jam i detyruar qė tė kryej procese vaginoskopike, qė kanė tė bėjnė me veprimet e mosaftėsimit shtatzėnor. Me sa e di unė, njė gjė e tillė nė Islam ėshtė e ndaluar, pos nė raste tė veēanta, mirėpo, ēfarė ėshtė qėndrimi islam ndaj meje, duke pasur parasysh se unė jam musliman?
Dr. Jusuf El-Kardavi:
Nė rast se gruaja e cila kryen njė gjė tė tillė ėshtė jo muslimane, me siguri se kjo ēėshtje do tė konsiderohet mė e lehtė, sepse feja e saj nuk e obligon atė ashtu siē e obligon Islami muslimanen. Muslimanja posedon fenė e saj, e cila e rekomandon qė mos ta shėmtojė apo ndryshojė krijesėn e All-llahut, dhe ajo konsiderohet mėkatare nė atė rast.
Edhe mjeku musliman, i cili kryen njė operacion tė tillė (ndaj gruas muslimane), konsiderohet mėkatarė. Gruaja jomuslimane nuk e konsideron veten tė ngushtuar pėr njė gjė tė tillė pėr sa i pėrket fesė sė saj.
Mjeku i cili punon nėn mbikqyrjen dhe urdhėrin e kryesisė konsultative, nuk llogaritet i ngarkuar po qe se zbaton urdhėrin e tyre, edhe nė qoftė se gruaja ėshtė muslimane, sepse pozita e tij aktive nuk i ofron tė thotė Jo, e sidomos nėse me vėshtirėsi mund tė gjen ndonjė punė tjetėr. Pa dyshim se njė gjė e tillė hyn nė dispozitat e domosdoshme tė cilat i lejojnė tė ndaluarat.
Shikues nga Bosnja:
Barėrat kontraceptive, a e pengojnė shtatzėninė, apo e abortojnė atė pasi tė jetė pėrfunduar fekondimi?
Dr. Jusuf El-Kardavi:
E pengojnė ēėshtjen e shtatzėnisė.
Udhėheqėsi:
Letėr nga njė shikuese nga Franca, e cila thotė se, nė Francė, ajeti: Mendjelehtėve (tė papjekurve) mos u jepni pasurinė tuaj ėshtė interpretuar se Mendjelehetėt (tė papjekurit) janė gratė?
Dr. Jusuf El-Kardavi:
Disa komentatorė tė Kuranit famėlartė, mbi ajetin e lartėtheksuar: Mendjelehtėve (tė papjekurve) mos u jepni pasurinė tuaj qė All-llahu e bėri pėr ju mėkamje... theksuan se mendjelehtėt e cekur nė kėtė ajet kanė pėr qėllim gratė dhe fėmijėt. Sipas tyre, nuk ėshtė e lejuar qė burri tia jep pasurinė e vet gruas qė ajo tė disponojė me tė, apo fėmijėve tė tij. Nė tė vėrtetė, njė koment apo interpretim i tillė ėshtė tejet i dobėt dhe i refuzuar, sepse fjala Mendjelehtė paraqet cilėsi tė shėmtuar, e sidomos kur kemi parasysh se edhe vetė Kurani fisnik e paraqet atė nė vend tė cilėsisė sė shėmtuar. Kurani famėlartė mbi hipokritėt thotė: Dhe kur atyre u thuhet: Besoni, sikurse besuan njerėzit, ata thonė: A tė besojmė ashtu sikurse besuan mendjelehtit? Nė tė vėrtetė ata, dhe mu ata janė mendjelehtit, por nuk e dinė.
Gjithashtu, mbi ēifutėt thotė: Disa mendjelehtė nga njerėzit do tė thonė: Ēka i ktheu ata (muslimanėt) prej kiblės (drejtimit) nė tė cilin ishin ata (Kudsi)? Thuaj: Tė All-llahut janė Lindja dhe Perėndimi, Ai e vė nė rrugėn e drejtė atė qė do.
Mendjelehtėsia ėshtė cilėsi e shėmtuar, andaj njeriu nuk do tė mund tė qortohet pėr diē nė tė cilėn ai nuk ka dorė. Gruaja duhet qortuar sepse ėshtė femėr, ndėrsa fėmiju duhet qortuar sepse ėshtė ende i vogėl?! A thua ēfarė ėshtė mėkati i tyre?
Kjo me siguri nuk ėshtė nė pėlqim apo pajtim me tė drejtėn islame, e as me vėshtrimin islam.
Interpretimi i saktė mbi ajetin e lartėtheksuar jep njė vėshtrim tejet tė rėndėsishėm: ajo se mendjelehtėve nuk duhet assesi tu jipet pasuria jonė, apo tu lihet nė dispozicion e tė bėjnė me tė ētė duan, sepse pasuria llogaritet pronė e ummetit islam, pronė e shoqėrisė. Nė qoftė se ndodhė qė pasuria tė harxhohet apo derdhet nga ana e tyre, me siguri se pėrgjegjėsia nuk do tė binte vetėm mbi ta, por mbi tėrė shoqėrinė. Ndaj mendjelehtėve dhe tė ēmendurve duhet tė kemi llogari tė veēantė. Nė fund, ajeti pėrkatės nuk ka pėr qėllim gratė dhe fėmijėt, por ka pėr qėllim tė paaftėt mentalisht.
Shikuese nga Skotlanda:
Jam shtatzėnė nė muajin e dytė. A mė ėshtė e lejuar qė tė abortoj embrionin para se tė kalojnė katėr muaj shtatzėnie. Jam shtatzėnė me fėmiun e katėrt, kurse unė dua tė mjaftoj me tre qė i kam?
Dr. Jusuf El-Kardavi:
E drejtė e plotė e bashkėshortes ėshtė qė tė jetė e kėnaqur me tre fėmijė, kuptohet nė pėlqim dhe marrėveshje me bashkėshortin, siē ėshtė e drejtė e saj tė mos mbesė shtatzėnė. Mirėpo, nėse ke mbetur shtatzėnė, atėherė duhet tė keshė parasyshė se shtatzėnia posedon shenjtėrinė e saj. Ne nuk duhet qė ndaj krijeses sė re, tė gjallė, tė sillemi me armiqėsi, krijesė e cila ekziston vetėm se me takimin e spermatozoidit me qelizėn vezė. Nga ky moment fillon formimi i njeriut. Sipas shkencave medicinale, vetėm se i ashtuquajturi Fekondim paraqet formimin e krijesės njeri, krijesės sė gjallė. Andaj, si tė sillemi me padrejtėsi ndaj asaj krijese e cila ka filluar jetėn e saj? Njė gjė e tillė nuk ėshtė e lejuar, pos nė raste tė domosdoshme. Imam Gazaliu potencon se qė me takimin e spermės sė mashkullit dhe qelizės vezė ndodhė fillimi i jetės. Nuk ka dyshim se dėmtimi i embrionit nė fillim tė shtatzėnisė ėshtė mėkat me peshė mė tė vogėl, se sa nė ditėt e mėvonshme. Unė them se kėtė krijesė medoemos duhet respektuar; kėshtu ka dashur All-llahu i madhėruar, andaj le ta lėmė atė nė duart e Tij. Por, ta mbysim embrionin e fekonduar assesi; unė e refuzoj ēėshtjen e abortit edhe nėse embrioni ka vetėm njė ditė. Aborti nuk mund tė jetė mjet prej mjeteve tė pakėsimit apo planifikimit familjar.
Ekzistojnė raste tė veēanta kur gruas i lejohet tė abortojė, siē janė rastet e dhunimit. Disa nga motrat e Bosnjės mė kanė bėrė pyetje pėr njė ēėshtje tė tillė. Unė u kam thėnė se, nėse nuk mundet gruaja ta bartė barrėn e foshnjes qė do tė lindė, e as familja dhe shoqėria, atėherė asaj i lejohet qė tė abortojė, edhe atė nė 40 ditėt e para. Ndėrkaq, nė raste tė domosdoshme do tė kishim mundur qė kėtė afat ta zgjerojmė, siē thonė disa dijetarė se aborti i lejuar ėshtė brenda 120 ditėve, ndėrsa pas kėtij afati, ai konsiderohet krim. Disa thonė se foshnja nė barkun e nėnės ėshtė i deformuar. I deformuar apo i padeformuar, pas katėr muajsh ēėshtja ka mbaruar, ai veē mė ėshtė formuar njeri.
Krijoni Kontakt