perSHENDETje
Kur degjojme te flitet per popuj te Lashtesise ose te Mesjetes si psh. Greket, Romaket, Mongolet, Gjermanet, Arabet etj. te gjithe fillojme te pikturojme karakteristikat e ketyre popujve ne mendjen tone. Por kur degjojme te flitet per Bizantinet shumica nuk pikturojme asgje ne trurin tone. Kjo nuk eshte pasoje e mospatjes se Bizantineve te nje vendi te rendesishem ne Historine Mesjetare por e mungeses se njohurise reth ketij populli- banues i nje perandorie. Gjithashtu nuk para ekzistojne filma hollivudian per Historine Bizantine nderkohe qe ekzistojne shume filma per popuj te tjere (Egjyptian, Romak, Hebrej etj.). Konkluzioni qe mund te nxjerrim eshte se bota nuk i ka dhene rendesine qe duhet Historise Bizantine perkundrazi e ka lidhur kete histori me temat kishtare, me muziken etj. E verteta eshte se Perandoria Bizantine ka luajtur rolin e superfuqise ne nje faze te caktuar te historise boterore. Te dhenat per kete Perandori jane me te shumta se sa te dhenat per cdo perandori tjeter te Mesjetes sepse Bizanti padyshim do ngelet nje nga "thesaret e dijes dhe te kultures" te epokes Mesjetare, te epokes kur Lindja ishte qendra e botes kurse Perendimi ishte periferia.
Historia Bizantine eshte nje histori e gjate e cila mbulon te gjithe periudhen e Mesjetes, biles per shume Historiane, Mesjeta fillon me lindjen e Bizantit dhe mbaron me vdekjen e tij.
Perandoria Bizantine ka fituar shume emra nga Historianet, midis ketyre: "Perandoria Romake e Lindjes", "Perandoria Kristiane e Lindjes", "Perandoria Greke e Mesjetes" etj. Vet fjala Bizantin perben nje term te ri, te shpikur nga Historianet, vet banoret e perandorise se dikurshme e quanin veten e tyre "romak", ngase besonin se ishin pas'ardhesit e Romakeve. Bizantin ne ate kohe quhej vetem banori i kryeqytetit, Konstandinopoje, per shkaqe qe do sqaroje me poshte.
Nje problem qe lind ne Historine Bizantine eshte qartesimi i kohes ne te cilen fillon Historia Bizantine dhe kur mbaron ajo, dmth. kur lindi dhe kur u shkatrua Perandoria Bizantine. Sipas shume Historianeve shenohet si vit i fillimit te kesaj historie viti 284 e.s, vit ne te cilin erdhi ne fuqi perandori illir* Deokliciani i cili duke e kthyer rolin e perandorit ne rol monarku- me perpara Roma u qeveriste nga me shume se nje perandor kurse Deokliciani e shkriu kete kanun, dhe e kthehu rolin e perandorit ne rolin e nje udheheqesi te pakufizuar- dhe duke lejuar besimin e krishter (Deokliciani ishte pagan por e ndaloi perndjekjen e te Krishtereve) hapi rrugen per bemat e mevonshme te Konstandinit te Madh. Si vit krijimi i Perandorise Bizantine shenohet viti 324, viti 330 ose dhe viti 395 e.s., shiko me poshte. Pergjithesisht Historine Bizantine e ndajme ne tre periudha:1) Periudha e Hershme 284-717 e.s., me hypjen e Isaureve ne fuqi. 2) Periudha e Mesme, 717- 1025 me vdekjen e Vasilit II "Bullgarevrasesi" dhe 3) Periudha e Vonshme (renimi)1025- 1453 me renjen e Konstandinopojese ne duart e Muhamedit II "Qytetrethuesi". sipas disa Historianeve te tjere Historia Bizantine nuk mbaron ne 1453 por ne 1461 kur do pushtohen Despotati i Morese (ish Despotati i Epirit qe tani ishte ngushtuar vetem ne Peloponez) dhe Perandoria e Trapezuntes, per shkak se keto dy mbreteri u udheheqnin nga dy dinasti bizantine (Engjejt dhe Komnenet, anasjelltas).
Ne kete teme do i jepet vemendje veprimtarise te Perandoreve me te famshem te kesaj perandorie, qe ishin Konstandini i Madh dhe Justiniani i Madh etj., do referohem te disa ceshtje te vecanta sic eshte kalimi nga Roma ne Bizant, kultura dhe drejtesia dhe mund te pershkruaj pak vitet e periudhes se vonshme dhe shkaqet qe cuan ne renjen e kesaj perandorie.
Gjithashtu do shkruaj shkurtimisht te gjitha ngjarjet e rendesishme te Mesjetes, (284-1453), duke i vendosur sipas radhes vjetore. Ne fund do mundohem ta pasuroje kete teme me lende fotografike.
I lutem lexuesve mos te nderhyjne ne kete teme deri sa ta kem mbaruar perfundimisht. Gjithashtu i lutem moderatotereve qe mos te lejojne qe kjo teme te humbi qellimin e saj- i cili eshte pershkrimi historik i ngjarjeve.
Me shprese te Zoti do mundohem t'i'a nxjerre fundin kesaj teme!
* ne shekullin e 2te dhe te 3te e.s. (por dhe me par ose me vone) shume nga ushtareket dhe perandoret romak u njihnin si Illire. Midis ketyre ishin edhe Deokliciani si edhe dy perandoret me te medhenje te Bizantit, Konstandini i Madh dhe Justiniani i Madh. Shkaku qe keta u referonin si Illire ne shkrimet e lashta ishte se familjet e tyre kishin prej'ardhje nga provinca illire e Perandorise Romake por ne zakonet e tyre ishin Romak, flisnin latinisht besonin te Roma, ose te Bizanti me vone, dhe vepronin vetem per te.
Krijoni Kontakt