Nga Enri Hide*
Egzistojne shume arsye per tju kundervene ideve aktuale neoliberale ne te cilat bazohet zhvillimi ekonomik, politik dhe social i shoqerive te sotme ne stadin e globalizimit.
Arsyeja kryesore eshte qe te gjitha format me te cilat shfaqet globalizimi shoqerohen nga nje tendence, ne dukje e papermbajtshme, per te transformuar gjithcka cdo veprimtari njerezore dhe cdo marrdhenie midis individeve ne mall me nje vlere te caktuar ekonomike. Por te gjitha keto arsye sjane aspak homogjene dhe koesive midis tyre. Nese pluraliteti i tyre perben pasuri, heterogjeniteti midis tyre perben nje pengese ne krijimin dhe gjetjen e zgjidhjeve te pranueshme, me baze dhe me jetegjatesi.
Pra nevojitet qe gjithsecili prej nesh te pyese veten: Cila eshte ajo gje, brenda ne kontestimin qe i behet procesit te globalizmit, qe nxjerr njekohesisht ne pah dhe nje utopizem relativ per nje bote sic do te donim te ishte, sic do te ishte e drejte te ishte Dhe, nga ana tjeter, cilat do te ishin kushtet paraprake ne baze te te cilave mund te perqendrohej dhe te fitohej mbeshtetja e pjeses me te madhe te njerezimit, te cilat mund te arkitektonin esencialisht dhe jo vetem duke dale neper protesta masive rruge konfiguracionin e nje bote tjeter, e nje bote ndryshe.
Ajo qe e ben teper te veshtire pershkrimin e nje Globalizmi ndryshe eshte fakti qe ai proces presupozon nje sere masash specifike, si ne nivel lokal ashtu dhe ne nivel global, masa te cilat jane teper te komplikuara si nga ana e perpunimit teorik te tyre, ashtu dhe nga ana e realizimit praktik.
Paralelisht globalizmi, i cili sic e dime lindi nga nje nevoje e neoliberalizmit fiktiv per nje shtrirje globale te tregjeve, karakterizohet nga thjeshtesia e mesazhit qe percon: shnderroni te gjithe marrdheniet njerezore ne marrdhenie ekonomiko-tregtare dhe cdo gje do te shkoje me se miri nepermjet funksionimit te lirshem te ekonomise se tregut. Nje teori kjo, te cilen duket se e kane perqafuar fuqishem disa prej demokracive me te perparuara perendimore, me qeverite e tyre neoliberale.
Procedurat e Globalizmit, sic verejne dhe disa prej studiuesve me ne ze, kryesisht te shkolles franceze dhe gjermane te marrdhenieve nderkombetare, kane arritur ne piken e moskthimit mbrapa (The point of no return Alen Kafe, Toni Negri, Zaki Laidi, etj). Sistemi politik, i cili u lind dhe u rrit ne gjirin e kesaj idelogjie te globalizimit ekonomik pa vlera te shtuara sociale dhe pa ndjesira per shumellojshmerine e qyteterimeve, traditave, etj, ka pervetesuar nje fuqi gjithnje ne rritje. Ne te njejten kohe do te perbente nje gabim esencial ti jepnim Globalizimit ngjyrat e nje Globalizimi Politik dhe kjo per arsyen e thjeshte qe, pas renies se Bllokut Lindor dhe kristalizimit ne arenen ndekombetare te nje Superfuqi te vetme, perballemi me nje supremaci llogjike te menyres perendimore te organizmit shoqeror, ekonomik dhe politik. Ne kete kuptim, dhe duke patur parasysh qe humnera e zhvilllimit dhe prosperitetit midis vendeve te zhvilluara dhe atyre qe jane ne zhvillim eshte rritur disa here me teper se cishte ne dhjetevjecaret 1970 80, duhet te pranojme qe ne vend te Globalizimit te vlerave, te qyteterimit humanist paqedashes, jemi duke u perballur me Globalizimin e ekonomise se tregut mentaliteti i te cilit eshte ai qe krijon de facto mbizoterimin e neokolonializmit ne formen e kontrollit te plote ekonomik te te zhvilluarve ndaj vendeve te Botes se Trete.
Kryesorja eshte gjetja e menyrave efektive te reagimit te organizuar te shteteve qe ndodhen ne nje pozicion teper delikat persa i perket zhvillimit te tyre ekonomik, proceseve demokratike e sociale te institucioneve tyre nga njera ane dhe te shoqerise se tyre nga ana tjeter, ne menyre qe tu pergjigjen sfides se zhvillimit ne agim te shekullit te 21te, duke pasur parasysh sferitetin e procesit te zhvillimit te nje shoqerie, i cili smund dhe sduhet te bazohet vetem ne persiatjen e rritjes ekonomike, qe perben vete njerin prej parametrave te zhvillimit.
Instucionalizimi i veprimtarise se vendeve ne zhvillim e siper ne kuadrin e nje Globalizimi vertet global (ne kuptimin e perfshirjes se gjithe parametrave sociale ne kete proces) nepermjet organizmave nderkombetare globale (sic eshte Organizata Boterore e Tregtise, OKB-ja dhe organizmat qe rrjedhin prej saj), nepermjet modernizmit te procedurave te prodhimit dhe te industrializmit, nepermjet persuatjes te perfitimit te masave ligjore ne kuader te se Drejtes Nderkombetare me lehtesime te tregtise se vendeve te pazhvilluara, jane vetem disa prej rrugeve nepermjet te cilave duhet te kaloje procesi i Globalizmit, qe te mund te quhet i drejte dhe i barabarte ne kuptimin e mundesive qe duhet ti jepen te gjitha shteteve per nje zhvillim real dhe te gjithanshem te tyre.
* Autori ka mbaruar studimet universitare ne degen e Marrdhenieve Nderkombetare dhe te Organizmave Nderkombetare dhe vazhdon studimet mbasuniversitare per MASTER ne Universitetin Pandeio te Athines ne fushen e Marrdhenieve te BE-se me Vendet neZhvillim.
Krijoni Kontakt